Futbolli shqiptar ka ofruar skenat e rradhës së tipareve rurale që dublojnë të ashtuquajturin shpirt sportiv luftarak. Shqipot e fushave jo dhe aq të blerta, jo nga bari, ngjyra dhe kualiteti, por nga ajo çfarë ata “dhurojnë” gjatë lojës, janë përlarë së fundi mes shoqi-shoqit, dhe ku pa, në Strugë, në një ndeshje miqësore.
Siç informojnë mediat, futbollistët e Kukësit e të Laçit, janë konfrontuar me njëri-tjetrin e me gjygjtarët po ashtu, gjë që ka detyruar forcat e rendit të shtetit fqinj për të ndërhyrë në qetësimin e situatës. Dhe kjo na kujton thirrjen e dikurshme të tifozerisë së Laçit kur ekipi quhej ‘Industrial’, nisur nga fakti se ky qytet ishte krijim i një uzinë gjigande si ajo e superfosfatit: “Industrial, Industrial, o fitore o skandal!”.
Ngjashëm, ishte dhe një tjetër më në veri: “O fitore, o 11 vorre!, ku fjala ‘varr’ pra, pësonte një ndryshim dialektor në funksion të rimimit. Më i paqtë, ngjante: “Berrul-Liverpul!”, ku tifozeria matjane pra, jo vetëm hiqte nga përdorimi emërtesën ideologjike ‘31 korriku’, por bënte dhe deformime të guximshme gjuhësore në funksion të lartimit të famës së ekipit, duke e krahasuar me legjendën angleze të çdo kohe. Por kjo, është ana e gallatës e çështjes.
Ana e dhimbshme është se, me incidentin e tyre në Strugë, Kukësi e Laçi, kanë themeluar atë që këtej e tutje mund të hyjë në fjalorin e futbollit dhe si ‘ndeshje…armiqësore’! Ky është një revolucion në futboll. Bravo Kukësi! Para Laçi! / E.H.

Pa hezitim shqipet kane dale nga shinat!!!!!!
Me kete futboll qe luhet sot ne Shqiperi , per mendimin tim federata e futbollit duhe ta pezulloje kampionatet te pakten nja 10 vjet sa te largohen keta qe shesin ndeshjet