Kur punohej për hartimin e Kushtetutës më 1998, një prej bashkëkryetarëve të saj, i ndjeri Sabri Godo, thoshte ndër të tjera se duhet patur shumë kujdes, pasi duhej shmangur sa mundej gjuha ambige në nene, ajo e tipit dibran, kur ndërsa thua mollë, mund të nënkuptohet dardha dhe anasjelltas. Dhe ja, politika jonë, komunikimi mes aktorëve të saj, janë zhytur aq shumë në mosbesim e paragjykim të ndërsjelltë, sa çdo lloj “shëndet!”-i përkthehet në “plaç!”. Peng i kësaj, ka rënë thënia e Ramës në fjalimin e parë të tij në parlament, që opozita e morri sikur iu dedikua asaj: “Prisni, prisni, akoma nuk keni parë gjë!”. Nëse gjykohet nga programi dhe premtimet e bëra, fryma e Rilindjes së Ramës, ka patur dhe ka për aksiomë të padeklaruar, pikërisht këtë frazë, thënë shkujdesshëm, sigurisht, por e qëlluar plotësisht në shenjë. Ja, kujt ia priste që ai, Lazarati i firkshëm, ajo kështjellë e pamposhtur paligjshmërie, të binte për 5 ditë; pra, të ç`bëhej e rrafshohej gjithë ajo ngrehinë legjendare, ngritur e bërë shkëmb graniti në 20 vjet, brenda ca pak ditëve, sikur të mos kish ekzistuar. Dhe kjo nuk do të thotë tjetër, as më pak e as më shumë, veçse të presim se po shohim gjëra që ende nuk i paskemi parë. Ah, nëse PD-ja sheh tek Lazarati shëmbëlltyrën e saj, atëherë ka të drejtë: Rama ja paska dedikuar asaj frazën në fjalë! Në të vërtetë, fraza a Ramës, do ishte më adaptja për sllogan fushate. Partitë më kot lodhen që të gjejnë nëpërmjet ideatorëve te tyre të komunikimit sllogane me elegancë gjuhësore e kumt të thellë mesazhues; në kushte shqiptare, nëse vërtet e ke ndarë mendjen të bësh diçka epokale, nuk ka më qëlluese se kjo pra: “Prisni, prisni, akoma nuk keni parë gjë!”. Para kësaj, Rilindje është hiçgjë! / E.H.

fjale fjale fjale dhe pere shqiptaret gur ne traste na kane servirur amerikanete pabes ne vene te trastes plote si ne amerik
aaaaaa kjo po ishte deklarate e forte ne blog…ishte ne shqip gje????
Prisni prisni se nuk keni pare asgje, pas Olldashit Sanot, pas Santo larg qofte mos i vjen rradha kunatit te Majlinda Bregut?!
Polici diletente katunare, cfare bejne policia e policet civile ne bllok ? Pijne kafe ? Pas atentatit motorri nuk duhej te kish dale nga tirana e re pa u kapur, pastaj postlicet e unazes vogel, pastaj unaza e madhe. Me nje njoftim ne radio nuk duhej te dilte nga Tirona. Policia e paafte e ka lene te shkoje deri ne Fushe-Kruje.
TURP .PER KETA POLIC TE PA NDERGJEGJSHEM DHE TE INKRIMINUAR ,KU JANE ATA DJEM QE JANE PREGATITUR JASHTE,APO DO VAZHDOJM ME SLLOGANIN E VJETER ,VIKTIMA NUK U LARGUA ,NDERSA KRIMINELI IKU NE DREJTIM TE PA DITUR. LARG QOFT PO QE KESHTU.
“Prisni, prisni, akoma nuk keni parë gjë!”.
***
Ndosha mund te tingelloje dhe si fraze e frikshme. Varet si ta “shohesh.”
Ne kontekts normal mbars nje arrogance terrorizuese; le te presim…” e te shohim”