Ditë më parë, vërtet u duk se kreu i grupit kuvendo të PD-së, Edi Paloka, po bënte “denoncimin e shekullit”. Sepse nuk po e bënte thjesht në hava, siç ndodh zakonisht, sidomos anëve të tij, por shoqëruar nga një “fakt” vështirë i kundërshtueshëm, për shkak se fjalët ilustroheshin dhe me pamje. Me në krah një monitor gjigant, Paloka tregoi në filmime, portretin e një njeriu, që sipas tij kishte qenë kontigjent i bandës së Zani Çaushit në vitin `97. Quhej Ardian Liçaj dhe punon në Komisariatin e Vlorës. Personalisht, nisa të dyshoj në çastin që mësova se njeriu që akuzohej, nuk ishte ai që mbante kallash, por ai që dilte nga një automjet nga ku më pas dilnin dhe ca gazetarë të huaj, krejt pa armë, dhe tentonte të bisedonte me të armatosurin. Por mendova që akuza e PD-së ishte mirë e kopsitur.
Por e nesërmja solli një suprizë, hiç të këndshme, sepse personi i akuzuar sqaroi shkurt e saktë situatën në pamjet filmike dhe tha se edhe në atë kohë ishte punonjës policie. Duke shtuar më pas se do çonte në gjygj Palokën për cënim të imazhit. PD-ja jo vetëm nuk u tërhoq, por sqarimin e Liçajt, e përktheu si kërcënim ndaj opozitës! Thënë kjo me gojën e krizës së intelektit minimal njerëzor në PD, Arben Ristani. Rasti është shumë i thjeshtë. Dhe nëse i akuzuari Liçaj si pjesëtar i bandës së Zanit, fakton të qënit oficer policie në atë kohë, plus sqarimit të situatës në të cilën ndodhej tek Ura e Mifolit, gjygjin e ka të fituar pa ndonjë sforco, e gjithçka shkon në vendin e vet.
Por nuk është punë gjygji, gjersa kur është formuluar akuza nga akuzatorët, e fundit gjë që është llogaritur, ka qënë pikërisht gjygji, frika e ndëshkimit nga drejtësia. E njëjta situatë pakashumë dhe me ish-konsullen shqiptare në Itali, znj.Spahia. Edhe ajo e ka sqaruar me fakte pafajsinë e saj për një aktivitet të dyshuar si abuzues, por më tepër i jep rëndësi mbrojtjes së saj në opinion sesa në gjygj. Kjo tregon sa shpërfilljen e Drejtësisë si pushtet, poaq dhe me prirjen nga dy kahjet për t`i shpenzuar gjithë energjitë ne beteja virtuale, pa dyshim, krejt politike. / E.H.

Ore, gazetar!!!?
Po ky djali, Liçaj sikur tha qe do ta hedhe ne gjyq Paloqe Thuthuqin.
Ty, ste marr vesht nga e nxjerr ket konkluzion qe Ky, me demek, i paska thene Drejtesise, Ne djall vafsh!!
qe gazeta Drita eshte e mire, kete e di ore, por mos tju hypin pordhet e shkruni ctju teket, tashme qe Sal Gamori sju mban më me Humorl
Degjojeni videon me audio dhe gjithcka eshte e qarte. Si nuk kane turp!
sali dhembe kapsolla
-Qeshin ,se s’qajne dot,hipokritet.
Edi Rama nuk ka marr pushtet per mu perul para Sali Berishes por per ta burgos kriminelin vrasesin e vitit 97 vrasesin e Gerdecit dhe 21 janarit.
Nuk duhet lejuar QYRRI Paloka qe te han mut me genjeshtra por duhet veprime konkrete.
ORE KUSH ME THOTE, SI E KANE PROBLEMIN ATA TE tOP CHANNEL SE NA JANE BERE ME KEQ SE TVSH E DULLES, MOS DUAN TE LIROJNE NDONJE NGA BURGU, SE I JANE QEPUR KRONIKAVE SPECIALE PER TE TRASNFERUAR NGA BURGJET ATA QE JANE TE SEMURE MENDORE??????
Licaj te vazhdoje te hedhe ne gjyq akuzatorin e rreme.Drejtesia shqiptare ka qene arme e diktatures komuniste,u kthye ne han me dy porta ne sherbim te krimit dhe tani avokate e djallit te vicidolit.Ministria e drejtesise te nderroje gjykatesit dhe prokuroret.Universiteti Tiranes nxjerr qindra juriste te pergatitur cdo vit.