SHËNIM: Rendi në një ditë: “atentat” arsyes!

anazapta

Në të njëjtën ditë, nga dy skaje me nam të Shqipërisë, krerë të Rendit lëshuan nga goja fraza, ku njëra prej tyre nuk ka pse mos klasifikohet si namlënëse. Fjala është për deklaratën e zëvendësdrejtorit të Policisë Sokol Bizhga pas një vizite në Lazarat, me ç`rast tha se aty nuk kishte asnjë parcelë të mbjellë me kanabis dhe se ia kishin kaluar mirë mes fshatit e fshatarëve.

Dhe këtë e quante gjendje normale. Vështirë të kuptohet se si e vlerëson të qënit apo të mos qënit normal të Lazaratit, por është e vërtetë se nuk ekziston një rast i dytë në botë, ku kultivimi i kanabisit është gjëja më normale; dhe se nuk ka fshat më normal në vijimësinë e jetës së përditshme në raport me atë se çfarë ndodh aty.

Pa i hyrë fare faktit se nuk është kjo stina kur lulëzon kanabisi, një kuadër policor me emër siç është Sokol Bizhga nuk duhet të kostojë kaq rëndë në personalitetin e vet me deklarata që më pas gdhenden në kujtesë, e që të bëjnë të ndihesh se me mirë të të kishte dalë syri sesa nami! Eshtë koha kur kuadro si ai janë në provën e zjarrit të karrierës së tyre, për të bërë atë, të cilën shqiptarët po presin të ndodh: të vendosin rendin dhe ligjin! E bëjnë dot këtë?!      

Sakaq në Tropojë, ministri Tahiri deklaroi se duhen nisur hetime dhe për çështje të harruara, për ç`ka mendja e çdokujt shkon tek qindra vrasjet e bujshme të të ashtëquajturës dosje ‘Tropoja’. Por për momentin kjo ngjan me një luks të tepërt në raport me atë çfarë po ndodh në realitet. Nëse nuk arrin të bësh zap krimin e përditshëm, atë ordiner  apo mafioz, vështirë të kesh këllqe për krime me prapavija okulte të frikshme. Dosja ‘Tropoja’ është “mbrojtja e doktoraturës” për një polici e drejtësi vërtet profesionale. Por për momentin, policia e drejtësia bashkë, janë në nivele të atilla sa që nuk kanë mbarruar akoma të mesmen. Vetëm në rast dhe ata i blejnë diplomat!    / E.H.                                        

 

 

Share This Article
11 Comments
  • Nese mbas kesaj deklarate fshihet ndonje OPERACION SEKRET i policise se shtetit ,(eshte e pranueshme nje opinion taktik i kundert) ne lufte kunder b.narkotike . Ne te kundert do te jete nje nder deklaratat me QESHARAKE ,duke thelluar akoma me shume mosbesimin ndaj f.rendit.

  • Po kete Bizhgen me konkurs e kane zgjedhur?
    Tahiri u shqep duke i dhene mend te tjereve e duke shkruar letra por nuk sheh katrahuren ne te cilen gjendet ministria qe drejton.

  • Mirë e kini ermir? Sapo i kemi komentuar keto deklarata te çuditëshme! Deklarimin në tropoje ende nuk e kam lexuar…? Nderime ermir!

  • Po kapter a ka qe punon per llogari te M.B. ne Lazarat Columbia, shoku S. Bizhka dhe a te ka shoqeruar ai si vendali, ty si pari i ardhur nga Tirana. Ke bere nje deklarate idiote, shume te pavertete, mbase ke nevoje edhe te kontrollohesh. Shoku S. Bizhga mos ke qene me ndonje fshat tjeter e ta kane thene qe je ne Lazarat, ose era e forte e droges qe eshte me tonelata ka bere efekt duke t’a hequr edhe ate pak tru qe ke.

  • Keshtu po, E.H.!
    Me pak fjale dy probleme madhore…
    Por nuk di pse prirem te besoj se Shefat e Policise ta kane hedhur, nuk i ke kuptuar!

    Bizhga deklaron qe s’ka kanabis ne Lazarat, qe te mbyllet perfundimisht Ceshtja e Avioneve!
    Duke mos pasur droge, pse te ulen heliot?

    Ministri rreh tjeterkund: nuk e ka hallin tek drejtesia, as tek viktimat, por duhet nje cikez presion per ate burrin e gjate qe e ben parlamentin çamur!

    Gjithesesi, urime, Ermir

  • Deklarata e Bizhges eshte shum e vertete.Per ata qe se kuptojne po e shpjegoj:Gruri ne fillim mbillet,pastaj rritet dhe me pas vjen dita dhe korret.Nje dite pasi korret sezon i cili eshte i njejte ne kohe ne te gjitha parcelat e mbjella ne territorin e nje vendi normalisht nuk duhet te gjesh asnje kokerr gruri me ne fushe.Bizhga ka thene vetem rreshtin e fundit te nje procsi qe e permendem me lart,kjo eshte e vertete por eshte nje lloj e vertete shum larg nga ajo qe duan te degjojne qytetaret.Publiku nuk pajtohet me marveshien qe ka bere policia ne kete rast.Marveshia eshte e qarte,”ne do ju presim deri diten qe ju do e korrni me pas eshte puna juaj se ku ja gjeni vendin,ne na intyereson qe ta gjejme fushen bosh”.Pikerisht kjo po shitet si sukses i Ministris se rendit.Pyetja eshte;A do fillojne perseri Lazaratasit ne stinen e pregatitjes se fidaneve te kanabisit per te korrat e vitit tjeter apo kan hequr dore pas kesaj marrveshie e cila u ka dhen mundesin per ta perfituar edhe kete vit te mbjellat e vjetshme?!

  • po shikohet dit per dit qe keta te rilindjes qenkan ginjeshtar ,llafasan ,psikopat ,tru thar,frikacag,drogaxhinj ,te pa bes ,i ka ifektuar ilir meta dhe gramoz ruci ,si i thon nje fjale me ke ri te them kush je .Po mos kujtojn qe populli esht budalla erdhen zgjedhjet lokale po ta din me keto qe po ginjejn dhe vetem fjal bosh nuk kan per te mar as nje vot na populli, vetem po i vollen atere adhall tu ju a bej zoti ketyre te rilindjes te edi gjumashi dhe drogaxhiu, do dalin jasht loje si doli pd qe mori vetem kuksin ,keshtu do dolli dhe te rilindja e leshit qe do haj preshin .Do dalin te tjera parti ne sken si esht partia aleanca kuq e zi dhe partia e spartak gjeles ,me mir ta marin keto dy parti se sa keta plehrat e rilindjes dhe pleherat e pd

  • Duke shpresuar se kjo deklarate eshte prej specialisti dhe per te qetesuar fillmisht situaten qe keta lazaratesit mos te vazhdojne me te mbjellin.

  • Gazeta e kuptoi ne kohe super-gafen e Bizhges per Lazarat pa droge qe nuk bind as socialistin me te thekur. Por, dreqi e mori, duhej qe intervisten me te mos ta kishte dhene se u be qesharak ky kuader i Rilindjes dhe ne duhet ti ruajme kuadrot nga lajthitjet.

  • Nga situata ne fshatin lazarat kur ne kohen e PD nuk hynte asnje kontigjent I policise nje aritje eshte dhe te hysh dhe ti takosh,.diskutosh, dhe te mbash pergjegjesi per punen qe bene.Nje deklarate e tille eshte per pasqyrimin e punes qe ben si individ dhe tregon realitetin, se nuk mund te behen ndryshime drastike menjehere,e fillon me fundin e qeverise Berisha ku hashashi eshte korur,dhe puna vazhdon per te mos I lejuar qe dhe ti qartesuar se deri tani kane bere si kane dash lazarjotet ketej e tutje me mbeshtetjen e fshatareve me diskutimet do beje nje pune pergatitore per ndalimin e mbjelljes se hashashit,Zoti Bizhga nuk vajti tu digjte parcelat se e kishin korur,as ti fuste ne burg. sepse ata e kane pervojen 8 vjecare po per te kuptuar sec masa mund te meren per ndalimin e mbjelljes se ardheshme . me pushk nuk zgjidhet gje

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *