Nën një shkrim të dy ditëve më parë, gazetari Fatos Baxhaku, rrekej të evidentonte një tipar entopsikologjik shqiptar: përgjithësimin! Ose ndryshe, të futurit të të gjithëve me nje thes. Por reagimi ndaj ftesës që i është bërë këngëtarit Zdravko Çoliç për të interpretuar në një festival kënge të një prej televizioneve kombëtare, nxjerr në pah dhe çuditë tona për mënyrën se si dashurojmë dhe urrejmë. Eshtë një ndër ato tiparet vështirë të shpjegueshëm me terma racionalë. Vite më parë, kjo është vënë në pah nga publicisti Fatos Lubonja, i cili vuri në diskutim shpirtin tolerant e bashkëjetues shqiptar të mitizuar nëpërmjet bashkëjetesës fetare, me atë çfarë ndodhi në komunizëm, ku një pjesë shqiptarësh shqeu pjesën tjetër për 40 e kusur vite me rradhë.
Mospranimi dhe reagimi i ashpër ndaj çdo serbi a sllavi me një “viç” në fund, edhe kur ky nuk ka asnjë lidhje të drejtpërdrejtë me “viçët” e urrejtjes a dhunës përveç prejardhjes së pavullnetshme, e që mund t`i përkasë artit apo sportit, është shndërruar në neurozë kombëtare për një pjesë shqiptarësh. Dhe gjithmonë ndodh me këngën. Sepse për bashkëpunimin serbo-shqiptar në teatër a kinema vitet e fundit, askush nuk ka bzajtur. Sakaq, po aq sa Kosova, ne kemi dhe një tragjedi si ajo çame e shkaktuar nga grekërit, por muzika greke nahieve tona, është diçka krejt normale. Rasti ma ka dhënë që të pijë sa herë kafe në lokalin e një çami (madje nga ata që e ka pësuar në kufi prej grekërve), ku veç muzikës greke nuk kam dëgjuar ndonjë tjetër.
Pastaj, vështirë të besohet se pasardhës të të vrarëve nga italianët në luftën e 20-ës apo të viteve `39 – `43, nuk kanë qenë dakort me ardhjen e Albanos e Rominës për të kënduar në Shqipëri në kapërcyell të 90-ës, apo se nuk kanë preferuar të shohin Sanremon apo të dëgjojnë Çelentanon; e që pasardhës të viktimave të masakrës së 4 shkurtit nga nazistët, të kenë reaguar ndaj koncertit të Skorpionsave pak vite më parë, ose ndaj fotove të Muhedin Targajt me Rumenigen e të Perlat Mustës me Shumakerin. Më e vështirë të besohet po ashtu, se ndonjë shtetas gjerman e ka të pamundur të kalojë sot nga Borova, pa kërkuar më parë falje për masakrën e bashkëkombasve të tij në korrik të 43-shit. Nga ana tjetër, edhe pse historiografia shqiptare nuk ka të evidentuar asnjë lloj masakre ndaj popullatave civile në kohën e sundimit otoman (pra, të tipit: kaq pleq, burra, gra e fëmijë të vrarë, në këtë vend, në këtë datë, për këtë arsye), një pjesë shqiptarësh urrejnë turkun, ndërkohë që krejt tjetër është ‘turku’ e krejt tjetër ‘otomanizmi’. Eshtë njësoj si të njesosh Bashkimin Europian me popullin belg, meqë në Bruksel ndodhen selitë kryesore të BE-së!
E për t`u rikthyer tek Zdravkoja, a nuk vlen dhe një tjetër paralele që e shton akoma më shumë paradoksin e reagimit ndaj të tij, ajo me këngën shqiptare të kohës së komunizmit, e me sa e sa emra të përveçëm të saj, që edhe pse me talentin e artin e tyre binin në bashkëfajësi me atë regjim pasi ua servinin njerëzve si të bukur, askush prej tyre nuk penalizohet, me arsyetimin: tjetër regjimi e tjetër arti! Botë e çuditshme, shqiptar akoma më i çuditshëm!/E.H
Masakrat e serbve ne Kosove dhe ne viset shqiptare prej vitit 1913 deri ne vitin 1999 jane te tmerrshme.
Qysh femij kam degju per keto masakra mizore qi dhe grave jua kan ça barkun per se gjalli.
Por ne kemi MBIJETUAR si popull,megjithse plaget jane te thella dhe kostoja ka kene shume e madhe per ne si komb.
Por Serbia eshte vendi me te cilin na ka ra fati i mire ose i keq qe te jena komshinj.
Duhen gjetur rruget e bashkpunimit,mirkuptimit dhe pajtimit.
Kur vjen puna per perfitime ekonomike nga Serbia ose Greqia kosovaret dhe çamet i harrojne tmerret qe kane pesu prej masakrimeve te eterve te tyre qe dikur jetonin ne trojet shqiptare te ozurpume.
Nje kangtar serb vjen dhe kendon ne Tirane dhe te vetqujtmit patriota hidhen ne sulm,por buken e bojne me grunin e serbit dhe ngrofen me enrgjine e tyne.
Per mue patriotizmi nuk eshte perçmim i atyre qe kan rastis komshinjt tane prej shekujsh,por ngadhnjim dhe krenari qe ne nuk u mundem dhe vazhdojme te jetojme ne trojet tona,dhe se kengetari serb vjen dhe ben aheng ne Tirane dhe se vajzat shqiptare cilado qofte arsyja e marteses,prej varfenije apo dashunije racen shqiptare po e mbjellin ne trojet sllave.Shqipnija eshte e vogel por e pashterrshme.
Ne jemi popull trim,por dhe i beses.
Kangtari erdhi ne Tirane si mik i ftuar dhe eshte e drejta e Ramadanit & co qe te mos vjen te kendoje ne Tirane por i kshilloj te shkoje dhe te kendoje ne Mitrovice ku gjysma e popullsise eshte serbe,ose me mire me thane shqiptare te kthymun ne serb.
Gjermania dhe Franca kane nji histori po aq te pergjakun me njeri-tjetrin,por tash jane dy vende partnere,dhe po udheheqin Europen.
Ne kemi shancin e madh tja shrijm doren e pajtimit serbve,ato kane shancin e madh qe te na kerkojne FALJE per krimet qe kane bo.
Ata duhet te na tregoje se ku jane trupat e Ukshin Hotave shqiptare te maskaru dhe zhdukun.
Un kam shprese se ata do ta bejne ket gjo.
Ky shënim të befason me pasaktësitë e krahasimeve.E dinë shumë më mirë ata kosovarët që refuzuan një bashkëkëndueshmëri të tillë se sa “X” çam që në lokalin e tij dëgjoka vetëm muzikë greke!Kush na qenka ky çam, që vetëm çam nuk mund të jetë?Për cilin gjerman, apo italian, apo turk, apo grek a ka fjalën shënimxhiu?Mos e ka për qindramijëra shqiptarë që kanë marrë shtetsinë greke, italiane, apo gjermane e turke?
Rasti në fjalë ishte për një “viç” konkret, nuk ishte një simfoni urrejtjeje, të cilën shqiptarët jo më që nuk e kanë në gen, por janë shembull unikal për mbarë botën, shprehur edhe me tharmin e Gjergj Kastriotit dhe Nënë Terezës.
Kemi nevoje t’ja hedhin i sy, ketij shkrimi te Baxhakut:
http://gazeta-shqip.com/lajme/2014/04/17/ne-populli-pergjithesues/
Baxhaku,eshte shume ne rregull me shkrimin e tij.
Ik mor toç se ju gjasme me kete lirine e tepruar dhe mirekuptimin tuaj e moret ne qafe shqiperine, Klan jeni per Klanin punoni dhe mire ua bene kengetaret e Kosoves qe u sabotuan programin. ne ferr ju dhe metodat tuaja manipulative per induktimin e mendjeve te shqiptareve te thjeshte! Rrofte Shqiptaria
Nje shkrim/koment i pasakte, i papershtatshem, i ndertuar me analogji false dhe mbi te gjitha qellimisht i tille. Italianet na kane pushtuar per tre vjet dhe askush nuk e mohon kete, por serrbet kane pesembedhjete shekuj qe kane bere gjithcka per te na zhdukur si race. Shembulli me i fresket eshte ai i pesembedhjete viteve me pare kur tentuan gjenocid ndaj nesh.
Sigurisht, qe cdo gje e ka nje fund dhe duhen ndertuar ura te reja, por urat duhen ndertuar mbi troje te qendrueshme e themele te forta. e kete duhet ta bejne te dyja palet. Ndersa ne qarravitemi me fshirje kujtese –fundi i cdo kombi fillon me humbjen e kujteses–serbet kembengulin ne sundimin e dy milione shqiptareve si e drejte e tyre “legjitime(?!)” dhe refuzojne te drejten e tyre per vetvendosje.
Mbi nje miliard euro mallra me stampen e Serbise shiten neper dyqanet e Kosoves, megjithe thirrjet e herepashershme te Vetvendosjes, per ti bojkotuar mallrat serbe, perseri kosovaret, preferojne te blejne serbisht.
Megjithese “patriote” shqiptare te Kosoves ketu ne perendim, kur i afrohet ndonje boshnjak sanxhakli, harrojne qe une bashkebiseduesi, nuk e di gjuhen serbe, por aq i ben dhe fillojne te flasin serbisht, sikur me zorr kane pritur dike qe flet serbisht.
Doni te jeni patriote? Shume kollaj, mbylleni kufirin me Serbine, hidhini ne plehra ato mallra serbe qe konsumoni cdo dite, me deshiren tuaj.
Patriot onlajn nuk ka, por ka patriote qe bejne cdo dite dhe japin cdo dite, djersen e tyre per vendin e vet.
Dihet tragjedia Came, dihen masakrat e Napoleon Zerves, mbi popullsine came, por asnjehere nuk arritem te zbrapsim kulturen greke, se kultura eshte ajo qe lidh popujt.
Edhe greket skane kerkuar asnjehere falje, atehere cfare te bejme, te bejme patriotin?
Ramadan Krasniqi mund te ishte patriot, po te rradhitej ne rradhet e UCK, por jo ai preferoi ti kendoje tallavase.
Le ta jape gjysmen e pasurise Dan Krasniqi, per ato familje deshmoresh, qe skane buke te hajne, per mbi 40 ish luftetare qe vrane vehten, mbas luftes, se luftuan dhe me ne fund, skishin te ardhura ti ngopnin barkun me buke femijeve te tyre dhe gjeten rrugen e vetvrasjes, per ti shpetuar turpit.
“Patriote” onlajn, ju mund te na tregoni masakren serbe ketu onlajn, por dje u fshehet si minjte dhe dolet me rroba te vjedhura te UCK, per te treguar se jeni Luftetare, por qe asnje dite nuk ja bete bam.
Zdravko Colic, nuk ka pse te kerkoje falje, se ate lufte nuk e beri ai, por falje duhet te kerkoje udheheqja e Serbise, por ju kosovaret cfare beni?, jo qe nuk kerkoni qe keta te kerkojne falje, por shkoni dhe takoheni me serbet, duke e ndihmuar realisht Serbine, te integrohet ne strukturat europiane.
Ju “patriote” onlajne, perse nuk dilni ne demonstrate masive dhe te ndaloni parlamentin tuaj, te mos ratifikoje Gjykaten qe europianet duan te ngrene, per te burgosur per krime lufte, luftetaret e UCK, ata qe luftuan denjesisht dhe qe patriotizmin nuk e kerkuan, per te bere deklarata onlajn, por luftuan dhe fituan, por qe u pishteruan nga ju “patrotet” onlajne te faqeve te gazetave.
Shqiptare quhemi qe te gjithe ne, qe flasim gjuhen shqipe!!?
Dikujt ne Shqiperi nuk i ben pershtypje,se Zdrafko ben nje vizite ne ket vend,dhe impresionohet nga pritja qe i behet nga te ftuarit!!
Dikujt tjetr,perseri te gjuhes Shqipe ne Shqiperi nuk kerkon te degjoi muzike Angleze,sidomos Amerikane,qe i kemi pas inat ter jeten,sepse keshtu na mesonte Xhaxhi Enveri,keshtu na mesonte edhe per Serbet qe ti urenim,por ama neper radiot degjoheshe vetem Pozdravi,qysh nga shkodra deri ne Vlore se saranda kishte qef me teper Greket??
Bile bile muzikes Kosovaret i japin sensin e firsamonikes te Sllavit,pavarsisht se kendohet shqip!!!Pra ju pelqen Ky sens se ju tingellon bukur firsamonika,por nuk u pelqen te thone se esht muzika e Serbit????Pra jan integruar ne muziken e sllavit e nuk arijn te integrohen ne shum shoqeri te Krishtera,qe ideologjikisht kundershtohet politika,por qe nuk arijn te kuptojn se kudo ne vendet Europiane hasin te njejtat probleme,ate te integrimit ne kulturen e Krishtere!!Kosovaret jan emigrantet me pak te integruar ne gjith Europen,prandaj esht edhe dallimi midis shqiptarve te shqiperise dhe atyre jasht shqiprise!!
Nje Serb po te shoh nje njeri ne rruge e fut brenda ne shtepi,kurse ne Kroaci,slloveni as ste hedh syte si nje qen rruge!!Miqesine e ruajne e jo si nacionet e tjera,pra po te beri shok,nuk te heq dot nga tavolina!!Ka edhe Kosovare te civilizuar,por shum pak,!!
Per kosovaret e vetmja menyre per tu larguar nga urejtja nacionale,esht vetm integrimi ne kulturen Europiane,si e vetmja mundesi afrimiteti me komshinjte e tyre serbe!!
Se me kujtove 4 Shkurtin. Gjyshi im ka qene 12 vjec atehere dhe i mban mend mire banditet (SS-et) kosovare te komanduar nga Xhaferr Deva kur kane pushkatuar pa gjyq ne avlli te shtepise tre burra nga lagjja e tij vetem per te marre hak per vrasjen e vellait te Xhaferr Deves nga Myslym Keta dhe Adnan Qatipi (ca Sinanaj te atyre koheve/po qe vrisnin per ideal dhe jo para).
Gjyshi im vdiq nje patriot i paepur i ceshtjes kombetare dhe nuk i ka urryer kosovaret asnjehere edhe pse pa tmerr me sy kur ishte 12 vjec.Edhe neve na ka edukuar me frymen e dashurise per Kosoven dhe ka pasur ne bibloteken e tij modeste mbi pese apo gjashte vellime mbi ceshtjen kombetare.
ATE QE GJYSHI NUK TA KA THENE
Gjyshi yt ka pare masakren e 4 shkurtit, ju ka edukuar me ndjenjen e vellazerimit mes dy popujve sa te ndryshem aq edhe te pa bashkueshem shqiptare e kosovare.
Gjyshi yt ka ndjere deri ne kocke egersine e Xhaferr Deves, mbi te pa fajshmit tiranas, te ushtruar me mercenaret kosovare te Prizrenit e Gjakoves.
Gjyshi yt paska luftuar si patriot per çeshtjen kombetare dhe ju paska lene ne trashegimi pese volume qe flasin per kete.
Por gjyshi yt nuk ju ka edukuar qe barren e “çeshtjes kombetare”, ne terma ekonomike, ta paguajme ne shqiptaret.
Nuk ju ka edukuar qe te futet ne borxh nje popull i tere, per dekada qe vijne, per te paguar Rrugen e Kombit nje miliard e treqind milione euro.
Nuk ju ka edukuar qe te realizojme deshirat e Ramushit te Harese se Madhe, per te ndertuar nje hekurudhe qe lidh Kosoven me vendin tone, nje linje te tensionit te larte, ti falim nje qytet te tere si Shengjini, me Portin dhe plazhet e tija.
Nuk ju ka lene trashegim gjyshi yt patriot qe ti nenshtrohemi votes se kosovareve per te sjelle ne pushtet ne vendin tone Sali Berishen e te tjere serbo-malazeze te fshehur, nen parullat e “çeshtjes kombetare”, per te shkaterruar vendin tone.
Prandaj “temujin”–i i gjyshit patriot, nese te pelqejne kaq shume kosovaret, merri ne shtepine tende e mos i shto halleve tona edhe dashurine per ta, qe ta la trashegim gjyshi i perflijuar per “çeshtjen kombetare”.
Mendim me siperfaqesor sikur ky ka kohe qe nuk e kam lexu. Si duket e ka shkru ne kafen e çamit me muzik e ndonje uzo intus.
Ta krahasosh pushtimin italian para 70 viteve me gjenocidin serb 20 vjet me pare e qe filloi 100 vjet me pare esht me afer idiotizmit qe sa arsyes.
sa cekt esht “gazetari” duke i krahasuar gjermanin me francen.
gjermania dhe franca i njohin luftrat midis tyre. Sot i mesojn edhe ne shkolla qe mos ta harrojn tmerrin e shekullit te kaluar. E kur i pranon nje komb krimet e veta , pa ia diktu dikush, mund te fillon afrimi e pajtimi !!
Fundoset perfundimisht “gazetari” me krahasimin e sulmuesit gjerman Rummenigge !? Je ne terezi ??? 30 vjet pas lufte perkulet kanzlari gjerman Brandt ne gjuj para permendores qe kujton luften e gjermanve ndaj polonise dhe ndjehen e sillen edhe sot te turperuar ndaj te kaluares vet. E mos te flasin per pergjegjesin qe ndjejn gjermanet per krimet e qe nuk i ka bere gjenerata e sodit.
nje çifut kish deklaruar me nje humor te zi se kemi patur “fat” qe i kan bere gjermanet krimet ndaj nesh e jan edhe sot te pergjegjeshem ndaj te kaluares vet dhe na perkrahin e na ndihmojn pa e patur per obligim.
kur te ndodh kjo ne Serbi esht bere hapi i pare per afrimin e popujve kojshi. Kjo esht renditja e duhur. Njeher te reflektojn ata e te ndjen pergjegjesi e turp. Po kjo as qe duket ne horizontin serb.
Nga dembelia nuk mund te krijohen marredhenia te shendosha ne mes te Shqiptareve e Serbeve. E injorimi qe bejm ne sot mbi gjenocidin serb ndaj nesh, nuk esht perendimore apo zemergjere po veq prej demelise sone !!!!
Ndoshta e kan njoftuar Zdravkon per bojkotin e kengetareve SHQIPTAR e fillon me reflektu. Ndoshta e pengon Zdravkon qe shteti i ti e bllokon Kosoven ne qasjen e sporti e artit ne arenen nderkombetare ku nuk mund te marrin pjese artistet e sportistet Shqiptar nga Kosova. Po flasim per sport e art , hiq me shum. Qe reflekton Zdravko dhe reagon per te miren e njerezimit ka bere mir tvKlani qe e ftoi dhe ben mir artistet Shqiptar qe e bojkotuan e gjithe ‘perfshi edhe Zdravkon, bejm nje hap perpara.
A nuk mundet, qe pendimi te filloje nga kultura?.
Franca dhe Gjermania, nuk u pajtuan, me mbarimin e luftes, por u deshen mbi 40 vjet bashkepunim, qe si fillim, ishte thjesht spontan ne kulture dhe qe u konsolidua, me afirmimin e bashkimit europian.
Nje Zdravko i panjohur diku ne Serbi, smund tja u mbushe mendjen serbeve, se shqiptaret nuk jane si mendojme, por nje Zdravko i mahnitshem per zerin e tij, mund te degjohet shume, per pritjen dhe kulturen e shqiptareve.
Ne fund te fundit, skemi ku ti cojme dhe skane ku te na cojne, keshtu me mire te jemi fqinj ne paqe.
Larg qoft mos te deshiroj paqen e jam poashtu ne anen tende qe kultura mund ta bej hapin e pare , te nevojshem per paqen e te gjithve.
Nuk e gjykoi ftesen per kengetarin apo preferencat e kujtdo qofshin. Jam lind e rrit ne gjermani ku qe nga kopshti i femijve edukohet toleranca e sidomos per perfitimin qe e ben shoqeria nga te huajt e ne kete rrast nga nje kengetar i cili ka adhurues ne Shqiperi. I ka edhe ne Kosove, sigurt ,edhe pse per momentin nuk duket. Esht apsolutisht ne drejten e secilit te pelqen at qe do.
Po reakcioni nuk me pelqej te disa komentues qe fyn ne baza krahinore kur dihet se budallalleku nuk ka prejardhje gjeografike. Ka shqiptar ne x-qytetin e Kosoves qe e enderron kthimin e serbise sikur qe ka te tille edhe ne nje x-qytet te shqiperise qe e don poashtu nje tjeter ide apsurde. Kan drejt te enderrojn qka te dojn. Popullin e Kosoves duhet me e kuptu se ka qen i shkelur me gjenerata te tere. A mendon se ky pushtim e nenshtrim nuk na ka len me pasoja ??? Don edhe shum kohe deri e keputim kerthizen me serbin sepse ata neve na kan mbajt te pushtuar ne koke e jo me arme. Lufta ne 98-99 esht e njohur po dekadat perpara ,jo. Ne opinion dihet tash varesia energjetike e kosoves ndaj serbis qe ne kete vit ka filluar te shkeputet.pse ? Te gjith e dim dhe esht tjeter teme. Ne gjdo sfere serbia ka kriju varesi e kjo ndjehet edhe sot tek mallrat deri ne kokat e njerezve. Asnjeher nuk e kan par Shqiptarin si te barabart po veq si skllav ndaj cilit nuk duhet me u sjell mire. Paranojat qe jan kriju ndaj “gardianit serb” nuk jan luks po rezultat.
nuk esht larg ai debati i famshem ne parlamentin serb ku nje deputet serb ben hapur pyetjen: ku shkuan 100 milion dollar per destabilizimin e shqiperise? Pergjigjeja ishte: a nuk po e sheh si po digjet Shqiperia!! ( 97.) Sepse nje shqiperi e dobet e dobeson edhe detyrimisht kosoven dhe kryn serbia me leht “hesapet ” me shqiptaret e kosoves. Poashtu sikur 98.qe kishte te vetmin qellim ti keputet luftes se uçk-se baza e mbeshtetja e Shqiperise. Shqiperia ishte poashtu ne luft me Serbin sikur Kosova. Pak kush e din kete e pak njerez nisen nga kjo .
dola pak nga tema per artin po u mundova shkurt e me nje fjalor te kufizuar, te tentoj te spjegoj pse nuk esht terheqja e kengetareve idiotizem po nje drejt e tyre shum e kapshem karshi kritikave qe nuk kishin aspak mirekuptim dhe kaloi ne fyrje krahinore.
Afrimi e pajtimi duhet patjeter te ndodh. Po une mendoj qw duhet me shku me nje renditje sikur qe ndodhi mes gjermanis e frances apo izraelit. Po me nje Serbi qe haptas ka pretendime teritoriale si duhet te sillemi. Kur te kuptojn ata qka kan bere ndaj popullit Shqiptar ather fillon hap i pare e ndoshta koncerti i rradhes dikund ne kosove.
Te pershendes
Masakrat serbe fillojne me 1877 me cfarosjen dhe shpernguljen e popullsise se qytetit me te rendesishem shqiptar qender vilajeti,Nishi e rrethinat,Sanxhak,JeniPazar,deri me masakrat e 1999-es,.Zerat e zdrafkos,lepa brenes jane per shqiptaret si zerat e sirenave te Odiseut.Kush pelqen ulerimen vajtuese te ujkut i kujtoj perrallen e miut te vogel budalla,qe pelqente per dado vetem macokun.
Sa jane shkruar per shtetin serb jane te verteta.kane bere masakra sa jane lodhur me ne.krime qe nuk ka det ti laje,se lumi nuk del.sot qeveria e Kosoves bisedon me ta packa se nuk ka treguar se ku jane eshtrat e te zhdukurve,kush jane kriminelet e luftes,ekzekutoret,perdhunuesit.qeveria e shqiperise bisedon me serbine packa se kjo e fundit nuk i dorezoi as harten e vendosjes se minave gjate genocidit te 98-99,nuk kerkuam prej serbise te paguaje demshperblim per tokat e minuara,njerezit e vrare e te sakatuar brenda territorit administrativ te republikes se shqiperise.por gjithashtu eshte e vertete qe tashme ngrihemi e bertasim pse erdhi ne tirane bregovic apo colic.dhe inatin e kemi pse nuk kane kerkuar falje per krimet e serbise.nese nuk do ishin ballkanas mund t’u vihej faj,por ketu nuk funksionon njesoj si ne france.mund te kerkonin ndjese,po pastaj do duhej te kendonin te amfiteatri i liqenit.thuhet qe kane qene kunder bombardimeve te NATO-s.edhe Rugova qe kunder,jo vec kur ishte te Sllobo por dhe kur vajti ne Itali.mos te bejme patriotin me fjale,kur te tjeret e bejne me vepra.ne kohen e bombardimeve qytetare serbe u kapen perdore mbi urat e Danubit per te moslejuar shkaterrimin.e bene per vendin e tyre ndaj meritojne respekt.kurse ne marrim nje pjese te mire mallrash e ushqimesh prej tyre e bejme antiserbin kur ju mbushim xhepat me leke.