Saga olldashiane

anazapta

Në jetën time nuk e kam takuar asnjëherë Sokol Olldashin, nuk e kam takuar as kur ai ishte gazetar, e aq më pak do të kisha mundësinë ta takoja atë si njeri i politikës. Si duket, ai ishte një nga ata njerëzit me etje plot afsh për liritë qytetare, dhe tek i cili, inteligjenca u bë në shumë raste e njëjtë me harbutërinë, kultura me shfrimin e panevojshëm, intelektuali u zëvendësua herë pas here me njeriun e vrazhdë, por gjithëherë të drejtëpërdrejtë, diçka e veçantë, fluide dhe e pakapshme si duhet në politikën shqiptare. Nuk e kam ditur se ai kishte qenë njëri nga të thirrurit e parë nga vetëdija e tij për të qenë pranë PD-së në qytetin e Durrësit, kur ende i ri do të shpërndante thirrjet për takimet e para pluraliste, që në të vërtetë u bënë të njëzëshme deri në trazim; por nuk kishte se si të ndodhte ndryshe, duke pasur parasysh gjithë jetën e tij, të filluar në një lagje bllokiste të rrethuar, kur kujtesa e tij politike e njerëzore as që kishte filluar të ngjizej, e të vazhduar në streha përqendrimi makabre. Në vitin 1995, kur ai ende djalë i ri, i pasionuar dhe i gatshëm për të qenë pjesë e mendimit politik, do të ishte në stafin e gazetës “Albania”, asokohe pa dyshim zëdhënësja më e zellshme e pushtetit, unë isha larg Shqipërisë, gjërat që ndodhnin këtu më shërbenin vetëm për të ditur nëse ishin apo jo në dobinë e një çështje tjetër që i isha përkushtuar. Shumë vite më pas, kur gjërat po qetësoheshin, mësova se Olldashi shkruante poezi, ishte njeri i dëshirës për një jetë gazmore, i pasionuar pas çasteve, mik i shtrenjtë për disa dhe i paduruar për të tjerët, shpërthyes dhe i qetë njëkohësisht, me shpirtin polemist, të cilin herë pas here ia prishte trysnia që ushtronte mbi të politika e një njeriu të prapshtë. Megjithëse do të ishte ndoshta zëri më kryengritës në gjirin e të vetëve, kurrë nuk do të mund të bëhej një zë ndryshe, dëshmi kjo se sa e furishme dhe e ngulur mund të jetë një diktat “demokratik”, ndaj të cilit, edhe një brez i ri, pa kurrëfarë kundërshtimi, përkulte kokën përpara truplicës politike të Berishës dhe gardës rreth tij. Përballë vullnetit berishian, mjerisht, të emëruarit e të zgjedhurit prej tij, nganjëherë bënin ndonjë vërejtje të përvujtuar, nganjëherë murmuritnin, por kurrë nuk kundërshtonin. Në momentin që Olldashi deshi të provonte këtë të fundit, rebel e këmbëngulës, si në kronikën e një fundi të paralajmëruar, ai nuk do të ishte më mes njerëzve të tij të afërt, të cilëve do u mungojë në gjithë jetën.

Si thashë, unë nuk e kam njohur atë. Në të vërtetë, nuk kam pasur asnjë lloj kureshtje ta njoh, pasi në vargun e ministrave, ai , për mua, ishte njëri nga të tjerët, që, edhe pas një vendimi të prapshtë, merrte përsipër rolin e kamikazit politik, si ndodhi kur ai kandidoi për kryetarin e bashkisë së Tiranës, në vend të Bashës, që u zbraps pas një urdhri të Fazlliqit. Kam patur përshtypjen e gabuar se edhe me të, si me shumë të tjerë, të bindur deri në vuajtje përmalluese, Berisha mund të luante si e kur të donte, mund ta përulte dhe nëpërkëmbte, mund ta linte pas portës së politikës ose ta bënte aktor të saj. Kisha ëndërruar gjithnjë për një trupë parlamentare të mësuar me kulturë elitare, të frymëzuar nga besimi, mbi të cilët oborri kryeministror dhe garda e tij pretoriane e politikës të mos kishin asnjë ndikim, njerëz që nuk donin pozita, që nuk do të influencoheshin as nga joshjet e sirenave të parasë, as nga frikësimet e gardës, që të ushtronin me kryelartësi privilegjin për të hartuar ligje të pavaruara nga dëshira e një njeriu dhe, pas një seance parlamentare, ku kishin thënë gjithçka e kishin quajtur të drejtë për shtetin, shtetarët e zullumet e tyre, ktheheshin pa frikë, në këmbë, drejt njerëzve të tyre. Sokol Olldashi nuk më dukej të ishte një i tillë, ashtu si të paktë i kisha gjetur edhe në anën tjetër. Sidoqoftë, komisioni parlamentar i drejtuar prej tij në rastin Rama, ishte po aq butaforik sa edhe të tjerët, e ashtu si të tjerët, nuk la asnjë lloj gjurme, veç asaj butaforie politike që lënë pas gjërat e boshta. Kjo ishte një gjë, që edhe po të të ngjallte vëmendje, ajo nuk ishte kurrësesi e dobishme.

 

Pse e larguan Olldashin nga Ministria e Brendshme?

Vëmendja e njerëzve, edhe e imja, drejt Olldashit u kthye kur ai u bë Ministër i Brendshëm në qeverinë e parë Berisha, dhe kur me dorë të fortë, papritmas, por e paralajmëruar, bëri arrestimin e disa nga bandave të rrezikshme, shumë nga të cilat vinin nga e njëjta zonë ku ai sapo ishte zgjedhur deputet me votim të drejtëpërdrejtë. Kjo do të ishte paraqitja e tij e parë madhore, publike, në atë rang që do të shkruanin më pas, pas vdekjes miqtë e tij, por që fshihte në vete edhe forcën e ndrydhur të një vullneti të shtypur. Do të rrinte gjatë i ndrydhur dhe i shtypur ky vullnet, për më tepër i një djali të ri, të aftë e kurajoz, që shumë mirë mund të jetonte edhe pa çadrën blu të partisë së tij? Koha do të tregonte se, ndërsa rrethimi kishte qenë i gjatë dhe i rëndë, shpërthimi do të ishte i beftë dhe i shkurtër. Ishte dikush që i kishte interesuar që të kishte pasur një ndrydhje të gjatë dhe një ndërprerje të shpërthimit? Nuk është e pamundur…

Ditët e para të Sokol Olldashit si Ministër i Brendshëm ishin të shkëlqyera, për aq sa mund të jenë ato në Shqipëri. Rrokada e plotë në Ministrinë e Brendshme do të ishte parathënia edhe e atyre rrokadave të tjera që ndodhën më pas, afrimi i militantëve dhe “veriorizimi” i saj do të ishte po ashtu një shenjë se, edhe aty brenda asaj kupole, përplaseshin gjërat, se pas nisjes së vrullshme, kur prekja po shkonte drejt “të vetëve”, ai duhej ndaluar, se një fillim i mbarë nuk është gjithnjë gjysma e punës. “Koliqizmi” i policisë së shtetit e linte të lirë Olldashin deri aty ku donte i pari i tyre dhe deri sa nuk ishin prekur sinorët e tyre, dhe këto nuk ishin të paktë. Nga i dobishëm, Olldashi mund të bëhej i dëmshëm, nga afirmues ai mund të bëhej figurë cilësuese, goditja mund të kthehej edhe kundër tyre, sepse ishte krejt e mundur që, idealizmi i vitit 1992 të mund të ripërsëritej tek ai. Viti i parë i tij si ministër kishte qenë i mjaftueshëm, dhe si duket, jo papritmas, ashtu si çdo gjë që ka të bëjë me “fazlliqët”, e dërguan të kandidojë kundër Ramës, që ishte ende në zenithin e tij si kryebashkiak. Pra, e dërguan drejt humbjes për të pasur alibinë e largimit. Fakt është se pas largimit të Olldashit, të gjithë ministrat e tjerë të punëve të brendshme nuk lanë asnjë gjurmë, nuk goditën asnjë bandë, asnjëlloj grabitje apo korrupsioni galopant nuk u denoncua prej tyre, e zeza filloi të ligjëronte e të bënte ligjin. Dordolecët e dërguar aty lejuan zhvillimin e një tragjedie, deri sa gjithçka u kthye në një farsë groteske, duke dërguar një farë trimi nga Kukësi, më shumë i njohur si Muli se sa me emërin e tij të vërtetë, si kapoja i gardës dhe dy elementë më tej se groteskë, Nard Ndokën dhe Arben Ristanin, si shenjat e sigurta të butaforisë. Në fakt, pas largimit të Olldashit, Ministria e Brendshme nuk kishte më ministër e as drejtor të përgjithshëm të policisë, kishte disa lolo që shkonin e vinin duke i hapur rrugë të paligjshme që pinin me krimin e ndanin fitimet me të, dhe një të padukshëm si drejtor. Rastësi? Duhet të jesh naiv që të besosh këtë gjë…mafia e politikës përllogarit çdo gjë, dhe sado e pabesueshme mund të duket kjo, asgjë nuk është e rastësishme aty ku mpleksen interesat e klaneve mafiozë, zotër të politikës dhe të jetës së njerëzve. Largimi i Olldashit, kur ishte pa dyshim, ministri më i suksesshëm i qeverisë së parë Berisha, nuk ka asnjë shpjegim tjetër. Rikthimi i tij në një post tjetër qeveritar, po ashtu të rëndësishëm, por ku kishte pak gjëra në dorën e tij, ishte ose një shpërblesë për heshtjen disa mujore, kur nuk ishte askund, ose një pajtim me të keqen, për të pritur një ditë tjetër, “për të shpërthyer pa frikë e pa zori”. Është fakt se të gjithë ata që kanë heshtur ndaj së keqes, qoftë nga qeveria Nano, qoftë më pas, qeveria Berisha, në pak kohë kanë marrë shpërblimin e tyre. Shembulli më tipik është Fatmir Mejdiu, heshtja e të cilit e bëri sërish ministër e vazhdon ta lërë deputet. Nëse ai do të kishte folur, është shumë e mundur që të kishte pasur një aksident të rastësishëm, shumë përpara Kostë Trebickës që foli. Olldashi nuk u dëgjua në ato muaj, heshti, shumë kush mendoi se kaq ishte, ai u rishfaq për ndërtimin e atyre rrugëve, të cilat ende pa përfunduar, do të mbyllnin si një alibi, jetën e tij.

 

Tre kundërshtarë të mëdhenj përballë Sokol Olldashit dhe një kundërshtizë

Kundërshtarët e mëdhenj ai i ka pasur në bandat që arrestoi papritmas, por duke paralajmëruar. Jam i bindur se ata nuk e kanë harruar goditjen e tij, dhe fakti, nëse deri atëherë, kishin qenë ose jo mbështetës të tij, nuk ka asnjë lloj rëndësie. Zakonisht, banda të tilla presin shumë gjatë për të dhënë pasgoditjen e tyre, sidomos ata presin një moment të veçantë kur krimi mund të përzihet me politikën, ose, krejt lehtë, mund të fshihet pas saj.

Kundërshtarët e mëdhenj ai i ka pasur në klanet gardiane mafioze brenda në strukturën e tij politike, të cilat, të gjithë strehën politike e kanë si një lloj fasade, pas së cilës, mjeshtërisht, krimi fshihet më mirë, goditja bëhet më e errët, pasgoditja është groteske, sepse mund të vijë edhe me tufa me lule dhe lot përmallimi. Në përcjelljen e fundit të Olldashit kishte shumë nga ata që nuk e kishin dashur, që mezi kishin pritur ta hiqnin qafe në Ministrinë e Brendshme, dhe që tani, përmallshëm mbanin tufat me lule.Të ketë qenë zgjedhje e Koliqit si këshilltar për sigurinë në grupin parlamentar të PD-së si një shfaqje për të heshtur, si ai, ashtu edhe të tjerët? E vështirë për ta ditur, e lehtë për t’u marrë me mend.

Kundërshtarët e mëdhenj ai i ka pasur në strukturën politike të partisë së tij, të cilat, nëse ia falën guximin për të kandiduar në postin e lënë bosh de jure nga Berisha, nuk mund t’ja falnin rebelimin për të herë të dytë, pasi, si peng i këtij rebelimi dhe shpërfytyrim i tij, mund të hidheshin shumë dorashka, të cilat, nëse dikur mendoheshin se kishin qenë të bardha, si të gjitha dorezat mjekësore, tani ose ishin të përlyera, ose të gjakosura. Deri ku do të ishte i aftë të bënte këtë çjerrje të së vërtetës, kjo është e vështirë të dihet tani.

Kundërshtiza e Olldashit vinte nga rivalët e tij politikë, të cilët, deri në ditën që ai kandidoi për shefin e opozitës, gjenin tek ai një njeri të aftë, polemist, të drejtpërdrejtë, të aftë për të zhvendosur ngjarje e situata në dobi të tij, mospërfillës ndaj rregullave, por asnjëherë nuk shihin tek ai as tiranin që gjenin tek Berisha, dhe as dordolecin, që gjenin tek Basha. Ndërsa me Berishën nuk kishte më se çfarë të bisedohej, nëse me Bashën nuk ia vlente të bisedohej, me Olldashin mund të gjendej një rrugë dytësore, aq më tepër se Ai, aq sa kishte miq në PD, aq, e ndoshta më tepër, kishte miq në PS.

Të gjitha këto deri sa erdhi nata e 20 nëntorit 2013. Kjo është nata e krijimit të një sage olldashiane, e cila nëse fillimin e kishte pasur në entuziasmin e një njeriu të etur për lirinë, fundin do e kishte në dyshimin se çfarë ndodhi asaj nate. Dhe si për ta bërë gjithçka më të mjegullt, ajo kishte qenë një natë me shi, në një rrugë ende të pashtruar, përmes vetëtimave (si tek Makbethi), e ku nuk mungonin as magjistricat, të cilat, përmes mjeteve online, përhapën edhe “lajmin” e parë tragjik, përmes së cilit, Olldashi kishte qenë vetë i dytë në makinë, ndoshta me një grua, me një vajzë…për të zhvendosur vdekjen në një tjetër plan, si të gjithë ata që shpejtojnë të lajnë duart pas një krimi. Edhe kjo ndodh tek Makbethi…

 

……e hëna e Olldashit

Dhe si për të mos munguar asgjë nga ngjashmëri, ishte parathënë edhe “e hëna e Olldashit”, e cila, sipas disave do të ishte dita e së të vërtetës, ndërsa unë kisha e vazhdoj të kem mendimin se ajo do të ishte një e hënë e zakonshme, që mund të kishte disa drithërima, por jo shkundje.

Dyshimet për natën e 20 nëntorit nuk kanë reshtur as sot e do të vazhdojnë të jenë edhe për shumë mote të tjerë. Qoftë edhe për faktin se ai nuk ishte një njeri i zakonshëm, qoftë nga misteri i përplasjes, qoftë nga nxitimi me të cilin u shpejtuan të mbulojnë gjithçka. Kjo do të rrijë si një makth mbi politikën e së nesërmes, dhe duam apo nuk duan njerëzit, e quajnë ose jo një çështje të mbyllur, duan ta trajtojnë si diçka që i përket vetëm familjes së tij, ajo do të vazhdojë të jetë atje, e pranishme, disi e harruar, por e pranishme, paralojë për të ardhmen dhe prognozë se gjithçka mund të ndodhë. Pas 20 nëntorit heshtën të gjithë zërat “kundërshtues” brenda partisë së tij dhe u kthyen në belbëzime, ata vazhdojnë të jenë të tilla edhe sot e kësaj dite, kur, si duken gjasat, ata, të shpallur e të pashpallur si miq të Olldashit, do të jenë anash lojës politike dhe, së shpejti, edhe jashtë saj. Skifterët pëdëistë janë në revansh të plotë për përmbysjen e gjërave dhe ky revansh, duam apo nuk duam, filloi që nga 21 nëntori, që rastësisht përkon edhe me ditën e mbylljes së gojëve.

Gazeta DITA, me vetëdijen se duhet thënë e vërteta, apo edhe gjysma e saj kur të çon nga e plota, ka bërë disa investigime të veçanta, serioze, të njëpasnjëshme dhe nga specialistët e duhur. Gjysma e atyre që është sjellë në DITA do të ishte e mjaftueshme për t’u hapur e rihapur disa herë proçeset e lëna përgjysmë, të heshtura, të pazbardhura, e deri të injoruara. Do të kishte mjaftuar deri tani për t’u ngritur një komision i veçantë parlamentar, jo thjeshtë sepse një deputet nuk është më, por sepse enigma e lënë pas tij do e turbullojë jetën parlamentare.

 

Kur disa kohë më parë, pas botimit të shkrimit tim në gazetën DITA, ” E hëna e Olldashit”, një mik i imi që nga vitet e fëmijërisë së përbashkët, poeti Agim Doçi, më shkroi se Olldashi ishte një njeri i pasionuar, i denjë dhe i etur për jetën, dhe shtoi se, babai im dhe gjyshi i tij, Dashnor Mamaqi, kishin qenë miq në gjithë jetën e tyre dhe kishin pasur një fund të njëjtë, thashë me vete se tashmë, edhe për mua, do të ishte një çështje e mbyllur, dhe urova që dheu i vendit të tij të jetë i lehtë, gjithë e mira e këtij njeriu të vazhdojë të jetë e pranishme dhe prapshtia të shkojë sëbashku me të.

 

Pse kjo memecëri?

Do të kisha dashur të isha asnjanës në të gjithë këtë histori, i heshtur, mirëpo është memecëria ajo që ka platuar gjithë shpirtin dhe nuk mendova e nuk doja të isha pjesë e saj. Unë e besoj gazetarin Mero Baze në gjithë atë që ka shkruar për mikun e tij, Sokol Olldashi, sepse e ka njohur edhe kur kanë qenë shumë të afërt, edhe kur janë larguar për shkak të politikës së prapshtë, edhe kur janë riafruar për hir së të drejtës. Jam i prirur të besoj në ato që dhimbjen e kanë të vazhdueshme dhe mungesën e kanë të plotë. Mirëpo nuk jam i pritur të besoj verbërisht, si institucionat, se e gjitha ishte një aksident rutinë, nga shiu, era, vetëtimat, cigarja e ndezur, telefoni celular, nga portofoli i humbur, makina e përmbysur, shkarja e butë, rrotullimi njëherësh, pra nga të gjitha ato që, në vend që të mbushin mendjen, ta rrokullisin edhe më keq.

Nëse do të ishte aksident, qoftë edhe i një njeriu të njohur, si ishte Olldashi, përse u nxitua aq shumë me konkluzionet, me largimin e tij, me provat gjysmake që kurrë nuk u bënë të plota, kush u rikthye në vendin e krimit për të zhdukur çdo lloj gjurme? Shumë fillesa pyetje, të cilën, më të parën e kanë në atë se kush ishte i interesuar për largimin e tij, qoftë dhe kaq naivisht dhe brutalisht?

Që nga 20 nëntori, me përjashtim të miqve të tij, edhe këto më shumë përmes mjeteve online, asnjë nga miqtë e tij partiakë, nuk ka guxuar të marrë shembullin e tij hapur, si një shembulltyrë që duhet ndjekur apo që i duhet shkuar deri në fund kësaj enigme. I vetmi, jo nga miqtë, ka qenë Basha, në një takim në qytetin e Durrësit, ku këputi aq shumë broçkulla në pak kohë, saqë e kuptoi edhe vetë, megjithëse me vonesë, se askush nuk ia hante ato. Berisha, i cili nuk lë as një rrëshqitje këmbë pa e paraqitur si krim dhe kriminelë, dhe i njohur për paranojën e tij njerëzore e politike, që nga 20 nëntori, as nuk është kujtuar për mikun e tij, dhe ndoshta nga mbështetësit më të fuqishëm kur pranë tij nuk ishte thuajse askush. Topalli mendoj se e ka harruar se ekzistonte dikur Olldashi, për të mos folur për Bode e të tjerët, të cilët duken se janë lehtësuar nga ai largim i beftë. Gjithçka po zbehet, ditët po e largojnë atë nga partia e tij, si një dëshmi se dikush është i interesuar për këtë largesë, duke i bërë gjërat më të padukshme. Kjo deri sa të vijë 20 nëntori i këtij viti dhe ata do të shfaqen përsëri të përmalluar dhe me lule në dorë.

Ndoshta është tepër sinjifikative ajo që ka vërejtur botuesi Mero Baze se, mediat që dhanë lajmin e parë për praninë e një gruaja apo vajze në makinën e aksidentuar, ishin pikërisht mediat më pranë Bashës. Ishte thjeshtë një përpjekje spekulative për të bërë më të prekshme enigmën, apo tërheqjen e mendimit drejt privates dhe larg asaj që kishte ndodhur? Media të tjera kanë sjellur po ashtu fakte rrënqethëse, edhe pse ato kanë rënë në vesh të shurdhër.

Nuk dua të risjell faktet e botuara në DITA apo në media të tjera. Shumë prej tyre dihen nga të gjithë, mirëpo njerëzit duan të dinë se sa është e vërtetë e thëna policore se ai po vinte nga qyteti i Elbasanit, kur kishte shkuar atje dhe me cilët ishte takuar, ka persona realë që e dëshmojnë këtë apo vetëm heshtje? Përmes telefonit të tij celular mund të gjendet shumë lehtësisht ecuria e tij në atë natë, momentet ku ka qenë, por njëkohsisht do të ketë edhe një dëshmitar të fundit që është takuar me të. Qoftë ai edhe njeri i mediave. Përse e gjithë kjo heshtje. Përse kjo marrëveshje e heshtur për të mos trazuar një enigmë që nuk është e rastësishme si e tillë.

Le ta lëmë politikën mënjanë, le të themi se ajo nuk ka asnjë lidhje me natën e 20 nëntorit, megjithëse gjithçka tregon se ajo është e pranishme. Le të marrim pasgoditjen e bandave të dërguara pas hekurave pikërisht nga Olldashi, si Ministër i Brendshëm. Nëse nuk mund të futen dot në sinoret e politikës, çfarë i pengon të futen në botën e krimit? Ku mund ta dinë ata se nesër, në një ditë të ardhshme, krimi nuk do të kthehet të godasë sërish në botën e politikës?

Sokol Olldashi ishte një njeri që mendohej se po përgatitej të shndërrohej në një institucion. Do të ishte një institucion i dështuar si edhe herë të tjera në PD, kjo tashmë nuk dihet, por, duke besuar miqtë e tij, ai nuk do të rikthehej nga rruga si djali plangprishës, dhe kjo e bënte edhe më rrezikshëm atë.

Përse u ndërpre rruga e tij, kjo tashmë është një postulat që njihet. Nëse shumë njerëz kanë pasur dyshime se çka ndodhi asaj nate dhe kanë dashur të besojnë se gjithçka ishte një fatalitet, pas ngjarjeve të fundit, sidomos zhdukjes së provave në vendin e ngjarjes dhe zbulimit të provave të reja, gjithçka është e lëkundshme dhe të shpie drejt bindjes se, asaj nate, mjerisht, nuk ka ndodhur një aksident i zakonshëm, në një natë me shi e vetëtima, ndaj një njeriu të shkujdesur, por shumë më tepër se kaq.

Detyra e një gazete, sado e besueshme të jetë ajo, qoftë edhe gazeta DITA, nuk është të bëjë hetuesin, e aq më pak një bashkëpunëtor i saj. Dyshimi është ngritur, provat janë dhënë, gjërat janë ende të pahapura deri në fund, rreziku i “çardakizimit” të provave ekziston gjithnjë, sepse shembujt janë dhënë edhe kur njerëzit janë vrarë ballas e gjakftohtësisht, enigma me kalimin e kohës mund të zbehet, por edhe të rikthehet, në fund të fundit mund të jemi përballë një krimi të pandëshkuar. Nuk është e rëndësishme se kush e mendoi dhe se kush e çoi deri në fund; e rëndësishme është se një njeri ka marrë me vete një enigmë, e cila pa dashur, nuk është më vetëm e tij dhe nuk i takon më vetëm disa strukturave të specializuara.

U takon të gjithëve, sepse pa dashur, dhe njëkohsisht papritur, Sokol Olldashi doli tepër jashtë vemendjes së një partie, ai u bë fillesa e re e një kujdesi politik e ndoshta edhe një shembull më shumë e mbylljes së gojës.

Nuk e kam takuar kurrë Sokol Olldashin. Edhe po të ishim takuar është shumë e mundshme të mos kishim qenë kurrë miq, sepse u takonim dy mendësive të ndryshme. Por jo të armiqësuara. Nuk do të kisha dashur të bëja këtë shkrim për të. Do të kisha dashur të shkruaja për gjëra të tjera, mirëpo rreth tij po vendoset heshtja që vret dhe nuk dua që e nesërmja të jetë një shtatore e akullt, sepse, dreqi e mori, nuk kemi as kujt t’ja çojmë.

 

Share This Article
35 Comments
  • Cuditerisht PD dhe saliu nuk akuzoi komunistet dhe ramen per vrasjen e Olldashit eshte hera e pare qe sali pranon versionin e policise se shtetit. Perse? Mos eshte ai autori?

    • Kur ne nje shoqeri , elita i thur hymne nje te korutpuari e rugaci , atehere ajo shoqeri do vuaje shume, shume ….sepse elita qe ka per detyre te udheheqe progresin e saj,
      vuan nga kalbesia morale…

    • Shkrim i qarte qe te mberthen me sitilin e vecante ,dhe nje ANALIZE e thelle profesionale.
      Falemindeit Bedri Islami.
      Te lexoj me kenaqsi.

  • gjithsesi pase teroristite hajdari dhe ky mori mallkimin e popullite ishine te pashpirtere dhe hajdutere te medheneje smendonin pere kete vende dhe kete populle veteme per ta shkatruare dhe te grabisnin sa me shume pere vete sa krime kane bere nuk dihete

  • Degjoje Agimin ,degjojeni mire zt Islami .
    Ka qene mbas Azemit dhe e njeh mire fytyren e Saliut .
    Megjithate ,te jesh i sigurt qe Olldashi nqs do kishte patur mundesi te vazhdonte
    do krijonte nje te djathte historike dhe …terrorriste .Kishte shume miq te PS
    por ne vdekjen e tij duhet te llogarisni kush humbiste me shume ,sepse ne vrasjet politike kjo llogaritet gjithmone .Dhe ktu nuk do shume zgjuaresi te arrihet ,mjafton te llogaritet ku po perplasen rrjedhjet me te medhaja te PD .Sigurisht te ata qe drejtora ishin dhe drejtora po ngelen fale mikut te perbashket qe kane si PS dhe PD .
    MERO BAZJA duhet te kishte me shume kurajo ,i detyrohet mikut te tij ,gjithashtu i detyrohet dhe kauzes qe ka marre persiper …deklarohet luftetar i lirise .
    E megjithate ,lere te na ngelet kjo heshtje qe vret , dhe kjo shatore e akullt e heshtjes
    Ne fund te fundit jemi populli qe aq mire e tha Konica ne France
    JU ME BALTE BENI HERONJ KURSE NE HERONJTE I BEJME BALTE !

  • Olldashin e eliminoi sa -lehu dhe basha se devijoi nga nga ruga e tyre ,me ndihmen miqve serb te salihut ,pd e salihut dhe bashes i mer urdherat nga udb ,prandaj e hengri holldashi se donte te jashte orbites se saliut .organet qe u moren me hetimin ngjarjes jane kryetekorruptuara ,si ato te mb edhe ato te drejtesise .

  • Qe hetimi i vdekjes se Sokol Olldashit eshte me mjaft njolla te zeza kete besoj e kuptojne te tere pasi eshte paraprire dhe shoqeruar edhe me shume enigma te tjera. Per veten time mundohem tju ve emrin tera ato cfare ndollen me te ndierin Olldashi vetem heshtjen e Ministrise se Brendeshme e Rames se bashku me te nuk arrij ta kuptoj. Edhe per kete e ka fain Meta?

  • Ju i nderuar Bedri, shkruani qarte e sakte. Por kam nje shtese te Vogel. Civilizimi me injorancen (Iliri). Kurajua me hajdutrine e krimiin (Meta), nuk mund te bashkejetojne e bashkeshoqerohen drejt nje shoqerie te civilizuar, sociale e ligjore. Keni harruar Ilirin. Edhe Ai di dicka per Vrasjen e Sokolit

  • Nëse nuk mund të futen dot në sinoret e politikës, çfarë i pengon të futen në botën e krimit? Ku mund ta dinë ata se nesër, në një ditë të ardhshme, krimi nuk do të kthehet të godasë sërish në botën e politikës?
    as une se kuptoj kete sjellje bedri, natyralisht jemi te prirur qe e keqja e tjetrit eshte e mira jone, por deri diten qe radha na vjen neve. jam totalisht dakort qe kjo, edhe te tjera, ceshtje duhet te zbardhen. duhet te jete urdherore bile per organet perkatese hetimi deri ne fund i te tilla ngjarjeve qe ne vendin tone po behen dita dites me te shumta. ne inkoshence keto s`bejne gje tjeter vecse ngjallin frike e cila mbyt shpresen dhe optimizmin, per “rilindje”.
    p.s. sinoret e politikes duhet jene te paret per t`u kaluar!

  • Po policia e kujt ishte ne 20 Nentor? E Saliut apo e Edvinit?Perse te heshtin prokuroret gjyqesore qe urdherohen nga PS?
    Cili eshte interesi i PS,per ta lene ne heshje kete vrasje?

  • Gazetari skandaloze, pa asnje indicie ose prove hedh dyshime te kota.

    Sa Per Olldashin te gjithe e dini qe ishte i korruptuar deri ne palce. Ato qe ka vjedhur ai ne ministrine e traqnsporteve nuk i ka bere njeri tjeter deri tani. Dhe Berisha keta njerez i mban prane sepse me dosjet qe i ka pergatitur Kulici i shantazhon kollaj. Dhe ku ka njeri me kollaj te shantazhueshem sesa Olldashi. Kurse keta po na e nxjerrin si nje martir te PD qe po luftonte Berishen. Qesharake. Sa per miqte majtas e djathtas, patjeter qe ka shume se me leket e vjedhura bente qoka pa fund. Dhe shqiptaret si interesaxhinj qe jane te shikojne nga duart majtas edhe djathtas. Nje haldut me pak qe e ka rrejepur kete popull. Shpresoj ta ndjekin te tjere se shpejti, sidomos Nano dhe Berisha.

      • O Aleksandri o njeri idiot qe ben komente pa lexuar komentet te plota. Une Berishes e Nanos i uroj te njejtin fund te lumtur si Olldashit. Por ti je nje militant i verber e nuk do ta shikosh te keqen ne sy, por vetem tek Berisha. Sa te kene militante si ty do vazhdojne te bejne qejf ne Shqiperi. Shqiptare si puna jote jane mjerimi i vertete i ketij kombi dhe ju keni per ta cuar kete vend drejt gremines.

        • O LULIMIRI. Un nuk jam militant. Un e kam njohur Sokolin. Kam 19 vjet qe kam ikur nga Shqiperia. Dhe nga ajo kohe, nuk kam pasur mundesi ta takoj Sokolin. E kam njohur Sokolin, dhe cdo gje mund ti besoj, Por vetem qe te jete mar me krime nuk e besoj dhe nuk do ta besoj kurre. Pushteti te jep gjithshka. Edhe Sokoli mund te kete perfituar e mund te kete fituar shum, Por pjesmarjen ne krime, nuk do e besoj kurre. Un mendoj se ja vene te gnitha Sokolit per te perfituar pasterti kri.inelet e vertet

          • Aleksandri. Te lutem, shko ne Rockovec dhe pyet familjaret e deputetit te PS Fatmir Xhindi, se kush e organizoi vrasjen e djalit, burrit e babait te dashur te tyre. Do te me vije keq per zhgenjimin tend naiv.

  • Si eshte qe ne mundur qe ne gjithe kete roman paranojak, asnjehere mos te analizohet ose te permendet nje fakt shume i thjeshte : cfare interesi ka sot partia ne fuqi, pra qeveria te mbylli dosjen e OlldashiT duke e cilesuar vdekjen e tij si nje aksident rrugor siç e ka komentuar ministri i brendshem Tahiri? Eshte kesaj pyetje te thjeshte qe konspiracionistet i fshihen dhe e anashkalojne pasi ky fakt shumezon me zero gjithe hipotezat e komplotit. Po te jete dhe vete PS-ja dhe Edi rama ne konspiracionin e “vrasjes” se Olldashit, na ka pire e zeza dhe s’na mbetet veçse ne zgjedhjet e ardhshme te votojme per redaksine e Ditas ne qeveri. Mbase kete kerkon Dita? Thano kryeminister dhe Islami zevendes..? 😉 . Dita duhet te behet me tolerante. Eshte tjeter gje te kerksh nga ana gazetareske detajet e nje ngjarjeje dhe tjeter gje t’i frysh konspiracionit. Te pakten konspiracionistet e atenteteve te 11 shtatorit kishin guximin t’u shkonin deri ne fund tezave te tyre te marra duke te vertetuar si 1+1=2 se vete Bush e kishte nxitur ate atentat se kishte interesa te lidhura me familjen Ben Laden. Kurse Dita na merr per hajvane, Olldashin e kane vrare, por aq holle e kane vrare sa dhe i gjori ministri i brendshem dhe kryeministri, dy personat me antiberishista qe mund te kete njohur vendi, ketyre dy te gjoreve pra qe kane ne dore nje armade me hetues e laboratore krimesh, ketyre dy te gjoreve berishistet ja paskan hedhur dhe kesaj rradhe. Por shyqyr qe kemi Ditan , dhe asaj sakën se ja hedh kush 🙂 🙂 🙂 Dita eja ne toke : kur pjesa tolerante e shqiperise thote qe nuk duheshin sjelle armet kimike, Dita ben opozite qe te silleshin; Kur pjesa tolerante e shqiperise thote qe nuk duhet arrestuar Sali Berisha para se te behet nje reforme e mire ne drejtesi dhe te pastrohet mire vendi nga prokuroret e dhe gjyqtaret e korruputar para se te filloje kuvendi i gjyqit historik kundra kryekriminelit Berisha Dita vazhdon ne te sajen, jo Berisha te arrestohet tani ne kete çast, paçka se nuk do te ishte demokratike me kete fare drejtesie jodemokratike; kur pjesa tolerante e vendit thote se nje person ne timon qe nget makinen duke folur ne celular naten me shi dhe pa rrip sigurimi ka me shume shanse qe te vdese ne nje aksident rrugor sesa nje njeri qe zbaton rregullat e qarkullimit, Dita serish insiston me te sajen qe me siguri ate nate shiun e soli berisha, rripin e sugurimit ia hoqi olldashit berisha, telefonin celular ne dore ia vuri berisha , dhe pa dyshim kthesa po ashtu u shfaq ne momentin kur Berisha shtypte nje buton. Dita, a s’po e kuptoni se po beheni qesharake per pjesen tolerante te lexuesve, por sigurisht gjithnjne e me te besueshem per ekstremistet ; ajo qe ju ka mbetur tani eshte te propozoni rikthimin e denimit me vdekje ne legjislacionin e vendit ; dhe mundesisht keto egzekutime te behen para gjykimeve; a kemi biles me nevoje per gjykime ne shqiperi tani qe kemi Diten?? Muçi, te autorizoj ta botosh kete koment tek respublika, koncentrat i tolerances siç duhet te jete…

    • Bravo Genci, sikur ta kisha shkruar une kete artikull. Te kenaqet shpirti kur lexon nje artikull te kulturuar nga ajo pjese tolerante e qytetare qe kerkon drejtesi e jo hakmarrje. Na mbyten militantet ne cdo cep prandaj nuk ben perpara kjo shoqeri e kalbur

    • Genci pershendetjet dhe nga une
      Nga do qe te vene te mencurit dhe te maturit ,ne nje popull te mashtruar keq
      i kane te zena shtigjet nga turrmat te lidhura me partite.
      Ne nje komentin tim i thash Thanos,bej te gjtha vetem mos i bjere ne nje
      vrime kallamit se Diten do ta beshe Nate.

    • po or genc por nje gje nuk na e skjarove ne hartimin tend sherlock holmesc se kush ishte motivi i Edit apo ps ne eliminimin fizik te Olldashit.Mendimtare si ty i ka nja 2 milion shqiperia por spo e ccojne dot vendin as tek dera e hales bre bre..Sa per armet kimike gazeta dita beri shume mire qe ishte kundra protestes sepse sic po e sheh nuk ishte fare proteste por nje miting hajvanesh dhe llogjika po e nxjerr ne pah qe hajvani po hajvan ngelet… dhe e fundit per salehin pa nje reforme ne drejtesi e kemi pare se si mund te denohet ai dhe per me teper e nxjerr ramen hakmarres por se u zgjata si shume tipa si ti ose jane bij k…qe punojne per kolonen e peste ose jane turma….hajvanesh

  • Shkrim i mire qe duhet vleresuar. Natyisht qe Olldashi u eliminua nga partia qe e polli dhe e rriti dhe se ciles i sherbeu me devotshmeri.

    I sherbeu Saliut deri sa iu be pengese e planeve te tij dhe ky i fundit, pa dyshim, e coi ku kishte cuar dhe te tjere me pare.

    Ajo qe te bezdis dhe te jep neveri eshte se shume politikane por dhe njerez te shtypit e trajtuan vdekjen e tij, sic bene dhe me Azem Hajdarin, si nje humbje te madhe te nje demokrati te madh. Une, por dhe shume si une, e kane konsideruar gjithnje Olldashin si nje person i krahut te ashper te PD-se, si nje krah i armatosur i saj, po te kemi parasysh grupet e gangstereve apo te forteve me te cilet perzihej e tek te cilet mbeshtetej per te arritur synimet e tij politike por dhe ato financiare.

    Olldashi nuk jetoi shume, por ai jetoi jeten sipas menyres se vet, per veten e tij, duke lene familjen ne gjendje shume te mire financiare. Pak jete, por para shume.

  • Akoma se keni kuptuar, qe Saliu me vrasjen e Olldashit, shkeputi hallken e krimit, qe e lidhte me bazen kriminele?
    Olldashi ka qene i derguari i Saliut, per te gjetur njerezit e pershtatshem, per te bere vrasjet mafioze, qe ne vetem neper filmat qe i kushtohen Mafies i kemi pare.
    Ska te drejte asnje te rehabilitoje Sokol Olldashin, se kriminelet asnjehere se kane jeten te plote sic ja u ka taksuar zoti, por gjithmone vriten, simbas konjukturave.
    Vrasja e Olldashit mbylli pergjithmone zbulimin e autoreve te deputetit Xhindi dhe te Trebickes, ndoshta dhe vrasje te tjera.

    • USA. Te lutem, shko ne Rockovec dhe pyet familjaret e deputetit te PS Fatmir Xhindi, se kush e organizoi vrasjen e djalit, burrit e babait te dashur te tyre. Une kam pyetur dhe e di. Qeveria e PS nuk ka rene dakord, por “zbulimi i vrasesve te Olldashit eshte shume i komplikuar”, thote masha e Sali Berishes ne krye te Prokurorise se Pergjithshme, Llalla.

  • fakti qe e zgjat dhe e stergjat kete artikull kaq shume tregon qe autori mundohet te fshehe karakterin e vertete te heroit.asnjehere nuk thone autoret sa makina kishte sa kushtonin me cpare i kishte blere.asnjehere nuk permendin sjelljet e tij prej rugaci ne emisionet televizive por tregojne ndodhi nga jeta e tij qe vetem keta i dijne.nje pyetje kam per autorin:heroi eshte sipas teje pozitiv apo negativ?se edhe saliu ka ndodhi te bukura nga jeta private.

  • Olldashin e vrau banda e sofisitkuar e Saliut, jane vrases me pagese te cilet jetojne si ne Shqiperi ashtu edhe jashte shtetit, prokurori i pergjithshem te ler postin nese do konsiderohet si aksident. Ishte nje vrasje e mire planifikuar. Te ribehet autopsia, ta kerkoje KOZETA MAMAQI nese e ka dashur djalin e saj e nese nuk ia kane mbyllur gojen me para ose me kercenime.

  • Po ndonje lajm per Ramen nuk kini, po mereni me te vdekurit, Mero Bazes I ka ikur goja tani qe po botohet kartela e Rames, ne fakt qe ai qe e botoi vite me pare kur lepinte bythen e Berishes, ta gezoni Meron dhe Meten qe ju quajti kokepalare

  • Une nuk mund te them se ka qene nje vrasje e organizuar,por menyra se si u zhvilluan hetimet me nje mungese profesionalizmi te ben te mendosh se ndofta eshte aksidentuar me qellim. Do isha shume i interesuar te dija sa ka qene sasia e alkolit ne gjak nga raporti qe ka dhene policia dhe ta krahasoja ate me deklaraten e personit apo personave qe kane kaluar darken e asaj nate me te ndjerin. Nuk u be publike asnjehere se per cfare arsye Olldashi u nis per ne Elbasan,kush e priti dhe cfare u bisedua. Ishte rastesi qe ai udhetonte ne nje nate me mot te keq,apo ishte i detyruar te shkonte ne ate takim. Familjaret e tij duhet te ishin te paret te therriteshin dhe te pyeteshin ne rast se kishin dijeni per nje udhetim te tille. Per ti rene shkurt, se pak a shume dyshimet e opinionit partiak per nje vdekje aksidentale kane shkaterruar cdo shprese se nje dite do zbardhet kjo ngjarje,pyetja ime eshte vetem kjo;
    Kush jane personat qe kane telefonuar zotin Olldashi paraditen e asaj dite,sa nga keta jetojne ne Elbasan dhe kush e ka pare e folur me te ate nateJane politikane,apo biznesmene apo……Prokuroria mendoj se eshte e detyruar ti jap nje pergjigje opinionit per gjera qe dhe nje idiot i mendon se kane lidhje me aksidentin dhe jane elementi kryesore nga ku duhej te fillonte hetimi i vdekjes se nje deputeti me nje makine qe eshte pothuajse 90% sigurte per te eleminuar vdekjen ne kushtet e rrethanat qe na u paraqiten…….

  • Z. Islami, keni shkruar tmerresisht gjate per nje njeri qe e pati karrieren kriminale te shkurter;
    keni bere nje hartim ne vend qe te shkruanit nje demaskim. Si koleg te lutem here tjeter mos shklruaj per njerez qe nuk i ke njohur dhe nuk ke kohe e mundesi te hulumtosh shkencerisht si gazetar e historian.

  • Z.Islami nuk e kuptojme se kush eshte motivi qe na servirni ne menune tone te perditeshme kete gjelle bajate duke na vene perpara nje pjate me kermen qe kundermon ere e prishur.Po dole nga krimi ,krimi do te rembeje.Nuk kuptoj gjithashtu se ku e ke gjetur kete frymezim per nje pjestar te nje bande qe vetem se inskenonte,vriste e pastaj vinin e te hanin dreken e mortit.Qe te jeshe me i kujdeseshem tjeter here lexo refimet e Meros per bemat e pjestarit te grupit “Tradhetia”!

  • AH! DUHET TE RINGJALLET ENVER HOXHA. NE KOHEN E TIJE GJEHEJ PLUBI KU BINTE DHE SBEHEJ FJALE PER PUSHKEN QE SHTINTE.

  • Një metamorfozë e olldashit e shkruar me art,fakte dhe me vërtetësi. Përmes tyre një analizë logjike e pa kontenstueshme në përfundimet e saj. Hipotezat që ngre nuk mund të zhbëhen lehtë? Kjo është ajo çka doja te thosha për këtë sagë të shkelqyer te z. Bedri islami. Nderime autor!

  • z. Bedri. ne fillim te shkrimit thoni se nuk e njihnit Sokolin, pastaj me poshte thoni disa gjera te Mero Bazes per te. Ore burre po Mero Bazja eshte Kryeguzhinjeri i gatimit te rrenave ne media, sot i lepin by… Rames, dje i lepiu by… Berishes e neser ihshalla nuk e le zoti pa gjuhe. TUNG.

  • Vetem kur shoh ftyrat e “kontigjentit”te krimit me te cilet mbushte tavolinen Olldashi,nuk e vleresoj te denje per nje roman me hero pozitiv,sic e ke mbushur kete radhe z.Islam.Olldashi ishte me i rrezikshem se shume hajdute te tjere te stanit te Saliut,sepse formoi ceten e vet me kontigjentin e krimit,qe rezultoi me pak profesioniste se kontigjenti i Saliut.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *