Shumë shqiptarë mësuan këto ditë për një lumë të quajtur Radika që buron në Kosovë, kalon nëpër trevat e Maqedonisë perëndimore e më pas derdhet në ujrat e Drinit, i cili po ashtu, buron në Maqedoni, e vijon rrjedhën në Shqipëri, për të përfunduar më pas në det. Kjo, thjesht sa për një të dhënë gjeografike. Kohë më parë, u përfol se qeveria e Shkupit kishte vendosur të ndërtonte një HEC të ri, e për këtë shkak duhej devijuar rrjedha e lumit. Dhe siç ndodh përgjithësisht në jetët provinciale, kudo, miza bëhet buall fët e fët. Mjaft të kujtojmë ende të freskëtat kimikate të Asadit, me të cilat amerikanët do na vrisnin si mizat. Fillimisht reagoi komuniteti i qytetarëve të Dibrës së Madhe, me plotësisht të drejtë, pasi vërtet Radika shoqëron në çdo hap jetët e tyre. Më pas, ia bëhen ca protesta në Tiranë, në shenjë jo vetëm solidarizuese me shqiptarët andej kufirit, por dhe si një apel qeverisë për t`u treguar transparente. Por ndodhi që çështjes në fjalë, t`i jepej dhe pak ngjyrim kinse patriotik, kur nga një poet u deklarua se Radika është në tokë shqiptare. Nuk kishte vend për të tilla fluturime, që më pas mund të të cojnë edhe drejt shqiptarizimit të Vollgës, por parë hollë hollë, kush ka udhëtuar krah Radikës në aksin Mavrovë – Dibër e Madhe, mundet të ketë psherëtirë plot trishtim për m…in që u kemi bërë lumenjve tonë, liqeneve, luginave, pyjeve, gjelbërimit, natyrës në përgjithësi në çdo lloj shfaqjeje të saj, duke parë atë perlë, që maqedonas e shqiptarë bashkë, ndonëse nuk duhen shumë e bashkëjetojnë plot sforco, e në ca kohë i kanë kthyer dhe armët njëri-tjetrit, e kanë ruajtur të pacënuar nga asgjë. Nuk mund të gjesh në Radikë bidona e qese plastike e turlilloj plehrash; nuk dëgjon aty zhurmë automjetesh që zhvasin zhavor, veç cicërimave të zogjve e një paqeje relaksuese. E në këtë pikë, Radika nuk është “shqiptare”, e ata zëra me kadenca patriotike, bëjnë mirë ta mbyllin sqepin e mos bëhen qesharakë, teksa jetojnë në një vend që prej dy dekadash, vret ciklikisht veten duke vrarë natyrën me një mizori të pashembullt. Nga ana tjetër, ajo ç`ka është tipike “shqiptare” tek “Radika”, është përpjekja budallaqe, por dhe acaruese e opozitës për të gjetur në ujrat e saj, ndoca pak “lëndë kimike” për të sulmuar me to qeverinë. /E.H

Artikullshkruesi nuk e konsideron shqiptare nje lume qe eshte i paster.Simbas kesaj llogjike mqs pjesa e Rruges te Kombit ne Kosove e cila eshte dukshem me cilesore se pjesa qe kalon ne Shqiperine Londineze,duhet te themi qe Kosova nuk eshte toke shqiprtare.
Eshte ne nderin e cdo personi,shoqate,partie,kleri fetar te prononcohet per kete teme teper te rendesishme per perspektiven e territoreve shqiptare mbareshqiptare.
Prej kohesh qeveritarve tane ju ka dhene informacioni qe atje punohet.Dhe qeveritaret tane akoma genjejne kur thone qe ska projekt.Dibranet nuk e kane zakon te dalin ne mexhlis.Qeveria perseri gabon pasi ju ka mbushur mendjen vetes se mund te genjejne nje popull te tere.Misioni i Misionarit qe aktualisht po luan rolin e KM,kuptohet qarte.Ai ne bashkepunim me armiqte tane historike duan ti zbehin rolin gjeosrtategjik te territoreve mbareshqiptare ne Ballkan.Ne kete kuader eshte dhe Unioni i vendeve te Serbise,Malit te Zi,Maqedonise dhe Shqiperise me kryeqender Beogradin,per te cilet politikanet te pozites dhe opozites po punojne diku haptas e diku fshetas por me qellimin e vetem per ti plotesuar
nje enderr te kahershme te Careve te Rusise,per te realizuar sa me pare sllavizimin e Ballkanit simbas teorise pansllave,per te cilat kryeqendrat e vendeve fqinje kane qene te angazhuara prej shekujsh.Kot shpenzojne energji per misionin e tyre,shqiptaret ne bashkepunim me miqte e tyre natyror,prej kohesh kane qene te betuar te pengojne keto plane qe dikur sllavet donin ti realizonin nepermjet fuqive ushtarake dhe sot nepermjet perfaqesuesve tane ne politike.
Berisha dhe PD-ja eshte per percarjen e shqiptareve .E ka bere qe me 1992 dhe deri sot.Edhe ,vetem per kete ,duhet futur ne burg ,se po shkateron kombin dhe popullin shqiptar.Per ke punon Sali Berisha …!!??? Vetem per shqiptaret ,eshte shume e qarte,nuk punon.
Ky artikukkshkruesi qenka nje i shitur ose mohues i vetevetes.Ne shqiptaret jem i keto qe jemi ,po ama nuk i rrezikojme te tjeret ,jemi e keqja e vetevetes.Te merren ujrar nga nje pellg dhe te devjohen ne nje pellge tjeter, vetem ne shqiptaret munde ta tolerojme .As nje populli tjeter kjo smund ti ndodhe se qe ne fillim merr nokaut.Ministrat shqiptare ne fillim nuk ka projekt,pastaj kur te tjerete publikuan do kujdesemi per ruajtjen e ballansit ekologjik ,po te jete i damshem nuk e mirat..Nje eshte e vertete deklarata e BB dhe e qeverive te Shqiperis dhe Maqedonis do jete ballansuese se nuk e demton interesin e shqipt…dhe projekti do miratohet .Ujti i lumit Radika do derdhet ne Vardar dhe pastaj ne Egje.Qellimi i devijimit eshte shtimi i nivelit te ujit te Vardarit ,projekti Shkupi 2014.
Dy fjale per komentuesin Ardi ose dini qe eshte i njejti person.
Ti i nderuar po gabon qe i thua E.Hoxhes “i shitur” qe tregon se ke devijime serioze mentale.
Ne asnje rrjesht, fjale,apo germe nuk eshte pro ketij projekti perkundrazi denoncon ato Agim Docet dhe ato qena bira qenash qe kane heshtur per tonelatat e krimeve te berishes dhe shikojne kilogramet e gabimeve te Rames.Problemi i Radikes ka 2 vjet qe diskutohet dhe i eshte dhene pelqimi nga qeveria antishqiptare e Sali Kermes.
Ku ihse ti o trimi i leshit kur berisha shiti detin,miratoi varrezat e grekerve dhe aprovoi janullatosin.
Ermi Hoxha qarte qe Radika eshte e paster qelibar kurse lumenjte tane jane mbushur me plehra dhe qelbesira si puna juaj qe nga njera ana keni ngritur vila me para te pista nga ana tjeter merrni ndihma sociale.Eshte fatkeqsi qe me plehra si puan juaj eshte mbushur shqiperia dhe njerzit endershem po behen rrace ne zhdukje.
– Cudi mer lal,…. si se paske n’gju tina lumin e Radikes…?????..!!!!!
– Po njat kongen :..”.Fryjti er e molit, brigjeve t’Radikes.
Sec ja mori Mines, gershetat e shpines “…as k’te se ke n’gju..aa..??!!
— Me sa duket, shkrusi …ka degjuar kengen e hershme
…” pije, Sokol pije, voda nder Vardar”, …. Dhe ….tani qe i paska “mbaruar”
ujet Vardarit , kerkon te tjetersoje dhe Radiken ne Vardar… ???? aferim..
Radika, mjet per te krijuar pune per mediat mediokre shqiptare, te cilat, si te shitura te politika qe jane,kerkojne te krijojne lajm jashte kufijve, a thua se nuk kane se c’te shkruajne per hallet qe kane kapluar tere shoqerine shqiptare.
Ngaqe nuk ofrojne dot zgjidhje dhe punesim,ofrojne gjithmone pasigurine dhe tollovine.
O Ermiro, ke marr rolin e avokatit full-time te qeverise vallaj
Qind per qind dakort me artikullshkruesin. Kemi helmuar lumenjte, liqenet dhe livadhet tona per gjithmone dhe po bejme patriotin per Radiken. Ata qe nuk e ngriten zerin kur Berisha nenshkruajti pranimin e plehrave nga Italia, apo faljen e detit Greqise, po na dalin tani si nacionaliste. Hajde merrni ndonje kenge majekrehi tani. O sa mire me ken shqyptar.
– ……………………………………………..
– Hajredin Pasha po vjen o Radikes ,
– Valle ku jane o ndande malet e Dibres,
……………………………
Artikull shkrues, a e ke patur ne perdorim mendjen kur ke shkruar, apo hajt shkel e shko. C’eshte ky banalitet infantin. Jeni per te ardhur keq
E kush nuk e di kengen shqiptare per betejen e dibraneve kunder ushtrise turke, 300 dibrane munden(vrane 12 ,000) ushtare turq ;
hajredin Pash po i vjen Radikes-Valle ku jane o keto malet e Dibres
Bejne kuvend o ne fushte te Gjorices,
Ne fushet te Gjorices te kalaja, hajredin Pashen ce ka gjet belaja
hajredin Pashen belaja ce ka gjet, se keto mallet e Dibres o kane lidhe bese
kane lidhe bese e kane lidhe tedane-turkut Dibren mos me ja lane,
Hajredin pasha more hutaq, nuk lidhet Dibra me kerbac,
hajredin Pasha ku e ke ushtrine-ne mallet e Dibres o mi kane ngrire,
ne malete dibres o kane mbete te tane-nuk jane pak por 12,00 mije
O zoti gazetar te pakten mer guximin dhe meso per nje gje qe shkruan hiqju bocave plastike o the qafen se duhet te pakten te dish ku eshte toka ku jetojne shqiptaret . Qe na kan okupuar kjo sdon te thot se ne do duhet te rime nen okupim dhe te na trajtojne si miza .
Artikullshkruesi nuk eshte shqiptar, ose ka rene nen ndikimin e ndonje maqedonasi ose gjysmemaqedonaseje.
shkrim realist.
Lexonja me kujdes qe te kuptoni.
Respekt atij qe e ka shkruar,
Keta duan kohen e Dulles qe kur deshen jugosllavet te devijonin lumin ai u tha:
“Do bej nje tunel me poshte ne qaf-thane dhe do tu thaj liqenin e Ohrit….”