SHËNIM: Shpëtimi dhe 21 të shpëtuarit që shërbejnë si pikëpyetje

redaktor

Padia e dytë ndaj kryebashkiakut socialist të Vlorës, Shpëtim Gjika, nuk erdhi si rrufeja në të kthjellët. Së pari, sepse vetëm për kthjelltësi nuk mund të flitet në këto ditë reshjesh të furishme, dhe së dyti, sepse shenjat nga organi i akuzës, ishin dhënë që Gjika mund të kishte vepruar edhe me ndërtime të tjera siç veproi me lejen e pallateve, për të cilat Gjykata e Faktit Tiranë e shpalli të pafajshëm para pak më shumë se dy muajsh: Vulosi vetë më parë letrat, pastaj rregulloji institucionalisht.

Kishte nga ata që menduan se akuza e parë ndaj Gjikës ishte një fillim i mbarë i luftës anti-korrupsion të qeverisë; kish të tjerë që ja atribuuan ngjarjen, përplasjeve që ai ka pasur më parë me kreun socialist Rama; dhe të tjerë akoma, që menduan se kjo ishte një shfaqje e prokurorisë. Pra, tregohet shpirt aksioni kundër korrupsionit të zyrtarëve, por gjykata e liron se dosja nuk është kopsitur mirë, apo se mungojnë faktet, dhe më pas i arrestuari del më i fortë se më parë. Ka pasur dhe arsyetime e hipoteza të tjerë në botën virtuale e atë reale, dhe jo më kot. Sepse në këtë vend kanë ndodhur nga të gjitha.

Ajo që shkaktoi habi, pra, këtë radhë ishin prangat. A është Shpëtim Gjika njeri i rrezikshëm shoqërisht; a mund të manipulojë ai provat për një ngjarje të ndodhur vite më parë, çka e shtyn gjykatën të firmosë prangat? Zor të besohet. Dhe pikëpyetja e djeshme mbetej pikërisht kjo: Pse vetëm ky? Pse jo prangat edhe për Xhelalin e Kamzës? Pse jo për Bashën?

Opozita doli dhe reagoi menjëherë, duke thënë se qeverisë i duhet një diversion i fuqishëm për të shpërndarë vëmendjen e publikut nga përmbytjet. Ata i dinë mirë këto punë se kanë një mësues të hatashëm për diversione; atë e kishim kreun e qeverisë djeshme. Ka edhe zëra se ngjarja e djeshme, që duket se e befasoi edhe vetë Gjikën dhe e trazoi fizikisht e psiqikisht, erdhi për të pastruar terrenin politik lokal në prag të zgjedhjeve të 21 qershorit për rivalë e deputetë lokalë; që nëse ai kishte qoftë dhe një fije besim se mund të kandidonte prapë, t’ia shkërmoqnin.

Ende nuk mund të vihet bast për asnjë nga gjithë këto variante e versione, por ajo që bie në sy është një këmbëngulje ndaj Shpëtim Gjikës. Ngjan se formulimi i akuzës dhe firma e arrestit me burg, është bërë e tillë që ai të provojë me patjetër qelinë për disa ditë.

Të kuptohemi, nëse gjykata e gjen fajtor, ai duhet jo vetëm ta provojë, por edhe ta jetojë qelinë, sipas ligjit. Kjo nuk ha diskutim. Ajo që ha diskutim, është përse në një listë prej 21 pushtetarësh lokalë të niveleve të ndryshme, që kanë prej dy vjetësh mbi supe dosje që po shfryhen rrugës, duke përfunduar ja me pafajësi, ja me truke procedurale, drejtësia shtyhet përpara vetëm në Vlorë?

Nëse ka më në fund një vullnet të palëkundur anti-korrupsion, pasi prangosën Shpëtimin, duhet të prangosin edhe 21 apo 221 të tjerët që paragjykimet të zhduken./DITA

Share This Article
17 Comments
  • Ajo qe po ndodh me mafiozin socialist Shpetim Gjika tregon se Edi Rama me Like Floririn kontrollojne TOTALISHT Gjyqsorein dhe Drejtesine ne vendin tone dhe se justifikimet se

    FAJIN E KA SALIU ME NISHANIN!

    jane njesoj si justifikimet e Enver Hoxhes do vite me pare kur Partia e Punes perhapte lajme me propaganden e saj komuniste per te qetesuar gjakrat:

    FAJIN PER KRIMET MONSTRUOZE E KA MEHMETI SE ENVERI NUK DI ASGJE!

      • Keshtu thonte edhe Enveri vite me pare:

        MINISTRINE E BRENDESHME E KA MEHMETI, PRANDAJ UNA VEDI NUK DI GJO FARE PER KRIMET GJAKATARE TE KOMUNIZMIT.

    • O pej-GAMOR!
      Po pse ha MUT KOT,o njeri?
      Po qe per te ngrene HAJE PLOT,qe te mos dalesh me ketu e tena cash trangullin!!!
      E para qe prokuroria eshte nen kembet e Berishes,se po te ishte ndryshe,ato qindra DOSJE KORRUPTIVE qe rrine ne sirtaret e LLALLES u thartuan fare!
      Pastaj,o KRRIC,me i rrezikshem qenka per drejtesine Shpetim Gjika qe paska firmosur ca letra apo FULL-HAJNI qe BOSHATISI BANKEN E SHQIPERISE dhe na e fton PRASI ne ballon qeveritare???
      Hyyyy,qen i zgjebosur!!!

  • Ustai i teorise se konspiracioneve,ne lidhje me arkiven e p.d. e nisi diversionin ndaj mazhorances ,nuk e dime eshte i derguar apo vullnetar si kamikaz..Perralla me pejgamber nuk ka patur shume ,po lulezojne tani se fundi.E drejta e autorit tja fuse edhe kot,me apo pa qef,,,,,,,

    • A e pe si Saliu i doli ne mbrojtje mafiozit socialist Gjika me vajtime dhe finte enveriste? Prandaj degjo ata qe e njohin Boten me mire sepse:

      TEATRI I DREJTESISE ENVERISTE GJITHMONE LUHET PAS PERDES.

  • Sepse gjika luante me dy porta ! Bisnesin ne Vlore e kan te djathtet qe siguronin dhe fitoret e Gjkes.Berisha mik i hershem …

  • Duhet pyetur Saimir Tahiri nese eshte e vertete qe do te kandidoje per bashkine e Vlores. Nese jo,atehere le te shpresojme qe Gjika te kalbet ne burg per demet qe i ka bere qytetit si shume kryebashkiake te tjere. Nese Saimir Tahiri kandidon per bashkine e Vlores,atehere eshte e qarte qe ai ka filluar fushaten. Nuk i vihet faj se fundja minister i brendshem eshte dhe nuk ka gje tjeter ne dore vac se te fuse ne burg. Bravo cuna…

    • NUK ka shanse te fitoi Tahir dylberi si zabit ne Vlore..o Zogu e keqa eshte se ky torollaku qe e beme kryeminister ne me voten tone po del nga shinat dhe ska Zot ta mbaj me ne kontroll..Po fut ne burg vetem socjalist .demokratet vodhen 8 vjet dhe asnji spam ne burg …nuk e imagjinon si po tallen demokratet e thjeshte me socjalistet e thjeshte..qeveria juj ,nuk te pasan fut ne burg akoma ty.deshet Edi Ramen he he hajeni tani sa krahu……..shko kerkoi nji nder deputetit he ore ti qe e votove te gjej nji vend pune te mbaroi nji hall,???ku i ke me thuaj,telfon jo qe sta ngren po fshihen si uritha,edhe kur i takon ball perball qe skan nga te fshihen thone ligji ligji do bejme shtet …aaahahaahahhaaaaa……

    • Tahiri ka 7 muaj qe ka nderrur vendqendrimin nga Tirana ne Vlore. Si thua ti Zogu perse ta kete bere valle?
      Vlora ka nevoje per nje “vlonjat” si Tahiri sepse e do Kocua me Edin.

  • PSE TE DUKET CUDI MOR Z GAZETAR AI PER MANIPULIME DHE FALLCIFIKIME ESHTE ARESTUAR PSE BENE PYETJE ESHTE APO JO I REZIKSHEM .AI EDHE TANI MANIPULOI QE BERI SI I SEMURE …..?KAQ I “TRASHE ” THUA TE JESH ZOTROTE….???!!1

  • ORE JE QENKENI GAZETE E LODHUR.

    MERRUNI ORE ME PERMBYTJET SE PO BEHET NAMI, DUHET SENSIBILIZIM QE NJEREZIT TE NDIHMOJNE ATA FATKEQE.

    CA MERRENI ME TELENOVELA.

  • Po pse pikerishte tani para zgjedhjeve u arestua, ai ne gjykim ishte po te qe e kishin arestuar qe kur u akuzua po kjo eshte forme trembje qe mos te pengohet per dhe per te trembur te tjeret jan forma shume te peshtira dhe eshte shum keq per socialistet e vlores.po ishte per te denuar e kishin denuar me perpara dhe jo ne kete koh eshte shume gabim.

  • Ali djali,ne mire beme qe votuam PS se ai kafsha e eger duhej zbuar me se zben. Sa per ket brekdhjerin Edi nuk jam i habitur por do ta zere burgu keshtu si e ka nisur. Kujton me mall kohen e Komandantin dhe harron se miu nuk behet dot luan. Se pse i shoh te derrmuar ne zgjedhjet lokale ket Ramen dhe Meten nuk e di,flitet se po del nje grupim i ri brenda PS. Te jene llafe valle ??

  • Nuk ka shanse asnji lloj grupimi ..sps ska vote te lire .Rinia eshte e helmuar e droguar e percar nga te gjitha.i vetmi qe ja arriti te cante dy partit e medha qe Likja,kuptohet per perfitime materjale personale.ndryshimi kushtetutes ne 2008 i jep pushtet te plote 2 partive te medha ,keshtuqe mos te ngjaj cudi qe tja tjekin Likes dy partit e medha se shpejti nen rrogoz..kurse brenda PS nuk ka me ti dale perpara Rames ,pengesa e fundit qe GJIKA ….8 VITE i ka te sigurta ai nuk e levizin dot eshte bere marrveshja midis dy partive te medha..

  • Shpetim gjika eshte nje nga lideret elite te ketij vendi ,shkelje kane bere pa perjashtim te gjithe kryetaret e bashkive ne gjithe republiken e shqiprise,çfare mutin do prokuroria dhe ai gjyqtar qe e ndalon ,perse nuk ndalon te gjithe kryetaret tjere te bashkive ne gjitha rrethet e vendit qe kan bere shkelje me ndertime katraure e vertete , kane dhene leje te kundraligjeshme pa funde .Te zbatohet ligji njelloi per te gjithe,s’ behet dreitesi me dy sndarte!!!??..

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *