Private-Shtetërore…

redaktor

E perditshmja Panorama përmes një foto-lajmi sjell në vëmendje faktin që Kryeministri i Shqipërisë lëviz me një makinë me targa private në të gjitha aktivitetet zyrtare. Gazeta jep edhe targën dhe modelin – “Benz Mercedes” të zi S-Class, AA694HP – për të theksuar më pas se të gjithë paraardhësit e tij kanë përdorur makina me targa zyrtare. Madje, gazeta e mbyll lajmin me një pyetje-koment kur shkruan se “nuk e dimë se kur do të fillojë ta përdorë këtë targë Kryeministri i sapo zgjedhur, Rama”.

Në fakt, Ramës, i bie të udhëtojë në makinën e blinduar të pararadhësit.

Por, më parë se pyetja “kur”, duhet ngritur një tjetër, a është e domosdoshme përdorimi i mjeteve të shtetit nga Kryeministriapo dhe shtetarë të tjerë? Nëse çdo shqiptar shkon në punë me mjetin e vet, pse duhet të ketë ca njerëz të privilegjuar të shkonkan në punë me makinat paguara prej nesh (dhe nuk janë pak)? Madje, makinat shtetërore më mirë t’u jepen atyre policëve të varfër që dalin si lypsarë anës rrugës, sesa pushtetarëve të rangjeve të larta që e knaë kthyer shtetin në hotel me 5 yje. Ai polici, e sigurt që bën për këtë vend (një çikë) më shumë se çfarëdo funksionari!

Share This Article
2 Comments
  • Ai quhet Edi Rama dhe nuk ka ardhur me urdher partije nga shpellat per ti sherbyer partise si bllokqen, por eshte nje cun Tirone, qe na perfaqeson ne si nje djale me dinjitet dhe me nje diapazon te gjere, jo vetem ne politike por dhe ne menyren e jeteses, si nje moskokcares, ndaj ambientit perreth, por qe kerkon ne cdo gje, perpikmeri absolute.
    Eshte nje ulje qe i behet Edi Rames, kur mundoheni ta krahasoni me shpellaret, por shume shpejt do ta kuptoni se jane dy kahe te kunderta.

  • Uuuaaaa ça mendimi më erdhi. Te marrim makinat e Gjithe ministrave, zv e tyre, drejtoreve te institutioneve te Varura e te pavarura, ambasadoreve, etj se perdorin nga 2-3 e me shume dhe it shesim se me ato leke mbushim edhe buxhetin per ca vjet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *