SHËNIM: Rrogat më të vogla tek ne, i ka sektori i…politikës!

redaktor

Është një gjë e mirë që, rasti majorit të ndjerë Feka, po trajtohet shumë më gjerë se një akt i rëndomtë “tradhëtie” nga ana e tij, ku nderin e lartë të ushtarakut e ka shitur për një dorë të mirë parash fituar me trafik droge, për çka dha dhe jetën.

Nuk është thjesht përligje ajo që, publikut po i thuhet se një major në NATO nuk mundet dot të paguhet më pak se një DJ diskoje, por një arsye mjaft e fortë për të kuptuar thellësisht dhe thelbësisht se përse po na ngjasin turpe të tilla. Dhe lë ta themi dhe diçka tjetër plus: si shoqëri, jemi kapluar nga ca ethe që, ndryshe përkthehen si epsh i papërmbajtshëm “për me bo nji dorë lek, plako”.

Dhe nuk lidhet me atë nëse ke pak, ose aspak të ardhura; e ke kaq apo kaq rrogën: kjo lidhet me sindromin shih “rrushi rrushin e piqu!” Në një shoqëri ku, të gjitha “brengat” e dialogimet ndërnjerëzore rrotullohen rreth dëshirave të çmendura dhe me çdo çmim “për me bo nji dor lek, plako”, vështirë se gjen rob me rrogë të lartë në këtë vend!

Dhe, jo krejt për paradoks, shembulli për këtë, gjendet tek politika. Rrogat më të vogla janë gjithnjë aty!/E.H

Share This Article
19 Comments
  • S’mbahet shteti me dengla,premtuan lufte kunder korrupsionit,pra sekuestrimin e pasurive te vena ne rruge korruptive,qe vete i deklaronin sipas esapeve te tyre(rilindja),me mbi treqind milion euro dhe me keto medemek do te shtonte rrogat e pensionet! -C’u be ?-Vetem propagande per VOTA!

  • Zoti E.H.
    Te kërkoj ndjes , per fjalen e ashper,
    por zotrote je nje gazetar karamele!…
    Po shkruan per politikanet, per rrogat e tyre, per privilegjet e tyre,
    O SHKRUAJ, O MOS SHKRUAJ FARE…
    Fatkeqsisht, kurvat dhe politikanet, jo vetem ne Shqiperi, por ne mbare Europen paguhen si Princër!!!!
    Dhe çfare bejne?…
    Nje M…. t te madh bejne….vetem bla-bla-bla…. fryjne xhepat me shuma te medha,
    mbi dorë
    e nën dorë….!
    Bejne miliona , marrin 10-fishin e 20-fishin e punonjesve te zakonshem!….
    Domosdo, i bejne vet ligjet!…

  • Shitja me e lire e”Nderit te ushtarakut”eshte te sherbesh ne Garden Kombetare .Per 300euro te behesh qen roje I politikes.

  • Ngrini rrogat e politikanève plus dhe administratat dhe pastaj kemi nje borgjezi te konsoliduar qe nuk do ta dije pèr popullin.Puno barkthar ,ha o barkderr ,preji dhe dritat e lere nè terr,i thuaj popullit tè mos flasè,kur te vish nè pushtet i thuaj do tè vrasè.Kjo èshte moto e politikanève tipik borgjez i pakufizuar ,mashtrues,kontrabandist votash ,vlera monetare, mallrash,tè perzier me mafien e heshtur,dhe kriminela vrastar dhe tè perdorur nga kupolat.

  • Po është e vërtetë Ermir? Rrogat më të vogla i gjen te politika ashtu si dhe pasurimin brënda një nate po aty i gjen!? Rrogat e vogla, trafiku dhe korrupsioni qikllopik bashkohen te politika e të gjitha ngjyrave dhe erërave! Përfshi dhe erën e zorrës së trashë. Bukur e kini ndërtuar metaforën por ç’e do,- Sokoli i shkretë u braktis menjëherë nga ata me “rroga të vogla”! S’janë aspak solidarë të paktën me kalamajtë e tij! Justifikohen me punët e shumta dhe me “rrogat e vogla”! Tung!

  • Sa gjynah,
    Me kete konstatim, muajin tjeter futet ne kalendarin e kuvendit diskutimi per mundesine e rritjes se rrogave te te “ashtuquajturve”politikane.
    Eshte sugjerim nga populli dhe do te merret parasysh nga deputetet.

  • Eshte me te vertet fatkeqesi qer nje Major ushtrie super i kualifikuar dhe pilot i helikopterave te gjenerates te fundit te marri 56 mije leke te reja. Ky fakt duhet te beje te reflektoj pak te gjithe, politiken (me moralin e tyre patetik), shoqerine etj.

    Sa per dijeni nje kolegu i vete ne Europe ne te njetin nivel as me shume dhe as me as me pak, merre nje rroge me te vertet dinjitoze dhe respekt maksimal nga shteti she shoqeria.

    Te tjerat jane vetem broçkulla!

    • I nderuar Sandro,
      Jo vetem majoret, doktoret, profesoret etj.etj. ne Europe, por edhe pensionistet ne Europe marrin disa here me shume se ne Shqiperi, pra nuk eshte faji i rroges, por deshira per te arritur te paarriteshmen, pasurimin e menjehershem, i cili nuk vjen me droge, krim etj. por me pune te ndereshme. Keto kushte jane per gjithe shqiptaret, per gjithe ushtaraket e n/punesit e tjere te shtetit, per te ashtuquajturit fermere e keshtu me radhe. Nuk justifikohet veprimi i majorit me rrogen e ulet, se i bije qe te gjithe t’i futen rruges se krimit.

  • Nuk eshte fjala “sheh rrushi rrushin e piqet” ajo qe e shtyu te ndjerin ushtarak te kryente ate veprim, as fjala ” per me bo nje dore leke plako”, eshte skamja dhe mjerimi qe e detyroi te kryente ate veprim.
    -Mos harroni, kishte nje periudhe sherbimi prej mbi 15-vjet ne radhet e F.A
    -Priti e priti me shpirt ne dhembe se mos sherbimi qe kryente do te vleresohej
    -Priti e priti se pas hyrjes ne Nato do te trajtoheshin me dinjitet sikur ushtaraket e tjere te saj
    -Priti e priti,por Komandanti i Pergjithshem gjeti kohe te rruante mustaqet,por jo te kujdesej per trajtimin e ushtareve te tij.
    -Priti te vinte “rilindja” por ajo rriti rrogat e policeve se ata i duhen per te dhunuar popullin,jo te ushtarakeve qe jane heronj te heshtur,
    -Keni degjuar per reforma ne strukturat ushtarake te gjitoneve tane sa here nderrohen qeverite andej ! jo se ata ushtaraket i kane krenarine e tyre, kurse ne i kemi per te mbledhur plehrat cepave te shqiperise.
    -ushtaraket duhen vetem ne rast permbytjesh,se per gje tjeter sduhen,pasi politikanet tane mbrohen njeri nga ushtria serbe e tjetri nga policia e Tahirit
    -E pra majori u vra ne perpjekje per te ushqyer familjen e tij, jo per te bere nga nje lek.
    Me 550.000 leke te vjetra ai duhej te perballonte jetesen,kurse politikanet tane i harxhojne ne muaj vetem per tu blere “tanga” dashnoreve te tyre.
    Lereni te prehet i qete ne ate bote se kjo e jona u tregua mizore me te.

  • zoti artikull shkrues duket qe koha te ka lene pas kjo shihet te referimi ndaj fjales se urt qe perdor ajo i perket te shkuares sot thuhet ,>Sheh rrushi rrushin epiqet por behet FIK..Jetojem ne periudhen e MUTACIONEVE, faleminderit

  • Edvini jeton me 3000mijë euro , të ardhura vjetore edhe vilën që po ndërton në Dajt me rrogën e moglies.”i qan mirë hallet popullit piktori “inauguroi bunkartin, shtëpinë e gjetheve, tani duhet një plazh për nudistat, se kështu apen 300mije vende pune.

  • eh mor gazetaruc nje dj diskoje ka raste qe merr me shume sepse ky eshte sistemi qe quhet ekonomi tregu ndersa nje major i NATO s nuk eshte e thene te marre milionat por besoj se nje major tek ne e ka pagen me te madhe se nje punonjes i ndonje sherbimi tjeter por ndoshta eshte mesuar te shpenzoje me shume se te tjeret dhe keshtu nuk i dilte hesapi dhe zgjodhi rrugen me te shkurter per te fituar me shume.Sa per pagat e politikes dihet qe kush hypen ne ate karrige hypen per interesat e veta dhe jo per te popullit i cili se ka cuar ndonje here zerin per ato probleme.Vete historia e ka treguar se popullin shqiptare lere pa buk nuk e ngre zerin por po beri thirrje ndonje parti politike djegim vendin dhe kjo tregon sa popull inteligjent jemi,,,,

  • Nje problem i madh e ka kapluar shoqerine shqiptare, krimi i rruges eshte ngjitur deri tek ata qe ne i quajme ajka e shoqerise, (jo politikanet).
    Sjemi ne gjendje ne qe se kemi njohur, ti bejme llogarite majorit Feka, por nga cka ajo eshte dhene, per gjendjen e tij financiare, plus fatkeqsite qe e kane shoqeruar, me bejne te them, se edhe ky njeri i shkolluar, ishte nje viktime e krimit, ku nuk eshte cudi, qe shefi qe e ka drejtuar kete trafik, te jete ndonje fillorist, qe di te beje vetem numerimin e parave.
    Kur lexon edhe, komentet e komentuesve, qe per raste te tilla, kane qene te prere, shef nje fare keqardhje, per rastin e fatkeqit Feka.
    Te jesh nje pilot i specializuar i shkolluar me se miri, me nje grade te nderuar, eshte gati e pamundur, ti futesh nje rruge te tille.
    Prandaj rasti i majorit Feka, sduhet te shifet si nje rast trafiku i rendomte, por duhet te shifet, si nje papergjegjshmeri e shtetit, qe nuk ploteson gjerat me minimale te jeteses, kesaj kategorie, qe ne fund te fundit, jane pararoja e sakrifices, ne ushtrine shqiptare.
    Ky rast, na tregon gjendjen e trasheguar te ketyre 24 vjeteve pordhacokraci, qe e beri edhe ajken e shoqerise shqiptare, pjese te krimit.
    Une shtroj nje pyetje:
    A jemi ne shqiptaret te gatshem, qe te ndertojme demokraci?
    Dhe mua me eshte mbushur mendja, se ne shqiptaret ne Shqiperi, smund te ndertojme demokraci, se ne nuk njohim te drejten e tjetrit, ne e shajme tjetrin, si te duam, kjo jo se jemi te forte, por se jemi te imunizuar, qofte nga politika, qofte edhe nga kallashnikovi.
    Prandaj vetem nje zgjidhje kemi, ti rikthehemi komunizmit, se eshte i vetmi sistem qe ne njohim dhe e respektojme nga frika, eshte i vetmi sistem, qe te jep pergjegjesite dhe respektin, sipas arsimit qe ke mbaruar, eshte sistemi qe mesuesin e quan edukator, qe mjekun e quan sheronjes, qe ushtarakun e quan mbrojtes e tjera.
    E provuam, nuk jemi ne gjendje te jemi nje shoqeri qe e respektojme tjetrin nga dija, por i lepihemi tjetrit, se ai ka jeten tine ne dore, qe po sju lepive, te heq kotheren e bukes.
    Shqiperia sot, mund te etiketohet vetem me histori kurvash, me histori oederastesh politikane, me histori intelektualesh, qe shesin banane.
    Troc rikthejuni komunizmit, se nuk jeni ne gjendje te ndertoni demokraci, te pakten te rikthejme nderin e humbur.

    • E ke gabim Horro ! Ne nuk respektojme nga “frika” , por ne “terhiqemi” perpara nje ndeshjeje te dukshem te pabarabarte !

      Te te jap vetem nje statistike qe ta kuptosh cfare dua te them ! Ne nje qytet nga me te medhenjte e Shqiperise , kishte gjithsej 45 police , pershi te plotfuqishmit e fshatrave dhe rendi ishte top , ne 1987 -ten ! Ti e di sic e di dhe une qe gjendja ekonomike ne kete periudhe ishte shume e veshtire , pavaresisht se FAO dhe OKB i dhane Ramiz Alise “Medaljen” per “ushqimin me te mire te popullsise” !

      Ne 1992 -ten ne ate qytet kishte 185 police , dhe rendi ishte faqja e zeze ! Krimet , plackitjet , grabitjet ne mes te dites ishin “tip sporti” !

      Pra nje shoqeri , jo ne Shqiperi , por ne cdo vend te botes , nuk e mban as “frika” dhe as “dhuna policore” ! Ketu eshte bere me qellim , nje poshtersi , se per mohuar perpjekjet e Socializmit per te “qetesuar” shoqerine nepermjet punes dhe drejtesise , deri diten qe “mundi” ta beje , i meshojne “dhunes” gjoja ne ate shoqeri ! Kjo genjeshter e madhe dhe ky perceptim i genjeshtert , ka cuar ne opinionin se “frika’ eshte “mjeti efikas” , per te administruar nje shoqeri !

      Gabohesh ti , gabohen dhe te gjithe ata qe ngrene keto “pretendime” ! Nje shoqeri nuk ka “frike” dhe nuk ka “dhune’ qe e mban kur eshte ne “hall” !
      Dhe qeverite kane vetem nje detyre kushtetuese dhe ligjore : Te zgjidhin hallet e shoqerise , jo duke masakruar shoqerine , por duke zhvilluar dhe perkrahur jeten dhe goditur ata qe e pengojne kete zhvillim !

      Si arrihet kjo , te gjithe e dime ! Tani jemi fare te qarte ! Nje shprehje nga anet e mia thote “Ma zi gergasi se doraci” ! E kupton ?

    • Te lumte Horr-o,
      Je fantastik ne konkluzionet e tua.
      Me dashje padashje ne sistemin e kaluar s’na e mbante te shkelnim ligjin, se e haje. Me ca permiresime te vogla, ai sistem ishte dhe eshte me i pershtatshem per shqiptaret, te tjerat jane dengla TV.

  • Cdo te thote te marresh rroge ne gjuhen shqipe demokratike, e per me teper nje politikan ????
    Llogariten ketu dhe benifitet e tjera materliale???

  • Vetëm diktatura e proletariatit, e sjell në isllah, Shqipërinë, dhe Shqipëtarët , çfarë prodhon shqypnia dhemokratike , përveçse, drogë, prostitucion, salla bixhozi , shumica e të rinjve, hashashaxhinj , politikan hajdutër , si të majtët, dhe të djathtët, ne si popull idiot e shesim votën 100 mijë lekë .Shqipëria ka nevojë për një Syriza, si greqi.se pd, e ps ka 25 vjet që po na gënjejnë e mashtrojnë, pasurohen politikanët dhe për asgjë sdryshon.

  • Tani Sali Berisha,arqitekti i reformimit te ushtrise shqiptare do te mbeaje ne parlament fjalimin historik :Ku po e coni ushterine Zoterinj Oficere?
    Ilir Meta do rekomandoje qe oficerat te hane ,te pijne e te flene me ushtaret ,ndersa Rama do propozoje te hiqen gradat.Enveri do krenohet me bijte qe la ne pushtet.
    Sa per politikanet do tajtohen akoma me mire se kemi pare.Nuk do bejme me investime per rruge por do ngreme zyra dhe do paguajme sekretare te reja.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *