“Bah, sa i rrezikshëm paskam qenë”- thotë kështu një personazh në një komedi shqiptare, një batutë që mjeshtërisht shpërfaq absurdin e një sistemi si ai komunist. Kjo më erdhi ndërmendje, teksa pashë të publikuara në një portal lajmesh fotot e Kullës së Jetimit në Prevallë të Sharrit, mbyllur këto ditë nga policia e Kosovës në kuadër të një operacioni kinse antiterror, me vulën policore si vendstrehim terroristësh!!!
Jam banor i rregullt i asaj kulle ç`prej vitesh e ja njoh çdo skutë. Kam qenë aty si gazetar, si protagonist në një film, si pushues, si familjar; kam luajtur aty basketboll e futboll, kam shkuar për skijim apo thjesht për një vakt me prodhime bio; kam takuar aty lloj lloj njerëzish, qose apo me mjekra, me të gjata apo me të shkurtëra, të veshur shik apo sportiv, të rinj e pleq, shqiptarë apo të huaj, deri dhe ushtarakë KFOR-i, por që aty paska patur dhe terroristë, këtë nuk ja fal vetes që nuk e paskam nuhatur.
Po ku paskan qenë xhanëm, se vec të tjerash, jam dhe kurrioz të dij nëse po t`ua prekësh mjekrat, a lëndohen në sedër si ndoca shqiptarë që reagojnë të lënduar po t`ua prekësh majën e hundës?! Si nuk a paskam ndjerë erën e barotit në qofte?! Si nuk e paskam vënë re që thika me të cilën priteshin domatet e kastravecat për sallatë, paska qenë njëherësh dhe për prerje kokash?! Si nuk paskam mundur të shoh prapa portretit të administratorit, Haxhi Qemalit dora vetë, burrnisë, paqes e urtërisë së tij, rekrutuesin e rafinuar të terroristëve?!
Si munda që një ditë prej ditësh të çojë aty menaxherin e kompanisë më të madhe turistike shqiptare, që për më tepër mbeti i mahnitur nga shërbimi, edukata, cilësia e ushqimit e përkorsësia në sjelljen e stafit?! Si munda që një ditë prej ditësh t`i propozoj mikut tim Auron Tare, që bashkë me familjen e tij të mirë që ka e gëzon, të kalojë ca ditë dimri te Kulla e Jetimit, ndonëse Tare vuan të takojë e të intervistojë një luftëtar kauzash religjoze?! Hej Kosovë, ç`po më befason! Si komunizmi dikur, edhe ti po më bën të dyshoj, se mos jam terrorist e nuk di gjë?!/E.H

Je Ermir , je ! Te mos kesh piken e dyshimit ! Terrorizmi para se te jete gjemim armesh dhe tritoli eshte ideologji ! Dhe ti nuk mbetesh mbrapa ketu !
Qe ti ta kuptosh diçka me mire , – nuk ka prodhim terroristesh pa fabrika ideologjike !
Problemin ti e ke me terrenin , sepse meqenese terroriste ka patur edhe ne drejtimin e shtetit tend , vetja te duket engjell …. ! Ha…ha…ha…
Kane humbur vlerat njerezore prandaj nuk arrin ta gjesh apo shikosh kontrastin e vetes ! Ha…ha..ha…
Po terrorist je o plehre!!! Si guxon e ju imponon femijve jetim islamin e qelbur otoman? vetem se ju jep nj cope buke e i strehon? ske faje ti more rrace terroristi po shteti qe ju le ju te livadhisni.
Ne nje fare menyre ne akoma jemi te pushtuar nga turqit otomane, nuk jemi c’liruare ende…
O “gazetar”,
me duket se ke nevoje per pushime.
Ke patur ne disa raste te pakta disa shkrime pak a shume te pelqyeshme, por ne me te shumten e rasteve je shume bajat.
Shko bej ca dite pushime, se ne kete menyre na kursen kohen edhe neve qe na bie hisja te lexojme keto perrallat e tua.
Faktikisht, keshilla me e mire do te ishte te nderroje profesion, gjeje vete se cfare por jo gazetar.
Pershendetje te sinqerta.
Jo , zoti Ermir , ti nuk je terrorist , por nje islamik i devotshem , qe , sa here shkruan diçka per fene ne shkrimet e tua ditore , me te vertete te spikatura , kuptohet haptazi tendenca jote per te “fshikulluar” fene kristiane , e per te shfajesuar fene myslymane . Them shfajesuar , sepse “lavderuar” do te ishte guxim i madh , pasi eshte e veshtire te gjesh diçka pozitive ne fene tende . Kam dashur te te pergjigjem edhe me pare per keto nuancat e tua fetare ne rubriken tende te perditshme , edhe kur e ke quajtur derrin “kafshen me te shemtuar” , edhe disa dite me vone kur i ben elozhe veshjes “te lehte” e “te bukur” arabe ?! , por meqenese faqia e rubrikes tende me pelqen (je i talentuar , s’kam ç’te them) dhe sepse je nje gazetar i majte 20 karad , nuk kam dashur te replikoj . Gazeta Dita eshte e perditshmja ime dhe te lexoj me interes . Une nuk jam fetar , jam ateist i pa diskutushem . Meqe ra fjala , zoti Ermir , pse te duket derri kaq i shemtuar ? Kurre nuk kam degjuar dike , sidomos intelektual , t’a quaje derrin te tille . Per mua , derri eshte kafshe hyjnore , qofte per zgjuarsine e tij te rralle (vjen menjehere pas delfinit) , qofte edhe per faktin qe , organet e brendeshme te derrit , jane me te perafertat me njeriun , per t’i traplantuar tek te semuret (jane te vetmet qe i pranon organizmi yne) . Derri , eshte e vetmja kafshe , qe konsumohet (haet) teresisht , qe nga veshet , e deri tek thundrat , nuk i shkon asgje dem . Mishi i derrit , haet sapo t’ja tregosh zjarrit , per 5 minuta , mund t’a konsumosh . Sallamet , porketat , mortadelat dhe te gjitha nenproduktet e tij , jane te pa zvendesushme . Kush nuk e ha derrin , nuk e di as vete se çfare ka humbur pa shijuar ne kete Bote . Me se fundi , mos harojme qe derri konsumohet dhe eshte i pa zvendesushem , per pjesen me te emancipuar te njerezimit (Amerike , Evrope) ; ( nuk jane budallenj qe nuk e kane shpallur haram ) . Sa per veshjen e bukur arabe ?! , qe permend ne nje shkrim tjeter , te keshilloj te besh nje shetitje tek rruga Ali Demi ne Tirane , sidomos te premteve , aty ke plot”arabe” me mjekra deri ne brez , me breneveke treçerekshe qe i varen poshte by..es , me kapele arabe ne koke , qe shkojne perpara dhe nga mbrapa i ndjekin gra e vajza me thes ne koke , madje edhe te mbuluara krejtesisht me ferexhe …poqese te duket e bukur kjo lloj veshje …eshte gustua jote . Tek rruga e mesiperme , kam marre nje apartament dhe kur vij nga jashte , banoj per pak kohe . Nje kat poshte meje , banon nje nga keta “arabe” qe te permenda . Ka gruan dhe dy vajza , te treja te mbuluara , qe dalin nga shtepia vetem te premteve , vajza e vogel , e mbuluar dhe ajo , eshte vetem 8 vjeçe , tjetra , me e madhe , qe te dyja nuk shkojne ne shkolle dhe nuk e shofin kurre driten e djellit . A nuk do te ishte nje teme e rendesishme dhe interesante , te shkruanje per raste te tilla , zoti Ermir , por ama , pa mbajtur anesira , sikur per nje moment te ishe si une , Ateist ? E ben dot ? Pershendetje , Dashnori . P.S. Neqoftese moderatorit nuk i pelqen ta botoje komentin tim , zoti Ermir , do te me pelqente , te pakten te ta jape ta lexosh .