Sikur Salvador Kaçaj të vinte nga e majta dhe e Bledi Çuçi nga e djathta, nga selia e PD-së, veç deklaratave të përditshme për shtyp lidhur me heshtjen e Ramës karshi dhunës në kuvend, marrëveshjes me CEZ, e së fundi dhe mbylljes së dhjetra universiteteve private, do kishim patur dhe një shtesë për kthimin e dhunës komuniste në emër të moralit komunist, për barseta deri tek “koci i partisë”. “Gangster me barseta” (favorita) adresuar ministrit Çuçi, mund të kishte ardhur prej kujtdo, veç jo nga Kaçaj.
Atë mund ta kish thënë një ish-sekretar partie, sidozot një ish-shok ideali i Berishës; mund ta kish thënë një burrë në moshë, me karakter pedant e me një rrjedhë jete pa shumë “rini” e andralla; mund ta kish thënë dhe një burokrat i lodhur, “mbetje” e ish-sistemit, inatçor me kohët e reja por të turbullta që kanë ardhur, por kursesi Kaçaj, një ish-futbollist i njohur, që mu për këtë profil, garipllëkun e ka patur veti të natyrshme, edhe nëse nuk është shprehur me barseta, por fjala vjen me ndonjë tendencë për një model flokësh ndryshe, komunikim ndryshe, veshje ndryshe apo pozim ndryshe. Ky është paradoksi i parë. I dyti është mesazhi i përçuar nga Kaçaj, ndoshta i ardhur nga subkoshienca, se një njeri me atë pamje prej gangsteri, sidomos prej barsetave të gjata, nuk mund të ketë asnjë lidhje me një Reformë Territoriale, një arsyetim që përçon vizionin e ngurtë, sipas së cilit, Reforma kërkon burra të pjekur e hijerëndë, kokëkthinjur, e ndoshta pak të kërrusur nga pesha e viteve dhe përvojave, e jo tipa që ngjajnë më itharë të përbetuar të Beatles apo Rrolling Stones, me simbole të tralalave rinore ende aktive.
Dhe kështu, “mustaqeve të Çelos”, që në gjuhën e popullit përdoret si kod shpjegues për kotësinë e ndonjë sherri mes dy palëve, i shtohet dhe “barsetat e Çuçit”, me autor jo ‘Popullin’, por Salvador Kaçajn. Përdorimi i parë, le të jetë pikërisht në debatet mbi Reformën Territoriale, ku Mazhoranca t`i drejtohet Opozitës, duke i thënë: Mos u kapni pas barsetave e Çuçit! Më pas, raste të ngjashme për përdorim ka plot. / E.H.

..Barsetat e çuçit ose … breket e Kaçajt.,fjale pa lidhje,te injoranteve politike
Në fakt zoti Kaçaj ja ka futur kot, në fakt kemi të bëjmë me një “Kollovar me barseta”…
JOO, kemi te bejme me nje komunar gangester qe deklaron:”se e ka mare ne telefon dy here ministri i tije dhe nuk ja ka hapur telefonin”.Vaj medet populli qe ka ngelur ti qaje hallet ky krricaj,kacaj e te tjere sharlatane si ky qe vetem hallin e karrikes kane se po i iken nga b..tha.
Koment kot,palidhje e pakoke.Shpesh here lexoj te `Dita` komente pa asnje vlere,doti kerkoja k/redaktorit ti shikoje me kujdes per te ruajtur nevelet e shkrimeve ne gazeten me te lexushme ne publik.
Kacaj nuk e ka pare surratin e tij prej hipopotami, eshte I lire se nuk kemi kopesht zoologjik, por edhe po te kishte nuk do ta merrnin se nuk mbahet me ushqim. Mjerani ka pamjen e nje dauni, si shume te tjere tek PD.
KE SHUME TE DREJTE SALI KOMUNISTI. SA VJET KA NE PUSHTET KY KACAJ. NDAJ KA FRIK NGA REFORMA I NGRAHTI SE S’KA KU RJEPI PAS REFORMES.
Salvatore kacaj ka kryetar partie Nard Ndoken dhe eshte vartes i tij si komun shengjini, mendoni se cfare niveli mund te jete Salvatore Kacaj, ky trim qe nuk ka pjerhdur ministrin, por qe dridhet nga gruaja si lepuri para ujkut
” Kollovar me baseta ” per Cuc ministrin, bukur e ka gjetur ” Pellazgu “. Sikur te ishte Bled Cuci djathtas e Salvador Kacaj majtas… thote shkrimi e ben gjithe ate fantazi te gjate. Pse nuk i bie ca shkurt. Te ishte Cuci djathtas do ta sulmonin, te ishte Kacaj majtas do ta lavderonin. Ceshtje shije e gazetarit.
Kam degjuar qe ketij Kaçit te Shengjinit i kane vene nofken Tuç Maku,jo aq nga pamja prej fytyre-bark-rrumbullaku,por sepse vetem per feuden e tij e ha meraku.Thone se ky ka mençurine e Ndokes,babait shpirteror te partise se tij qe perdridhet djathtas-majtas per t’iu ngjitur kodres dhe kur mori persiper te rregullonte sherbimin shendetesor zgjoi interesimin e gjithe botes si profan-injorant i zgjedhur nga sulltan salariu i Alzaursalistanit ne krye te kupoles ne emer te ndryshimit e strategjive te korrupsion-reformes per t’i shtuar parate e vjedhura te torbes dhe pasurite e paluajtshme ne emer te “shenjterimit” te prones.Ky Tuç Maku i Ndokes ndryshon nga ai K.Jakoves, se nuk ka qeleshe, brekushe e brez me lara por ka kostum nga butiku “Sala”qe hijeshohet nga kollarja.Meqenese Sala eshte vene perseri ne kerkim te lopes,Kaçi rreket te beje gola prapa portes.
“Barseta”???
Po e rruan e po e qeth mire gjuhen shqipe o E.H.
Baseta vjen nga italishtja “basetta” e lum si ne per gazetaret qe tashme po e kthejne gjuhen shqipe ne gjuhe barcaletash.
Me shume se basetat/favoritet/cullufet e Cucit kohet e fundit po na defrejne barcaletat e E.H.-se
Sidoqofte mos ki dert se kolege te tjere kane arritur maja si “forforite” per “favorite”:
http://www.gazetaidea.com/kreu-i-komunes-shengjin-ironizon-cucin-minister-gangster-e-me-forforite/
Ju lutem kini meshire per gjuhen shqipe! Cfare te keqe ju ka bere qe ta shperfytyroni keshtu?