Reforma e pensioneve: A ka vërtet të humbur?

redaktor

Njerëzimi, historikisht, ka pasur një prirje për t’i përshkruar në terma katastrofike fenomenet që e ka të vështirë t’i kuptojë. Pikërisht, te ky moskuptim ose te kjo mosdëshirë për të kuptuar e kanë burimin edhe disa alarme sporadike se skema e re e pensioneve do të falimentojë. Ç’është e vërteta, skema e pensioneve deri më sot ka kryer një funksion shumë të rëndësishëm social, edhe përballë shtrëngesave të mëdha financiare dhe, ç’është akoma edhe më e rëndësishme, skema do mund ta kryejë edhe më mirë rolin e vet social si rezultat i reformës që hyri në fuqi në 1 janar 2015.

Argumentet e ngritura së fundi ndaj reformës mund të përmblidhen si më poshtë: si rezultat i reformës së pensioneve, 5% e kontribuesve do marrin pension të lartë, 15-20% do marrin pension sa për të jetuar normalisht dhe 80% do të marrin vetëm pensionin social. E kësisoj, sa u përket pensioneve, shqiptarët ndahen në të ledhatuar, të djegur e të përcëlluar.

Të gjitha këto argumente nuk qëndrojnë, por le t’i marrim me rradhë. Është absolutisht e pavërtetë se vetëm 5% e kontribuesve do të marrin pension më të lartë. Sipas formulës së re të llogaritjes, masa e pensionit për të gjitha fashat e pagave do të rritet, duke filluar nga 176 lek për pagat minimale, për të vazhduar me një rritje prej 2,132 lek për pagat mesatare e gjer në 4,641 lek për pagat maksimale. Për të qenë të saktë, kjo llogari është bërë për një pensionist mesatar me 35 vite të siguruara që del në pension gjatë vitit 2015, sepse në vitet e ardhshme, ndërkohë që pakësohen vitet e siguruara para 1994, rritja e pensionit do jetë edhe më e madhe. Kështu që, reforma e pensioneve i ledhaton të gjithë, sigurisht jo të gjithë njësoj, por në bazë të kontributit të derdhur. Sa për pretendimin se ata me paga të larta do dalin të humbur, se në total paguajnë më shumë nga sa marrin, po, është e vërtetë, ashtu siç është e vërtetë që ata me paga nën mesatare marrin më shumë nga sa kontribuojnë në total. Quhet rishpërndarje dhe solidaritet dhe ndodh në çdo vend të botës.

Së dyti, të djegurit ose ata që kanë punuar në të zezë. Është e vërtetë që puna në të zezë është njëkohësisht një fatkeqësi ekonomike dhe sociale. Faji për këtë është i shtetit në rradhë të parë, por është edhe i individit që pranon të punojë në të zezë, ashtu siç është edhe i punëdhënësit që nuk siguron punonjësit e tij. Të gjithë këta individë, që kanë punuar ose punojnë në të zezë, rrezikojnë të mbeten pa asnjë të ardhur në pleqëri. Falë reformës në pensione, të gjithë këta do mund të përfitojnë pensionin social, i cili për vitin 2015 do të jetë në masën 6700 lek. Pa reformën s’do përfitonin asnjë të ardhur, kurse me reformën garantojnë minimumin jetik. Të thuash se këta që s’përfitonin fare, tani përfitojnë dhe janë të djegur si rezultat i reformës nuk është serioze.

Nga ana tjetër, qeveria e ka shpallur formalizimin e tregut të punës si aksionin kryesor të vitit 2015. Bërja e skemës së pensioneve më tërheqëse dhe rritja e punësimit janë hapat e tjera të nevojshme në këtë drejtim. Kështu që, është shumë e rëndësishme të kuptohet se mbledhja e kontributeve të paderdhura dhe formalizimi i tregut të punës janë dy rrugët e vetme që do të ndjekë qeveria për të rritur të ardhurat e skemës së pensioneve. Të gjitha pretendimet se do të rriten kontributet janë gënjeshtra dhe absolutisht të pavërteta. Merreni dhe lexoni ligjin, është miratuar që në 31 korrik 2014. Norma e kontributit për sigurimin shoqëror do të vazhdojë të mbetet 24.5% e pagës bruto nga të cilat 15% i paguan punëdhënësi dhe 9.5% punëmarrësi.

Së treti, të përcëlluarit ose ata që kanë paguar sigurime shoqërore deri diku në rregull dhe kanë paga më të larta se minimalja dhe më të ulëta se maksimalja. Këta do u ndëshkokan nga reforma sepse si rezultat i zëvendësimit të pensionit minimal me pensionin social do marrin pension 10 apo 15 mijë lek në muaj. Ky është pretendimi më absurd dhe i pavërtetë dhe mund të bëhet ose nga një individ që s’merr vesh hiç nga matematika ose s’do të marrë vesh. Po marr shembullin e një mësuesi të shkollës së mesme me 35 vjet sigurim, i cili del në pension në vitin 2015. Me këtë rast po sqaroj edhe si lidhet një pension, që të paktën ta kuptojnë ata që duan të kuptojnë.

Mësuesi i shembullit tonë i bie të ketë nisur punë në vitin 1980. Hapi i parë që duhet bërë për të llogaritur pensionin e tij është nxjerrja e pagës mesatare për çdo vit, pra nga 1980 deri në 2015. Sigurisht që paga e 30 viteve më parë është shumë herë më e ulët se niveli i çmimeve sot, ndaj edhe paga e çdo viti shumëzohet me një koefiçient indeksimi dhe jep atë që quhet bazë e vlerësuar. Për shembull, mësuesi pagën më 1994 e ka patur 6,400 lek. Për efekt të llogaritjes së pensionit kjo pagë shumëzohet me koeficientin 8.59, e kështu 6,400*8.59 = 55.000. Pra, kur llogaritet pensioni një mësuesi, paga e tij e vitit 1994 nuk vlerësohet aq sa e ka pasur atë kohë, pra 6,400 lek, por aktualizohet dhe vlerësohet si 55,000 lek. E njëjta procedurë ndiqet për çdo vit të siguruar. Pasi llogaritet baza e vlerësuar për çdo vit, nga ato derivohet baza mesatare e vlerësuar e një individi, ose me fjalë të tjera, paga mesatare e gjithë jetës së një individi. Pas kësaj mbetet vetëm që të zbatohet formula e llogaritjes së pensionit.

Në rradhë të parë, duhet theksuar se si rezultat i reformës janë ndryshuar edhe koefiçientët e indeksimit të pagave. Kësisoj, koefiçienti i indeksimit për vitet përpara 1994 është rritur nga 5.86 në 8.59. Për koefiçientët e plotë referojuni VKM-ve të datës 29 dhjetor 2014. Si rrjedhojë e këtyre ndryshimeve, baza mesatare e vlerësuar e mësuesit që morëm shembull rritet nga 37,054 lek që do t’i dilte sipas formulës së vjetër, në 57,240 lek që i del sipas formulës së re. Tani le të llogarisim pensionin sipas të dyja formulave.

Formula e vjetër e llogariste pensionin si pension bazë plus një shtesë prej 1% të bazës mesatare të vlerësuar për çdo vit të siguruar. Pra, P = 12,024 + 35% *37,054 = 24,993 lek. Aplikimi i tavanit sipas të cilit pensioni maksimal s’mund të jetë më i lartë se dyfishi i pensionit bazë, pra 12,024 x 2, na jep pensionin 24,048. Shtojmë edhe kompensimet prej 500 lek dhe përfundimisht pensioni i një mësuesi të shkollës së mesme sipas formulës së vjetër është 24,548 lek.

Sipas formulës së re, pensioni llogaritet si pension social plus një shtesë prej 1% të bazës mesatare të vlerësuar për çdo vit të siguruar. Pra, P = 6,700 + 35% * 57,240 = 26,734 lek. Në ndryshim nga formula e vjetër këtu nuk aplikohet asnjë pension tavan dhe mësuesi i shkollës së mesme do të marrë një pension prej 26,734 lekësh.

Si përfundim, një mësuesi me 35 vite sigurim formula e vjetër i jep një pension 24,548 lekësh, ndërsa formula e re i jep një pension prej 26,734 lekësh, ose 2.186 lek më shumë. Dhe këta na qenkan të përcëlluar meqë pensioni u del dukshëm më i lartë?!

Cilido që pretendon se pensioni ulet apo ngrihet nga reforma dhe formula e re, duhet të bëjë një llogari të tillë për ta vërtetuar pretendimin e tij. Kushdo që bën deklarata absurde dhe të pambështetura në asnjë llogari të bërë, thjesht është duke gënjyer.

 

* Këshilltar i Ministrit të Mirëqenies Sociale dhe Rinisë

Share This Article
17 Comments
  • Natyrisht nuk mund te vihet dora ne zjarr dhe te gjykohet menjehere se Enkelejdi ka te drejte 100% ne kete artikull (megjithese nga ato qe shkruan duket sikur ka plotesisht). Por nuk ka dyshim se menyra e qete, me kalem ne dore, e zgjedhur per t’iu pergjigjur nje artikulli te nje apo dy diteve me pare, tregon kompetence dhe pergjegjesi e plote ne mbrojtje te problemit te reformes se pensioneve, qe me sa duket, ai mbulon si keshilltar i ministrit.
    Per mua, kjo eshte menyra se si debatohet ne shtyp per problemet e diskutueshme dhe autori meriton nje BRAVO te madhe.

  • REFORMA E PENSIONEVE ESHTE NJE PROPAGANDE BOSHE PER INTERESA VETEM TE SHTETIT E JO TE PENSIONISTEVE!!
    Te fituar nuk do kete njeri para 30-40 vjetesh,kur te hyje ne fuqi ligji i ri,ndersa te HUMBUR JANE……….. TE GJITHE PENSIONISTET AKTUALE QE MARRIN LEMOSHE NGA SHTETI,MEGJITHESE KANE KONTRIBUAR TERE JETEN PER NDERTIMIN E GJITHCKAJE NE SHQIPERI E QE ESHTE PRIVATIZUAR NGA MAFIA NE PUSHTET PER 24 VJET RRESHT!!!
    Cfare reforme eshte kjo kur ben fjale vetem per te MBUSHUR BUXHETIN E SHTETIT ME KONTRIBUTET E SIGURIMEVE SHOQERORE???
    REFORMA E VERTETE eshte atehere kur:
    -NDREQEN TE GJITHA SHRREGULLIMET,PADREJTESITE,DISNIVELET,PREFERENCAT,KUNDERSHTITE APO DUBLIMET qe kane ligjet dhe VKM me njeri tjetrin!
    Shembull i gjalle per te ilustruar keto qe them jane LIGJET DHE VKM qe trajtojne PENSIONET E PARAKOHESHME te ish ushtarakeve!!
    Ligjet dhe VKM per kete shtrese ,qe nga 1991 e deri me sot jane ndryshuar e amenduar mbi 50 here,gjithnje duke ulur perfitimet tona te fituara nga ligjet apo VKM e meparshme!
    Kulmi i padrejtesise kriminale eshte fakti qe per 3 vjet rresht:1996 deri ne 1998,qeverite Berisha dhe Nano &CO nuk na dhane asnje lek pension duke shkelur hapur nenin 52/2 te KUSHTETUTES qe thote:
    -” Kushdo,kur mbetet pa pune per shkaqe te pavarura nga vullneti i tij dhe kur nuk ka mjete te tjera jetese,ka te drejten e ndihmes ne kushtet e parashikuara me ligj”
    Dhe ky ligj per ne ushtaraket eshte ai me nr.8087,date 13.03 .1996,qe nuk eshte zbatuar qellimisht nga te gjitha qeverite deri me sot per kete periudhe .
    Eshte cinizem i ulet fakti,qe pensionet e parakoheshme te ish ushtarakeve,qe filluan te jepen pas 1 janarit 1999,bazohen pikerisht tek ky ligj nr.8087,date 13.03.1996,por pensionin e pa paguar ndaj nesh te ketyre 3 vjeteve NUK NA E KANE PAGUAR,bile as gjykatat ne pergjithesi te komanduara politikisht vazhdojne te mos na e njohin kete te drejte ligjore!!
    Jo vetem kaq,por ne vitin 2009,Sali Berisha me nje ligj FASHIST nr.10142/2009 na i uli pensionet e parakoheshme 50%,nepermjet RILLOGARITJES ANTI NJEREZORE te pensionevete parakoheshme .
    Ndonese Gjykata Kushtetuese me VENDIMIN E SAJ NR.33/2010,beri interpretimin ligjor se si duhej zbatuar neni 29 i ketij ligji,duke theksuar se ,
    -“NE ASNJE RAST NUK LEJOHET QE TE KRYHET NJE RILLOGARITJE QE DO TE CONTE NE PERKEQESIMIN E SITUATES POZITIVE OSE CENIMIN E TE DREJTAVE TE FITUARA”,Sali Berisha,si ARMIK i ushtarakeve,nxorri per HAKMARRJE SHPELLARE Aktin Normativ NR.5/2010,qe hidhte poshte(KULMI I KULMEVE) kete Vendim te Gjykates Kushtetuese,bile na shpalli edhe debitor per 2 milion leke per person,qe vazhdojne te na i mbajne edhe pas 23 qershorit kur erdhi ne fuqi RILINDJA PS-LSI!!!
    Edhe gjykatat e ndryshme vazhdojne te mbrojne kete SHKELJE KRIMINALE TE VENDIMIT TE GJYKATES KUSHTETUESE NGA NJE LIGJ I ZAKONSHEM,qe qe ka cuar ne mohimin e plote te te drejtave tona si njerez!
    Ja per keto NDYRESIRA duhet bere REFORMA,zoti Rama e jo per PERRALLA ME MBRET, per pas 30-40 vjetesh kur ne te kemi vdekur!

  • Enkelejd! Ja ke fut kot plako! Pse?
    E para-Ke mare si shembull mesuesit e shkolles te mesme, ata me rroge me te larte.E dyta, ke mare pagen bruto Ne ligj nuk flitet per page bruto, por per page neto, e cila eshte jo aq sa thote autori por me e vogel. Megjihate, mesues dhe aq me shume mesues te shkollave te mesme ka pak ne Shqiperi. Llogaria behet per pagat qe dominojne. Ato nga 20 000 leke deri ne 45 000 leke neto. Dhe keta jane pjesa derrmuese e shqiptareve.
    Sepse nga rreth 500 mije persona qe sot derdhin kontribute vetem 34 mije jane mesues, pra rreth 6.8 % te atyre qe kontribuojne ne skeme. Po shtojme ketu edhe mjeket e nepunesit e tjere me paga mbi 50 mije leke po themii rreth 50 mije vete mund perfitojne nga ligji i ri. Dhe keta jo aq sa llogaria e bere nga autori, pasi i kane pagat neto me te ulta se mesuesit e shkollave te mesme.
    Dhe sipas ketyre llogarive, rrethe 90% e te punesuareve dalin me humbje. Do t’u dale pension me i vogel se atyre qe kane dale ne vitin 2014, me te njejten rroge.

    • Billy, ku e ke lexuar qe eshte paga neto?? Ne ligj eshte shprehur qarte qe eshte paga mbi te cilen paguhen kontributet. Dhe mesa di une kontributet llogariten dhe paguhen mbi pagen bruto.

  • PRRALLA ME NASTRADIN.
    I NDERUAR KESHILLTARE I MINISTRIT, SHUME MIRE PO I RENDIT ATO E TE KA THENE SHEFI,POR PER CDO PERSON SADO I VERBUAR QE ESHTE JANE ASHIQARE TE KUPTUESHME QE KJO ESHTE PROPOGANDE. MOS MERR PER SHMBULL NJE MESUES TE SHKOLLES SE MESME POR MERR NJE PUNETOR TE THJESHTE QE ASHTU SI PARAARDHESI JUAJ FAMKEQI BERISHOVIC EDHE JU VAZHDONI TI KTHENI PUNETOERT NE SKLLEVER. E KAM TA QARTE SE JU NUK DO TA PRANONI, POR JU BEJ NJE PYETJE SA ORE NE DITE PUNON NJE I ASHTU QUAJTUR PUNETOR (skllav) NE SHQIPERI, SA ORE JAVORE PUNON KY PSEUDOPUNETOR, PSE E SHKARKONI TEK PUNETORI PAAFTESIN TUA PER TE VENDOSUR LIGJIN PER ORARIN E PUNE,PER PAGESEN ETJ PSE LEJONI QE TE GJITHE SKLLAVOPRONARET TE PUNOJNE ME DY BORDERO.

    • Kini shumë të drejtë “feniks”? Shumë të drejtë! Arsyetimet tuaja qëndrojnë plotësisht? Por më duket se kishim dhe ka mundësi të kemi përsëri qeveri antiushtarake!? Kjo do të jetë e turpshme për një ministër si Erion Veliaj me të dy prindërit ish-ushtarakë!? Madje neve e keqja më e madhe na ka ardhur nga pinjollët e ushtarakëve!? Mjafton të kujtosh pandeli majkon dhe zana xhukën? E mbani mënd,majkua na ngopte me premtime dhe pastaj bënte të çuditurin!? Nuk kam shumë besim se mund të ndryshojë ndonjë gjë? Filozofia e sali berishës ishte qindpêrqind antiushtarake ndërsa e këtyre të tjerëve bukuria e premtimeve dhe hipokrizia??? Shoqata e vjetër e ushtarakëve ishte komplet e shitur etj.etj? Nuk veproi kurrë si mbrojtëse e interesave të ushtarakëve por bënte zhurmuesin “gjoja”??? Ka fakte të shumta për këtë!?? Nderime!

  • Me ne fitojne te gjithe.
    Po cfare fitojne ?
    Nje lesh.
    Po Feniksi?
    Te drejten te votoje per ne.
    (pjese nga intevista e sharlatanit dhene per agjensine mashtrimi i madh.

  • Shoku feniks ke shume te drejte persa i perkete problemeve te ish ushtarakeve qe jane presekutuar nga Sali Berisha dhe qe po i presekuton qeveria e 23 qershorit me ligjet e Sali Berishes sa qe ushtarakeve ne rezerve u duket diten dhe naten sikur eshte ne qeveri Sali Berisha sepse jo vetem qe ju eshte ulur pensioni 50-60% por jane dhe debitor nga 2milion kujt i eshte bere rillogaritja me perpara dhe 3 milion e me shume kujt i eshte bere rillogaritja tani kohet e fondit,apo atyre qe dalin tani ne pension e nxjerin debitor edhe me shume dhe te gjithe pa perjashtim paguajne apo u mbahet nga pensioni 20%,te cilen ka mundesi te mos arijne ta paguajn depitorllekun spse duhet mbi 15-20 vjete qe ta paguajne dhe ndonjeri munde te vdese per arsye moshe apo shendetesore dhe do iki ne ate bote duke lene borxhe pa paguar ose do ja lene ne qafe femijeve qe nuk kane te siguruar veten dhe nuk dine se ku jane e si jetojne ne kete kohe te veshtire. Per kete ka detyrim qeveria e 23 qershorit dhe Edi Rama se keshtu na premtoj ne fushat dhe na tha ,juve ushtarakeve nuk ju premtojme,sepse e kemi detyrim!!!Po ku eshte detyrimi qe kane???Te na lene te presekutohemi nga ligjet e Saliut deri sa te vdesim!!!!??? Persa i perket skemes se re dhe menyres se llogarirjes,te maresh cilindo person qe mund te dale ne pension nga 2015 pensioni i llogaritur dele me i larte se sa pensioni po te llogaritet me skemen e vjeter,qe eshte i ulet prap ne krahasim me kushtet dhe cmimet e kohes ,apo krahasuar me pensionet e vendeve te tjara, ka vend per tu korigjuar ne te ardhmen,prandaj le te futemi nje here me sistemin e ri ku do te mari dicka me shume cdo person qe del ne pension apo ata qe do marin pension asistence qe dhe kjo duhet pare me kalimin e kohes te korigjohet e te ritet.Problemi madhorper skemen e sigurimeve shoqerore eshte punesimi dhe sigurimi i detyrushem i cdo personi te punesuar,ritja e fuqise punetore si rezultat ritja e sigurimeve shoqerore,lufta ndaj korupsionit,lufta kunder punes ne te zeze,kjo do sjelli ritjen e te ardhurave per sigurimet shoqerore qe do te coje dhe ne ritjen e pensioneve duke filluar qe nga pensioni asistence prej 6700 l/m qe eshte tani .Z feniks dil me emrin tend se nuk te denon njeri per ato qe shkruan se te verteta jane.

    • Që në fillim kuptohet, qartë nga shëmbulli që shqyrton që nxjerr në pah që ka shumeë të humbur. Shikoje me kujdes ligjin dhe në përmbajtjen e tij kryesore nuk pasqyron një reformë totale të pensioneve, por vetëm arnime të ligjeve të mëparësheme, që nuk i citoj një nga një se nuk i interesojnë askujt. Nuk ka riparime të ligjeve apo akteve nën ligjore të pëparëshëshme, e mundohesh të intepretosh vetëm koficientët vjetorë të indeksimit. Por ju e dini ose ndoshta e keni dëgjuar se pensionet që erdhën nga sistemi i kaluar ( e ato ishin të mjaftueshëm për të jetuar një pleqëri të mirë , pamvarsisht defekteve të sistemit, që asnjë nuk e dëshiron t’i dëgjojë as emrin) u shfleftësuan ose u rritën aqë sa e gjykonte njëra qeveri apo tjetra, gjoja duke nxjerrë akte të ndryshme nën ligjore në zbatimit të Ligjit 7703. Asnjë prej tyre nuk është sa pensioni i sotëm maksimal. Po kështu shtrohet pyetja: -si nuk ka të humbur kur sipas shëmbullit që merr ti , (ose “Demka” që ta ka shkruar artikullin) mësuesi me llogaritjet e reja më 1 janar 2015 merr 26,734 lek, ndërsa me llogaritjet e vjetra ai do të duhet të merrte 24,548 lek.Pra ti thua që në se mësuesi do të delte më 31 dhjetor do merrte më pak 2.186 lekë, vetëm se nuk ka punuar edhe natën e 31 dhjetor 2014 e festoi Vitin e Ri. Si punë e këtij mësuesi janë me mijra që do të dalin në të ardhmen në pension, e përfitojnë nga kjo rritje cdo vit, ndërsa armata e sotme e pensionistëve do mjaftohen me një rritje vjetore, e barabartë me “inflacionin” prej 2 %, duke mbetur më një diferencë që do rritet progresivisht ndaj pensioneve që do të dalin të reja, mbas datës 01.01.2015. Pse e hoqët pensionin maksimal, kur dihet se atë e kanë përfituar shumë pensionistë dhe nuk ishte gabim, që ai që kishte pensionin maksimal, edhe në ardhmen të gëzonte po pensionin maksinla, pamvarshit sa do ishte ai. Ju kështu shvleftësoni përsëri punën e kontributin e dhënë deri më sot nga ata që kanë punuar e kanë derdhur kontrbute aqë sa kërkonin ligjet e kohës.Pse e hoqët të drejtën e rritjes të pensioneve gjatë viteve relativisht të mira të ekonomisë, ( mund ta hiqnit vetëm në vitet elektorale p.sh. që të mos kishte ndikimet politike). Cfar është një rritje per vetëm 2 % në vit? Ajo me një shifër që e dinë të gjithë, është më pak se 500 në muaj, ose 6.000 lekë në vit. Pra ju po varfëroni më tej pensionistët, në vënd që të forconi ligjet e kërkesat përr ritjen e kontributeve e forcimin e eknomisë, që të përballoni rritjen e pensioneve, ashtu sic bënë paraardhësit tuaj, berishianaë, që i vunë kazmën cdo gjëje të mirë që kishtë ky vënd deri në degradimin e njeriut shqiptar.

  • ky zoteria ka mare shembull mesues me roge 6400 lek por me qellim ka haruar nje ish kooperativist i denuar rende atehere denohet prap tani me rende akoma ja pse mor enkelej Roga e koperativistit ishte 700 lek cfar llogarie do besh me kete roge e nje fshatari qe sot mbush 65 vjet dhe ka punuar 30 vjet me page 700 lek po ata qe kane punuar ne punishte uzina e fabrika tezgjahe dhe lesh punuese me roga 3500_4000lek cfar pensioni i jep mor zoteri me pordhe u ngopem po genjyet keshtu as 2 vjet nuk do mbushni dhe do thyeni qafen se pesionistet vendosin per vote ket mos e haroniiii NA MER SHEMBULL MESUESIT PO TE TJERET HYT MASHTRIME!

  • Shqiptaret skane aspak te drejte te flasin tani per pensionet, se jane vete fajtore per gjendjen e tyre.
    Do ti jepja te drejte ndonje populli te pashkolluar, ne ndonje vend te humbur te Afrikes, por jo shqiptareve, qe arsimin per te gjykuar dhe kontrolluar e kishin, institucionet e konsoliduara me personel te kualifikuar ne vite e kishin, por cfare bene shqiptaret, ju pelqyen parate ne dore dhe duke u bere skllever me deshiren e tyre, duke mos menduar se vjen nje dite dhe e shef vehte mbi te 50-tat dhe fuqjia e semundjet, fillojne te mposhtin.
    E them kete se edhe ketu ne Gjermani une po perballem me njerez trutrashe, qe preferojne para ne dore.
    E shifnim me syte tane katastrofen ku po shkonim, por e mbyllem gojen, se e keqja dukej sikur sna kishte prekur bythen tone, por harruam se perballja me kete problem, eshte kolektive, na prek te gjitheve.
    Prandaj them, skemi te drejte, se e mbyllem gojen atehere kur duhej te ulerisnim dhe te ndalonim masakren qe na shkaktuan hajdutet kriminele.

    • Ti je nje nga ata qe NUK DUHET TE FLASIN,o “HORR…”!!!
      Kush je ti qe e ve veten mbi nje popull te tere???
      Ne se nuk ndjen se edhe ti je shqiptar,atehere me siguri duhet te jesh pacient i ndonje SPITALI PSIKIASTRIK,qe te kane lene pa ilace keto dite!!!
      Popujt jane TURMA,por duhen LIDERET qe t’i udheheqin!
      Pas 90-tes mbi popullin shqiptar u sulen KECEDRAT NGA TE KATER ANET E BOTES duke nxitur ANTISHQIPTARET E BRENDESHEM,ushtruan mbi kete popull TERROR te pa pare,gjoja lufte kunder FANTAZMES SE KOMUNIZMIT!!
      Dhe flamurin e moren ne dore jo ish te burgosurit,por bijte e ish komunisteve,qe edhe sot ulurijne kunder KOMUNIZMIT vetem e etem qe te behen te ptanueshem nga SISTEMI KAPITALIST!!!
      Pas 90-tes njerezit u flaken nga puna dhe u lane pa buke.
      Turma kriminelesh me krye kriminelin Azem Hajdari dhe komisarin “GEBELSIAN” Sali Berishen,ju sulen pasurise kombatare me UREN E ZJARRIT NE DORE duke shkaterruar e GRABITUR cdo gje ne emer te luftes kinder KOMUNIZMIT!!!
      Kur ndodhesh ne grahmat e fundit te jetes,pa buke,nen terror fizik e moral,doemos qe njeriu do mendoje te mbroje veten dhe femijet e jo te sulmoje!
      Agjenturat e huaja antishqiptare,mblodhen rreth vetes te gjithe ish AGJENTET E TYRE dhe filluan gjyewtine e shtrigave nen parullen:”KOMUNISTET NE LITAR”!!!.
      Sindikatat qe u krijuan drejtoheshin nga keta jenicere te agjenturave dhe ne vend qe te mbronin te drejtat e njerezve,mbushen tribunat politike dhe ulurinin pro KLIKES Berishiane qe erdhi ne sundim!!
      Sali Berisha per 23 vjet luftoi me te gjitha forcat per ta shkaterruar Shqiperine ne te gjitha drejtimet,qe nga ekonomia,historia,monumentet e kultures se lashte,minierat,fabrikat,uzinat e kombinatet,grabiten te gjithe ARMATIMIN DHE MUNICIONET E USHTRISE me vklere disa QINDRA MILIARDE EURO,aq sa sot ne buxhetin e shtetit nuk figuron asnje qindarke e futur nga shitja e tyre!
      Intelektualet shqiptare me ne krye artistet dhe mjeket u sulen te gjithe ne mbeshtetje te REGJIMIT KRIMINAL te Berishes,duke u shnderruar per 24 ore nga “KOMISARE TE PPSH-se”, ne “KOMISARE TE FASHIZMIT BERISHIAN”!!!
      Ne vitin 97-te populli ia dha nje shans te madh POLITIKES duke u ngritur ne kembe ne shporrjen e klikes tradhetare te Berishes,por te tjere TRADHETARE me Fatos Nanon erdhen ne krye,duke e lene popullin me gisht ne goje!!
      Shoqatat e ushtarakeve ne rezerve kishin ne krye njerez si Sami Mecollari,sherbetor i klikes se Berishes,ndersa ushtaraket qe u bene deputete ose ishin femije ushtarakesh,nuk bene ASGJE per kete shtrese te vuajtur tere jeten,por u moren me rehatimin e menderes se tyre!
      Ne 10 korrik 1995,pervjetori i fundit i festuar zyrtarisht i krijimit te Shtabit te Pergjithshem te UNCL,kam botuar ne gazeten “Zeri i Popullit”(jo me emrin tim) ,per here te pare nga ushtaraket, nje shkrim me titullin e madh:
      -“KU PO E CONI USHTRINE ZOTI PRESIDENT”!!
      Me kete ALARM TE PERGJITHSHEM i drejtohesha Sali Berishes,por qe me vone as PS-ja nuk beri gje per ne ish ushtaraket,qe sot rropatemi gjykatave per te marre te drejtat tona,por qe as PS-ja NUK PO NA E JEP!!!
      Po jetojme ne kohen e RRENIMIT TOTAL,ndaj ish ushtaraket jane te ZHGENJYER poltesisht nga qeveria Rama,se po merret vetem me pagesat e ish te perndjekurve,ndersa per ushtaraket HESHT!
      KJO ESHTE TRADHETI,ZOTI RAMA,qe nuk do ta falim kurre!!!

  • Ha…ha…ha….ha… mor te mjere ! Cfare merreni me qindarka ? Nuk shikoni se me rritjen e moshes per te dale ne “pension” , shoqeria i eshte kthyer “SKLLAVERISE” de facto ? Njerezit do te vdesin ne pune njelloj si skllavi dikur ?! Pra praktikisht njerezit jane kthyer realisht ne “vegla me ze” !?

    Qe kur levizja e te varferve me partite punetore dhe organzimet e tyre filloi presionin mbi “skllavopronaret” ne shekullin e 19 dhe vazhdoi me levizjet e shekullit 20 , shoqeria njerezore ne vendet e zhvilluara fitoi nje sere te drejtash lidhur me punen dhe pensionet !

    Me zhdukjen e ketij “presioni” , rrenien e Murit te berlinit , korruptimin e partive dhe sindikatave , shoqeria , edhe ne vendet e zhvilluara po shkon drejt zhdukjes se ketyre te drejtave dhe kthimit ne “skllaveri” reale ! Kjo lloj skllaverie reale , po implementohet nepermjet “ligjeve te nevojshme” , gjoja si ndryshime legjislacioni , duke e bere skllaverine de facto , por duke mos e shkruar ne Kushtetute !

    Njerez …o njerez , o skllever qorra , o vegla me ze qe llapni gjithe diten ! Mos doni valle kafazet e hekurta qe te kuptoni skllaverine ?

  • E kemi marre vesh se Sali Berisha eshte ARMIKU i ish ushtarakeve,por Edi Rama,qe na TRADHETOI DUKE NA MASHTRUAR,a nuk eshte njelloj si Berisha???

  • Gjykatat shqiptare japin vendime te nje aneshme me dy standarte!
    Gjyqtaret i interpretojne ligjet sipas urdherave politike dhe precedenteve te meparshem dhe jo sipas ligjeve!
    Kam studjuar me dhjetra vendime te Gjykates se Apelit Tirane dhe,ne pergjithesi verej se interpretimi i ligjeve ,Vendimeve te Gjykates Kushtetuese dhe KUSHTETUTES se RSH-se behet ne dy standarte!
    Ka gjyqtare ne Gjykaten e Shkalles se Pare ne Tirane dhe sidomos ne ate ADMINISTRATIVE te Shkalles se Pare Tirane,qe e shfaqin hapur URREJTJEN,qe kane per shtresen e ish ushtarakeve dhe ne vendimet qe marrin vihen re PA AFTESIA ne interpretimin e legjislacionit,SHTREMBERIMI I PERMBAJTJES SE LIGJEVE DHE VKM-ve,SHMANGIA ME QWELLIM E ASAJ PJESE TE LEGJISLACIONIT qe u jep te drejte ish ushtarakeve dhe mbeshtetja keq dashese tek ligjet e tjera qe nuk kane te bejne me personin konkret!!
    Ne shume raste Gjykatat e Apelit kane rrezuar vendimet e atyre te Shkalles se pare duke u dhene te drejte ushtarakeve,por te habit fakti,qe keta gjyqtare,qe marrin vendime te GABUARA,TE KUNDERLIGJESHME,TE NJEANESHME etj,si NUK KONTROLLOHEN PER CDO RAST NGA Ministria e Drejtesise,vete Kryetaret e tyre te Gjykatave dhe KLD-ja???
    Ne se gjyqtaret e dine se per cfare do lloj vendimi qe te marrin NUK I SHQETESON NJERI,atehere doemos qe do ta shtojne ZULLUMIN e tyre!
    Nje gjyqtar qe merr nje vendim te GABUAR o eshte i PA AFTE,o eshte i KORRUPTUAR!!
    Ne se do kontrollohen te gjitha vendimet e tyre,atehere te pa afteve do t’u jepet mase disipinore sipas shkalles se gabimit te bere deri ne perjashtim nga GJYQESORI ,ndersa per rastet e SHKELJEVE TE RENDA DHE TE KORRUPSIONIT t’u jepen DREJTESISE per SHPERDORIM DETYRE!!!
    Ne legjislacionin shqiptar,vecanerisht ne ato qe trajtojne pensionet e ish ushtarakeve,ka DEFORMIME TE MEDHA,DUBLIME DHE KUNDERVENIE TE NJE LIGJI TE MEVONSHEM NDAJ NJE TJETRI TE MEPARSHEM,ZBATIMIN E NJE LIGJI TE THJESHTE TE VOTUAR ME 71 VOTA kunder nje ligji te votuar me SHUMICE TE CILESUAR APO VENDIMET E Gjykates Kushtetuse!
    Nga Gjykatat shqiptare NUK ZBATOHET VENDIMINR.33/2010 I GJYKATES KUSHTETUESE,sepse ashtu kane qene urdherat politike te pushtetit kriminal te Sali Berishes.
    Por edhe sot e njejta gje ndodh,ndonese ne pushtet eshte qeveria Rama!!
    Ushtaraket jane trajtuar si te “NJERKES” duke shkelur hapur KUSHTETUTEN E RSH-se per kete qellim!!!
    Me kete kuptohet se shteti nuk funksionon dhe njerezit nuk mund te kene shprese tek nje shtet i VDEKUR PO I PA VARROSUR!!!
    Edi Rama dhe Ilir Meta i harruan shpejt premtimet qe bene per pensionet e ish ushtarakeve ne fushaten e fundit!
    Ne se do ekzistonte vullneti politik,,mazhoranca duhet te kishte shfuqizuar si ANTI KUSHTETUES AKTIN NORMATIV NR.5/2010 te Sali Berishes dhe te na jepnin te drejten e perfitimit te PENSIONIT TE PA PAGUAR PADREJTESISHT,qe nga 1 janari 1996 e deri me sot!!
    NDRYSHE TE GJITHA JANE DEMAGOGJI E SHTIRUR qe nuk e pranon njeri!!!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *