SHENIM: Rama u bën studentëve “ëndrrën realitet”, u dhuron një fermë

Bora Basholli

Mëngjesin e kësaj të premteje numri një i qeverisë zhvilloi një takim me studentë dhe pedagogë në Universitetin Bujqësor të Tiranës.

Rama dha për ta lajmin se së shpejti UBT do të ketë një fermë.

Përmes kësaj ferme, tha Rama do të sigurohen të ardhura për vetë universitetin.

Në përfundim të fjalës së tij, Rama shtoi se kjo fermë do të kryejë funksionet e saj të mirëfillta dhe do të jetë në funksion të studentëve dhe pedagogëve duke shërbyer si një qendër kërkimore për pedagogët, për praktikat mësimore të studentëve dhe për trajnimin e specialistëve të bujqësisë.

Ai bëri me dije edhe shifrat që nevojiten për këtë investim, një fond prej 1 milion eurosh.

Nuk dihet se cilët ishin studentët që e dëgjuan fjalën e tij, ata që protestuan apo ata që u fshehën pas gishtit?

Sot studentët prisnin të dëgjonin se çfarë do të bëhet me 8 pikat e tyre, ndër të cilat ajo më kryesorja: si do të shkojê fati i studimeve për ata që nuk kanë mundësi të paguajnë.

b.b/dita

Share This Article
10 Comments
  • E dini se cme ka mbetur ne mendje nga shperthimi apokaliptik i para 11 viteve ne Gerdec? Nuk mbaj mend oren esakte por isha ne TIrane dhe u ndje nje lekundje e madhe toke dhe njerezit te frikesuar belbezonin termet,termet. Por pas pak filluan te vijne fjalet e ne fund u mor vesh se ckishte ndodhur. Ne mbasdite kur u ktheva ne shtepi pashe ne TV ate qe kish ndodhur dhe u tromaksa. Por per cudi edhe dicka tjeter ka ngelur ne memorien time. Ishte hera e pare qe pashe bashke ne spitalin ushtarak BERIRHEN DHE RAMEN. E kam fiksuar si sot doren e hedhur te RAMES duke rrahur shpatullat e BERISHES. POr kjo me la te njejten ndjesi dhe akoma me keq se ajo qe kishte ndodhur ne GERDEC Pasi ajo rrahje shpatullash pregatiti renien e te gjithe shtetit ne doren e dy njerezve te paskrupullt per pushtet. Rama e kurseu BERISHEN ne kembim te ndryshimeve kushtetuese. Ai e bleu pushtetin e tij me gjakun e te vrareve ne GERDEC.

    • Per fat te keq ne kohen e sundimit te shqupit ferma e UBT u vodh nga malokeria qe u hodh nga malet dhe rrembeu gjithcka tokat eksperimentale, stallat e kafsheve te mesimit per veterineret dhe i vune flaken librarise me te madhe ne Ballkan per bujqesine nen drejtimin e Sekretarit te Pergjithshem te PD-se Gjongecaj. Bravo z. Rama qe ju dhe tokat eksperimentale ku agronomet do te kryejne studimet per permiresimin e produkteve bujqesore. Keto toka do te sherbejne edhe per ushqimine kafsheve eksperimentale. Tani mbetet te jepen para edhe per studimet shkencore. Gabim te sulmosh KM kur ben dicka te mire gazetare te DITES. Jo ‘cool’!

      • O gomar!
        Jo me nderhyrjen e z.Rama por te shtetin thuaj dhe nuk ka partur nevoje per miting kjo pune qe duhej te ishte bere para 6 vjetesh.

  • Qeverrite e tranzicionit , midis shume idiotlleqeve , ose sherbimeve te dyshimta kane bere dhe kete : Lane IB , pa ferme didaktike . Si mund te parafytyrohet nje student , pa ndjekur stadet e zhvillimit te bimeve dhe te kafsheve . Studente te tille , nuk besojne , qe pambuku prodhohet ne ugar dhe leshi del nga kurrizi I deles . Monizmi kishte lene ish fermen e Kamzes ne varesi te Institutit . Ish ferma Kamez , ishte nje nga ish fermat me te medha dhe me komplekse te vendit, gati 3 mije Ha. . Zhvillonte ne permasa te medha , bujqesine , blegtorine , frutikulturen . Kishte sektore me kontabilitet te shkeputur etj . Ne 1990 kjo ferme u uzurpua dhe fermen e kthyen ne truall ndertimi . Ky veprim arbitrar , nuk u kompesua nga asnje Qeverri . Nje specialist veteran , Xhoxhi Mihali , ka pase studjuar ne Ajova – SHBA . Ferma didaktike , me ka thene Xhoxhi drejtohej nga studnte , ne te tera aspektet . Studentet ishin forca puntore , ne fushe , ne frutikulture , milnin lopet , transportonin qumusht me tren ( dekovil ) , qe drejtohej nga studente . Kete lloj prakticizmi e eliminuan aventurieret politike te tranzicionit . Sado qe me vonese , Edi Rama , mjekon nje plage te gangrenizuar te arsimit bujqesor . Jam I sigurte , se pa nderhyrjen e Z. Rama , specialistet e bujqesise , do te pergatiteshin vetem teorikisht , sic ka ndodhur ne keto gati 3 dekada .Faleminderit ! Zgalem

    • O gomar!
      Jo me nderhyrjen e z.Rama por te shtetin thuaj dhe nuk ka partur nevoje per miting kjo pune qe duhej te ishte bere para 6 vjetesh.

    • A ka shkuar Enver Hoxha ne Kamez per kaq pak gje?
      Hyyyy,plehra!
      Vetem propagande!
      Endrra e studente e eshte se mi do punojne pastaj.

  • Ja ka dhuruar nga pronat e tij?
    Sepse mesa di unë ai është i varfër, vetëm se vishet me kostume të shtrenjt.

  • O gomar!
    Jo me nderhyrjen e z.Rama por te shtetin thuaj dhe nuk ka partur nevoje per miting kjo pune qe duhej te ishte bere para 6 vjetesh.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *