Zvicra, vendi që “qeveriset” nëpërmjet referendumeve, sapo ka mbyllur një tjetër, të fundit në radhë. Ishte një referendum, ku për të vendosur u deshën vetëm disa mijra vota më shumë (rezultati ishte 50,5% kundër 49,5%). Ishte një referendum mbi emigrantët. Dhe nuk është fjala për emigrantët që vinë nga larg, apo nga vende të ish lindjes komuniste. Jo, është fjala për emigrantë që vijnë nga vendet e BE-së. Dhe e bukura është se edhe për këta të fundit, pas referendumit të djeshëm, do të ketë kuota të caktuara. Qeveria zvicerane është detyruar që të rinegociojë, në harkun e një kohe të caktuar, të gjitha marrëveshjet me Brukselin e me vende të tjera të BE-së për këtë çështje, dhe pasi kjo të ndodhë, jo çdo francez, italian apo gjerman (për t’u ndalur veç te emigrantët me ato kombësi, që Zvicra i ka “të vetat”) do ketë të drejtën të punësohet në Zvicër.
Qeveria dhe partitë kryesore të Zvicrës ishin kundër idesë së kufizimit të numrit të emigrantëve që vijnë nga BE-ja, por votuesit bënë një zgjedhje të tyren, që mbrohej e përfaqësohej nga parti të vogla, të parëndësishme, ekstremiste. Ky fakt më kujton pretendimin e kryeministrit Rama pas refuzimit që Brukseli i bëri kërkesës sonë për statusin e kandidatit për në BE. “Partitë e mëdha e serioze të Europës nuk janë raciste e ksenofobe, por ka parti të tjera që, në një mënyrë a në një tjetër, ia dalin mbanë t’u imponohen parlamenteve e politikave nacionale të këtyre vendeve”, tha Rama në thelb pas atij vendimi kundër Shqipërisë. Ka gjasa që të mos e ketë gabim. Dhe në këtë mes del në shesh një hendek midis establishmentit politik dhe zgjedhësve të tyre. Këta të fundit u japin votat partive tradicionale e serioze gjatë zgjedhjeve politike, por kur vjen puna tek qëndrimi ndaj çështjeve të natyrës identitare, si feja, emigracioni, etj, zgjedhësit janë me shpirt me partitë e vogla dhe radikale.
Zvicra nuk është pjesë e BE-së, por një situatë e tillë verifikohet kudo nëpër Europë. Kjo intolerancë në rritje ndaj “të huajve” mund të marrë – madje e ka marrë tanimë – formën e një rezistence ndaj procesit të mëtejshëm të zgjerimit. Nuk është se jashtë BE-së ka mbetur kushedi se çfarë në terma numerikë, por nuk duhet harruar se jashtë është pjesa e Europës me naming më të keq (serbët, malazezët, maqedonasit e shqiptarët), dhe janë të shumtë europianët që nuk do donin t’i kishin këta ballkanas si pjesë të BE-së.
Të gjithë zërat me peshë të Europës janë duke thënë se “në qershor Shqipëria do ta marrë statusin e kandidatit”, por ka shumë gjasa që në momentin final të rikomplikohet situata edhe njëherë. Dhe shkak ka për të qenë kjo qasje kundër “të huajve që do të sjellin veç kokëçarje e shqetësime”. Kjo qasje nuk nis me referendumin e djeshëm zviceran; përkundrazi, ky referendum vec sa e ilustron këtë qasje.
zoti gazetar ? po i bini daulles vetem ne nje vrime qe tashme eshte bere grope te gjitha vendet e bashkimit europian ankohen nga unioni dhe jane te pa kenaqura sepse asgje nuk po funksionon . pervec telasheve renies se ekonomive te tyre shtimit te papunesise dhe pasigurise nuk kane pare asgje pozitive. shtrohet pyetja nese juve si gazetar e keni vene re kete fakt dhe nese duhet ti kushtoni vemendje duke e shkruar neper gazeta apo thjesht jeni makina shkrimi dhe shkruani cfare ju servirin.asnje vend nuk po shef hajer nga ky bashkim keshtu qe nuk na duhet te hyme ne europe por na duhet nje qeveri serioze qe te punoje per popullin
E kush e vret mendjen cfare behet ne Evrope???!!!!
Rendesi ka qe te behet Shqiperia cdo dite e me mire sepse vetem keshtu do tja kalojme cdo vendi edhe Zvicres madje.
Vendin e ka beguar zoti nga natura dhe vendodhja kapitalin njerzor e kemi deshiren po se po…. e vetmja gje na pengon jane politikanet dhe te korrupsioni se kriminalitati dhe vjedhja jane pasoja e tyre….
Individe si puna e Nanos e kane te veshtire ta kuptojne se ai vete dhe gazetaria e kafeneve te Tiranes eshte nje pjese e rendesishme e problemit te madh qe ka Shqiperia me modernizimin dhe zhvillimin brenda vetesshqiptar (ndoshta Nano nuk eshte me tipiku e kesaj bufonate mediatike). Edhe vete ky shkirm i Nanos tregon kulturen mediatike te thash e themnajes dhe rrumpalles se kafeneve…. me muhabete te tipit..” E pe cfare bon Zviceranet!!! . OBOBO ne te shkretet cna ka gjet…s’na do njeri ne shqiptareve…s’ka asnje shanc Shqiperia tashme”…. Eshte kendveshtrimi tipik i njerezve te prapambetur, te izoluar e te lene mbrapa nga koha.
Nano nuk ndalet per nje cast te na racionalizoje dhe shpjegoje publikut se cfare lidhjeje ka referendumi zviceran dhe rritja e ekstremit te djathte ne kete vend me rrugen e shqiperise drejt evropes – te kujtojme se referendumi zviceran eshte ne vazhden e marrezise raciste zvicerane, mbylljes se ketij vendi dhe kapjes nga ekstremi i djathte ulra-racist. Referendumi zviceran nuk ka asnje efekt tek shqiptaret pasi zviceranet e kane shprehur mendimin e tyre per “ekstrakomunitaret” ne Zvicer shume vite me pare. referendumi zviceran eshte nje problem i madh i ketij vendi me pasoja ekonomike te renda per vete zvicren, dhe me te gjitha gjasat do te shoqerohet edhe me sanskione nga komuniteti evropian e nderkombetar. Por Nano merret me historine e Mizes se Kalit edhe kur sja kerkon njeri kete pune. Eshte nje gje te riciklosh lajmet e huaja sic duket se Nano di te bej dhe nje tjeter gje te mashtrosh publikun me ide paranojake dhe frikera idiote provinciale. Fati i Shqiperise dhe shqiptareve varet dhe behet nga vete shqiptaret duke e bere Shqiperine evropiane cdo dite ….. qofte edhe ne menryren e komunikimit dhe shprehjes mediatike
Nje korrigjim, qeveria ishte pro kufizimit te levizjes se lire, sepse pavaresisht dukjes, ne princip qeveria nuk mund te inicioje nje referendum popullor, qe bie ndesh me levizjen e lire qe vete ajo ka nenshkruar me BE-ne. Pra, e kishte te gjithe vullnetin te konstatonte perplasje legjislative ne princip qe mund te shkaktojne probleme ne vijim.
Per kete arsye do te kete dhe reagime penalizuese nga Brukseli. Brukseli eshte acaruar pas votimit dhe ka deklaruar se do te shqyrtoje marreveshjet pakete qe ka me Zvicren. Nuk duhet harruar se BE eshte partneri me i madh tregtar i Zvicres, ku vetem per 2013 llogariten 90 bilion euro fitime nga shteti zviceran nga keto marreveshje tregtare.
Mustafa nano ja ka fut kot si cdo here,,,,,cfare lidhje ka zvicra me hyrjen e shqiperise ne -BE,o muci ti je bere si srb sdi cfare llompotit po fajin e ka dikush tjeter qe boton budallalliqet e tua,,,shume here me duket se e bejne kastile me qellim qe te kete sa me shume komente ne lidhje me artikullin ose redaktori kontrollon vetem komentet qe bejne komentuesit edhe per artikujt nuk I kercet fare,,,,,,,,,,,,,,,!!!!!!!!!!!!!!
Muçi nuk ja ka futur kot, logjika e tij eshte logjika qe aktualisht funksionon ne vendet e BE-se.
Pavaresisht se Zvicra nuk eshte vend anetar i BE-se, ky votim qe kufizon levizjen e lire ka nje impakt zinxhir dhe ne vende te tjera si Anglia, Franca apo Holanda. Krahu ekstremist i djathte eshte ne rritje dhe motoja e frikesimit te popullates eshte ‘fantazma e imigracionit’.
Mire eshte te mos sulmojme autorin, kush do te jete ky, por te meremi me idete qe gjeneron shkrimi.
Je i vetmi mustafa Nano qe ke nxjerr panteren e zeze, Nexhmije kurven ne faqen tende duke i dhene hapsire nje krimineleje. Mire ben qe pozicionohesh si lekurkuq qe je komunist e klysh komunisti.
Asnje njeri nuk eshte imun ndaj manipulimit prandaj dhe Ty moj Pantere e Zeze te ka ardhe dita e ndihmuar nga politika e nga mediat te dalesh e te na besh fiskulture te trunit. Imazhet jane po ato, ritualet po ato, pushtetin e keni po jo te kuqte, simbolet po ato, shtepia e Enverit po aty, e ruajtur dhe mirmbajtur, muzeu po aty, dhe trushplarja po ketu nepermjet mediave nga nje energji e zeze kriminele si krijesa jote. Idintitet, ku ka idintitet? Ne jemi po ajo mase idiote e verber qe indetifikohemi e manipulohemi nga ju o monstra gjakthithese. Nuk ka viktima, viktima jeni ju diktatoret, kjo te ngel ne mendje mbas leximit jo Vace kurva autoporlandi juaj trushplares. Nuk ka kujtese, nuk ka hapje dosjesh, nuk ka muze te historise po mashtruesi e psikopati do te na hapi muze te fese vetem per te manipuluar dhe larguar nga realiteti i vertete dhe shtepine nuk e rrafshoj po do ta kthej ne gur kilometrik te kujteses se diktatures komuniste. Pushta dhe vampira jeni qe nga Edi Rama, Sali berisha , Ilir meta dhe nga lekurkuqe gazetash e gazetaresh e kompani. Ke te drejte moj kadaver e pa kallme te na helmosh shpirtin…se nuk je vetem…Aq sa nuk te bejne vend as te besh koment po ke vetem eskluzivitetin e rrufese vertikale qe te na shpaleshe trunin dhe ne te shujme.
O zoti Muci ! Nese kur te na pranojne ne evrope te ndalet se funksionuar parlamenti e shteti ne kuptimin filozofik te fjales mire ,por po qe se prape do te vazhdojne te japin drejtesi te padrejtet te japin leksione per ekonomine njeres qe marrin honorare marramendese nga shteti e privati pa vertetuar asgje nga ato qe thone e shkruajne libra per nje ekonomi tre milioneshe ne nuk na ben shume pershtypje kjo puna e “evropit”
Catine e shtepise nuk vjen t’a rregullon komshiu,
Beju thirrje shqiptareve ta bejne vete kete toke qe te na kene zili e shife pastaj cfare do thone ata qe nuk na dashkan as punetore krahu.
Shpresa e ketij populli sot eshte Qeveria e re me EDIN pa evropa….!
A ka ndonjë mënyrë (pa tjetër që ka) për ta bërë “europë”, këtu në këtë vend të bekuar, me gati 300 ditë diell, ujë, lumenj, det, male etj. Po përse duhet të kërkojmë gjithmonë tek të tjerët ( amerika, europa, turqia, anglia, kina etj.). Unë mendoj se shqiptarët duhet, thjeshtë, të kthejnë mëndjen dhe mundin nga bagëti e bujqësi, më tej si në Zvicër, referendume dhe përsëri referendume. E padiskutueshme që do të jetonim shumë më mirë.
STATUSI CAK PER TE ARRITUR NDERMJET REFORMAVE APO DEMAGOGJI PER TE MBULUAR DESHTIMET
E para rruga pergjate procesit te integrimit gjer ne antarsim eshte konceptuar nga Europa e Bashkuar si nje process monitorimi dhe nxitje te reformave qe ne fund te fundit kane per qellim rritjen e nivelit te mirqenjes se qytetarve shqiptare duke e perafruar ate me vendet e Bashkimit Europian.
Se dyti duhet thene qe statusi pa hapjen e negociatave eshte i mandet por edhe sikur te jete i plote gje qe as qe eshte guxuar te kerkohet nga Qeveria Shqiptare prap eshte shume pak dhe as qe ja vlen te behet kaq politike me kete aspect.
Per kete ja vlen te theksohet fakti se Turqia ka me sheme se 37 vjet qe i eshte dhene statusi e akma nuk eshte caktuar nje date per antarsim pra me kete duhet theksuar fort nga institucionet shqiptare se primare eshte reformat e zbatimi i lirive e te drejtave themelore te njeriut gje qe do binin patjeter mireqenje e procesi i integrimit do ishte dicka fare normale pasi ne jemi pjese e Europes.
Tani si Qeveria Rama dhe padyshim edhe te tjerat parardhese e kane pasur retorike te dites integrimin europian duke parishikuar edhe afate ku me shume kane haxhuar energji per demagogjine mbi integrimin sesa per reforma thelbesore pasi realisht kane preferuar te sundojne me klanin e tarafeve sesa te udheheqin nje process demokratik qe fillon me respektimin e votes e kulmon me espektimin e lirive dhe te drejtave themelore te njeriut.
Urojme qe Qeveria Rama te mos e ndieki kete rruge te pafrytshme e jodinjitoze pasi jo vetem nuk do kene rezultat por do konsistoje edhe e demshme pasi qeverte parardhese gjithnje kane tentuar qe me zhurmen e integrimit te mbulojne korrupsionin dhe harxhimin e parase publike for nothing Bruksel Tirane e anasjedhtas me siguri shumehere per qef e pak per pune kure eshte ne funksion kompjuteri dhe jodomosdoshmerisht duhen takimet kur punen e ben mjaft mire edhe nepremjet e-mail.
Tani te ndalemi tek faki se perse ende kesaje radhe nuk na u dha statusi si edhe here te tjera do gjendej disa shkaqe e nje shtet apo me shume dhe te jeni te bindur se prape do gjenden edhe ne te ardhmen shkaqe e shtete nese realisht shqiptaret nuk i futen punes konkrete prodhuese e te frytshme se bashku me qeverine e tyre.
Per te kuptuar me mire pengesat ne rrugen e integrimit Europian duhet nisur nga detyrat e shtepise sesi klasa politike i ka plotesuar gjer tani.
Ne Kushtetuten e Repuplikes se Shqiperise ka nje kapitull mjaft te rendesishem dhe arrire sic eshte ai i lirive dhe te drejtave te njeriut duke perfshire edhe kapitullin per pronen private , fundi i fundit Kushtetuta e Repuplikes se Shqiperise eshte nje kushtetute demokratike dhe goxha e arrire per nje shoqeri e shtet demokratik qe percakton detyrime te ndersjedhta ndermjet shtetit e shoqerise.
Per te arritur tek kjo Kushtetute klases politike shqiptare ju deshen 8 vjet lufte politike e deri rrebelim ushtarak ku ne finale mezi mori ca vota mbi 50% te pjesmarrjes , nje zot e di sa e sakte ka qene numrimi megjithate sic edhe e thashe kushtetuta ne tersine e saje i ploteson parametrat dhe qellimin per te cilen edhe eshte aprovuar me asistencen e plote te partnerve nderkombetare.
Mirpo problem madhor i Kushtetutes se Shqiperise nuk qendron tek permbajtja pasi fatemiresisht tani nuk e konteston kush sidomos pas grisjes se fleteve ne 2008 por tek moszbatimi dhe respektimi i saje ne fryme e nene qe nga dita e aprovimit deri diten e sotme pergjate 15 viteve nga Qeverite Shqiptare por as edhe nga opozita e kohes ku pergjate 8 viteve z Berisha e ka quajtur publikisht kushtetuta e Mark Avdise.
Gjer ketu mendoj se eshte mjaftueshem per te kuptuar se nje vend ku qeveria e tije nuk respekton Kushtetuten e Repuplikes se vet eshte nje vend tribal qe noton ne kaos dhe jo vetem nuk eshte i denje qe te integrohet ne familjen Europjane por eshte nje shoqeri qe rrezikon vlerat dhe parimet e Europes se Bashkuar.
Megjithate mendoj qe ta coj pak me tej analizen ne menyre me te detajuar per te kuptuar se realisht ku eshte dhe ku ndollet shteti shqiptar nese krahasohet me Europen dhe objektivat qe ka marre persiper klasa politike shqiptare.
Shqiperia eshte tamam si ai plaku i veriut kure e pyeten se si e ke punen dhe ai u pergjigj se pasha Zotin boll mire kisha me kene me pase ato qe me mungojne por fatekeqesisht me mungojne te tera.
Qeverite shqiptare kane 68 vjet qe mbas dorzimit te pushtetit e gerryejne buxhetin e shtetit jo deri ne qindarken e fundit por edhe disa qindra miljon dollare nen zero pra duke e grabitur buxhetin e shtetit hapur e diten per diell dhe deri tani asnje qeveritare nuk eshte ndeshkuar apo perfunduar ne burg per kete.
Jane vrare qytetaret shqiptare para e pas shpine diten e nate me gjygj e pagjygj deri ne shkatrime e rrafshime te nje fshati te tere e vrare me dhjetra qytetare ne katun e ne mes te bulevardit e po ashtu qindra te plagosur dhe askush nuk eshte denuar per kete.
A e di kush sa qindra qytetare Shqiptare kane fituar dhe kane ceshtje ne Gjykaten e te drejtave te njeriut ne Strasburk pasi Kushtetuta e Shqiperise ju a garanton jeten, pronen, e dinjitetin njerzor por Qeverite Shqiptare njera pas tjetres as qe duan tja dine edhe pse jane nen juridiksionin e Gjykates se Strasburgut dhe per pasoje sa miljone apo qindra miljon euro duhet te paguaje buxheti i shtetit te gjobe per kete.
A kuptojne qytetaret shqiptare se buxheti i shtetit jane taksat e qytetaeve shqiptare dhe qeveritaret shperdorojne mundin dhe djersen tuaj dhe nuk denohet e ndeshkohet askush.
Gjykata e Strasburgut konstaton se jane dhunuar lirite dhe te drejtat themelore te qytetarve shqiptare duke u shkelur Kushtetuta e Shqiperise u shkohet deri atje sa te cenohet edhe inegriteti toksor i shtetit konstatuar kjo nga Gjykata Kushtetuese Shqiptare dhe perseri nuk ndeshkohet kush.
Me shume se 131 miljon dollare eshte demi i shkaktuar nga qeveria Berisha ndaj administrates publike duke e shkelur ne menyre flagrante statusin e saje pasi te qeverive pararrdhese nuk ka statistika e gjasa me siguri kaq apo me shume gje qe fatekeqesisht edhe kjo qeveri po shkon ne te njejten rruge me komisione dallkaukes partiake kur konkurset duhen zhvilluar ne system kompjuterik e korrektim me komjuter .
A ka nje segmet te vogel te institucioneve shqiptare qe e zhvillojne veprimtarine e tyre konforme Kushtetutes se vendit , lirive e te drejtave themelore te njeriut ne nje shoqeri te lire e pluraliste me rregulla te qarta te tregut te lire qe zhvillohet me konkurence e transparence qe ka ne themel pronen private dhe te drejten e atorit . Le ta gjykoje gjithsecili se ku realisht eshte shoqeria shqiptare nese i referohemi ketyre vlerave e parametrave te shoqerive demokratike perendimore.
Perpara se analistet shqiptare te kerkojne perse Holandezet apo edhe te tjere do i vendosin veton dhenjes se statusit kandidat Shqiperise gje qe per mua nuk eshte asgje perpara realitetit te mjerueshem duhet te ngrene zerin fort per mangesite e te vendosin afate e standarte per Qeverine Shqiptare duke i hapur studio e faqet e gazettes per intelektualet e vertete e njerzit kurajoze . Ne anen tjeter te marrin fund intervista demagogjike me njerz te parapaguar duke shkuar deri atje sa shtypi online nuk te jep mundesine as per te bere nje koment se nuk po flasim per shkrime te mirefillta nese nuk je sahanlepires i mirfillte apo ordiner i dores se fundit.
A ka shqiptar qe mund te thote se per cfare standarti Europa duhet ti afroje shqiptaret apo per meriten se klasa politike shqiptare ka debuar jashte atdheut me se pakti 50% te popullsise , rinine dhe itelektualet duke e veshtirsuar shume ndryshimin e realitetit ne kah pozitiv pasi qeveritaret shqiptare fatekeqesisht deri tani kane qene sundimtare.Ne Europe nuk shkohet me sundimtare por me lidere vizionare kete duhet ta dije cdonjeri me e pakta e punes. Per me tej ? We hope.
Ajet Delaj
New York
Muci jan shtuar aq e shum emigracioni ne kto vende sa nuk ta mer mendja!
Standarti qe kan Zviceranet afron cdo emigrant qe te kerkoj te miren e tij jo vetem ne ket vend,por ne gjith Europen perendimore,per shkaqe te krizes ekonomike qe ka zaptuar pothuajse gjith boten kapitaliste!
Nje vend si zvicra me 8 milion banore,nuk ka kapacitet te mbaje nje numer te madh emigrantesh ekonomike!
Nuk behet fjala as per racizem as per nacionalizem!
Natyrisht ideologjia qe predikon shumica ne shqiperi ndoshta do te ndikoj ne shum shtete te Be-se kur esht ritur ndjeshem hapja e shum fajtoreve te kesaj ideologjie,ku shum Europiane i shohin si pushtim ne kohe paqeje?
ka ekzistuar gjithmone kjo forme e rracizmit mbi punesimin.Ndoshta autori nuk e di,por ka pune qe quhen per emigrante dhe anasjelltas,pengohen emigrantet te kene hyrje ne pune te cilat duhet ti bejne vendasit apo t tjera kombesi qe kane status me te liberalizuar.Per fat te keq kjo eshte e vertete,jo absolute,por e vertete ne pjesen me te madhe.
Muco fjalen viktime e ke vene kot,e mbasi ke marr lapsin te shkruash a mund te na thuash se a e meriton Shqiperia te jet kandidat per BE?per mendimin tim dhe vizat teper i kemi,nuk i hyme ne pune europes,dhe per te kerkuar te na respektojne duhet ta nisim kete respekt nga vetja.Do ishte dicka shume e mire nese qeveria e re do ta ngrinte kerkesen per vend kandidat, me kete i tregojme europes se jemi ne gjendje te vleresojme veten dhe partneret,e mos te biem ne ate nivel sa te tallen te tjeret me ne.
Kur zoti krijoi shqiperine e bekoi dhe I dha pasuri e bukuri por njerezve te gjitha veset.Me ardhjen e sistemit kapitalist I vuri ne krye politikane hajdut ddhe immoral.Dhe po te pranohet shqiperia ne europe per popullin asgje ska per te ndryshuar sa kohe do te jene ne politike shakaxhinjte e perparimit PD-PS-LSI
Nuk ka shume rendesi nese do te pranohemi ne qershor si vend kandidat i BE-se apo jo. Ne fakt nuk e meritojme hiç fare kete status. Por edhe sikur te na e falin asgje nuk do te ndryshoje. Turqia ka 40 vjet qe e ka kete status, dhe ajo eshte fuqi e madhe, dhe nuk do pranohet ne BE. Po ashtu duhet ditur se Franca ka aprovuar nje ligj sipas te cilit per çdo anetaresim te ri ketej e tutje do te mbahet referendum. Prandaj Shqiperia do e kete shume dhe shume te veshtire per tu pranuar ndonje dite ne Bashkimin Europian. Por gjithe kjo zallamahi e ngritur per “hyrjen ne Europe” u sherbeu Berishes dhe Nanos te grabisnin dhe dhe nxirrnin pasurite e Shqiperise ne ankand. “De more de, do hyjme ne Europe” – dhe vidh dhe shkaterro gjithçka. Kjo ishte politika hutuese e politikaneve shqiptare. Mua me pelqeu shume fjalia e thene me sinqeritet dhe zgjuarsi nga Rama: “Ta ndertojme Europen ne Shqiperi”. Kjo eshte zgjidhja. Zvicra, Norvegjia, Islanda, – nuk jane ne BE, por ia kalojne asaj ne shume drejtime. Per me shume Europa Plake eshte ne renie te gjithanshme: ekonomike, morale, financiare etj etj. “Europen duhet ta ndertojme ne Shqiperi”, – ketij mesazhi duhet t’i meshoje qeveria e re. Mos i mbani me syte nga Europa. Por pervishjuni punes, respektoni ligjet, komshiun, pasurine e perbashket. Keshtu shkohet drejt Europes.
Asnje nuk i do ballkanist rremujaxhinj, pisa e hajdute. Mbajne paster shtepine e tyre dynjaja apo doni ta beni edhe atje si keni bere vendet tuaja zhul ?
Ka nje percaktore apriori qe Shqiperise i duhet Europa, si nocion Politik. Dhe mund ti duhet por nuk eshte ketu debati. Me pas per te… .
Z Nano ngren nje shqetesim te drejte ‘’problemi i te huajve’’ qe sot eshte bere akut ne gjithe Europen, asnje s’mund ta injoroje dot me. Ne Britani pervec BNP (British National Party-partia kombetare britanike) qe ka pak keshilltare rajonale e asnje karrike ne Parlament, eshte dhe nje tjeter UKIP (United kingdom independence party / partia e pavarersise se Mbreterise se Bashkuar/kjo ne raport me Europen) qe ka ca MEP-se (parlamentare ne Europe) e po i merr votues, Konservatoreve.
Keto Parti te vogla quhen “fringe Party” Parti te kufinjve/cepave/ekstremeve; zakonisht kane pak rendesi; por sic ndodh me ‘’qente e vegjel’’ ato bertasin shume [me respekt per z.Farage, nje person i dashur e karizmatik, keni video ne Youtube si e masakron Van Rumpin. Google per “Who is Herman Van Rumpuy”] Nuk kane progam per-se por kapen ne ‘’nje ceshtje’’, duke thjeshtezuar cdo problem krijojne frike te jashtezakonshme tek Partite e medha. Si pasoje keto kalojne ne mbi-reagime. E para qe te kalosh BNP (nje parti raciste pak-a-shume) nuk eshte e lehte te behet po s’dole ne te djathte te Dr. Gebelsit, e ti marresh votues UKIP-it bie te jesh pak majtas Dr.Hajderit (simpatikut Austriak Jorg Hajder, R.I.P) kur e vetmja strategji eshte te mos biesh ne nivelin e tyre.
Kjo ne politiken e sotme, me teper beteje-PR-i se qeverisje serioze, eshte shume e veshtire. Ndodh qe partite e vogla apo idete virulente krijojne iluzionin e rendesise qe nuk e kane ne popullate. Por a eshte ky problemi baze? Po eshte, se ne menyre individuale e konfuze, Media qe ben jo vetem –hype- por pasqyron histori paniku, ka rritur friken ndaj “te huajit’’ Gazetat Britanike te viteve 1938-1940 jane me te matura ne pasqyrim te ‘’Militarizmit te Gjermanise’ me pas invazionit iminent e bombardimeve ajrore, se sa ato Gusht 2013 – Janar 2014, qe na terrorizuan me ‘’pushtimin Romuno-Bullgar’’. Ideja me e cmendur qe u krijua ishte se ne total 27 milione nga keto dy shtete, po tu jepej mundesia te gjithe do vinin ne Londer. Logjika iku dhe ne mediat paksa serioze (ato elitare nuk e humbin kollaj!) dolen me reportazhe per bileta avioni qe njerezit i blinin nga £3.000. Se bileta te tilla nje popullate e varfer s’blen dot, se ka ‘’linja avionic te lira’’ a se Bukuresht-Londer me Autobuz behet per 80£ e 30h udhetim, s’llogaritet fare.
Frika gjithmone perjashton faktet e arsyen. Z. Nano ka te drejte per ”ideologjine anti-zgjerim”, Sot ne Europe gati ne cdo vend ‘’Ekstremi i Djathte’’ eshte ne rritje e po ndikon politiken zyrtare, ate qe bazohet ‘’ne te drejtat e njeriut’’ e barazine ndermjet te gjitheve. Pendimi i Europes referohet 1) ndaj problemit Mysliman te cilit nuk kane c’ti bejne, nese e pohojme kete me sinqeritet. 2) Vendeve A8, u mbyllen syte per standartet e plota, kur Europa ishte ne gjendje te mire ekonomike (polonia, hungaria, sllovakia, latvia etj) sot jane bere pishman.
Partite e Ekstremit te djathte duke u bere thirrje ‘’instikteve me bazike’’ te popullates kane filluar te marrin votat e te pakenaqurve. Pyetjet e tyre jane te ‘’qarta’’ konkluzioni i thjeshtezuar. Pse nuk keni pune? Jua kane mare te huajt!! Ironia eshte se ne faqen 2 behet kjo, tek faqja 3 Bossi Britanik thote: ‘’preferoj te punesoj te huaj, Polake, jane te urte, punetore e pa pretendime’’ dhe faqja 5 del nje boss tjeter: Kam dy vende pune, asnje Britanik nuk do te vije!
Diskriminimi/met positive po ashtu kane sjelle pakenaqesi ne popullate. Kjo e ben ‘’popullsine etnike’’ ti fajesoje te huajt akoma me shume. Ne nje qytet relativisht te vogel me popullsi homogjene ne nje shpallje per te punesuar 2 dy police gati 100 kandidate te bardhe u kthyen mbrapsh. Policia ka % ne kuota per minoritetet e detyrohet ti zbatoje keto; gjithshka ne rregull deri kur u pa se nuk kishte ‘’popullate me ngjyre’’ e ato pak qe ishin s’donin te beheshin Police. Por ligji absurd nuk te le. Pra Media, Bureokracia, Paniku dhe Ekstremistet; krijojne frike, qe ne nje perqindje te vogel eshte reale, ne me te madhen eshte Surreale.
***
Sot ne Europe, nga Franca ne Greqi ekstremi i djathte eshte ne rritje dhe ne perfaqesi Parlamentare. Keto parti te vogla po bashkohen dhe ndikojne dhe legjislaturen, Partite e medha bejne aleance me ta apo flirte te fshehura, Pushteti nuk ka nder! Ne Hungari – Jobik ka mbi 40 deputete ne Parlament, Orban i mban me ‘’kimet’’ se pas tyre rri ‘’Magyar Garda’’ [garda hungareze] te cilet kane plot pakenaqesi: “te huajt, magjypet, territoret e Hungarise ne shtetet kufitare etj” kjo eshte pjesa qe neser vesh Bluzen Kafe pa problem e kalon ne Waffen SS. (te me fale cdo person Roma, por keshtu i pershkruajne ne Hungari- gipsies) Ne vendet Baltike e Nordike, ka parti te ndryshme ‘’popullore’’ e kudo po arrijne nga 11-20%, sot keto shifra ne shume vende me qeveri koalicioni jane te frikshme.
Zvicra, ne kohen e debatit te minareve filloi PR-in derogativ (sic) ato jepeshin si rraketa te islamit, grate islamike me ferexhe duke u lare, e 4 dele ku 3 ishin te zeza e nje e bardhe. Me nje fjale, te gjitha keto Parti te Ekstremit te Djathte, bazohen ne dy ceshtje 1) Nacionalizem 2) Anti-emigracion. Platformat e tyre pergjate Europes, jane kopje e njera-tjetres.
Europa – Une jam Euroskeptik ne bindje, e me c’shoh. Mendoj se kurre s’do kete Bashkim Ekonomik pa Bashkim Politik; nuk kane si te rrijne bashke keto koncepte te kunderta. Ose rezultati eshte sic eshte, e do dale akoma me keq. Ne 150 vitet e fundit ne Europe, ne nje rrethane e nje tjeter ka pasur 6 tentative per bashkim monetar, te gjitha kane deshtuar. Europa ka marre proporcione gjigante, i mungon fleksibiliteti e krijon bureokraci e pengesa te panevojshme; me shpenzime kolosale e pa perfitime per popullaten e saj. Sot ka gati 90.000 Eurokrate, (nga keta vec 30.000 jane nepunes direkt) nje shume kjo gati a barabarte me Ushtrine Britanike.
Europa, ne kushtet e liget qe ka nuk eshte e afte te konkurroje me te ardhmen e ‘’uritur’’ kina-india-brazili e vende me kerkesa te te shumta, pagesa te uleta, arsimim e edukate te admirueshem pune; ata jane rritur ne menyre aggressive – Europa eshte ne stanjacion. Ka zera qe e duan Europen ‘’ne dysh’’ Grupi anglo-sakson e nordik, ku te futen vendet e ‘’veriut’’ e ate te jugut ‘’te thyejne koken bashke’’ Ka te tjere qe se duan fare. Nje fakt eshte se Euroskepticizmi eshte ne rritje. Dhe ne Gjermani, grupe intelektualesh, ekonomistesh e profesoresh po kalkulojne sa kohe do mbaje Gjermania ‘’mekatet e te tjereve’’ [ kur dihet eshte i vetmi vend me perfitim prej EU deri tani) Ne Britani, Lord Woolfson, nje djale i ri Shef Ekzekutiv i grupit Next (dyqane rrobash) ofroi nje cmim prej £250.000 per kedo qe do bente nje studim ‘’ Si te largohet nje vend nga Europa’’ “Woolfson Economic Prize” u fitua nga nje firme e cila llogariti kostot dhe menyrat si nje vend si Greqia, nga e Premtja deri te Henen (per arsye se bankat jane mbyllur) mund te terhiqej nga EU, e pas dhimbjeve fillestare vazhdonte programin e saj. E kam lexuar te gjithe, nje studim interesant gati 100pg+, e shume praktik.
Ne dualizmin Shqiptaro-Britanik dua qe Shqiperia te jete ne Europe. Veshtire te bashkosh kete mendim kur ‘’nuk beson ten Europa si entitet politik”, e me vjen keq qe vendi im eshte lene jashte, gati i vetmi. Te pakten per aparence. Eurofilet kane nje ‘’bombe’’ kur cdo ide jua hedh poshte, ne fakt eshte ajo qe cdo Politikan ja jep cdo populate kur do ‘’te beje ate qe do te beje ai’’
– Europa e Bashkuar promovon (sic) bashkepunimin dhe parandalon lufterat, pra s’kemi rruge tjeter. S’ka rruge tjeter? Kujtoni se cdo politikan e ka thene kete, Regan, Major, Koli, Enveri e Berisha, e di qe nuk rrine mire keta dy te fundit, por Politikanet kudo ne bote vijne nga Nje Stof. Gjithmone ka nje rruge tjeter!
Shtetet Europine bashkepunojne dhe pa EU-ne, e nuk eshte EU ajo qe parandalon lufterat e as qe mbron Europen. Per 45 vjet ish Ombrella Amerikane, e sot vec dy shtete te Europes jane ne gjendje te projektojne force ne cdo pike te globit (Britania e Franca/ sigurisht Amerika eshte No1) te tjeret ne anen ushtarake nuk llogariten. E nese dy shtete do fillojne nje lufte, besohet se do i ndaloje Barroso?
Nje marreveshje qe filloi per per “Qymyr e Celik” eshte rritur ne proporcione gjigande dhe te pa-manaxhueshme, jane politikanet e jo popullata qe e ka rritur ate. Referendumet jane manipuluar e populli mashtohet (Danimarka, jo e irlandes, e perseritur, Britania qe po do referendum prej 20 vjetesh etj) e vende si Norvegjia e Zvicra qe jetojne ne Europe, bejne marreveshje tregtare (i bien pak rrotull) por jetojne fare mire pa EU.
**
Shqiperi — futja ne EU s’do bere qellim ne vetvete. Duhet dhe grupi Euroskeptik per balance, se keshtu u kthyem ne gjynah. Deshperohem qe ‘’kushdo na mbeshtet’’ Nuk ka Kr-M a Minister te Jashtem a Eurodeputet ‘’qe do na ndihmoje’’ e trumpetohet me buje. Kr Kuvendit/ Presidenti/ Kr Ministri dalin me komunikate shtypi (media jone si Pravda e dikurshme s’le rast pa i pasqyruar) ‘’Po na perkrahin miqte e Shqiperise per ne Europe’’ e jemi prap ketu ku jemi.
Tani kemi vizat nuk duhet qare me. Porcesi te vazhdohet –une mendoj se para/kur te hyje Shqiperia atehere Europa do jete shbere si entitet- por jo ne qarje-e-deshperim. Ashtu dhe Sllovakia ju jep leksione e ju bie kokes me nje patronizim patetik.
Nuk shkohet kudo duke Lypur, duhen dhe argument e krenari. Punoni per vete… rrisni standartet, thithni investime ajo ‘’eshte Europa’’ ne nje vend te vogel si Shqiperia duhet ta kuptoni se nje Direktive ne Agrikulture (ja te pranuan) te shkaterron te gjithe fermeret e vegjel e prodhimin e brendshem per nje gjenerate. Me standarta qe kemi ne na duhet 2 dekada ti kapim per ‘’vizoret e tyre’’. A besojme se zeri yne i vogel ne mes 28-30 te tjereve do merret parasysh?
Disipline, ligj, rregull e standarte graduale…promovim turizmi, mikpritjes, popullsine e re, te uritur per pune-dije-gjuhe te huaja e komunikim me boten…bregdetin, malet, prodhimet-bio…gatimet, traditen e cdo te mire qe kemi; e ofrojme…e ja kjo eshte “Europa!”
Nese i arrijme keto (vete- se kush s’ti jep) do e kuptojme se me shume humbim sesa fitojme kur hyjme ne Europe.
mustafa, po fabrikon justifikime per refuzimin e statusit ne qershor, e ke zakon ti dhe ppsh-ja, per ta gjetur armikun jasht shqiperise, turp!!!