‘Presidenti’, si zgjidhje e dilemës se përse ‘halla’ nuk mund të quhet ‘dajë’?!

anazapta

Në leksikun tonë shoqëror, gjendet një frazë gjithnjë në përdorim e krijuar nga xhevahiri-popull me një fabul shumë domethënëse: “Po të kishte halla k…, do quhej dajë!”. Nëse rrekemi ta zbërthejmë teorikisht, do hasnim plot vështirësi, edhe pse në dukje ngjan se ka një racionalitet që nuk ngjall asnjë interes për diskutim; por nëse do merrnim një precedent nga realiteti, qartësimi i moralit të fabulës do ishte i lehtë e i këndshëm madje. Dhe rast më të mirë se një shkrim i Presidentit Nishani me titull ‘Mbi “Përgjegjësitë”’, publikuar 48-orë më parë, nuk ka. Ndër reagimet e para ndaj atij shkrimi, ishte ai i komentatorit të njohur politik, Afrim Krasniqi, një kritikë e pjekur intelektualisht, me argumenta që e bënin fërtele qasjen e Kreut të Shtetit mbi atë çfarë sipas tij nuk po shkon në raportet mes Presidentit dhe mazhorancës. Por më e thjeshtuar do ishte pikërisht përballja e shfrimit presidencial me fabulën e “hallës pa k…” Gjithçka kishte shkruar Presidenti do i përligjej, nëse në këtë vend, ca punë vërtet të shkonin mbroth, sipas parimeve bazë të një shteti e shoqërie demokratike. Ndërsa ne sot, pas 23 vjetësh ndërrim sistemesh politike, ende nuk e kemi të qartë se në c`lloj rendi jetojmë, veç fakti se ndodhemi në post-komunizëm, në një periudhë që quhet si tranzitive, drejt një sistemi demokratik. Reagimi i Presidentit do kishte vlerë pra, nëse në një përqindje të caktuar, këtu do kishin vepruar vërtet principet demokratike të funksionimit të institucioneve dhe raporteve delikate që ka një shtetar me përgjegjësitë e tij, por që ndodh të dalë një birbo duke tentuar të rrënojë atë që kanë ndërtuar të tjerët. E për çfarë?! Se ka reaguar ndaj ca gjyqtarëve që lirojnë kriminelë! Ka sha mretin, me një fjalë. Ja pra përse “hallës” nuk mund t`i thuhet “dajë”, sepse ajo që është gatuar deri më tani, nga një kastë politike prej së cilës është dhe Nishani President, ka bërë krejt lëmsh statuset seksuale të ‘hallave’ e ‘dajave’ bashkë. Mjafton dhe vetë Nishani si argument: nëse vërtet do ishim në një demokraci, në mos të shëndetshme, deri diku të pranueshme, (pra, nëse halla do kish patur k…), a thua vallë ai do mund të ishte një President Republike?! Prej këtu duhet të nisë diskutimi.       / E.H.                               

Share This Article
8 Comments
  • Disa nga figurat qendrore te PD po sillen si cuba. Te vjen keq kur shikon deputet te Kuvendit te shqiperise qe pa piken e turpit perpiqen te mashtrojne publikun. E bejne te bardhen te zeze dhe te zezen te bardhe. Ne kete vorbull edhe Presidenti dhe kryeprokurori nuk bejne perjashtim. Per fatin e keq te ketij vendi Kuadrot kryesore te PD po kthehen ne nje letyre te felliqur. Qendrimet e Nishanit jane sa te pa pranueshme aq edhe femijenore. Ky derezi nuk e kupton qe duke i sherbyer Berishes eshte kthyer ne antiligjor bile sabotator i ligjit dhe sebashku me Dhallen e prokurorise heret a von do perfundojne ne koshin e plehrave te shoqerise shqip[tare. Ne se deri me sot qendrojnen ne ato karrike e ka fajin Edi Rama qe po vazhdon ti per kdhel. Ne se ka pengesa ligjore siç edhe duan te thone keta murteber, athere ka nje zgjidhje te thjeshte fare. Referedun ne popull per te gjithe keta te quajtur intelektual dhe mesiguri shoqeria do i flaj si jashteqitje te saj. Pas kesaj e ka radhen edhe shoku Sali me gjithe banden e tij kriminale.

    • Po, dakord jam me ty Mëno. Edi Rama nuk po e luan mirë lojën politike dhe nuk po e shfrytëzon votën plebishitare të popullit.Nëse do të zgjidhë hallet e këtij vendi me zgjuarsi dhe jo me ngjyra e tinguj, le të përdorë mekanizmin e referendumit popullor e të bëjë vendimmarrje plebishitare. Vetëm kështu bisha mund të mbyllet në kafaz.Sa më shpejt aq më mirë.

  • Zoti Afrim, shkrimi juaj ka shume vlera. Une nuk di te beje analiza por nuk mund te ri pa nenvizuar se e lexova me kenaqesine me te madhe sepse megjithese problemi ishte i nje rendesie shume te madhe u shkrua:
    1.-Ne kohen e duhur,
    2.-Shume shkurt,prandaj jo vetem qe e lexova te gjithe por gje qe ndodhe rall me ne pensionistet. nuk u merzita dhe e rilexova edhe nje here,
    3.-Nuk e di ne se do te shprehem qart por shkrimi kishte vlera letrare apo artistike pranda me terhoqi shume ne menyre te vecant fakti qe te gjithe shkrimin e pershkruantenje humor qe me siguri e kane pelqyer te gjithe lexuesit,
    4.-Ishte i kuptueshem nga te gjitha nivelet, besoj se kjo ishte dhe kryesorja. Shpresoj qe ta kete kuptuar dhe Presidenti i Nderuar.
    5.-Mendoj qe kjo menyre te shkruari do te ishte me vlera sidomos per kuadrot apo politikanet kryesor te mazhorances e deri tek Z.Edi Rama me qellim qe jo sa here pellasin ne medjat televizive te shkruajne novela e tregime per tju kundervene kritiziereve me probleme…..Dergoini ata lloj …ne gjykata n.q.s. mashtrojne e ofendojne me fjare te ndyre,ose te pakten injoroini me indiferencen qe ju takon, menje fjale “lerini te gamanisin”
    Me respekt V.Duka

  • Ka ecur perpara shqiperia qe kudo flitet per hallatet…………………..Hap telvizorin degjon batuta seksi dhe tunden,hap gazetat reklamohen falas organe epjese epshore,shikon seancat parlamentare dhe deshet qe prijne tre kopete ne vend te tundin kumboret tundin veglat e qejfit.DUhet qe ne shkolla para shahut te futet si lende edukimi qytetar

  • As me pak e as me shume nje vertetesi qe eksiston dhe qe Afrim Krasniqi dhe shkrimi i siperm e permbajne.Nishani president? Me vjen per te qeshur dhe ky perfundim i imi rezulton nga cdo ane qe ta maresh.Nga niveli kulturor-i manget;nga formimi politik-as qe e ka haberin e politikes;nga veteveprimi dhe inisiativa per te kryer detyren-asgje me shume se sa nje “..ushtar i bindur qe din te pergjigjet ne cdo cast..urdhero?si urdhero…”Nje president kukell,ja ky eshte sot Bujar Nishani.

  • Presinent sume.Njeri pa itegritet,nje sherbetor ordiner e pa pike vlere,qe ma do mendja per te gjitha keto sa thashe,nuk meriton respekt edhe nga familja e vete biologjike,normal qe keshtu eshte kur graja dhe femijet shofin nje baba langaraq,qe seshte i zoti i vetevehtes.Ka ngelur atje ku e filloi karieren ne graden kapter i mbabi Salillapaqenkafshes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *