Shinat e Kombit

redaktor

15 vite pasi Majko ngjizi idenë e Rrugës së Kombit, ia beh Meta me një propozim për ndërtimin edhe të një hekurudhe Shqipëri-Kosovë.

Edhe nëse do mbetet thjesht një propozim, historia e ka rregjistruar tashmë Metën si ideator i asaj që nesër (nuk dihet vite afër apo larg mund të jetë e kjo e “nesërme”), do emërtohet si ‘Shinat e Kombit’. Interesant është fakti se kush do e ndërtojë hekurudhën.

Tek ne, linjat hekurudhore, ishin atribut i muskujve dhe zemrave rinore, me frymëzim idelogjik.

Sapo u shkërmoq ideologjia, ia mbathën të gjithë nga fronti i punës, aty ku djersa rridhte çurg, duke lënë në mëshirë të fatit flamujt e garës dhe veglat e punës.

Më e fundit vepër, ishte Milot –Rrëshen – Klos, që për ironi të fatit, është zhdukur nën trasenë e segmentit Milot-Morinë, si pjesë e Rrugës së Kombit.

Ca trena që venë e vijnë në pak linja të Shqipërisë së mesme, ngjajnë si instalacione në lëvizje, të denja për Bienalen e Venecias; madhështore në mizerjen dhe qesharaken që përçojnë, sidomos nga raporti një me dy, lokomotivë-vagonë.  Nga ana tjetër, nuk është e qartë a do kishte një logjikë ekonomike një linjë e tillë, kur, me ç`shihet as Rruga e Kombit nuk po i përligj dot pritshmëritë në shifra.

Na ka bërë më të afërt me njëri-tjetrin, por jo dhe me aq para sa mendohej, pikërisht prej saj.

Por si në rastin e rrugës, nuk do vlejë shumë logjika financiare përballë asaj nacionale, ku mjaft të thuhet: Shinat e Kombit, që në këtë rast do ngjajnë sikur janë prej ari.

Share This Article
8 Comments
  • Si duket Iliri do te vazhdoje serine e dyte te filmit Lulzim Basha ! Do ngelet legjernde per ne ,shpikje e madhe per te harxhuar leket qe i kemi dhe pa kete hekurudhe shume te pakta !

    • ‘Sihariqi’ i madh dedikuar Ilir Metes eshte nje plagjiature e diktatorit E.Hoxha. Hapni arkivat e TVSH dhe do te gjeni se ç’ka deklaruar ay ne viziten qe ka bere ne Kukes ne vitet ’70. Ketu nuk eshte problemi nese duhet permendur a jo Enveri, por per te theksuar se keta politikanet tane edhe kur nuk kane bythe, bejne premtime pa bythe. Hekurudha qe te ndertohet duhet te jete fizibel, pastaj duhen gjetur fondet, qe Shqiperia nuk i ka, dhe pastaj te mund te hidhen hapa materializimi. Dhe nese keto dy parakushte realizohen atehere ndertimi eshte nje nevoje dhe jo sepse ashtu do Meta e te tjere si ky. Ç’jane keto, ‘taksa’ Majko (detyre nga BB), Rruga e Kuksit, veper e Berishes (detyre nga amerikanet, ose qoka e rradhes e Berishes per ndonje lobist) dhe tani na del edhe hekurudha e Metes! Po ky ç’perfitim do kete dhe a ka tager spikeri i Parlamentit per te tilla shfaqie. Mosni bre me keto se na jani neveritur.

  • Majko nuk ” ngjizi ” vetem idene e Rruges se Kombit. Majko edhe vuri taksen e famshme 7000 leke te reja per c”do makine ne vit qe mori emrin e tij TAKSA MAJKO. Pa filluar fare rruga dhe per gjithe makinat pa perjashtim. Rrugen vertet nuk e beri, por paret e gjithe shofereve i mori ama. Kushdo qe ka makine e kujton kete ” bujari ” te Pandos.

  • Pa tjeter qe nje linje hekurudhore me Kosoven dhe me tej , e ndertuar per se mbari dhe jo per turp si Rruga e Kombit (pjesa shqiptare), do te qe nje mrekulli. Por leket hidhen que te kthehen ne jje fare menyre. A di njeri te thote ekzakt sa kushtoi Rruga, interesat, mirembajtja dhe sa eshte fitimi prej saj permes turizmit, shkembimit te mallrave, njerezve, pervojave e tj. Nuk e di njeri. Dhe te mendosh qe per leket e xhepit te vet qeveritaret tane llogarisin edhe 100 lekshat.
    Investimet ne infastrukture jane me te kostueshmet dhe qe ngarkojne me borxhe jo vetem ne, por edhe gjeneratat qe vijne. Qeveria te vendose si kriteter themelor “Te ardhurat nga investimi”, sa ja vlen barra qerane thone nga anet tona. Ato mundesi te kufizuara finaciare, ato pak leke qe ka shteti yne per te ndertuar koridore te rendesishme, duhet t’ju rrisi eficencen dhe ti shumefishoje, duke gjetur koncensionare private te interesuar per te bashkepunuar ne kembim te nje shfrytezimi te kufizuar te rruges apo hekurudhes deri sa t’ju shlyhet kontributi i dhene.

  • je gazetar i madh. Humor i hidhur me djerse e ideologji. U tregon shqiptareve si beheshin hekurdhat,si u braktisen. Si u bene rruget,sidomos e kombit. Vetem nje gje harron: rruget kushtojne se bosat vjedhin. Leverdia e hekurudhes eshte e paimagjinueshme. Kostot ulen jashtezakonisht dhe mallrat e udhetaret trajtohen si duhen. Se ka njerez si ti,e si ata qe drejtojne kete vend ndaj nuk ngre koke ky popull. Mqs je gazetar, a nuk pyet se sa do jete penaliteti per kompanine “aktor” lidhur me demtimin e rruges dhe afrimin qe u beri fshatrave pas rreshkitjes? Mos valle demet do paguhen nga buxheti?

  • Nje ide e shkelqyer. Ndryshe mund te thuhet: ” shinat e bashkimit “. Nese kjo hekurudhe ndertohet dobia ekonomike per dy anet tona eshte e madhe. Urojme me gjithe zemer qe kjo qeveri ta ktheje kete ide ne realitet. Sa me shpejt, me mire.

  • Nuk je i informuar sa duhet, apo e ke per servilizem ndaj Metes, zoti gazetar? Ideja e hekurudhes ka egzistuar heret, bashke me ate te rruges automobilistike. Qemto nje cike ne intervistat e Sokol Olldashit dhe do te zbulosh qe nuk eshte Meta i pari.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *