Në këtë stad ku kemi mbërritur, ku politikëbërja është thjesht një luftë çakenjsh, me tentativa shqyerje të ndërsjellta, pyesim nëse mund të ishte ndryshe?! A është vetëm ky i vetmi variant i pluralizmit, me një polarizimi që i vë forcat politike kundërshtare në pozita të një armiqësie të paepur, aq sa të vijnë mendime ndjellakeqe se ne, nuk jemi trupa për të tilla kostume; d.m.th, pluralizmi politik është diçka e huaj dhe e pamundur për ne, apo se ende nuk ka ardhur ajo kohë, që pluralizmi të funksionojë si diçka vërtet produktive në politikë, brenda caqeve të një etike normale të luftës politike?! Një darkë mes Ramës e Topit mbrëmjen e së mërkurës, pak gjasa ka të jetë marrë si diçka normale, pa hamendësime tipike shqiptare për skuthllëqe po tipike shqiptare. Në një koment të tij të shkurtër, Topi përmendi fjalën ‘qytetari’, si për ta futur darkën mes tyre në suazat e një sjelljeje publike, që na mungon. Politika jonë, e ka fshatarizuar jetën publike. Kundërshtarët tanë politikë, janë asgjë më shumë se ata fshatarët që mbajnë hunj në duar, gati për t`u përlarë me njëri-tjetrin për një vijë uji; gjë që pasqyrohet sa herë tek parlamenti, ku në çaste të nxehta, të ngjan më një lokal fshati, ku nga rakia e konsumuar pa karrar, mbizotëron një zhurmnajë e tmerrshme, me njerëz që janë gati të kapin karriget për t`ia ngjeshur kokës shoqi-shoqit, për shkakun më banal të mundshëm. Ne nuk kemi nevojë për politikanë, aq më tepër kur si “politikan i madh” cilësohet Fatos Nano, ndërsa Berisha cilësohet politikan, veçse jo aq i madh. Ne kemi nevojë më tepër për: 1. Administrator të aftë, ose njerëz llërëpërveshur në punë përkatëse – siç i kam cilësuar dhe në një trajtesë të paradyditëve – pak të pashumëzëshëm, modestë, e sigurisht të papërfolur për duar- magnet në pasurinë e përbashkët; si dhe për qytetarë, për njerëz me peshë në fatet e vendit, që investojnë jo vetëm me punën e tyre, por qoftë dhe me fjalën që nxjerrin nga goja e që shkon në vesh të njerëzve. Në rastin e darkës Rama – Topi, nuk është patjetër kusht që bash ajo darkë të përçojë idenë se politika jonë mund të ishte ndryshe, krejt normale e qytetare brenda kontureve të papajtushmërisë së ideve apo projekteve politike; do mjaftontë vetëm gjuha e tyre, që gjithsesi nuk është qelbashe, pavarsisht kundërshtive.
Pozicioni i Topit ne ” opozite” e ben qesharak e te poshtire sevetem opozite me qeverine nuk eshte por ngjan me leter higjenike qe Rama e perdor kafsherisht si kur ishte President edhe tani jasht parlamentit. Pastaj me zanatin veteriner Topi vetem ne fshat ka pune.
Une besoj se ORFEU ka marre masterin dhe eshte duke mbrojtur doktorraturen tashme.
Bravo!
O Orfe,qetesohu more njeri,mendo,nese nuk nxjerr dot ndonje “fjale”nga goja…ben mire te heshtesh.
Katunaria o e keqja e ketij veni.
me fale te nderuare po keto 23 vite ishte koha e iu dha prioritetet injorances dhe me bindje theme qe fitoi plotesishte me mbeshtetjene amerikane nuk kame besime se do ta zhdukim sepse e ka burimin ne 1945 kure ne pushtete erdhene injorantete e pashkolle komunistete dhe ne keto vite gjoja demokraci u konsolidua
pse sepse te veshe te doktori te vdese pere pese leke nuk ka fare humanizeme dhe njerzilleke eshte cnjerzore te veshe ne gjykata prokurori te denoj ate qe vritete e te mere pronene pa gje te keqe vrasesite nuk denohene grabitesite e tokes po ashtu prandaje ka fitu injoranca jo DEMOKRACIA QE ESHTE AQ E BUKURE JETOJME NE BOTEN DEMOKRATIKE PO ESHTE VERTET PER TE JETUARE JO SI ne shqipeine tone te dashure qe e kane zaptuare injorantete
@ Shqiptari
Gjith tragjedija e ketij populli e ka tek dy dyndje te medha.
E para dyndje qe ne vitin 1945 e ne vazhdim. Nga stanet e dhive dhe te deleve
zbriten kriminelet hajdutet injorantet ,vrasesit neper qytete ne emer te luftes
qe ben, per clirimin e vendit Ky lloi fshatari egersire mori ne dore fatet e ketij
populli te mjere.Kjo lloi krijese ,jo vetem qe shkatroi te terre popullin,por me
shume shkatroi vehten e vet,gjith tragjedija e ketij populli e ka ketu origjinen.
Dyndja e dyte qe ne vitin 1990 ,kjo turme fshataresh te zbritur nga pyjet e
geshtenjave e shpellave e baltrave,u leshua e terra neper qytete,ne emer te
demokracise dhe kunder ,hajduterve e vrasesve te vitit 1945 me ne krye nje
te rebeluar te peshtire si pjesa e kesaj fshatarsije te ndyre.Ky lloi fshatari
jo qe nuk beri demokraci.por beri demin me te madh karshi vehtes,se eshte
bene armiku me i madh i ketij vendi,per keto 23 vjet.Kete popull te pa shprese
duhet ta marin ne dore….Fshataret e mencur te urte dhe puntore,kete popull
te mjeruar e te pa shprese duhet ta marin Qytetaret e zgjuar e te ndershem
ne dore per ta shpetuar.
Ja pra ku e keni fshatarin me hunj. Ky Orfeu qe vetem Orfe nuk mund te jete se Orfeu i lashtesise kishte tjeter mision i ngjan tamam atyre sherxhinjve qe pershkruan artikullshkruesi. Pune njerezish te pagdhendur qe vetem dine te ofendojne e asgje tjeter.
O ermir trimi? Mirë ç’fshatarizimin e kané maré përsipër rama-topi po ç’shpellarizimin kush do ta bëjë? Thuaji xhotës(xhevdet shehut) të vejë të mbjellë ullinj në viçidol që të ndodhë deshpellarizimi se përndryshe s’kemi gjë në vijë!? Nderime ermir,sidoqë mendoj se ç’fshatarizimi është më i lehtë se ç’terrorizimi i lagjes shpellare pd !
Shkrim i mire,shkruar shkurt e bukur e me gjuhe te thjeshte dhe mjaft te kuptueshme.Sido qe e shkruar shkurt nenteksti i ketij shkrimi dhe i mendimeve e fakteve te permendura ne te jane kuintesenca e tij:deri sot Shqiperia eshte drejtuar nga njerez negative e karieriste, pra krejtesisht te paafte e te papergatitur per te drejtuar vendin drejt Europes dhe zhvillimit normal demokratik te tij,per kete hop cilesor te zhvillimit te shoqerise shqiptare. Thirrja e fuqishme e studentave dhe punetoreve demostrues ne bulevardet e sheshet shqiptare “E duam Shqiperine si gjithe Europa”,mbeti vazhdimisht nje deshire e ender ende e parealizuar.Shqiperia eshte ende vendi me i varfer e i pazhvilluar dhe jasht Bashkesise Europiane; s’na pranuan as ne prag te saj,pra na refuzuan bile edhe statusin kandidat ne te!!!
Jo me kot vendet me zhvillim te madh ekonomiko-social ne Europe e gjetke para ndertimit dhe zhvillimit cilesor te tyre ne kushtet e botes moderne e te nje revolucioni te ri teknologjik e kulturor,me pare kane ngritur institucionet perkatese arsimore e studimore per te pergatitur njerezit e shkolluar e te talentuar,”trurin” e kombit,sic jane ,per te permendur disa, si “Shkolla Superiore e Administrates” ne France,Universitete elite si ato te “Oxford”-it e “Cambridge-it ,apo”London School of Economics” ne Angli,Universitetet si ai i “Harward”-it apo “Princeton”,etj. ne SHBA,etj.etj,nga te cilet kane dale udheheqes e politikane te nderuar, dijetare,shpikes e shkencetare te fameshem,etj. te cilet kane drejtuar me aq zotesi e patriotizem vendet e tyre ne majat e larta te zhvillimit bashkekohor politik,enonomiko-financiar,shkencor e kulturor dhe teknologjik, qe bene te mendur kalimin e vendeve te tyre nga germadhat e dy luftrave shkaterrimtare boterore ne vendet me zhvillim e potencial te papare ekonomiko-financiar e kulturor.Jane te shumte te tille lidere e njerez te mencur e te talentuar ata qe i dhane botes institucionin e pare te paqes e bashkepunimit nderkombetar,Organizaten e Kombeve te Bashkuara,Bashkesine Europiane e te tjera organizma e insitucione te nderuara kudo ne bote, bumet e zhvillimit teknologjik,srudimet e Hapesires Kozmike,internetin,etj.Tek ne,pas dekadave te dhimbshme te sundimit diktatorial,te drejtuar nga nje udheheqes me nje delir te nje udheheqesi te madh boteror e te pasuar nga njerez pa formim e shkolle,(kujtoni druvarin,karrocierin,brigadieren e arave,etj. te Burose Politike),me lopcare e katundare te zbritur nga mali.Kujtoni keto vite te panumurta e shume te dhimbshme te tranzicionit.Na u dhurua “demokracia” e brishte,qe u kidnapua(rrembye) nga “katundare”, me shkolle,kryesisht ish njerez karieriste e me endra karieriste te medha ne kohen e komunizmit,politikane te kallepit te vjeter komunist, te cilet vetem me dy gishta perpjete e kapen gjithe shtetin dhe i shendrruan arritjet demokratike e institucionet e brishta te demokracise ne “pallate” e “vila” nga ku shtonin e grabitnin pasurite e asetet kombetare nen petkun e demokratit ngjyre blu apo roze.Tani djemte e vajzat e shkolluara(shumekush prej tyre ne ato shkollat e mirenjohura qe pemendem me lart) dollen ne sheshin e politikes dhe drejtimit te shtetit me ide e premtime te reja per “ta bere politiken” ndryshe,me perpjekje e vendime per te kthyer cdo gje te bere mbrapsht ne vendin e duhur,ne rrugen e duhur.Por nje pjese nuk i duan djemte e vajzat e popullit te drejtojne por duan perseri “Baben” e ri e qahallaret e tij grabites dhe hedhin gure tani mbi krijesen e re te ketij populli,administraten e re drejtuese te shtetit qe po rimekembet apo qe pritet te ndertohet nga themelet.Ne krye te ligesive e poshterisive vihet perseri po ai “Baba” e sahanlipiresit e tij te deshtuar!Ata sigurisht nuk shohin vec te zezen (ne fakt te zezen e tyre,friken e fundit kulmor te pushtetit por edhe te vete atyre)ne perpjekjet e para te politikaneve e shtetareve tane qe duan te bisedojne,te bashkojne perpjekjet e tyre si qytetare te mirefillte qe mendojne per me mire per popullin dhe vendin e tyre.
Autori ben thirrje per mendjemprehtesi dhe kujdes nga “fshataret”,qe sigurisht nenkupton te pashkolluarit dhe dy-gishtaket e qorrollepsur e trushpelare,sepse per te gjithe emri fshat perfaqeson origjinen e fiseve dhe popullateve shqiptare; te gjithe origjinen e larget apo te sotme e kemi nga fshati i tokes,i parmendes por edhe i pushkes ne fushe e ne malesi.Por mos harrojme qe edhe ne origjinen tone fshati,kartundi shqiptar i kish mbi krye burra te urte e te mencur qe i drejtonin,burra e gra trime per t’i dale ne mbrojtje “fshatit” shqiptar,atdheut tone.Urojme qe udheheqes te ri e te mencur te dalin e ta cojne “fshatin” tone,Shqiperine,drejt zhvillimit e perparimit ne nje shtet te begate e demokratik europian.
Te quash Fatos Nanon “politikan te madh” eshte vleresim te pa diturish dhe qejfberesi. F Nano ka dhjete vjet qe si ndihet zeri ne fushen e ekonomise politike ose politikes ekonomike. Ku e ka madheshtine ky njeri, tek gota e rakise apo tek sasia e madhe e vjedhjeve te prones publike.
Te quash Sali Berishen politikan “afersisht i madh” perseri eshte vleresim te padituri dhe qejfberesi. Sali Berisha ka qene, eshte dhe do te mbetet “nje komunist konservator fshatar shume i keq”, nje kopjo e zbete e E. Hoxhes ne teori dhe praktike.
Dalja e tyre ne krye te nje shteti te vogel sa nje qytet i zakonshem dhe te varfer me 75 % popullsie fshatare, nuk eshte ndonje merite madheshtie, por thjesht nje rastesi kohore.
Qetesohu bre ” adec”, e shoh qe te paska dhembur huri qe i futa Topit, por e verteta eshte se zanati i tij i veterinerit ne fshat e ka vendin se ne politike boll u be uturaku i qeverise Rama e per kete ndoshta ti e vlereson. Ta gazosh Topin e i pafsh hairin.
“Në vitet 50’ta dhe 60’ta mijëra grekë qenë të shtrënguar të braktisnin fshatrat për të emigruar jashtë vendit ose për të gjetur punë në qendrat e mëdha të vendit ku ishin ngritur fabrikat, të cilave u nevojitej krah i lirë pune. Fshatrat u braktisen kurse qytetet përjetuan një mbipopullim të paparë i cili rrjedhoi me probleme të ndryshme demografike dhe mjedisore ngase nuk kishte planifikim urban (që nuk ka as tani). Zbrazja e fshatrave, sidoqoftë, krijoi një tjetër problem të mbrehtë që pak politikanë kishin guxuar ta trajtonin: sëmundja e urbanizmit. Ardhja e vijueshme e fshatarëve tregonte se motivet e braktisjes së fshatrave nuk mbështeteshin edhe aq në nevojën për të gjetur punë sa në dëshirën e tyre për të shijuar ‘stilin urban’ të jetesës në kuptimin e epshit hedonist. Ndryshe nga amerikanët e jugut të cilët krenoheshin me trashëgiminë dhe tokën e tyre, fshatarët grekë parapëlqenin të vinin në qendrat e mëdha e të punonin në industri ose si zanatçinj sesa të mbeteshin duke punuar në tokën e tyre. Ata kujtonin se ‘jetesa e lehtë’ mund të gjendej vetëm në qytetet e mëdha. Junta ushtarake në vitin 1967 vetëm sa e yshti edhe më ‘dëshirën për urbanizëm’ të fshatarëve. Pas rënies së juntës ushtarake u krijuan dy parti kryesore, ‘Demokracia e re’ dhe ‘Partia Socialiste Pan-helenike’ e njohur ndryshe si ‘Pasok’.
Të dyja kishin diçka të përbashkët: ato siguruan se gjithçka duhet të jetë e kontrolluar drejtpërdrejtë ose tërthortë nga shteti. Për të mbetur në fuqi sa më gjatë që ishte e mundur, ato gjetën një mënyrë shkatërrimtare për ta arritur këtë. Rrjedhimisht, shteti u shndërrua në një agjenci enorme të punësimit. Këto dy parti politike pajtuan mijëra individë të pakualifikuar për të punuar në sektorin publik.
Të gjitha faktet e mësipërme mund të tingëllojnë paksa befasuese për dikë nga perëndimi. Paj, asgjë s’duhet edhe aq të na befasojë.
Është e pamundshme për pasardhësit e hajdutëve të pulave dhe deleve, që rronin në maje të bjeshkëve dhe brenda shpellave, që rrallë laheshin, që grabisnin gratë nga prindërit e tyre dhe plaçkitnin katundet, të kuptojnë si funksionojnë kombet e qytetëruara e lërë më të ndihen si evropian. Gjithashtu është e pamundshme për një komb që kurrë nuk ka shijuar frytet e iluminizmit, demokracisë dhe revolucionit industrial që të jetë i aftë sa për t’iu përshtatur ekonomisë ndërkombëtare gjithnjë në evoluim.”
Jane dy pasazhe te vogla nga Dimitris Epikouris: Rrënjët socio-kulturore të krizës ekonomike greke
Pyrfytyroni Shqiperine.
Vetem Edi ka pak rrenje te vaketa qytetarie nga gjyshja e Shkodres,Ai tjetri (Topi) eshte katundar nga i jati dhe e ema.
SHPRESONI KOT,KETE PUNE E MBARUAN KATUNDARET DHE NUK CBEHET ME,KETU DO KETE VETEM VUAJTJE (Sic ka patur)
Bamka dhe Barboni do na “C’fshatarizojne”, ha ha ha cfare artikulli….
ideja e shkrimit shume e bukur dhe e qarte, por problemi eshte se Bamka e ka krijaur FRD me katundare alpesh e perrenjsh si Sali Shehu, Bedri Blloshmi dhe ca veteriner qensh e macesh qe brez pas brezi librin e kane perdorur per ndezje zjarri dhe mbeshtjellje vezesh per ne treg
Shabanin e ka zon lemza mrom gjith noten, Lirija ju kish anku Lulit mebo dermon, se spo mi dahet lemza Shabonhunderrit tim, se po e morin neper goje Topi me Ramen.
Ku ishte ajo dit e mallkume qe shkoi shoku Enver ne malsi me pi uje burimi, aty i ra nsy djaloshi me pantull tshkurtna, qe e shifte udheheqesin si me pa perenin dhe skaloi shume, Shabani Vucidolit zbriti ntiron me valixhe druni.
O OR FEN QENKE NJERI KOT! FENE SADE QE NDYN NJE PJESE TERRITORI
Hengri nje darke Rama-Topi dhe perben lajm çfatarizimi? Po mbase ka mbet pa pune se as ne Parlament nuk eshte Topi, dhe kjo mund te hamendesohet.Berisha politikan i madh! po,po me i madhi i gjithe maskaralleqeve qe kane ndodhur.Nano i madh eshte ,por me i madh eksperimentuesi i tanishem,sidomos me te rinjte,sa dalin nga bankat e shkolles ne drejtim te shtetit,te zhase kush te mund e dinim po jo dhe kaq heret se do na dalin ilir mete te gjithe.
I ri eshte shteti shqiptar 101 vjeç do rritet pa do mesoj rruges respekt.
Takimi Rama-Topi, takim qytetarie…
Problemi nuku eshte se u takuan rama me topin, sepse fundja fundit, po takohen dy Shqiptare. Çeshtja eshte perse nuk behen transparente keto takime, ne menyre qe te çfatarizohemi edhe neve, vote-dhenesit e taksa-paguesit e ngrate.
Në është e vërtetë mir se të vinë kemi nevojë për këta se na mbyti katundëria
Ky vend sot ka nevoje me shume se kurre per qytetari por keta te dy jane qytetare te deshtuar e demagoge, njesoj si Nano qe edhe pse u shprehte se ne shqiperi nuk ka te majte e te djethte por katundare e qytetare, qeverisi me katundare. Bamiri ka kaluar ate pjese te jetes qe influencon ne formimin e karakterit dhe menyres se sjelljes ne fshat, me katundare, dhe keta te fundit jane bere pjese e rendesishme dhe e pandare e jetes dhe karakterit te tij. Ai nuk ka shoqeri me qytetare por vetem me pronvinciale dhe katundare sepse ato edhe ne ambiente shoqerore i therrasin “shefo” ashtu sic vdes per ti therritur qytetaro-katundari Topi.
Nuk do te ishte keq.
Konkluzion I sakte,takohen dy qytetare te vertete,boll me politiakne nga mali qe e shkaterruan vendin.
Shpresoj qe FRD-ja te ofroihet ne qeverisje,do te krijohej nje bashkepunim I te majtes me te djathten e vertete.Gjithashtu besoj se Rama nuk do ta ftoje Idrizin ne koalicion-
QE KUR ZBRITEN MALOKET ME NE KRYE SALI HORRIN MAROJ SHQIPERIA POSHTE BUDALLA POSHTE MAFIOZI I DROGES LUL BASHE BARON ASHT
trishtim, trishtim e vetwm trishtim, ky popull po shkon me shpejtwsi drejt njw fundi tw pa shpresw.
Drekimi wshtw njw banalitet me shije tw pwrzishme e dy njerwzve qw shwdrisin pak e ngrohin shumw ma pak. Ra njw mort e drekuam! Na shpwto o Zot!
” TIFOZI”, me pare meso te shkruash se ben gabime, pastaj mos fut hundet ne b… e botes se pas fenes e di ti kush vjen pastaj.