SHENIM: Rizgjimi i vonë dhe i pavend i Patozit

redaktor

Për të disatën herë, fjalimet e Astrit Patozit në parlament po veçohen si bartëse të një frymë autokritike, paçka atij më kryesorit: kritikës akuzuese ndaj mazhorancës nga pozicioni opozitar. Shtoi kësaj dhe një stil të rafinuar gjuhësor, që në rradhët e opozitës rrallë e has. Po ngjan si një dru i shtrembër mes stivës së rregullt të opozitës. Të rregullt për nga marrëzia, sigurisht. Duket se mban gjallë atë frymë autokritike që promovoi i ndjeri Olldashi. Por është më i kujdesshëm, sepse në finale, të keqen e zhvendos tek kundërshtari e jo tek të vetët. Dhe në këtë pikë nuk përbën lajm, edhe kur ka të drejtë. Kleçka është gjithnjë morale. Patozi, së bashku me forcën politike ku bën pjesë, vjen nga 8 vjet pushtet. Janë 8 vite shans për të treguar se ç`je në gjendje të bësh, ç`të rregullosh, ç`të përmisosh, ç`plagë të mbyllësh, ç`vlera të promovosh, ç`morale të themelosh, ç`frymë të përçosh, ç`lloj energjish të çlirosh, ç`lloj etike të implementosh, ç`lloj ëndrrash të realizosh, ç`lloj vizioni të injektosh, ç`lloj shoqërie të ndërtosh e kështu me rradhë. E kish titulluar fjalimin e tij: “Një SOS për të shpëtuar shtetin”. Por pyetja është nëse ndërtoi shtet PD-ja në 8 vite?! Nëse do e kish bërë këtë, do i kishte garantuar vetes dhe ndonjë mandat tjetër pa ndonjë kokëçarje. Edhe diçka tjetër: rizgjimi i tij në rrethanat e sotme, është si konvertimi i Berishës nga komunist në demokrat sapo pa që sistemi së cilit ai i jepte gjak nga gjaku i tij po merrte fund. Do kishte patur vlerë nëse do e bënte të paktën 2 vjet para se të niste rrokullisja. Qoftë dhe në motin që e bëri Kadareja. I tillë ngjan dhe rizgjimi i Patozit. Në kohën e gabuar, ku fjalët me veprat theksojnë me tëpër distancat sesa afërsitë. Do ishte më e denjë për të që të fliste me heshtje. Mesazhet do kishte më të forta dhe më të dobishme. Përndryshe, thjesht ne duhet të mendojmë se përse PD e ul pjacën e përfaqsimit kaq poshtë duke zgjedhur të ketë Palokën  kryetar grupi e jo Patozin?! Për më tepër nuk vlen!

E.H

Share This Article
21 Comments
  • Rolin e delegimit te problemeve te veta te te tjeret,tani e ben paloka,apo te ngatrrestarit,kurse patozi,ben sikur flet,duke u kujdesur te behet i besueshem ne pd-ne e shkermoqur tashme.

  • Diogjeni, nje nga themeluesit e cinizmit si filozofi, tallej me Platonin i cili e quante veten trashegimtar te Sokratit. Diogjeni, gjithashtu vinte ne loje “lokalizmin” a “klanizmin” apo sistemin qytet-shtet. Kur e pyesnin pse ikte nga nje qytet ne tjetrin, ai thoshte se ishte “kozmopolitan”. Diogjeni thoshte se venia e pasurise nuk ishte zotesi. Sipas tij, shume mund te beheshin te pasur, por pak, te virtytshëm. Dhe per t’a provuar kete, naten ai flinte jashte ne natyre, dhe diten dilte neper rruge me qiri te ndezur, duke thene se ishte ne kerkim te nje njeriu te ndershem.

    • Esht nje problem me qenien njerzore,dopjo morali.Nese nje moral perpelitet te jete i bindshem me nje katarsis,atehere i bie qe ai mbron interesat e moralit tjeter,pjese te se njejtes qenie.Njera dore lan tjetren,te dyja fytyren.
      Esht ky gjenetik,i kultivuar,apo forma me pershtashme per te mbijetuar,jan per tu resheshuar faktet.Por nese Diogjeni i madh ne moshe te shkuar akoma nuk kishte njohur te verteten e njeriut,atehere mund te thuash qe ndershmeria nuk ekziston realisht.Cilen ane duhet te marrim per te vertete te kesaj shpure qe quhen politikane?-ketij habitati qe sjelle po te njejtat probleme ne kohet moderne ashtu si ne kohen e Diogjenit.Perfitime te padrejta per veten dhe rrethin e tij ne kurriz te interesave te shumices.
      Katarsis nuk duhet te mirret per baze nga politikanet.
      Noterizimi i programeve politike,duhet arrije ne ate pike,sa votuesi te ket te drejte qe ta rrezoje ate qe ka zgjedhur nese nuk i qendron premtimeve parazgjedhore.Dhe jo kalova lumin te dhjefsha kalin.

  • Nuk ka rizgjim ,ne menyre absolute,ne nahijen bandite PD,,,per aq kohe sa nuk do te guxohet te bertitet fort per vrasjen e Sokol Olldashit.
    Mos jepni vlera te paqena,zoti gazetar,nese me te vertete deshironi rizgjime te qena.

  • Nuk shoh asnje rizgjim te Patozi. Ka modifikuar disi shprehjet, por flet ende me nje gjuhe urrejtje. Fajin e drejton aty ku e drejton edhe udheheqesi i tij defacto, pa prova konkrete, cka e ben te pabesueshem.

  • Po shkon kurva tek doktori , duke harruar e mohuar gjthcka ka bere ,per te marre certifikaten e “virgjerise”.Duan ta besojne se p.d. nuk ka mbaruar akoma ..!!!!!!!

  • Pallosh ha m…t sa te duash se tani Berisha te ka vendose tek thepi i pushkes dhe levizja me e vogel i kushton P .D nje maskara me pak…keshtu qe te jetosh ndonje dite detyra e jote eshte qorr dhe memec.

  • PATOZIT JA BERI SALA NGA MBRAPA KURSE BASHA NGA PERPARA DHE TANI PATOZI HETH NDONJE SHASHK NGA PS QE TI MAR ME TE MIR SALEN DHE LULKEN

  • ketij i mungon inteligjenca e nevojshme megjithese e mban veten per ‘figure’.., nuk qullos gje, s’ka as mend , as bythe.

  • RAIMONDES NGA USA: LUZAJ “JUST GOING”

    Duke lexuar pak me lart historine e Diogjenit, mu kujtua ai peticioni per njohjen e Luzaj’t si “Sokrati shqiptar” ne token amerikane.

    I drejte, pavend, ambicioz, shthurje intelektuale, i ceket ne skrupolozitetin e tij per nje te pa qene, deshire semund-mbajtese per piedestale argjilore, maske gervishese me thonj vanitoze, e gjitha nje tymnaje e krijuar me preçedent, per nje te ardhme njohese te sforcuar te asgjeje qe te lidhe me Shqiperine e shqiptaret tere firmataret “Diogjene kerkues me qirinj te ndezur ne netet buje brooklinore” te dikujt qe veç gjuhes se Buzukut nuk na lidh asgje.

    Shqiptaret nuk jane te privuar nga “Diogjene” drite-kerkues, Sokratet pa emer i ke ne çdo cep, te embel, te tharte, meskine, dashamirore, eshte dna-ja shqiptare qe na ben te tille. Nje gje kane te tepert shqiptaret sokratore, dashurine per token qe i lindi dhe i dha drite, te frikeshme e verbuese per “diogjenet” amerikane, seks-forte a seks-dobet cilado te jete dhuntia zotnore qe i solli ne jete.

    Dime te vetem te rigjejme rrugen ku do ecim, pa qirinjte diogjeniane te dorembajtesve te amerikanizuar. E beme qe ne gjenezen tone sokratore, mbijetuam drite-shuarjen ne tere ekzistencen si shqiptare, tuneleve erresues qe historia na dhuroi, te tubuar, i grabitem me force gjithnje driten shqiptare.

    Andaj Raimonda, bella monda, mos u fut ne zorellek per te ardhmen e shqiptareve, eshte ne te miren tende “te kendosh qe te te kaloje” edhe me refrenin joshes te Wallis Bird:

    Put on my shoes and go for a walk
    Just to escape my own thoughts

    Dawns ride by and I’m still the same
    I just can’t shake this thing
    I smile at you but I don’t show my minde
    You’ll only see half of me
    When I stepped into american arms
    I knew I knew the truth
    Kept leaning over to kiss their buts.

  • Zoteria ne fjale e “grupazhi politik” nga ai vjen jane pjese e Problemit; metodat per zgjidhjen e tij veshtire te vijne nga ajo zone,

  • Nuk perben asnje lajm Patozi,eshte nje mut qe i ka shebyer Berishes,Kushdo qe te flase tani edhe sikur te ringjallet Olldashi te gjithe njesoj jane ,te gjithe i kane sherbyer Berishes dhe karriges se tyre.

  • Zoti Patozi nje pyetje kam meqenese tregohesh si shume i ndershem dhe i drejte pas 8 vjet ne pushtet qe e bete pasurine e ketij vendi rush e kumbulla A e ke me me pune burrin e motres me ne Rinas apo jo qe e fute ti Me kthe nje pergjigje te lutem fshatar nga Erseka eshte edhe Ai

  • PATOZI:Ky buthlepires i Saliut tashme i ka ngelur te beje ndonje diskutim-hartim ne kuvend per te thene se eshte gjall akoma,por qe ustallaret e tij e dine qe Patozi eshte kundra 2BB,pasi Basha u zgjodh ne krye te PD me vota te vjedhera dhe duke eliminuar Olldashin-fatkeq,qe nuk po e kuptonte se ai nuk do zgjidhej kurr kryetar i PD.Berisha e kishte piketuar Bashen,pasi ky ishte me i inkriminuar se Olldashi dhe do te zbatonte pike per pike direktivat e tij,ndersa Olldashi mund ti dilte nga vatha-ta braktiste me shpejt Berishen.Patozit tashme i ka ngelur te zgjedh:Ti turret mazhorances me shifja siç i thon te tjeret,ose te hesht duke dal ne PENSION te parakohshem.Kjo e dyta do ishte me e ndershme per te dhe te sqaronte mire vrasjen e Olldashit,duke folur nga donje ferngji e maskuar,ndryshe do ta psoi si shoket e ti,:Hajdari,Olldashi,etj,qe kan ikur nga PD si te tmerruar nga SB.

  • Ne PD ka intelektual te mirefillte, por ata e kane humbur dinjitetin dhe aftesine per tu shprehur objektivishte. Ne kete grup ndoshta bene pjese edhe Patozi i cili para se te shprehet duhet te “pastrohet” nga bemat e qeverrisjes Berisha. Ne kete Parti ka zene rrenje bajraktarizmi, injorimi, balta per kundershtaret, frika, hajduteria dhe mosperfillja per fatet e shqiperise e shqiptareve. Shpifja eshte bere motoja e politikes se dites. Frika eshte ajo qe nuk e lejon Patozin te shprehet lirshem. Çdo gje shikohet sa i sherben Familjes Berisha dhe sa te ardhura sigurojne sahanlepiresit e tij. Shkurt nuk gjene me ne kete Parti asgje nga enderrat e iluzionet e viteve 1990. Me kete sherbetorin e familjes qe u emerua kryetar, lavdia e kesaj partie shume shpejt do te jete e krahasueshme me partite e Ballit dhe Legalitetit. Ketu kam parasysh perveç paaftesise se theksuar qe pasqyrohet ne qendrimet e fjalimet e Bashes, edhe tendencen e tij per te larguar nje pjese te tevjeterve te kesaj Partie qe ne realitet jane vlera ne menyren e vete per te gjithe ne, perpos potencialeve intelektuale qe ata zotrojne dhe reflektojne ne partine demokratike, por edhe ne shoqeri.

  • Per ata te mjere qe I bejne fresk qeverise e qe perpiqen ta paraqesin opoziten si problemin e ketij vendi po I them qe perqindja qe merr qeveria (Zevendeskryeministri dhe zv/ministri I MZhUT) per tu dhene investime komunave e bashkive nga fondet e qeverise ka arritur ne 40 %- dhe te gjitha tenderat jane porositur te ti fitoje firma “Fusha” qe rregulloi k/ministrine. Verifikojini po qe se jeni te zote.

  • Kartë e djegur është kthyer ky i mjeri…”Një SOS për të shpëtuar shtetin?”, njëlloj si shprehja popullore paksa banale…”Do të lajë mutin me shurrë”!!! gjë që nuk ndodh kurrë…
    Çuditem se si e justifikojnë vehten dhe sjelljen e tyre këta lloj politikanësh, që dinë të vërtetën makabre dhe mundohen ta shesin si të “pafajshme”!
    Kur gjithnjë mundohesh të “justifikosh” kjo tregon se gënjen vehten dhe për pasojë ke marrë fund…Figura të tilla janë më të papranueshme se sa një debil i tipit “Paloka”, të cilit i vë menjëherë etiketën e idiotit. Por tipat “Patoza” janë të papranueshme nga asnjë palë, sepse nuk kanë integritet dhe nuk janë të vërtetë në ato që thonë e bëjnë…thjesht gënjejnë vehten si ajo shprehja tjetër popullore…”Më ka çu nona me la gojën”… Politikanë të tillë nuk të ngjallin aspak respekt, përkundrazi …

  • Si i behet, kur nuk ke pare dhe te duhet te mbushesh makinen me benxine??

    Te duhet te zgjedhesh nje karburant me vetesherbim dhe pasi te mbushesh serbatorin, te kercesh shpejt ne sediljen e shoferit. Keshtu i ndodhi pronarit te nje karburanti, afer shtepise sone. Ai nuk pushonte se mallkuari ate, qe ja beri ate marifet. E shante dhe nuk linte fjale dhe epitet te keq pa perdorur, kur vinte fjala tek ajo ngjarje dhe ai person.
    Nje vit e disa muaj me vone, tek kasa e karburantit, afrohet nje mesoburre dhe kerkon te flase me pronarin e karburantit. I jep atij nje zarf me nje shume te hollash dhe i kerkon falje per vjedhjen e nje viti me pare. Tani, nje vit e ca me vone, ate e kish vrare ndergjegja dhe donte te jetonte i lire nga faji qe kish marre mbi supe.
    Duke mbajtur zarfin ne dore, pronarii karburantit, u mendua per disa sekonda dhe duke e pare ne sy, iu pergjigj. Nese une e marr kete zarf, do me duheshe te ndryshoj mendimin tim per ty. Meqe une nuk kam ndermend ta bej kete,,,merre kete zarf dhe shko atje ku ke ardhur. Per mua, mbetesh nje hajdut i felliqur.

    Astrit Patozin, “kam qejf” ta mbaj mend, ashtu te kapardisur perkrah plakut gojeperdale, kur i tregonin perralla “grupit parlamentar”. I dukej vetja, i forte dhe i plotfuqishem, i rendesishem dhe i pazevendesueshem.
    Astrit Patozi nuk ka formatin e duhur per te bere as autokritike dhe as te shkeputet nga rrjedha e zgjebes qe ka hedhur plaku i bjeshkeve te nemuna mbi ate grup kukullash.
    Astrit Patozin, deshiroj ta mbaj mend si nje njeri qe nuk ia vlen ta marresh seriozisht. Ashtu sic ishte i tille edhe i ndjeri Olldashi.!!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *