SHËNIM: Propozimi 1 milion, variant shqiptar

redaktor

Edhe pse në thelb figura e politikanit gëzon një përkufizim pozitiv që e bën të ketë një status të nderuar në shoqëri (në parim kjo), në realitet ai shenjohet me të gjitha negativitet e mundshme; sidomos tek ne. “Poshtë kostumit e kollares, fshihet vetë djalli, or Tunxh!”- do thoshte në këtë rast Dhaskal Todhri.

Tashmë përballë tij, po shfaqet dhe ‘Kallashi’, si sprovë e rëndë e integritetit të tij moral. Paraprakisht duhet thënë se ‘Kallashi’, është personazhi më i ri i botës ‘vip’ të shqiptarisë, këndej dhe andej kufirit administrativ, që metaforikisht, të ofrohet me një tytë që, për masa të frustruara seksualisht, mund t`i lërë shakull në tokë vetëm me të parë, lëre më me të qëlluar.

Dhe siç ka deklaruar ajo, një politikan i është afruar trimërisht tytës së saj, si Mic Sokoli-grykës së topit me gjoks, për shumën prej 1 milion eurosh, por që ‘Kallashi’ e ka refuzuar. Nuk ia vlen të merresh nëse është apo jo e vërtetë kjo, që një politikan shqiptar pra, jep 1 milion euro për ta shijuar “vdekjen” nën tytën e ‘Kallashit’ – nuk është çudi të jetë e vërtetë, jo aq nga sasia e parave, se sa nga niveli, që për një të tillë love-story, e gjen pa problem, si në Tiranë e si në Prishtinë – por ia vlen t`i qasesh, referuar një prej romancave më mbresëlënëse hollivudiane:  ‘Incident Proposal’ – i njohur në shqip si ‘Propozimi i ndyrë’, me Demi Moore e Robert Redford. Tashmë, kemi pra dhe në romancën tonë, jo film por realitet. Falë ‘Kallashit’ dhe politikës 1 milion euro.

Share This Article
5 Comments
  • Hymni,
    Thone se prostitucjoni eshte zanati me i vjeter ne bote. Une nuk kam asgje kunder, por ama te kontrollohet nga shteti. Ne kuptimin qe,tju behet kontrolli shendetesor i rregullt, te pajuajne taksa dhe te krijojne sindikatat e tyre si kudo ne bote. A duam te hyjme ne Be APO jo ?Cdo gje, duam APO nuk duam neve, ka çmimin e saja.

    Pershendetje

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *