Ndër dhjetra tituj të gazetave këto ditë, feks dhe ai me rrëfimet e një gruaje tropojane me seks-skandale që kanë në qendër atë vetë, e ca udhëheqës komunistë të kohës. Pa dyshim që grish, por vetëm atë masë njerëzish që nuk dallojnë dot realitetin nga telenovelat, ose që kanë zgjedhur ta jetojnë realitetin porsi telenovelë. Vetëm kjo mund ta përligjë “arsyen” gazetareske për të denoncuar lapërdharinë e ish-lidershipit komunist, nisur nga rrëfenjat e një gruaje, pa kaluar në asnjë lloj filtri, sidomos atij kryesorit që ka të bëjë me interesin e publikut. Deri dje, ekzistonte “institucioni” ideologjik e gjysmë artistik, i quajtur “Rrëfimet e xhaxhi veteranit” – ose dhe pa ‘xhaxhi’ përpara – si një lloj investimi moral për brezin e ri, që të kalitej shpirtërisht me ndenjën e e sakrificës e betejave të paepura për socializmin. Më pas, u vijua me rrëfime të tjera allasoj, të “veteranëve” me ose pa damkë të vetë sistemit të rrëzuar, që të hapnin barkun me barkhapjen e tyre për të nxjerrë në dritë episode me Enverin e Ramizin. E tashmë, rrëfimet kanë marrë një tjetër kahje: atë të lloj-lloj eksperiencave personale nga anonimë të ndryshëm, lehtësisht të dallueshme për shkallën e lartë të hiperbolizimit, gjë që pleqëria e prodhon me shumicë. Rrëfimet e dikurshme të veteranëve, janë prova më e saktë për këtë. Çfarë na rrëfenin, nuk ishin realitete por filma!/E.H

AJRI NUK KA NGJYRE E LIMONET JANE TE VERDHE
kerkon te na mbushesh mendjen me kete esse pendethyeri Ermir.
Genjeshtrave te Rukije Ram Mehmetit, me rrefime teper te ndryshme ne vite, nuk kane te bejne me rrefimet e veteraneve te luftes, te thella, te pastra, jetepershkruese, pa zbukurime e bojelyerje, jashte çdo fantazie alla “rukije”.
Pak respekt qytetar ndaj atyre qe te dhane mundesine edhe ty te behesh pendeshkrues.
Asnje prej tyre syresh nuk ta kerkon kete, eshte formimi yt qe duhet di respektoje deri ne fund ata qe na dhane kete Shqiperi, ata qe te rriten e formuan me aq sa paten mundesi.
e.h
po ti pse je prekur kaq shume ,mos te ka thene mami qe dhe ajo ka qene shoqe e ngushte
me deshire e Fecor Shehut ? apo keni nderruar mbiemrin ne nder te babes ?
hajde ktu ne Bruksel ,ta paguaj une bileten dhe takoje Rukijen
dhe pastaj shkruaj ndonje gje .Ajo histori eshte publikuar shume kohe me pare ,
me emra dhe foto . ti lexo ndonjeher me shume ,mos ndalo te ato 3 rreshta qe fotokopioni
ose prit te hapen dosjet pastaj leh
mos u ngut E.H mos u ngut ………..se pastaj do hash …..
Tregim I nje Veterani : E hanim barutin si deri mutin !
@”SHURRAN”! Qe ne gjuhen Perse do te thote,kryetar,udheheqes,nuk ke faj per c’ka thua e komenton,sepse e kemi thene qe lugetrit dalin here pas here edhe me leje nga xhenhemi,i dergon “RAXHIMI” per te na kujtuar qe te jemi vigjilente, e te mos na zere ne befasi murtaja qe pllakosi Shqiperine per 50 vjet.