Sikur mos ishte inisiativë e kësaj qeverie për të ndërmarrë një reformë në ndarjen administrative e territoriale, askush nuk do kujtohej për këtë. Në debatin e nxehtë të politikës sot e 20 vjet me rradhë, është diskutuar pothuajse çdo gjë, por rrallëherë ato që kanë të bëjnë me thelb çështjesh tejet të mprehta dhe me efekte të jashtëzakonshme, për mirë ose keq, siç duhet të ishe reforma territoriale, por që shmangen ose lihen mënjanë si nga politika dritëshkurtër, tuhafe e krejt provinciale, e si nga media që nuk ka nge të merret me çështje që nuk prodhojnë lajme për ta mbajtur të përndezur miletin, zhveshur nga misioni për t`i shërbyer. Për afro 20 vjet me rradhë, me këtë ndarje aktuale administrative, Shqipërisë i është bërë një dëm i pallogaritshëm, ku veçohet katrahura urbane me degradimi ambiental, e korrupsioni natyrisht. Pas `97 qeverisja e majtë pati një barrë të rëndë, sidomos në ringritjen e shtetit të bërë rrafsh, si ata qytetet pas një tërmeti, e më tej rehabilitimin e një ekonomie tërësisht në falimentim. E ndërsa pati arritje, sidomos në klimën ekonomike, favorizuar dhe nga një situatë e shëndetshme globale e rajonale, me një kulm të ardhurash nga remitancat e emigracionit, ajo la pas dore reforma të një rëndësie akute, siç do ishte reforma territoriale, që fort mirë, mund të ishte pjesë e paktit Nano – Berisha, e asaj pranvere politike plot dashuri e konsensualitet. Nuk dihet saktësisht se përse nuk u ndërmor kjo reformë, e përfolur paksa në 2003, si e mundshme për t`u ndërmarrë, por në një analizë-sintezë, gjithsesi krejt sipërfaqsore, por jo krejt të paarsyeshme, qeverisja e atëhershme asnjëherë nuk arriti kuota kaq vizionare, që për ne shqiptarët, janë kokëçarje vetëm kur të vjen thika në palcë. E ndodhur në qeverisje në një kohë “leku ta madh”, Nano, ashtu si dhe Berisha në mandatin e parë, e panë ngushtësisht “suksesin” tek tregues të lartë konsumi e shpërthime hedonistike në stilin e të jetuarit të segmenteve të caktuara shoqërore, pa e çarë kokën për të nesërmen tej tyre. Shih sot, përveç reformës territoriale, pa të cilën nuk vlen asnjë lloj reforme tjetër, nuk ka domen të jetës shqiptare, që nuk ka nevojë për operacione të thella reformuese, ndërkohë që në 20 vjet, ca gjëra duhej t`u ishte vënë kapak, në kuptimin e rregullimit njëherë e mirë. Imagjinoni, fjala vjen, sa për mirë do gjykohej një qeverisje e një kryeministër, që pas 8 vjetësh do thoshte: ndoshta nuk arrita gjithçfarë planifikova të bëj, por të paktën zgjidha njëherë e mirë këtë apo atë çështje, sidozot atë të pronës për shembull. Ja, një të tillë nuk na e thotë dot Berisha. Deri diku as Nano. Nuk e dimë nëse do na e thotë Rama.
Po kete fytyre nga ndonje anije e mbytur e keni nxjerre?!
per here te pare reforma eshte bere ne 1992 me vone per shkek te ndryshimeve te popullsise sigurisht qe duhej bere nje riorganizim. nje tentative eshte bere nga qeveria Nano por nuk u pranua per interesa meskine te partiakeve lokal.
Ka patur dhe propozime per kete une po ju jap nje shembull te botuar dhe ne shtyp gjate viti 2012 : Arben Demo ne respublica.al dhe tema online me 7 korrik 2012 ku propozohen bashkime qarqesh, komunash dhe reduktum te numrit te keshilltareve ne to.
O zoti Ermir, sinqerisht une i pelqej keto shenimet e tua, por disave prej tyre sikur u mungojne personazhet e vertete qe kane pergjegjesi. Ne kete shenim qe ju akzuoni Tos Bixhozxhiun, mendoj se duhej te thoshnit qe kete refporme e kane penguar me qellim tre ministra te pushtetit lokal te PS pas vitit 1997 qe sot mbajne kumtesa e japin mendje prej ideatori dhe shkencetaresh Bashkim Fino(ku), Arben Blushi dhe Bledar Klosi (keshtu i kane emrat ne gjendjen civile). Keta e kane penguar reformen administrative qe kerkohet te behet sot nga Rama, por cuditerisht me ideator Bledar Klosin e Bashkim Fino(kun)Ata tre ministra i kane propozuar Toz Bixhozxhiut modelin ekzistues dhe kane bere nje ndarje tjeter administrative sipas interesave te votave ku ata kandidonin duke krijuar qellimisht komuna e bashki fiktive ku kishin miqte, shoket dhe militantet e tyre. Pyeti njehere keta tre sharlatane qe kane shkateruar ndarjen teritoriale shqiptare me pasojat qe i lene peng financave te shtetit mbi 180 komuna e bashki te reja me teper se sa ishin ne vititn1997.
Respekt per te verteten qe shpalosni “arjani”.Sa per autorin e shkrimit,ndjej se takemi i shkarrashkruesve jane vene ne rradhe per te tesuar opsionin e tyre te amnezine se opinionit publik,bash ate qe u inetereson per kararin 23 vjecar,terhiq e mos keput.
Kur kujtoj qe pordhaci blushi nuk beri asnje rregjistrim popullsie ,si titullari i Pushtetit Vendor te kohes dhe qe sot ben oponentin e Edi Rames,,,,,kam friken reale se realiteti i nano-kurvave nuk eshte sheruar ende ne PS.
Arjan mos degjo se cthuhet sot per kete reforme .Nje fakte eshte qe ne bote nuk shkohet me reforma te se shkuares.Bota ecen dhe ka koncept per ta modernizuar dinamiken e shoqerise per te ecur perpara e jo mbrapa .Emrat e atyre qe ze ne goje,jo se dua ti mbroje , nuk i pyet dhe as i ka pyetur njeri.
Shkrimi eshte i sakte por nuk zberthen se cfare eshte luajtur me keto reforma .I kam qendruar dhe i qendroje ,se e provaje jeta jone ne 23 vjete demokraci qe Nano dhe Berisha ishin ne nje tel te akorduar me formulen: Njehere ma hipe dyehere ta hipa.Po ta zberthesh do kuptosh qe reformat e tyre ishin per te komanduar te dy deri ne vdekje .Me i demtuar nga kjo doli Nanua.Saliu ,si i pabese ,e nxorri nga kjo loje per te qene ai i hipur gjithe kohen ne maje te kalit .
Sot fal popullit ,ndoshta me vonese, i prishi raportet e vendosura nga Berisha dhe ai sot qe eshte hedhur ne sulm e kupton se fundi i tije eshte me keq se sa e parashikon.
“SUKSESI” me i madh i hajdutit Fatos Nano eshte DHENIA ME KONCESION TE TERMINALIT TE AEROPORTIT TE RINASIT ME TE DREJTE,QE VETEM AI TE JETE PER 20 VJET I VETMI AEROPORT NDERKOMBETAR I SHQIPERISE!!!
Ne ate kohe,arabet,po mbaronin FALAS aeroportin e Kukesit gje qe tani sherben per kullotjen e bagetive!!!
Kete majmun (Fatos Nanon) eshte mire ta veresh per bo..sh nder te tjera edhe per naften shqiptare.
Xhins i ndyre e mutak.
Habitem si shet pordhe se ky ne fakt nuk pjerdh por dhjet
Mekatet ndaj popullit shqiptar nga ky mysybet i shemtuar qe me ngjason si dy pika uji
me Sanco Pancon , nuk kane fund . Arkitetktet e kesaj katraure te madhe qe ka ndodhur
ne shqiperi gjate ketyre 23 vjeteve jane dy dhe vetem dy veta :- Sali Berisha dhe Fatos Nano !
o arjan delli.. sa kompetent qe hiqesh more.., bashkite dhe komunat kane qene qoka elektorale gjate ketyre 20 viteve.. dhe i ka bere edhe ps dhe pd.. natyrisht tani rezulton qe jane te padoboshme.. po pse merresh me urejtje vetem me tre figura te ps-se .. apo mqs i ka larguar i gjati tashme…mesiguri do jesh rilindas i erjon velise…
Fatos barsoleta.Fatos alkoli.Fatos kumarxhiu, eshte tipiku i njeriut, i cili abuzon me intelektin e tij. Mos harroni se,edhe ne nje bisede te thjeshte, edhe ne nje konference a ku di ne, nuk ishte e lehte t’a kuptoje kete person.Shume merita i atribuohen Fatosit,por, shansin e kishte per te lene emer me te mire.I shkurt,por matet me hijen e mengjesit.Analiza duhet bere: C’u be ky njeri ne 1998?.Me se jeton ky njeri ne Viene? Pa u ndalur ne jeten e tij, familjen etj Duke u kthyer tek tema.A e dini se, sot nuk ka asnje kufi administrativ ne mes komuna e bashki, eshte amullibe vertete.Komuna, bashki,kryetare,tituj,keshilltare, pazare pa fund.Mbylleni kete kapitull,bejeni reformen adm.sa me pare.
Titulli me i pershtateshem i ketij shkrimi do te ishte: “Reforma territoriale e shkerdhatokracise Nano”.
O gazeta DITA, mos e lejoni kete komentuesin “berti” te futet pa vize ne portalin e komenteve tuaja