Dita-s, Tema-s, Panorama-s
Meqënëse gazetat që i bëjnë akoma fresk merhumit të ri, i lexojnë a nuk i lexojnë trembëdhjetë vetë, (duke përfshirë dhe kryeredaktorët e tyre), përse nuk provoni të mos na i sillni në faqet tuaja se çfarë përrallis ish kryeministri në fejsbuk?! Nuk e kuptoni që njerëzve nuk u intereson çfarë thotë bile as Enver Hoxha në fejsbukun e tij?!
Sali Berishës:
Meqënë se sipas zotërisë suaj, fitorja e Rilindjes erdhi nga mashtrimet, a nuk ju shkon asnjë fije nëpër mend që Rilindja, nuk kish nevojë për mashtrime që të fitonte, ngaqë i mjaftonte humbja juaj e sigurtë katastrofike?!
Edi Ramës:
Meqënëse keni premtuar drejtësi për 21 janarin ‘11, përse vononi kaq shumë dhe nuk shpini përpara gjyqit komplotistët Bamir Topi, Bahri Shaqiri dhe Ina Rama të shoqëruar ata me dëshmitarin kryesor Sali Berishën?
Ilir Metës
Përse nuk e konsakroni me rregullore që gjithsesi, zgjedhur drejt apo shtrembër, portreti i Presidentit të Republikës duhet të jetë në çdo zyrë shtetërore? A vërtet mendoni se tani e tutje i pari i shtetit do të jetë kryekëput i përsosur dhe e keqja e këtij vendi është vetëm fotografia e tij?!
Lulzim Bashës
Meqënëse e ke dhënë personalitetin me qira, për të lojtur një rol të diskredituar tashmë, përse nuk të shohim akoma të veshësh një kostum me katrore? A seriozisht nuk e din ti, që në tërë botën katrorët janë shënjat më dalluese të taksive?!

Je As O Pellumb!
Eshte ….As …..por me dy -s,
Ku tullumi edhe kur shan armikun edhe kur ” kritikon” mikun …..eshte qedharak..
Cudia eshte urejtja e ketij ndaj Sales, kur Sala kete e mori nga karagjoz te Fierit e beri ambasador ne USA
Raimond ,tha qe nuk do pergjigje dhe ktu perfshihen dhe pergjigjet idiote ,sidomos pergjigjet idiote .
Opinioni ndryshon gjate jetes …por ama ndryshon ne varesi te sjelljes se tjetrit …sipas teje meriton respekt Saliu ?
evito pergjigjen ..ti duhet te degjosh shume !
rajmond, te lutem ver cdo lloj mbiemri ne pseudonimin tend, vetem Vloren mos e shperdoro. Ti ke plot mbiemra qe te shkojne per shtat si provokator.
shoku Pellumb Kulla,
po per njeriun me bllok ne dore, qe bente korrupsion ne zyrat e shtetit dhe qe e pa e gjithe Shqiperia ne TV,dhe qe ky korrupsion i tij u be shkak qe Rama te “organizonte dhe te planifikonte si te dhuneshme nje proteste”,a nuk ke ndonje pyetje, per te cilen do pergjigje?
Filozofet thone dhe e pranon e gjith bota e qyteteruar se vetija me cmuar e njeriut eshte mirenjohja. Te pakten mos peshty padrejtesisht ne kazanin qe te dhane te hanje dhe qe nga ai kazan pate mundesine te qendronje ne SHBA.
Te fala nga fshati Kuc!
MBETET NJESH???!!!!
Pellumbi eshte intelektual 24 karat qe i gjykon gjerat realisht dhe jo Parti-kerisht sic jane mesuar disa qe i lepihen partive dhe udheheqesve edhe kur ata trdhetojne idealet per te cilat jane votuar.Pellumbi i njeh dhe i perdor te gjitha ngjyrat e ylberit dhe jo si disa qe njohin vetem bardh e zi apo “Ome ne,o kundra nesh”.Qofsh i nderuar.
Kulla,ke zbuluar gjysmen e çatise
————————————————–
-Per fatin e keq informacioni nuk eshte vetem ai i shkruar e aqe me teper 3 te perditeshme.
-Pse nuk flet per klubin antishqipetar te Selanikut ku ka 22 vjet qe ‘baballaret e kombit’ nga mengjarashet Blushi e Lubonjat pa kellqe me parate e femijeve te pa ngrene i bejne fresk krimit e korrupsionit ne prezence te BODE gardeve qe i paguajne?
-Me qe je burre i kenduar dhe i moshuar e njeri qe mer vesh nga informacioni,pse nuk shqetesohesh qe ketij populli nepermjet informacionit paçavure po i heqin memorjen.
-Pse nuk behen programe te shoqeruara me filmime per jeten e ketij populli para e pas viteve ’90.Si ish bujqesija,ekonomija,hajduterija,gjakmarrja,prostitucioni.bregdeti.gjelberimi,shkolla,kultura e arsimi.KUJT NUK I INTERESOJNE KETO FILMIME QE PARAQESIN JETEN E POPULLIT SHQIPETAR ?Po nuk ngeli populli si protagonist i informacionit do ngelen fantazma ‘integrimi’,Mziu e Saliu e ata qe i kane drejtuar e drejtojne informacionin antishqipetar nga jashte perfshi edhe ‘zerin e Afrikes’.Partite ne pushtet kane akoma frike nga fjala komunizem’ e me pa turpesi shkojne bejne homazhe tek vorrezat e deshmoreve.
Gjithe Bota e politikanet e pergjegjshem flasin per buken ne flasim per Meten e Nishanin qe saliu i ka mberthyer per K…si tere blushat e tjere e djemte e stefanaqeve apo Kiçove.
MUNGON INFORMACIONI!
Sahan lepires dhe drite shkurter si “P e c o ” keshtu do te mendojne dhe do te shkruajne kunder atyre si Pellumb Kulla,zeri i te cilit ngihet fuqishem ndaj atyre qe qeverisen me kalashnikov duke vrare demostrues te pafajshem dhe sot kane sy e faqe te na shkruajne neper Faceebuk-e.
Nje pyetje per Kryeministrin: Pse sulmi ndaj kryeministrise duhej te ishte violent dhe jo paqesor? Pse gjate vizitave ne familjet e te vrareve nuk more me vete edhe Zotin Meta?
Shoh edhe sot e kesaj dite me shume kuriozitet videot e akuzave qe Zoti Meta e Zoti Rama shkembenin ne ate kohe ne publik ndersa fshehtas hanin ngjala.
Jo Zoti Kulla per LUL BASHEN nje kostum me rombe si ata te cirkut qe bojn kalamajt me qesh.
Zoti Kulla, pyetja per Ilir Meten duhej te kishte lidhje per bllokun qe shkaktoi 21 janarin dhe per videot qe dolen te pastra prej drejtesise dhe per akrobacite qe coi te majten ne opozite dhe qe mbajti Saliun ne pushtet
Kostume katrori kane plot lolot e cirkut.
Pellumb je perfekt si gjithmone….jo me kot je nga nje dere e madhe e Juglindjes.
Zoti Kulla.Per aq kohe sa do te jesh nje qytetar i ndjeshem i civlizimit do te anatemohesh per vitalitetin e mendimit sepse zvaraniket;mizat, krimbat, iriqet,urithet,shpendet grabitqare dhe kafshet e gra te pyllit jane mesuar te rrojne nen fletet e hithrave e gjembat e murrizit me ngordhesirat dhe mbeturinat qe dalin prtej gjirizit te te madherishmit Salirambegkomunistit qe çirret, zverdhet, skuqet,nxihet duke tyrembur njerezit si monster e demokratistit.Injoranca nuk di te respektoje mendjen, por respekton pamjen dhe gjestet brenda te cilave fshihen njerzit e hiçit. Por meqenese rrojme ne çadren e madhe te Albanistanit jemi te denuar qe te shohim vazhdimisht kllounet e cirkut.Nderime personit tuaj, profesionalizmit dhe intuites se artistit me te cilat keni humorizuar veset njerezore duke treguar se largu viruset e salarizmit nen efektet e pershtatjes se atyre te enverizmit..