Në një ‘Zululand” të ca javëve më parë shkruaja lidhur me një shushatje të mass-media-s botërore, gjë që ilustrohet më së miri me fokusimin gjithnjë në rritje që kjo mass-media mban mbi ngjarje e veprimtari, në të cilat përfshihen njerëz që kanë marrë famë falë vanitetit të tyre, apo njerëz që e kanë hak famën, pasi kanë merita e talente, por që futen në konin e shikimit të medias për arsye të tjera. Merrja shkas nga mbulimi i shpërpjestimuar që iu bë një vizite të ish basketbollistit Dennis Rodman në Korenë e Veriut dhe mbështetjen që ky i fundit i ka dhënë në më shumë se një rast despotit tekanjoz të këtij vendi.
Po i rikthehem sërish të njëjtit argument. Me një ilustrim tjetër. Para ca ditësh, u ndalua dhe u arrestua nga policia në rrugët e Miamit, në SHBA, ylli i pop-it, Justin Bieber. Kish pirë në një lokal, në Miami Beach, dhe pas kësaj i kish hipur Lamborghinit të vet e ish vënë të garonte me një makinë tjetër. Tërhoqi vëmendjen e policëve, të cilët e ndalën, dhe pasi u bindën se ish dendur me alkool, i vunë prangat. Dhe kjo ngjarje përbën, mbi bazën e të gjitha përkufizimeve të mundshme që jepen në librat e manualet e gazetarisë, një lajm. E në këtë kuptim, e keqja nuk është këtu. Është gjetkë.
Në momentin që Bieber-it po i ndodhte kjo ‘gjëmë’, kanali televiziv amerikan me akronimin kilometrik MSNBC po transmetonte një intervistë live të anëtares së Kongresit, Jane Harman. Kjo e fundit po thosh të vetën në debatin qëshhapur mbi NSA-në pas proçkës që kanë bërë agjencitë amerikane të sigurisë, duke përgjuar telefonatat e miliona njerëzve nëpër botë, përfshirë dhe presidentë e kryeministra të vendeve të tjera, mike e armike. Por anëtares së Kongresit ia lanë fjalën në grykë. Ndërhyri moderatorja, dhe tha: “Më ka ardhur një lajm, mos m’u largoni ju lutem! Pikërisht në këtë moment është arrestuar në Miami Justin Bieber …”.
Shumë televizione në botë e kanë bërë zakon të ndërpresin transmetimin e një programi live e të japin një informacion të rëndësishëm, por të ndërpresësh një bisedë live mbi një çështje me interes kombëtar, ngaqë duhet të japësh lajmin se është ndaluar nga policia Justin Bieber i dehur, kjo është një pesë me hiç, është idiotësi.
Shumë vetë në SHBA e kanë përqeshur këtë sjellje, por e gjitha kjo e ka burimin te flama e tabloidizimit të medias, edhe të asaj serioze, që nuk po mund t’i bëjë ballë tundimit pra për t’u marrë me Kardashianët, me një si Paris Hilton, me vardisjet që një i alkoolizuar si Rodman-i i bën një satrapi në Azi, apo me harbimet e një 18 vjeçari nëpër rrugët e Miami-t.
Komentin tim per kete adoleshent e kam bere disa dite me pare qe ne momentin kur u dha arestimi i tij. Nje banalitet dhe prodhim (in-vitro) mediatik qe u serviret publikut per nje hiç e femij aspak i talentuar dhe permbi te gjitha pa nje ze te mrekullueshem dhe te veçante. Ka mbi tre vjet media qe mbulon fuqishem nje publicitet mbi kete aventurier-kalama, qe i bie te kete filluar qe kur ai ishte vetem 15 vjeç. Por edhe flori te pillte ky fare birboje qe at’here nuk do te ishte kurrsesi ne qender te vemendjes se elraneve dhe gazetave serioze te botes. Ka nje paradoks me ate qe ndodh vertyete ne jeten e perditeshme me prodhimet mediatike te cilat synojne qe te rrisin jo vetem audiencen per edhe te shesin si vlera “art” te pa vlere i konvertuar ne disqe. Ky fenomen reflektohet edhe ne shqiperi ku shpesh pas ketyre operacioneve mediatike fshihen interesa dhe para e derdhur ne rruge informale, mbase edhe nga trafiqet e punet teper te pista. Shumica e personazheve tona mediatike nuk mund qe te kendojne ende live…te maramendesojne me shale dhe figura pornografike tere sensualitet. E trishte apo jo?
Zoti Gazetar! Tregohu te pakten i sakte ne perseritjen e lamit te marre nga ai televizion jo serioz. E kam lexuar 20 here kete lajm neper gazeta dhe asnje nuk e thote si versioni policise Miamit. Per mua si lexues cdo ngjarje eshte lajm per sa kohe informacioni qe na percjellin mediat eshte i sakte,jo karagjozlliqet qe botehen cdo dite ne shtypin shqiptar. Mendoj qe nje perkthyes korrekt eshte i domosdoshem ne selite tuaja…Ne Amerike nuk perben lajm pergjiimi telefonave se ate e dine te gjithe por Justin Bieber ka mbi 10 milion fansa,mbi 200 million ne bote. Edhe nje gje te fundit per sa i takon gjuhes perbuzese qe perdor ndaj Kardashianeve e Paris Hiltonit. Ato kane nje ton me dollare dhe nuk ju rruhet se si mendojne njerezit si ty,ato shpenzojne dhe jetojne per te qene NEWS! Keshille nuk do i jepja asnje njeriu ne kete bote,por ti e meritoke nje; Shko me mire ndiq seancat e Estrades te Kuvendi i vendit tend dhe mos u merr me Amerikanet o toç!
Ty Fredi sikur te digjka icik si shum.Spo e marr vesh pse.Ose me mir e marr vesh po me vjen shum gjynof.Te them te drejten lek kan aq shum sa ke then ti dhe jetojn per news.Po Z-in.Nano ti nuk ke arritur ta kuptosh.Po deshe te bej nje rezyme.Gazetari ,te cilit ti i jep keshilla nuk e ka inotin as me biberat e as me hiltonet.Shkrimi eshte per gazetarine jo vetem Amerikone (se mos na merzitet zotnia juj meqe qekeni bo me pashaport) po te tere botes te vetequajtur te perparuar.Dhe nqs zbo lajm per ju pergjimi majeni me shnet ameriken se ta kemi fal.Cdo nje amerikon si puna jote tek gazeta-t e vendit TONE(se i joti nuk qeka) ket spo e marr vesh.Juve ju kan bo lavazh truni mer te keqen…Rri pesho leket e hiltonve ti..pu pu cna ka gjet..
hey Friend a Fred a kushdo qofsh! Jo KarDashi apo Harris Pilton Bag-u te jene me tone me dollare dhe te mos u plase per ty a per mua a per Mucin por edhe cuni im te jete, mua as qe me cahet koka si k.qe shege dhe as b.tha s’me plas.
E cme duhet mua se sa para ka tjetri? Mua me duhet vetem se si i vene njerzit parat, cila eshte menyra e tyre? Dhe kjo menyre dihet!
E keqja ketu ne Amerike eshte se ju jepet ekspozim “celebrities” qe nuk kane asnje vlere si njerëz si Hilton, Kardashian, Rodman e shume te tjerë. Dhe njerezit ndjekin si idiote programin pa asnje vlere ” Kardashin reality show” e te tjera si keto..
Sa per Justin Bieber eshte media qe po e shkaterron kete djale te ri. Kane tre vjet qe tallen me te, Pergjojne cdo veprim te tij, dhe flitet per te me tallje ne cdo show, qe nga ato “seriozet” deri tek revistat qe merren me thashetheme te sajuara dhe po e cojne ate djale ne zgrip te absurditeti sa ai po mundohet t’i binde se ai nuk eshte me nje djalosh por burre dhe ben gjithe keto budallalliqe qe te pkten ta shajne jo si femije sic kane bere deri tashti por si burre………dhe pastaj ankohen per NSA qe i pergjon, kur keta nuk lene rehat as femijet e artisteve pa i ndjekur pas……………
Une mendoj se z. Nano ka rrjedhur, dhe deshmi eshte edhe ky shkrim. Po shkrimet “e rregullta” te Nanos per plehrat e politikes ne Shqiperi a mos valle jane gazetari e denje? Mendimet narcistike te zoterise dhe toni deluzional nuk ia kalojne aspak cektesise se lajmit tabloid qe synon nje publik me moshe e interesa te caktuara qe mund te ndjekin MSNBC, nje kanal qe renditen diku nga fundi ne kanalet kablore te lajme ne Amerike.
Per shembull Edi Rama dhe qeveria e tij eshte bere si Saliu, perdite per ti pare ne Tv dhe gazeta……Pse shkon Larg.
PER TY QE DI GJITHÇKA DEAR NANO !
MSNBC – eshte kanali iternetian i Microsoftit MS dhe i NBC Network Broadcasting Compani.
Ka shume vite qe funksionon, me pare ishte vetem i Microsoftit.
NBC – ABC – CBS jane tre koloset e televizionit amerikan, qe jane falas dhe jane private.
PPB eshte nje tjeter kolos qe eshte gjysme publik e gjysme privat qe ben shtatedhjete pirueta ne dite per te mbijetuar.
Dhe CNN qe e njohin e romet e Tiranes, miqte e Veliajt FRESH ardhes.
Ato jetojne me publicitet dhe nderprerjet jane normale per ta e per publikun amerikan.
Ke vajtur shume larg per tu indinjuar, te mjaftonte te oservoje Tv-ne SHqiptarja.Com per tu ambjentuar me MBNBC-ne e TOM Brokaw-s dhe Microsoftit.
Perveç bezdisjes qe japing “perkthyesit” me ze te lajmeve, mosnjohes klasike te gjuheve te huaja, mund te gjesh edhe nivelin me te ulet si te komenteve ashtu edhe te te gjithe trasmisione qe prodhojne.
Per te mos folur per pese pyetjet e Babaromos, atij qe nuk tha as edhe nje fjale ne konferencen e Edi AuNirthte rames te fund vitit.
Me Jamais Vu-ne tende je pak me lart dear Nano i shumepelqyeshem me ate kravaten e fundit ngjyre nuk di ta emertoj.
Keta Kardashiantet, Justin Bieberat, Paris Hiltonat e kompani me te cilet merret media sot, pushteti i katert (!) nuk jane kot. Ato behen qellimisht per tu larguar mendjen njerezve nga problemet reale dhe te perditshme. Mesazhi eshte: “Ja behuni si keta dhe problemet tuaja zgjidhen”. Eshte thjesht nje lavazh truri dhe tregues i nje jete boshe dhe pa ideale te nje pjese te mire te shoqerive perendimore sot. Njello si ato telerealitetet si Big Brodher dhe kompani qe kane mbushur ekranet. Bota, njerezit, shtetet kane probleme te medha sot dhe me te medha neser. Probleme te llojit ekologjik, ekonomik, te lendeve te para etj etj, por keto sfumohen nga beli i Kardashianit apo qorrollepsjet e Paris Hiltonit.
Në vëmendje të “katarakti”!!! Gjithçka qe thuhet e artikulohet nga gazetari nano dhe komentuesit e ka një pikënisje. E ka te plani i famshëm “Allen dalles” për të trullosur mendjet njerëzore, sidomos ato të brezit pa përvoje(rinisë). Duke ju shitur e propaganduar antivlerat për vlera,antimoralin per moral,antiidealin për ideal, antinjeriun për njeri etj.etj. Prandaj nuk ështe çudi nderprerja e atij emisioni televiziv. Do te “shitej”malli trullosës,kaq shume i shitshem edhe në shqipëri. Siç e thotë thjesht dhe drejt”katarakti” “do bëhej lavazh truri për t’ju hequr mendjen nga ato që janë esenciale për njerëzit”. Kështu i sundon kollaj. Kollaj fare na kanë sunduar këto 23 vjet. Apo jo ? Unë vetëm nje ekstrakt te shkurter kam lexuar nga “plani dalles” por kur e lexova u habita me “gjenialitetin e djallit”! Nuk me ka ikur kurrë nga kujtesa ai plan. E tmerrëshme! Po na sundojnë. Ne po “tralala” si gjithmonë !!! Kënaqemi me ndonjë kothere dhe kaq!? Të paktën kemi nga një copë bukë….? Kemi dhe “belin kardashian”(të ‘kataraktit’) dhe vidhet e çiljetës së saliut!? Kemi dhe mesilën që kërkon dosjet te palma? Dhe qejf o qejf! Por dhe s’kemi gjë në dorë ama???
Pëllumb dhe katarakt. Më krijuan “trishtim” komentet tuaja. Trishtim ne kuptimin e mirë të fjalës për lavazhin që bëhet mbi trurin tonë çdo ditë mbi bazën e planit gjenial te djallit? E vërtetë. Kam edhe une dijeni për planin “dalles” ish-shefin e tmerrshëm te cia-s , gjate dhe pas luftës se dytë boterore. Përshendetjet e mia !!!!
Ej te keqen se na bot me qesh me kto komente.U revoltun keq gjith amerikont.Pa pa pa sa ju dogji.ahahah…Po si se keni kuptu xhanem.Un i kokerr durrsaku e kuptoj ku e ka fjalen Z.Nano ju qe na qekeni civilizu e perparu pertej oqeanit kuptoni ate qe doni.Z.Nano mori shembullin e biber-it por mund te kishte marr dhe shum e shum te tjere.Ndonjehere duhet te marresh shenjester larg qe te godasesh afer.Personazhe mediatike si biberi ka ne te gjith shtetet perendimore dhe per fat te keq edhe ne Shqiperi.Kto personazhe quhen pikerisht mediatike pasi media ka ne dor suksesin apo shkaterrimin e tyre.Apo mos na doni me than qe biberi pa mediat to kishte po te njejtin sukses? Ktu flitet per plage te thella sociale dhe rolin kryesor qe mediat kan pasur dhe vazhdojn te ken ne doktronimin e brezave te ri ashtu si benin shum koh me par te gjith regjimet totalitare.Pershendetje nga Albania 😛