SHËNIM: Rrëshqitje në ristanizëm!

anazapta

Gjatë vizitës të së shtunës në Gjirokastër, kryeministri Rama e quajti këtë qytet një vlerë të trashëgimisë europiane. Nuk dihet nëse do jetë i fundit, por dihet që nuk është i pari që e bën një deklarim të tillë, për një qytet që nuk ka asgjë të trashëgimisë europiane në atë që konsiderohet fytyra magjike e saj, pra shtëpitë karakteristike, një lloj unikaliteti në stil e arkitekturë, të brendshme e të jashtme gjithashtu, por që të gjitha llojet e të dhënave, e rendisin tek trashëgimia osmane. Vlerë europiane në këtë rast, është pikërisht ndjeshmëria europiane dhe përgjithësisht perëndimore, për t`i ruajtur këto vlera, për t`i mirëmbajtur ato dhe për t`i konsideruar thesare të njerëzimit, pavarësisht se ç`kohe, ç`fryme e ç`lloj qytetërimi i përkasin.

Nuk ka asgjë për t`u kompleksuar nga e vërteta e prejardhjes së arkitekturës gjirokastrite, ashtu siç nuk ka pse të ketë komplekse për të vlerësuar arkitekturën italiane e posaçërisht atë fashiste, dominante e zemrës së kryeqytetit tonë. Dhe kjo është e bukura dhe madhështorja e këtij vendi, pasiqë të gjithë qytetërimet me vokacione perandorake kanë lënë gjurmët e tyre, si në një muze të pasur me relike nga më të ndryshmet e larmishmet, ku njeriu, shqiptar apo i huaj qoftë, mund të endet në labirinthet e historisë njerëzore.

Të quash Gjirokastrën vlerë të trashëgimisë europiane, është një gafë që mund t`i shkojë fare mirë Flamur Nokës ose Arben Ristanit, edhe në kushtet kur ky i fundit nuk ka rrëkëllyer ende asnjë gllënjkë.

 

Share This Article
23 Comments
  • ky shkrimi eshte i tipit, kur e meriton ne te kritikojme edhe pse te kemi kryetar!
    po merruni me gjera me serioze more, se kjo eshte gjeja e fundit me te cilen duhet te merreni. shikoni se tani ka filluar bllofin me ndeshkimin e ish ministrave te berishes….sa tu marri pak mendjen njerezve. yshteni ti shkoje deri ne fund e te mos beje shfaqje.

  • Je shume i sakte EH! Politikanet tane tip ‘bole kandari’, kujtojne se jane te zgjuarit e bites dhe ja fusin te gjtheve duke perdorur shprehje shabllan te tipit “Jemi Europe”, “Kemi qyteterim Europian” et lesh me presh! Keto lloj perralash jo vetem qe nuk i ha njeri por tregojne debilellek ne syte e te gjithe botes! Bota mbare e di se populli shqipetar perfaqesohet nga politikane servile e megalomane te bere si klune dy lekesh! Nje prererje jane te gjithe: si Rama, Noka, Ristani, Sala, Tosi, Lil kryelopa, Tahiri & Co! Te gjithe kryelegena!

  • Jam shume jo dakort per gazetarin! Une e lexoj sikur eshte thene qe Gjirokastra i perket trashegimise Europiane, asaj Bizantine dhe Europiane lindore, ose Ballkanase. Kjo eshte nje tjeter trashegimi nga ajo e Rlindjes Europiane (Italia, Franca, etj), kjo eshte nga “pakicat” kulturore arkitekturore sic eshte Spanja Arabe apo vendet Baltike me arkitekturen moscovite!

  • Drejtuar E.H dhe te gjith atyre karavaxhove qe hiqen si kritike te mirrefillte te punes se kryeministrit…do ju permblidhja te gjitheve vetem me nje fjale …jeni kokra e injorantit te pashprese per tu bere te dijshem ne pranine e te tjerve ….te krahasosh punen e Edi Rames me Flamur Noken ..eshte nje gafe katastrofale qe ti ule vlerat si kritik dhe te ben qesharak me te vertete ..me vjen keq per ty E.H se shume shpejt njerzit do fillojne te tregojne barsaleta me inicialet e tua si nje kritik medioker qe perpiqet te flase me fjale te medha dhe shume domethenese aq sa do na rrenqethi dhe do na I bej koqe koqe lekuren e karrit. hajt tung nga larg

    • Nga larg,

      Lexoje pak me kujdes. Gafa e thene kishte vend per vemendje dhe krahasimi eshte ne masen e duhur. Nuk duhen folur brockulla se kur je kryeminister, e nje kryeminister qe e ka pare me syte e tij europen, nuk mund te beje deklarata te tilla.

  • Ke te rradhe ke rreshqitur ti o E.HOXHA

    u perpoqe te besh nje “shkrim te forte” por si lexues i rregullt i Dites te sugjeroj ta heqesh nga qarkullimi.Me falni por dua te tregohem e sinqerte.Eshte humbje kohe te replikosh.Kam 101 ankesa dhe verejtje te forta per Ramen por kjo me “ristanizem” eshte gafe shume dimensionale.Me duket se je nje bombe me shperthim te vonuar Anti Rame sikur te ishe “made in ben blushi”

  • Po mir, une e quaj kulturen osmane apo ate moderne turke pjese perberese te asaj evropiane. Kush eshte argumenti juaj kunder, feja e ndryshme, ngjyra e lekures apo c’fare????

  • Zoti E.H, nuk e di pse jini munduar te shkruani dicka kot. Rama eshte shprehur shume korekt. Ne Europe jane trashegimi te gjitha cndodhen ne kete toke pamvarsisht se ne cilat kushte jane krijuar. Me seriozitet, ne respekt te lexuesve jo te Rames apo ndonje tjetri.

  • Ermir Hoxha!
    Edhe nje lexues i thjeshte te ishe nuk do te kishe bere nje shkrim kaq cinik.
    Ne dijenine tende dhete ndonje dallkauku qe e mban veten per kritik, por qe gjen rast te fyej, une nuk kam kurrfare simpatie per Edi Ramen, por kjo nuk mund te me pengoje qe te them te verteten ashtu siç e ndjej.
    Nuk mund te barazohet nje njeri qe ka vlera si artist dhe njohes i kultures me ca injorante pijanece dhe kriminele qe ke rrjeshtuar zotrote.
    Te me ndjeni qe po jua them troç, se ju jo vetem nuk e njihni Gjirokastren, por ia keni futur katunçe.
    Kush eshte trashegimi otomane dhe kush eshte pika e referimit qe zoteria juaj nxjerr kete konkluzion?!
    Kalaja, qe nuk ka asgje te perbashket me ndertimet otomane?!
    Shtepite e gurta me te gjitha karakterisrtikat e tyre?!
    Kaderllemet me gure?!
    Po, ajo çka mund te jete e stilit otoman ne kete qytet, si ne mjaft qytete te Shqiperise gjate psuhtimit turk, eshte xhamia dhe ndonje tyrbe dhe asgje tjeter.
    Gjirokastra eshte qytet shqiptar dhe vlere e trashegimise boterore ne kontinentin europian. Çka per tu habitur apo per te hequr paralele bajate ne kete deklarim?
    Megjithate, kundershtite ose pohimet ndaj ketij deklarimi le ta japin me mire specialistet e fushes, si gazetar ke humbur pike..
    Ndaj me duket se ky “deklarim” i Rames , te sherbeu per te treguar “asnjanesine” tende politike qe bie ere berishe.

  • ia ke fut kot o zotni po vlere e shtuar ne trashigimin europiane nuk do te thote te imitosh pjes te europes o tyc por te sjellesh dicka tenden origjinale toc

  • Vlera te trashegimise evropiane eshte sivilja sikurse westmister, moska dhe napoli, selaniku dhe parisi…thjesht ti po thua qe gjirokastra duhet te ishte ne anadoll….e cdo me thene..qe janina eshte andej nga ismiri, apo qe palermo eshte ne marok…qenke me te vertete KUNGULL

  • Po cfare prokurorie,cfare gjykate e ndalon kryeministrin ti nxjerre banditet e PD nga ShQUPI.Keta e vodhen ndertesen pas humbjes katastrofike te zgjedhjeve,pa vendim gjykate,pa te drejte pronesie,me urdher.Perseri KLD e pengon Ramen te jape nje kunderurdher dhe ti nxjerre perjashta?.Cfare bejne Mijra oficere ne lirim, pensioniste?Pse nuk hyjne keta ne greve urie,pse nuk shqyejne dyert e Shqupit?Apo i trodhi njehere Enveri ne 1974,i trodhi perseri Saliu dhe tani jane kthyer ne eunuke.

  • A KANE ERE TULIPANET

    Ashtu si tulipanet, Edi Rama dhe nje pjese e komentuesve i perafrohen “eres se tulipaneve” per kodoshllek apo injorance.
    Perveç Kalase qe daton (nga disa studiues ne shekullin e dyte para krishtit – por qe UNESCO shprehet :.. duhet studiuar), Gjirokastra fillimet e saja i ka ne fundin e shekullit te 12-te.
    Ja si e pershruan Gjirokastren Enciklopedia Britanike e 2006-tes.

    Gjirokastër . ” Encyclopaedia Britannica , 2006

    Gjirokastër , Dialekti gegë Gjinokastër , Argyrókastron Greqisht , Italisht Argirocastro , qytet , Shqipëria e jugut . Ajo shtrihet në juglindje të portit adriatik te Vlorës dhe mbikëqyr luginën e lumit Drin nga shpatin lindor të kurrizit të gjatë të maleve Gjerë . Qyteti eshte shpallur trashëgimi botërore e UNESCO-s në vitin 2005 për qendrën e saj të ruajtur mirë e ndërtuar nga fermerët gjatë kohës së Perandorisë Osmane .
    Një kështjellë e shekullit të 13-të shënon qendrën e qytetit , dhe disa shtëpi të njohura si kulla Kule përfaqësojnë arkitekturën tipike të shekullit të 17 . Një xhami dhe dy kisha të mbeten nga shekulli 18 . Piktoresk , shtëpi te ndertuara ne rreze te malit, që përfundojnë nën hijen e kalasë ndërtuar nga Ali Pasa , vezirit të madh turk , në 1811 . Një qendër e nacionalizmit shqiptar të shekullit të 19 – , qyteti ishte vendi i takimit të Lidhjes Shqiptare në vitin 1880 në të cilën një rezolutë u miratua duke kërkuar autonomi të plotë nga sundimi osman . Në Luftës së parë Ballkanike (1912-13 ) , qyteti ishte marrë nga Greqia , dhe në mes 1939 dhe 1944 ajo ishte e pushtuar nga italianët , grekët dhe gjermanët . Gjirokastra ka qenë tradicionalisht një qendër e besimit Bektashi te muslimanëve . Udhëheqësi Partisë Komuniste Shqiptare Enver Hoxha ka lindur atje në vitin 1908 nga prindër muslimanë ; shtëpia e tij u shndërrua në një muze.

    Ristanizmi i Edi Rames ne kete rast eshte mese i spikasur.

  • Do te ju replikoja, jo se jam ndonje njohes i mire i antikitetit, por kjo nuk do te thote se mund te pranoj fyerjen tuaj qe u adresohet komentuesve qe kundershtojne kete shkrim cinik te Ermir Hoxhes. As me pak dhe as me shume ju ne komentin tuaj etiketoni kritiken ndaj ketij shkrimi si “…”ere e tulipaneve” per kododshllek apo injorance.”
    Duke qene nje prej atyre qe kundershtojne kete shkrim, pavarsisht se ne shkrime te tjera kam respektuar thelbin e mendimeve te tua, ne kete rast keni marre pozen e diktuesit deri ne arrogance. Kjo eshte shija ime ne kete rast per mendimin tuaj.
    Se pari, Gjirokastren dhe gjithe objektet dhe banesat e saj i njoh me mire se lagjet e qytetit ku kam lindur. Madje veprimtarine shpalljes si qytet i trashegimise se kultures boterore e kam ndjekur jo nga mediat. Por shpallja si qytet i trashegimise te kultures boterore (UNESCO) nuk eshte aspak e vertet se eshte bere vetem per “…qendren e saj te ruajtur mire e ndertuar nga fermeret gjate Perandorise Osmane”. gjirokastra eshte shpallur qytet i Trashegimis se Kultures Boterore, per te gjitha vlerat qe ajo mbart, duke filluar nga Kalaja, e cila e theksoj nuk ka asgje te perbashket me ndertimet osmane, megjithe mungesat ne eksplorimin e saj, lagjet karakteristike ne shpatet lindore te MGJ dhe ne afersi me muret rrethuese te kalase, shtepite karakteristike me gure te gdhendur, (te cilat mund t’i gjesh edhe ne disa fshatra te krahines se Zagories), rruget e ngushta te shtruara nga mjeshtrit guregdhendes gjirokastrite ne breza, ca syresh te ardhur dhe nga fshatrat e Korçes dhe plot te tjera karakteristika ku mpleksen ndoshta mjaft kultura ndertimi dhe jo vetem ajo osmane, ku nuk perjashtohet ndonje ndertim si ajo e xhamise dhe ndonje tyrbeje, madje dhe brenda kalase nga osmanllinjte gjate kohes se pushtimit. Futja e ndonje date historike dhe citimi apo perkthimi ne gjuhen helene apo latine te emrit e qytetit nuk perbejne argument per te bindur se qyteti i Gjirokastres paskish vlera osmane!!! Nuk kam pse lexoj deduksionet e ndonje studiuesi dhe turisti qe e ka trajtuar problemin ne enciklopedine britanike, alla Bismark (ne percaktimin e Shqiperise si shprehje gjeografike), kur studiuesit shqiptar te Akademise se Shkencave te Shqiperise e kane thene me kohe fjalen e tyre per kete problem. Por ne shqiptaret nuk heqim dore nga mbivlersimi i mendimt te çdo te huaji dhe duke i bere temenara deri ne sherrllek. Se fundmi, ku qenka kjo spikatje e ristanizimit te Rames ne kete rast? Edhe ne rastin sikur keto ndertime si ne Peqin, Elbasan apo ne ndonje vend tjeter qe edhe toponimet, jo vetem ndertimet, jane te stilit osman,keto qytete jane qytete te Shqiperise qe gjeografikisht ndodhet ne europe dhe vlerat apo anivlerat qe mbartin i perkasin ketij vendi europian dhe jo ndonje vendi aziatik.
    Sa mund te afrohet lumi Drin me Drinon qe kalon ne Gjirokaster, ne kuptimin e distances dhe te paperputhshmerise qofte si kulture, si edukate, sjellje politike dhe karakter, aq mund te jete afer Ristani me Ramen. Me gjithe te keqiat dhe dobesite qe mund te kete dhe ka Rama, jo Ristani nje marionete pijanece dhe vegel rrugaçerore e Beribashes, por as Beri-basha nuk i afrohen atij.

  • O dita! Derisa investon Unesko . Dhe eshte vlere qe mbrohet nga Ajo. E tille do te quhet.
    Dita mos i ulni pike vetes me keto shkrime medioker.

  • VEZHGUES QE NUK VEZHGON

    Vezhgo dy linket ne shqip se ato ne anglisht mund te te acarojne me shume.
    Une Gjirokastren nuk e kam pare as edhe nje here e nuk kam ndermend ta vizitoj. Me ka mjaftuar te perdorja luget, pirunjte e thikat e prodhuara ne Gjirokaster per disa dekada kur jetoja ne veri te vendit. Me sa kam lexuar, edhe pa esen e Ermirit, Gjirokastra u themelua nga fundi i shekullit te dymbedhjete mga çobane- fermere qe kullosnin gregjet e levronin token rreth kalase se Gjirokastres. Tekstin e mora nga enciklopedia britanike dhe e perktheva me google translator: ku Drino (i ironise tende) ishte cituar si “Drin”.
    Arkitektura edhe ne faqen online te UNESCO-s citohet si otomane, pavaresisht se u ristrukturua ne shekujt e mevonshem gjithnje nen ndikimin otoman te bektashinjve.
    Ndryshe eshte historia e Kalase, qe daton ne shekullin e dyte para krishtit, per te cilen studiuesit e UNESCO-s saktesojne qe duhen bere germime per te percaktuar historine e saj. Nje gje eshte e qarte per studiuesit, qe Kalaja ne gjendjen e sotme eshte ristrukturimi qe i beri Ali Pashe Tepelena kur u be zot i saj. Dhe nuk mund te kishte influence europiano perendimere por vetem ate otomane nga rridhte edhe formimi i Ali pashait.
    Te quash Gjirokastren nje vijim i arkitektures europiane do te thote qe nuk ke pare te pakten as edhe ne foto Pompein, Romen, Dubrovnikun, per te mos folur per Trenton qe eshte e shtruar e gjitha me kubetet e porfidos me disa ngjyra – nje mrekulli e arkitektures se ndertimeve me gure.
    Une nuk mohova vlerat e arkitektures otomano-gjirokastrite, nuk e beri as Ermiri ne esen e mesiperme, kontestuam barazine e pa menduar (per kodoshllek ne favor te ish banoreve te Sokakut te te Marreve Kadare e Enver Hoxha, apo thjesht per mosnjohje te atij realiteti pra per injorance).
    Dhe kur behet nje paralelizem, nje bashke-lidhje te dy kulturave kaq te ndryshme nuk ngelet tjeter vetem te krahasohet flamur mbajtesi i kesaj menxyre me: eren e tulipaneve apo me te folurit xurxull te Ristanit, apo ristanizem.
    Askush nuk barazon Ristanin, apo Noken, apo Tabaken, apo Dumen, apo Bregun, apo Mark Markun, e aq me teper Noken, me Edi Ramen. Krahasuam vetem thenjen e tij e perseris per injorance apo kodoshllek !
    Edhe nje tjeter gje desha te te them: aq i ulet ishte respekti per traditen shqiptare, perfshire edhe ate otomane te imponuar, i gjirokastriteve, sa qe Enver Hoxha urdheroi te fshihet nga faqja e dheut Bexhisteni e Shkodres, njerin nga kater pazaret me arkitekture turke te ndertuara ne ballkan.
    Nje kryeveper e quajne shkodranet e vjeter qe kane pare boten.

    http://www.gjirokastra.org/albanian/al_sublinks/per_gjirokastren/mbi_gjirokastren_arkitektura.html

    http://sq.wikipedia.org/wiki/Gjirokast%C3%ABr

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *