SHËNIM: Puna, nderi, detyra dhe shoqëria brenda një polici

anazapta

Ditë më parë, një polic i Komisariatit të Fierit u deheroizua pasi nga hetimet rezultoi se kishte abuzuar me detyrën. Më konkretisht, dyshohej se me anë të postit që mbante, luante një rol favorizues në një trafik ndërkombëtar droge. Fjala është për policin Bledar Naçi, i cili prej muajsh mbante në kokë një kurorë dafine lavdie e nderi, duke u rreshtuar tek “çunat” e denjë për t`i thënë bravo, pasi kishte shpëtuar një vajzë nga një akt kriminal rrëmbimi.

Hetimet e mëtejshme do e tregojnë nëse polici në fjalë vërtet e ka njollosur veten deri në pikën e implikimit në trafik dore, por është rasti për të shkoqitur se ç`deformacion të rëndë ka pësuar në ndërgjegjen tonë kolektive dhe individuale, ndenja e detyrës, e punës që i duhet dhënë haku, pa qenë domosdoshmërish nevoja për të kaluar në stade heroizmash të tipit Ilia Kici Dashi. Kishte të drejtë opinionisti Ermal Hasimja kur thoshte gjatë një debati televiziv se jo patjetër duhet të jemi idealistë për të ndërtuar një shoqëri normale.

Sipas gjykimit të tij, mjafton që atë punë për të cilën ja themi e paguhemi, ta bëjmë mirë. Në komunizëm ishte një parullë që thoshte: “Realizimi i planit është detyre, tejkalimi nder!” Por sot, nder e virtyt është thjesht të bësh punën, pa asnjë lloj tejkalimi. Ne, realiteti ynë social e shoqëror, i kapluar nga një shumësi ngërçesh e krizash, nuk është veçse tregues i faktit se askush në këtë vend nuk e ka bërë atë punë që i është besuar e për të cilën është paguar, duke nisur që prej skotës drejtuese të vendit.

Në rastin konkret, polic Naçi thjesht bëri detyrën kur shpëtoi vajzën, por neve na u duk një hero, për shkak se jemi familjarizuar me faktin kokëfortë se rroga e jo puna, aq më pas ndershmëria në të, është (a)morali dominues. Heroi që ne kemi nevojë sot nuk është ai që patjetër duhet të riskojë me jetë në një punë; por ai që thjesht të bëjë punën e ta bëjë mirë. Kaq do mjaftonte për të qenë i nderuar! / E.H.

 

 

Share This Article
5 Comments
  • ore nese do te punoshe zgjedhe nje pune dhe kure e zgjedh atehere sherbeje jo ta zgjedheshe pere te shfrytezuare si policete e shqiperis qe veshine nje rob polic te te gjitha niveleve dhe e shperdorojne kete detre tuj be presione te te gjitha natyrave veteme se kane ate detyre dhe kjo eshte abuzimi qe bejne ne emr te shetit dhe ky nje nga ata eshte dhe pse punene e bene dhe ndofta mos te paguhete dhe natyrishte ka shfrytezuare postin pere te fitu ca leke se ato qe te jep ky shtete legene dhe te fune ne rezik ste daline pere te paguare detyrimete shtetrore jo pere te jetuare e njeta gje ndodhe ne cdo sektore te shtetit dhe me te poshtrate jane gjykata prokurori dhe spitale ku abuzohete ne menyre cnjerzore ku me te pabesete dhe te poshtrite jane diktaorate qe pa dije dhe pa asnje vegele po me te gjitha te shtetite te vdesin ne vende po su dhe leke dhe po svajte te klinikate e tyre private apo te shefave te tyre mjere ky populle cpo e gjene dhe sa po vuane te vdesesh pere ic gje veteme ne kete vende qe quhete shqiperi ndodhe dhe kure me keto kushte me keto roga ne nje spitale si ygea te heqin bajamete me 800 euro skandale

  • Ore kur ministrin i rendit ngjitet ne taracen e kryeministrise e ben te fortin, kur proteston opozita, cfar do te presesh nga policet.Ministri desh te bente dhe ne Tropoje sic bere ne Tirane, por e moren peng.Ne Lazarat marin peng drejtuesit e policise, o u dehen me hashash sa te flasin percart se ne Lazarati nuk ka canabis,por vetem prodhime bujqesore.
    Hajde pastaj cfar te preses nga polici,por mjere ke e kap lapsi

  • Or ju Shqiptar u thençin,meqense flisni e shkruani shqip:Po perse e di ministri a drejtori policise se çfar ka ne mendje polici,ushtari-roje,drejtori,administratori?Keta njerz zgjidhet nga niveli arsimor,pergatitja fizike,angazhimi me detyrat qe u ngarkohen,etj dhe mandej çdo pune varet nga ndergjegja e gjithesejcilit.Kur punonjesi i shtetit punon mire-shperblehet siç u veprua me policin ne fjal dhe tashme atij i vune nje hu ne bythe,e keshtu do e psojne te gjith ata qe u mesuan nga paraardhesit si te vjedhin pasurin dhe votat,si te perdorin C4-tren,si te vrasin me 21 janar apo deputetin Xhindi,Trebicken,Hajdarin,Remzi Hoxhen,etj.Lumi bie shume gjera kur del nga shtrati dhe mbeturinat i nxjerr ne ane te bregut.Keshtu do eliminohen nje e nga nje horrat ne kete kohe te tranzicionit te tejzgjatur ne Shqiperi.

  • Kishte të drejtë opinionisti Ermal Hasimja kur thoshte gjatë një debati televiziv se jo patjetër duhet të jemi idealistë për të ndërtuar një shoqëri normale. [E.H]

    Sigurisht ka te drejte. Shoqeria normale nuk ka nevoje per ideologji, buje, britma, partizanllek dhe “bravo-oo” Ben detyren per te cilen paguhesh, kushtdo qofsh. Per gabime, faje dhe krime, penalizohesh sipas ligjeve. Ne kemi ngelur akoma tek “burre i mire, mire ja beri, burre i beses, me ka dhene fjalen etj-etj” Paguhesh/ paguheni per kete pune; nuk degjohet as per Oficerin e Shtetit e as per Deputet e Ministra. Dhe rruga e bere me “taksat e Shqiptarit” quhet rruga “qe beri PD-ja” apo neser “hekurudha e Edit” Puna ka shperblimin/ pagen/ Paga ka llogari-kerkimin.

  • ANALIZA NE PARIM ESHTE E DREJTE PO CALON NE FAKTIN QE ATE QE BEJNE OFICERET E POLICISE E QUAN PUNE
    PER NJE KUADER ME SHKOLLE TE LARTE, AKTIVITETI QE I SJELL TE ARDHUR 30,000 LEK NE MUAJ QUHET NDIHMES SOCIALE DHE JO PUNE
    ME KETO PARA MUND TE PISH NJE KAFE NJE PAKETE DHE TE PAGUASH DETERGJENTET PER TE MBAJTUR UNIFORMEN E PASTER SI NE FOTON KETU SIPER
    PO PER TE NGRENE FAMILJA SHKOLLIMIN E FEMIJEVE KUSH DO MENDOJE???!!!
    APO PERENDIA

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *