SHËNIM: Prindër të këqinj, pra dhe qeveritarë të këqinj!

anazapta

Nëse do mund të gjendej aktualisht një fjalë frymëzuese për kryeministrin Rama, që të udhëhiqte me aftësi, ndershmëri, dinjitet e vizion këtë vend, do ishte: Bëje për Zahon!

Ngjan cinike në dukje, që ta kushtëzosh të ardhmen e Shqipërisë, të afro 3 milionë njerëzve e pasardhësve të tyre, me fatin e një fëmije.

Por tek bebushi Zaho, si dobësi e një kryeministri, ngërthehet ndjeshmëria e tij karshi mijra bebushave të tjerë, që kanë lindur e do lindin, si dhe ndjeshmëria e gjithë atyre që kanë në dorë fatet e këtij vendi.

Ajo që përbën çudi me kastën politike shqiptare që ka drejtuar në 20 vjet, e që një pjesë po vijon ende ta drejtojë, është mungesa e çdo ndjeshmërie ndaj të vegjëlve të tyre që kanë sjellë në jetë.

Po, pa asnjë dyshim!

Më parë se të jenë treguar qeveritarë të papërgjegjshëm, ata janë treguar prindër të këqinj.

Në një Shqipëri që, me punët e tyre të mbrapshta, kanë instaluar hipokrizinë, gënjeshtrën, hajdutllëkun, harbutërinë, mungesën e moralit; kanë degraduar natyrën, mjedisin, pasuritë e tij, jetën publike, thjesht ua kanë hequr fëmijëve të tyre të drejtën për të jetuar në këtë vend, si njerëz të dinjitetshëm e normalë.

Ata ndoshta kanë menduar se për hir të tyre kanë rënë në të tilla bataqe, pa e kuptuar se në fund të fundit, viktimë do jenë pasardhësit e tyre.

Ishte interesante të shihje se ç`investime në mijra euro kishte bërë Adrian Fullani për arsimimin e fëmijëve të tyre; por a kanë vlerë ato derisa vula e abuzivizmit e mëmësor do i ndjekë nga pas, që etërit e tyre u kanë lënë një atdhe plehrë e të pajetueshëm, e që vetë ata nuk do mund të jetojnë me nder e dinjitet, pasi u janë injektuar milionat e padjerëse në gjak, si mënyrë të jetuari?!

Mora Fullanin si shembull të freskët, por fjala është për gjithë kastën  e oligarkisë politiko – financiare të këtij vendi. E pra, nëse janë prindër të këqinj, mos presim të jenë qeveritarë të mirë!    / E.H.

Share This Article
4 Comments
  • Qeveritaret jane hajdutet me te medhenj ne kete vend!
    Fakti qe rriten ne 100% taksat e studimit ne universitete tregojne qarte qe arka e shtetit e vjedhur prej tyre duhet te mbushet duke shtrydhur piken e findit te gjakut te njerezve te thjeshte e te ndershem.
    Nje gje duhet te dine keta kriminele qe DURIMI E KA NJE KUFI.

  • MENOPAUZA E KALIFIT TE TIRONES

    Shkencerisht, ma perforcon rrefimin doktori i çerekte i lopeve, pjerdhllazgu, grate me kaperximin e te pesedhjetave e deri ne te gjashtedhjetat, hyjne ne proçesin biologjik natyror te menopauzes. E shoqeruar me nje sere pasojash jo te kendeshme, mjeket i japin rendesi me shume partnerit si faktor determinues per kalimin sa me me pak rendese te kesaj periudhe te ciklit te jetes se tyre.

    Ndersa per seksin e dobet mjeksia ka bere hapa gjigante ne kete fushe, per “çunat qurrace te tirones” jo. Edhe ata kalojne nje proçes te tille, fillon akumulimi i tepruar e i tejzgjatur i “jetekrijuesve” ne gushen e tyre natyrore prostaten. Me tere rreziqet qe sjell deri edhe ne kancerizimin e saj. Dhe ndryshe nga seksi i dobet qe mbyllet pas te gjashtedhjetave, tek “çunat qurrace te tirones” eshte proçes i pandalshem, vazhdon deri ne grahmat e tyre te fundit.

    “Une ndihmova pak” pat thene nje here kalifi i tirones, ne nje proçes biresimi. Por gjasat te bejne te mendosh qe menopauza e tij ka filluar me kohe. Nervozizmi, fyerja, sharjet, tip-tapet kur kuvendon, vesheshkuljet, megallomania, dyftyresia, genjeshtra, pabesia, e deri tallja me similet e tij pa dallim seksi, stigmatizojne “me patjeter” gjendjendodhjen e tij ne kete faze pa mundesi sherimi.

    Andaj edhe perkushtimi ndaj te tjereve, dashamiresia, vellazerimi, keshilla e mire, bujaria, eleganca ne folekembim me te tjeret, eshte pothuajse e zeruar. Shume syresh, me ndihmen dhe keshillat e mjekeve (jo veterinareve te çerekte), arrijne ta kalorsojne pa drama e shpirtnxirje kete dhunti te padesheruar qe zoti na e dha qe ne gjeneze. Te tjere jo.

    Bebushkat qe linden e do lindin ne keto troje, per te mbajtur gjalle vazhdimesine e kombin shqiptar, pak shpresa kane po te drejtohen nga “çuna qurravece te tirones” ne menopauze. Eshte koha ti kerkojme gjingjoneve te turnit, te emetojne urdherin per Trajtim te Detyruar Shendetesor te biçimeve te tille, per ti hapur rrugen gjallerimit te pa penguar te atyre qe bebushkave e per bebushkat shqiptare japin edhe jeten me deshire e pa pendese.

  • Eshte nje gare shfrenuese abuzive per pasuri ne te gjithe kasten politike
    shqipetare. Shpresohet tek Rama, tek ndjeshmeria e Zahos apo te qenurit
    i ndjeshem si prind per te qeverisur ? Utopi,keta njerez mendojne pasurine
    vetem per familjet e tyre. Te shikojme Ramen nese do ti lekundet pushteti
    si do te veoroje.

  • Stergjysherit m…… , gjysherit m…….., prinderit m……… , po ne cfare do jemi ? M… sigurisht me m te madhe, po femijet tane ? M…. edhe ata se gjaku jone jane dhe ne i edukojme. Shpetoni te pakten femijet, hipini neper anije si ne 91″ dhe nisini, ska rendesi se ku, kudo eshte me mire se tek ne.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *