Afshet nacionale sikur nuk pranojnë të tilla dilema; po, Shqipëria duhej të ishte dhe duhet të jetë në Botëror! E përse mos jetë?! Përse mos i gëzohemi dhe ne një krenarie atdhetare siç do qe ajo e kuqezinjve në eventin më të madh futbollistik botëror?! Por nga ana tjetër, po për hir të ndjenjës së “shenjtë” atdhetare, ndoshta është më mirë mos jemi të pranishëm në ato fusha, në atë lloj mbretërie. Ka gjasë që kështu të ketë menduar dhe Kristiano Ronaldo mbrëmjen e së hënës, pasi humbjes për turp me Gjermaninë: “më mirë mos isha!” Në të shumtën, fati konsiderihet si i çmendur në këtë botë, për kombet a njerëzit.
Por gjykimet tona janë shumë të mangëta në raport me madhështinë e urtësisë së gjërave të kësaj bote. Të mangëta dhe për shkak se jo në pak raste, dëshirat ngatërrohen me realitetet. Ne kemi dëshirë të jemi prezent në një Botëror a Europian, por thellë thellë, nëse për një çast zhvishemi nga emotivitetet nacionale, e dijmë fare mirë se për ne ende nuk ka ardhur ajo ditë. Askënd nuk do lumturonte Shqipëria në një Botëror, nëse pas çdo ndeshjeje, kuqezinjtë do ishin katadinsur për faqe të zezë. Askujt nuk i duhet një Shqipëri me “fat arab” në futboll, ku pasi shqepet me nga 4 a 5 gola, i gëzohet më pas ndonjë goli nderi, me tifozeri që është gati të cjerrë dhe faqet nga gëzimi.
Pastaj, imagjioni se ç’gallatë e dhimbshme do prodhohej në ato stadiume magjike me thirrje të tipit: Oh sa mirë me qenë shqiptarë, oe, oe, oe!, shoqëruar dhe me ndonjë “xhamadan vija vija” nga pas. Pra, nuk është vetëm 11-shi i fushës që duhet të mbërrijë në pikën e të qënit i denjë për evente të tilla, por dhe tifozeria që e shoqëron. Botërori nuk është Festivali i Gjirokastrës ku garohet për këngë, valle e kaba.
E.H

Ermir djali? Nuk e njeh mirë futbollin shqiptar dhe as lojtarët qe do te cudisnin botën. Ja cilët janë: 1.sulmues sali shpellar berisha, sahit gomar dollapi,sherafudin shehu,2. Gjys sulmues,strazimiri ,mul noka,mesila palma, 3. Mbrojtës,gape mahmutaj ritvan rakicka,thuthuqi(paloka), 4. Gjys mbrojtës, çiljeta,bregu 5. Portiere xhozi,rezervë Drandja! Në stola,gjeji veté. Me kete skuader fitore e padiskutueshme. Te gjitha skuadrat do shkonin per lesh!? Tung!
DELETED
Keshtu si e ka katandisur Duka kampionatin dhe kombetaren shqiptare as ne ndonje turne me San Marinon,Lihtenshejnin dhe Ishujt Faroe nuk meritojme te marrim pjese.
Federata jone na ka gezuar me De Bazin me trajnerin me te pa afte dhe shakaxhi ,serioz qe ka patur komtaria jone . Shqetsohet çdo tifoz kur talentat e kombit luajne shum bukur ne botror dhe futbollin tone e drejtojne qesharake te pa afte .
Sl ka mundesi qe e fute politiken kudo.Vetem nje njeri koti e bene,nuk ju fajsoj puna juaj ne sigurimin e shtetit u ka ngelur fiksim.