SHËNIM: Rënia e ‘plisit’

redaktor

Vizita e Ramës në Serbi, është e përbërë nga copëza dhe detaje me vlerë historike, për çka e fiton këtë cilësim. Dhe të tilla pati plot kjo vizitë, që kohë pas kohe, do bëhen më evidente. Dhe një syresh ishte mungesa e plisit, që paraadhësit të tij, jo në Preshevë por në një tjetër hapësirë shqiptare, i është ngjeshur në kokë prej turmave, duke i provokuar një ngazëllim të paparë prej bace, nën tingujt e çiftelive patriotike. Kushedi si do dukej Rama me plis në kokë, por më e pakta, nuk do i shkonte e rrinte aq mirë sa paraardhësit. Dhe nuk është fjala për plisin si një shenjë e pasuri e vyer identitare shqiptare (me një të tillë në kokë ishte një djalosh në Preshevë, që Rama e ledhatoi në faqe me dashuri atdhetare); fjala është për një plis të pavend, si bartëse e një politike folklorike bajate, që veç mbajtësit të saj maj`kresë, nuk i nevojitej askujt. Me Ramën, ra dhe plisi; ai i Berishës, kuptohet!E.H

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *