Me plot arsye e sens të drejtë lajmi, dy ditë më parë, ishte venë në krye të renditjes së edicioneve informative një fakt, sipas së cilit nëntoka e Shpiragut ruan rezerva të mëdha nafte. Por lajmeve të tilla, të tipit “mineral, mineral!” (thirrjet punëtoro-fshatare në filmin “Edhe në pyjet me borë ka jetë”), u kanë rënë krejt kreditet e vlerës, në një vend si ky i yni – ku “lajm i madh” është ajo që ka në qendër, përshembull, Ed Halimin e PD-së dhe deklarimet e tij drithëruese kundër qeverisë! Për disa është vërtet një lajm, madje dhe i madh për një vend, kur gjenden vendburime me rezerva të mëdha nafte. Por ne nuk kemi vuajtur nga kjo. Në anë tjetër, sepse lajmet me naftë, kurrë nuk kanë qenë të mira, ku të flitet për bilançe pozitive të ardhurash, punësimi, zhvillimi; por vetëm për abuzime skandaloze, korrupsion e mjerim. Zbulimi i një vendburimi nafte, është po aq i bujshëm sa vendimi për kalimin në territorin shqiptar të gazjellësit TAP.
Shpiragu sakaq, katandiset në një “lajm të vogël”, përballë një “lajmi të madh” plot trishtim brenda, që ka të bëjë me (keq)menaxhmin alla afrikan që ne u kemi bërë pasurive tona natyrore, mbitokësore e nëntokësore. Ne jemi një vend, ku nuk ka vend për t`u gëzuar se u gjet diçka, një e ngjashme me atë “thesarin e fshehur”, që prej 20 vjetësh shumë shqiptarë e kërkojnë në rrënoja kalash e varresh, me shpresën se do u thonë sikter halleve në çastin kur duart do u zhyten në verdhushka, sepse çdo gjë rreth e rrotull nesh, poshtë këmbëve e mbi kokë, është thesar, pasuri, e dhuruar nga Zoti vetëm më një çmim: atë të mençurisë dhe punës. Këto po që na mungojnë; këto po që duhen kërkuar e gjetur me “sondën” e një vetëdijeje, që ata të cilët e kanë qeverisur deri më tani këtë vend, nuk e kanë aktivizuar kurrë. / E.H.

dhe si kur flori i kulluar te dali na toka populli fukara do ngelet na grabiqart qe jan te pangopur kurr
Edhe pa Shpiragun Shqiperia do te ishte ne rradhen e vendeve me ekonomi te qendrueshme po te mos ish zbatuar terapia e shokut,po te kish vajtur prona tek i zoti,po te mos ishin kthyer brenda nates komunistet ne demokrate e kriminelet e hajdutet ne pari.
Nje fatkeqesi e madhe e shqiperise me deme me te media se dy cuname ishte vendosja ne krye te vendit e dy krimineleve dhe hajduteve Sali dhe Fatos.Demet e tyre do duhen vite te eliminohen.
Rama nepermjet tranparences me publikun I ka mundesite qe ta coje vendin perpara.Shqiperia I ka rezervat pasurore dhe njerezore per te ecur para me hap te shpejte.
Përbën lajm të madh nëse “nafta” do të shkojë në dorë e ne xhepa te shqiptarëve!? Përben lajm te vogel nëse perfundon ne duart e ne xhepat e grabitqarëve!? Në shkrimin tuaj nuk thoni gje se te kujt do te jenë “duart dhe xhepat” o ermir djali? Prandaj s’di cfare emri t’i vë “lajmit”!? Heré tjetër t’ja kesh vënë o ermir!
kemi mikun ton te madhe amerikene qe veteme aty behet bursa e naftes pra te na roje amerika qe na la ne kete gjendje kure ne fakte te na linin 50% te asaj jete apo standarti amerikane pale te beje cte doje apo te na vidhnin o me fale pabesi amerike se na solle demokracine me injorantete maloke hahahahaha
Ky lajm ,per te gjithe naftetaret ,nuk perben problem, se ne e dime qe zona e Shpiragut ,kishte nafte . Te pyetet sakte dhe mire ing, Kadri Rama , me origjine nga Radhima e Vlores, te cilin regjimi komunist e burgosi padrejtesisht.
Kadriu ka deklaruar para 20 e kusur vjetesh se zona e Shpiragut ka rezerva nafte dhe gazi ne sasi te medha .. Pra kjo zone eshte studiuar dhe zbuluar nga institutet dhe specialistat tane . Mbaj mend kur une kam punuar ne Albpetrol ,deri ne fund 1997, ne bisedat qe kam bere me Drejtorin e Negociatave ,per Naften,ne teritorin e Shqiperise ,Zotin ,Bejo Sejdini, qe ka qene nje ing. i zoti dhe patriot i madh, me ka deklaruar se te gjitha marreveshjet qe kishte firmosur me kompanite e medha nderkombetare ,si Shell,etj etj ,se perqindja e ndarjes te fitimit me keto shoqeri,ne rastet qe kur zbulohet Nafta , e kemi ndare ne keto propocione :
Ne fillim ,firma qe zbulon Naften ,merr per vete ne vlere ,te gjitha shpenzimet qe ka bere per nxjerrjen e vendburimit te ri ,ndersa kur jane shlyer detyrimet e harxhimit te shpenzimeve , Fitimet do te ndaheshin si me poshte :
81.5 ,% per llogari te A L B P E T R O L I T , dhe
17.5 ,% ,per firmen zbuluese ,deri ne fund te shfrytezimit te cdo lloj vendburimi .
Por theksoj se vdekja e parakoheshme dhe e pa pritur e te ndierit B E J O SEJDINI, dhe sabotimi ne te gjitha drejtimet ne Nafte dhe vjedhjet skandaloze qe jane bere ne ALBPETROL, kane patur per qellim te shkaterrojne popullin Shqiptar dhe industrine e Naftes,per llogari te interesave te disa personave si Vucidolsi qe me vjen ndot tja ze emrin ne goje dhe ne shkrim e disa te tjere qe ju lexues te nderuar e dini njelloj si une , por dhe ne interes te Serbise dhe Greqise qe jane te interesuara qe Shqiperia te jete vetem nje vend jo prodhues por vetem konsumues dhe depo plehrash dhe WC e Europes .
Le te zbulohet cfaredo lloj pasurie natyrore ne Shqiperi.Ajo eshte ne invers me mireqenien e popullit shqiptar.Pra do te shtoher e thellohet varferia per Shqiptaret e do te pasurohen politikanet e koncesionaret. Per 8 vjet koncesionaret e naftes, kromit, bakrit etj s kane derdhur asnje qindarke ne arken e shtetit por i kane ndare me ish Qeveritaret.Nese do te funksionoje keshtu akoma thika eshte duke hyre ne eshtren e popullit shqiptar i cili nuk do ta duroje dot por si njje uragan i papermbajtshem me shkopinj, gure, drure,cfurgje do t jua nxjerrin zorret hajduteve e krimineleve qe shetisin te lire ngado qofshin.
E drejte ajo qe thoni ju Dashnor? Shpiragu eshte zbuluar me kohe. Nuk e di si behen keto zbulime mbi zbulime. Ju i dini mire keto gjera dhe une ju respektoj. Perfitoj nga rasti t’ju percjell te fala nga burbuqe shehaj qe ka punuar ne inst.kerkimeve te naftes. Ju kujtohet apo jo? Tani mban mbiemrin “panda”. Nderime dashnor!
Bravo, Dashnor Kozaj!
Ato që thoni janë të sakta!
Disa vite me parë kam sjell në zonën e Shpiragut një zbulues ujrash dhe mineralesh italian, me të cilin u takua në Turizëmin e Beratit një nga specialistet dhe drejtuesit e mohuar tashmë të monizmit, ne naftë, specializuar me tim at, në KINE. Ish heroi i punës socialiste( tani nuk i permendet titulli) inxh. Petro Olldashi!
Petros i tregova se kush ishte italiani dhe ai beri një xhiro me të ku unë isha perkthyesi!
Ai i tregoi Petros se kjo zonë e gjitha ishte plotë ujra nentokësorë dhe naftë!
Si mund ta gjejmë naftën, pyeti Petro!
Duhet shpuar në Gryka malesh dhe lugina si ajo mes Shpiragut dhe ultesirës qe të con ne Kucove( ai njihte vendburimin e Kucoves) Kemi zbuluar Kucoven, që është një currilëz nafte, kurse pellgu i madh, duhet të jete zona gelqerore,nenshtresa e tij dhe ajo ndodhet ne rreze të dy maleve Shpirag me 60 perqind mundesi dhe Tomorr me 40 perqind mundesi!… Ai i tregoi Petro Olldashit, nję mënyrë vetjake popullore të gjetjes se ujit dhe i tha pasi beri disa veprime që inxhinjeri ynë i pa se posht tyre kishte ujë në thellesinë 12-15 meter!… Dhe ndersa une perktheja fjalet e tyre, Giuseppe Lodu, e besoi Petro Olldashin kur ky i tha se ne Plashnik 1 dhe dy, kishin gjetur shenja nafte por pa shumë sukses dhe i tregoi zonën! Italiani i tha se keni kapur skajin e largët, duhet shpuar midis tani, Kucoves dhe Plashnikut…
Dhe ajo që është zbuluar po ta shohesh është pikërisht mes burimit rrjedhës, fushor Kucove dhe Plashnikut 1 dhe 2.
Nuk di sa është llogaritur sasia, kurse të tjerat janë ose grabitje mafjoze, ose humbje totale shqiptare!
Dikush ne Berat ka thënë se pas firmës së huaj që grabit shqiptarët rri dhe një oligark politikan shqiptar i rendësishëm i cili duhet zbardhur e hetuar nese është e vertet, por kete as Rilindja as opozita aktuale nuk e ben dot! Duhet Sovrani të shkaterrojë bandat partiake qe të rifitojë ai pronësinë e garantuar të naftes! Mjerisht italiani qe takoi Heroin e punes socialiste,inxhinjerin e shquar të naftes,Petro Olldashin, ka vdekur dy vjet me pare! Petro Olldashi është gjallë por Gazetat kane frikë ta takojne nga oligarket!…