Është raportuar në vijimësi nga media lidhur me një numër shqiptarësh që janë bërë pjesë e luftës civile në Siri. Këta shqiptarë janë kualifikuar si mercenarë, por nuk ka prova, që ata të jenë mercenarë. Kush ka shkuar në atë luftë të përgjakshme, e ka bërë me shumë gjasë në cytjen e besimit fetar. Të gjithë ata pra janë besimtarë myslimanë, dhe ai që motivohet prej besimit, nuk mund të quhet mercenar. Në ‘Oxford Dictionary’ thuhet se “mercenar është ai që i vë vetes si qëllim të bëjë pará pa u bërë merak për norma e parime etike”, ose “ai që ushtron profesionin e ushtarit duke u shërbyer ushtrive të huaja”. Ky version i fundit është marrë si kuptim i parë i termit edhe nga ata që kanë hartuar ‘Fjalorin e Gjuhës së Sotme Shqipe’.
Pse e sjell për ju këtë përkufizim? E sjell, pasi në Kuvendin e Shqipërisë janë duke hartuar a shqyrtuar një projektligj, që synon penalizimin e të gjithë atyre që kanë shkuar, apo kanë ndërmend të shkojnë, të marrin pjesë në këtë luftë. Dhe janë duke përdorur fare pa të keq termin ‘mercenar’. Janë ata që e kanë përpiluar këtë projektligj që, të intervistuar nga Top-channel-i, flasin për mercenarizëm. Madje, flasin dhe për ‘mercenarizëm modern’, pa shpjeguar se çfarë kuptimi shtesë, apo të ndryshuar, merr mercenarizmi në rastin që është modern. Por si zor që të ketë ndonjë gjë për të shpjeguar, pasi mercenarizmi është ai që ka qenë dhe ai që do të jetë.
Ne mund t’i marrim me mend motivimet e deputetëve në këtë nismë (në themel të kësaj nisme duhet të jetë një si sëkëlldi patriotike; “shqiptarët janë europianë e nuk ka pse të shkojnë nëpër luftra nën cytje fetare, si të ishin në shekullin e XI a XII” – kjo është ajo që duhet të kenë menduar deputetët), madje edhe mund ta mirëkuptojmë këtë gjest (gjendet një raison d’être që e sjell këtë mirëkuptim), por deputetët duhet të jenë më të sinqertë në këtë histori. Shqiptarët e Sirisë nuk janë mercenarë. Janë ç’të duan, por jo mercenarë. Madje, janë bash e kundërta e mercenarëve.
Post Scriptum: Përsa i takon thelbit të çështjes, duhet thënë se ka një ngutje në këtë mes. Nuk besoj se një shqetësim i tillë (ka vend për t’u shqetësuar?) mund të zgjidhet me ligje. Kjo që po ndodh është një arsye për të folur e diskutuar, e për të përfshirë në këtë debat komunitetin mysliman (siç është përfshirë në një farë mënyre e mase), por nuk besoj se është vendi e rasti për të bërë ligje.
mund t’mos jene mercenare por ama nuk jan shqipetare,se shqipetari vdes per vend t’vet,e s’shkon per lesh per fe,dhe aq me teper nvend te huaj,ku ne te vertete eshte lufte interesash e jo feje
Shqiptaret qe shkojne ne Siri jane mercenare.Edhe ata ma fanatiket qe i kemi pare ne postimet ne Youtube,e qe thone se shkojne per xhihad,jane mercenare.Ne cdo arsyetim te ketij fenomeni,vetem tek mercenarizmi del.Por,zoti Mustafa thote bash te kunderten.Dhe,e dini pse?!
Eshte urrejtja qe e ben te thote te kunderten.Eshte urrejtja per ata qe po “na nxjerrin bojen”,qe “po na turperojne” faqe botes si muslimane fanatike.Kete ndjesi,kush me shume e kush me pak, e kane pothuaj te gjithe shqiptaret.Mirepo,kjo nuk duhet te sherbeje si argument per te thene kete marrezi qe thote Mustafa Nano.Urrejtja dhe mllefi e mbyt arsyen.Ia paska mbytur edhe gazetarit Mustafa(i cili edhe pse e ka emrin Mustafa,eshte islamofob;eshte njellij islamofobie qe i ka rrenjet ne ateizmin komunist,e qe eshte tipike per gjithe sojin e Mustafenjve).
Eshte provuar nga studime serioze dhe te panumerta per ekstremistet islamike,qe,thelle thelle,shkaku kryesor qe i shtyn ne ekstremizem,nuk eshte fanatizmi i tyre,edhe pse vete ata e paraqesin si arsyen e vetme.Prsh,nje nder shkaqet kryesore,per pjesen derrmuese te tyre, eshte mjerimi ekonomik.
Shkurt,gazetari Mustafa,thote:ata shkojne atje se jane muslimane!Sipas,kesaj logjike te mbrapshte e te mbytur nga mllefi,i bie qe edhe ata mijera,greke,serbe,rumune,ruse etj qe kane shkuar te luftojne perkrah Assadit,te mos jene mercenare(sic edhe jane ne fakt),por ortodokse qe shkojne te bejne “xhihadin” e tyre!!!…
Nuk vene per besim e per fe, pasi periudha e gjate nga 1967 e deri ne 1991 beri qe besimi fetar te zbehej. Nqs jane aq besimtare, si shpjegohet qe nuk i zbatojne mesimet e fese edhe ne fusha te tjera te jetes?
O Mustafe ma i bukri i shpendeve po do ti japesh mend gjithkujt. Ata qe shkojne e luftojne jashte Shqiperise nder luftra rajonale ku perfshihen ceshtje fetare jane mercenar parash apo idesh pak rendesi ka, ne te vertete jane mercenare dhe nuk kane vend ne Shqiperi. per mua duhen te mos jene me me kombesi as shtetesi shqiptare te shkojne atje per te cilet luftojne. keshtu Mustafa se na i bere lemsh edhe Geg e Tosket e tani do te na i zgjidhesh punet e mercenarllekut….Nuk ke qe mend sa ti japesh gjithe botes or bir….
O Mustafa ! Ato qe shkojne ne Siri jane mercenare qe cke me te. Asnje fe nuk te detyron te behesh mish per top, pervec zakonit gjenetik qe kemi ne shqipot per tu bere mercenare.
– E drodhet me ne fund ! Ja Mustafa, Ja Mustafaa !- Ne filim o burra kunder Kadafit , O burra kunder diktatorit Mubarak ,O burra kunder Diktatorit Asad ! Dhe ? Ato qe rrezuan Kadafin vrane Ambasadorin Amerikan ne Libi ! Ato qe rrezuan Mubarakun sollen Islamizmin – Tani me qe nuk mund te themi le te rrije Asadi edhe pse eshte diktator po themi mos shkoni ne lufte kunder tij ??????
Mustafa! Kur rrekesh t’u japësh mend të tjerëve për çdo gjë, pëpiqu më parë të zbatosh rregullat e drejtëshkrimit të gjuhës shqipe, pasi ti, dhe gazatarët si ti, kanë bërë një mish-mash, të cilin zor se do ta zgjidhin dot as shkencëtarët e fushes. Po të kujtoj vetëm parimin e “Drejtshkrimit” se: “Gjuha shqipe bazohet në parimin fonetik”. Edhe mendjemadhësia ka një farë kufiri. Boll se na mërzite me mufkat e tua. Dhe një këshillë: lexoji me vëmendje çfarë të kanë shkruar këtu dhe vuri gishtin kokës.
Zoti Mustafa! Thoni qe nuk ka prova qe ata jane mercenare…. Po ti c’far provash ke per ato qe thua…?Te mos harojme qe ne siri te gjithe ata qe luftojne midis tyre, jane vetem myslimane…Pra ata qe perdorin fene per te justifikuar luften ( nga te dy krahet) mashtrojne. Te gjithe thone qe luftojne ne emer te allahut, dhe nuk dihet se me ke eshte ky i fundit.Te mohosh qe ne Siri po nderdhet leku lume (nga te gjitha palet) do te thote te futesh koken poshte reres…
Ne se ke vendosur te vesh ne loje deputetet tane injorante ke boll raste te tjera, por mos ja zbeh absurditetin atyre qe shkojne e lene kockat ne siri gjoja per te mbrojtur islamin.
Keto qe thashe nuk kane lidheje fare me komentet e SKYPION. Ai ngelet ai qe eshte…
Te gjithe po hani m….t (mut ose marmalat) kot.
PSE!
Po sepse forcat gjoja paqerrujese per çfar shkojn, ne BOSNJE, AFGANISTAN, IRAQ, etj.,etj.
Forcat gjoja paqerruajese i çon “populli” dhe shteti SHQIPTAR vetem e vetem per LEK.
Prandaj o te paditur ose cinike mos u merrni me nje gje qe s’u hyn ne xhep, po ju doli gje nga xhepi (se dikush i ka zen vendin dikujt) atehere llapni sa te doni.
Mustafa Nano ky burre I keq.
_______________________
Duhet gjendur dicka qe njeriu t’pershtatet me mendimin e “pergjithshem”. Pak ka ngelur te shtosh. Le te provojme dicka “me-te-degjuar: ”As gruas si thote “darling” si ben cdo burre modern, urban e qytetar; por i drejtohet me:
Ej, Moj Ti.
Skandal!?
E di!
“Lead Writer”
__________
… ose ne TV (stil Amerikan) jane presantues me emer e te besueshem; i quajne Anchor. S.p.i.r.a.n.c.a. Po, ajo e vaporrit. Personi ka arritur ne ate raport te drejtperdrejte me publikun qe “ankoron” nje program, rubrike (politike/ ekonomi) qofte nje stacion te tille. Raporti Profesional e Integriteti Personal kane rendesi absolute, kultivohen gjate nje jete te tere por do nje incident ti humbesh. Ata i flasin publikut te cdo spektri, kuotohen “si burime” te sakta. S’jane thjeshte spiker (speaker) a Lexues tele-romptersh por Gazetare! Dalin jashte proporcionit te”rolit te ngushte” duke u bere figura mbare-boterore; ne ate pike kur nje individ, diplomat e Burre Shteti qe “nuk flet/do shtetin e tyre” u beson ne interviste e u hap deren.
John Simpson i BBC-se pas nje jete te tere ne terren e vizitave ne cdo zone te nxehte, me analizat e tij ne Shtyp e TV eshte si barometer lufte. Mes kolegesh neper bote thuhej: ku eshte Xhoni javen tjeter (?) ta presim bileten qe sot. Keshtu Dan Rather (i CBS-it sot) apo Peter Jenning ABC News, qe vdiq pak kohe me pare. A eshte i tille Muci a ndonje nga gazetaret tone? Ne “vogelsine e tyre” sigurisht jo Shq-eshte-Shq, dhe…ne realitet nuk kane si te jene. Ketu o do behesh pale me Qelbesirllekun ose do pozicionohesh. Jo thjesht si “gazetar militant” por i pa-pajtueshem ndaj te keqes. Sjell rastin e gazetares Iraniano-Britanike qe punon ne USA, Christiane Ammapour. Akoma dhe sot i kujtohet si ceshtje kontraversiale (nga te tjeret) nje incident nga raportimi ne Bosnje, ku ajo “humbi pa-anshmerine” Nuk u justifikua por me ndershmeri tha: “Me akuzojne se raportova me shume per anen Myslimane ne Bosnje, e di se detyra jone eshte te rrime neutral; POR, kur nje femije merr nje plumb ne koke nga snajperi Serb une s’mund ta justifikoj ai ka stress se u zu me te shoqen ne mengjes dhe e beri…ka raste ekstreme kur behesh pale e do angazhohesh se Jemi Njerez!” (e kish fjalen per Gjenocid)
***
Lexuesit me kulture jane te lidhur me MEDIAN per vite, dekada e gjenerata te tera; ato jetojne me problemet e tyre ditore por duan siguri ne gazete e nje Cati solide mbi koke. [ Kerkund nuk eshte rehat a parasje @kushdo qe kujtojne se bejme Moral (!) Njerezit jane te lire t’mos na lexojne] Gjerat i kerkojne ngadale, pa levizje qe sjellin panik. Lead Writers shkojne deri aty sa identifikohen me Gazeten! Jane aq te rendesishem. Sigurisht nje gazetar eshte “mercenar” se paguhet ,e ka familje, sic ka raste qe nje Gazetar i djathte shkon te nje Media e Majte pa kalua ne partizanllek, mban pasionin brenda duke raportuar faktet.
M.N – M.P
________
Mustafa Nano nga menyra si shkruan per mua ngjan me Mathew Parris. Si personalitete, moshe, ide, jane shume larg aktualitetit; si integritet e ne fakte mua me duken Binjake. Z Parris ka qene MP / Deputet (Member of Parliament) ne moshe te re per nje legjislature me Konservatoret. Konsiderohej yll i ri ne ngjitje, por kuptoi se nuk eshte per Politike. Fare rastesisht pas nje interviste ne TV mendoi: Ne anen tjeter duhet te jem une qe kerkoj llogari, e bej me mire se te justifikoj qeverine. Ka nje still original e megjithe tendencat Konservative neutralitetin e ruan (sic dhe Dita, per kedo qe e quan te majte ka mundesi te flase normalisht e pa tifozllik) e besohet nga lexuesit. Duke qene Gay, besimet ne ideologji e kane cuar bash tek ai grup qe nuk i do “gay-people” Partine Konservatore. Njeriu di te mendoje aq sa te thote: ” ne 100 perputhje ne ide, s’do le 5 gjera qe na ndajne te me largojne nga Grupi.
Shkruan cdo te Shtune tek The Times (ka dhe blogun e tij “zyrtar” me shenime ditore, udhetimi etj) si dhe tek Spektatori (the spectator) me artikuj ekzakte e analiza brilante. Mbaj mend nje here se me pelqeu pa mase pershkrimi i bere gjate vizites ne nje baze Ushtarake ne Afganistan, pak i mrekulluar (megjithese e lexoj per vite) thashe: “Lexoni par. I, nese dikush nga Ne shton a heq/heq nje presje persa me lart, a di diken qe e ben me mire; me tregoni se dua te shkoj atje. “Anglishten me te mire” per here te fundit e kemi pare nga 1930-ta, dhe ate nga nje Irlandez (G.B.Sh.) Ky paragraph me jep shprese, e s’kam pare koncizitet te tille akoma ne libra, jo me…artikuj. Heminguej ka nje anekdote (nuk dihet burimi) kur Editori i i jep nje “challenge” shkruaj Tregimin me te shkurter ne bote, te nesermen telegrafon:
“ For Sale. Baby shoes. Never Worn!”
(“Shiten. Kepuce bebeje.Te paveshura”
Me kete paragraph me “rregulloi te Shtunen time”. Kisha shpuar nje “fole grerezash” s’mund tu thoje: “Gjuha juaj ka 70-80 vjet pa u shkruar me bukur, se i fundit qe e beri kete ishte Irlandez! Normalisht s’do e beja kurre!! Me mori perpara Entuziazmi i Fjales se shkruar. Lexoja Mathew ,e fillova te ndjej se asTV s’ka fuqine e fjaleve te mire-renditura, shkrimi te transportonte ne Afghanistan. Ndieje nxehtesine, djersen (e friken) e ushtarit, kotesine e misionit, te vraret qe “shkuan per asgje” ne nje vend qe “s’ka pune tjeter” vec luftes.
Filloi Ironia, askush s’te shan a fyen por pak-kush duron qe nje i huaj “ti ule” (se bera me qellim) vjen vete autori e thote: po ashtu eshte, situate qe hyme e ngelem brenda. (asnje falenderim a gje tjeter) vec ti tregonte Grupit “qe eshte ketu” e per te hequr “nxehtesine” nga une. Ne raport eshte sikur dikush te vije tek ne (Rumun a Francez) qe di shqip e te ekslamoje: “me mrekullon M. Nano, Shqiptari i fundit qe ka shkruar Shqip kaq bukur, ka qene Fan Noli! Te gjithe e dime qe Noli eshte “rock-n-roll” i Fjales Shqipe, nje mjeshter qe Barbarine ne Sarkazme e Koncizitetitn ne Mendime e ka cuar ne nivele (te pakten Poezi) qe akoma si kemi pare, PRAPE, egoja s’na lejon… e do i hidheshim ne fyt.
Mathew ka te pakenaqurit e tij. Ne nje grup me 000-000 (1.2 Millione lexues online, ToL) sigurisht ka te tille. Nuk poston gjithkush por disa nga ato qe bejne i thone: Ti ke agjenden tende. Kur flitej per Martesat Gay, “bertisnin” po prishet familja, zoti ka thene etj. Kudo ne bote, moronet e Idiotet jane njesoj. S’KISHIN LEXUAR ARTIKULLIN. Z. Parris eshte Gay, por nuk perkrah “gay marriages” pra e paragjykojne pafakte! Dikush i thote: sigurisht ti ke qene Tory, do mbrosh Kamerunin. (se ka qene Deputet 25-30 vjet me pare) Kur lexon artikullin sheh qe fillim e fund ai jep strategjine e gabuar te Kamerunit dhe i “keshillon qetesi” pa levizje paniku. Se 1-2 Parti qofte rraciste qofte cepash… marrin ca vota… gjithmone do i marrin “do nothing” Mos reago se “fringe parties” te terheqin me vete. Sigurisht qe kryeministri (na) e Lexon, e te gjithe te tjeret. Per keshilla, argument, analiza…s’ke si gjen me te mire.
Po Tema? E mori Lumi! Do postoj me vone per “mercenaret”. Me flm per te gjithe, dhe “Mucin” si Lead Writer tek Dita.
p/s/ Me cfare lexoj ne 2-3 javet e fundit, qe kur fillova te vij si postues ne shtypin Shqip. Nese 85% e SHARJEVE do te plotesoheshin; e z. Thano do merrte cdo deshiren tone Barbare si Komande…cdo Autor do ishte pushuar, Gazeta do ish mbyllur. Flm 2x.
p/s/ 2… e t’ja bejme “m*tin fare” Shqiptare te mire, ato qe u rrita me, qe ju njoh dhe qe e di se EKZISTONI!! Keni s’keni buke, ka s’ka krime e probleme vjen nje dite qe shikon perreth e kupton se ku arritem nga Politika, mos-angazhimi qytetar e “c’me duhet mua” Ju kane kapur per futi dhe s’lane gje pa ju marre! KUPTOJENI SE Media eshte Oksigjeni i Jetes Sociale ne Boten e Sotme; Shqiperine Reale E LATE TA MERRTE Rruga… te pakten mos kini frike ne Shqiperine Virtuale, po jua merr Rruga dhe kete. Media/gazetaret duan mbeshtetje, nje “shuplake virtuale per thanon-e-nanon” eshte nje Shkop Kokes tek Vetvetja. Njerezit me Mend, nuk qahen si te permjerre per 3 gjenerata, por nje dite Zgjedhin dike dhe i thone: NA PERFAQESO ja ku e Mandatin e Forcen tone.
…
per Temen e Artikullin.
(luajme topin jo Personin.)
_____________________
“Disenfranchised and Alienated”. Grupe te rinjsh te “deprivuar e te huaj” ndaj te drejtave dhe banoreve “aukoktone.” Sado mbrapsh te perkulet Shteti e Shoqeria e “ruajne Inatin” Gjenerata I-re e Emigranteve e viteve 50-60-70-te qene punetore te mire e u munduan te bejne dicka per familjen. Perballur me diskriminimin e urrejtjen, racizmin e para-gjykimet; poshterime e fyerje ne rruge. Dhe ne forma publike: “No Blacks, No Irish, No Indians, No Dogs.” (Jo te Zinj, Jo Irlandeze, Jo Indiane, Jo Qene) Pronari shtepise/barit, s’donte keto kombesi as Britaniket me Qen. Gjenerata e 2-te u rrit me traumat e prinderve. Te hutuar, duan “nje lidhje” duke kerkuar gjakun e Rracen. Shkojne mbrapsh tek famijet/ kusherinjte ne vendit e origjines. Bejne martesa a punonje pak kohe…prape su ngjit. Femija i nje Emigranti Pakistanez ne Gjermani s’quhet Gjerman, kur s’ja thone e ndjen. Shkon “tek vendi Babes” as aty s’ka rehat; se e quajne Gjerman. Gjysme-ketej e gjysme-andej. Kemi nje gjenerate e tere globale ne “krize perkatesie” qe pyet veten: Kush Jam Une!? Nese i afrohet nje ide-ngrohetesi-qellim, rend per tu identifikuar me nje grup. Kjo krize identiteti vjen se feja ka humbur rendesine e pare (tek kristianet) Ideologjite rane, …Kush Jemi Ne? C’qellim kemi ne jete pertej ekzistences ditore? Nje adoleshent mysliman ne Tirane, Londer a Paris; eshte 10x me konfuz se prinderit e tij. Cdo shtet ka problem me Terrorizmin, rekrutet e Islamizmin Militant; Amerika, Britania, Kina, Rusia dhe Ne ne Shqiperi e Kosove.
Mercenar – perdoret si te duash. Shkon si “kenaqesi a pagese” pra e ben per Interes personal ku merr dicka per vete. Ne kuptim standart Mercenar –> “ushtare me pagese” profesionist a provon shancin. Nje Britanik qe ka luftuar ne Kosove pa-pagese s’eshte Mercenar, ai s’duron padrejtesine e mbron te pafajshmin. Ai qe ka marre Para ne Bosnje, Kroaci, Kosove; eshte Mercenar.. Ka “kompani private sigurie” me ish-Ushtarake profesioniste, vec ky term u shkon – Mercenar. Nje biznes me multi-milarde-dollare sot qe bazohet tek “lufta per para” Xhihadistet mund te quhen Mercenare me percmin, nga perkufizimi s’jane. Shume prej tyre Paguajne vete; sakrifikojne nga puna, karriera, xhepi e familja. Jo te gjithe “idiote me mjeker” si i shohim (a mendojme) ne. Ka inxhiniere, mesues, ekperte ne informatike, doktore, ushtarake. Besojne (a jane genjyer diku) ne ate qe bejne. Ka dhe mendje-lehte qe u pelqen loja-me-lufta, kur i kapin dalin te penduar e duke qare neper burgje. Te gjitha llojet jane aty. Sic shpjegon qarte artikulli “nuk ka prova qe “xhihadisten tane” te jene mercenare. Por ky shpjegim Teknik s’duhet te na gezoje.
Per imazhin tone do ishte shume me mire, sikur te shkonin me Pagese!
Nigjo, mbas nje jave eshte hona e re. Blej ushojza e meri veni ne turre te sumes se te griu majasilli.
Po o IDIOT po, te degjoj si Askush qe je. Te shikoj e me dhimbesh. Shume. Jo se je banal ne anonim e as je i trashe, jo. Je gazi botes sot…pjesa me e keqe e species humane…. ajo qe kush s.te afrohet; brendte Shtypin politikanet e jashte nuk vlen nje qindarke.
Te degjoj shume mire.
Ti s.me degjon mua, ne tree reshta e kishe kush s.do se lexon. Mos e beni me force.
Por ti vemje nuk je Njeri i Lire…e vullneti s.ekziston ne qenjen tende. Dhe tu forcua dora.
I gjore… e i permjere ngele, e kete s.do e ndryshosh dot kurre.
Miqesisht, dhe per nje vemje si JU.
Besoje…
Me Dhimbesh!
🙁
Djemte shqiptare qe shkojne te japin jeten e tyre ne nje lufte ku jane perzier interesat e tere botes e ku shpesh grupe te te njejtit krah lutojne njeritjetrin nuk mund te quhen thjesht mercenare ,une personalisht do ti thosha trushplare sepse kur personi ve gjene me te shtrenjte qe ka ne sherbim te nje kauze qe nuk i sherben direkt fatit te vendit te tij e te brezit te ri tijin e nese nuk e ve as edhe per para ,per te rregulluar jeten e familjes e te femijve te tij ateher perse vete te vritet !Aty luftohet nen te njejtin motiv ,ate islamik ne te dyja krahet e biles edhe lufte brenda perbrenda te njejtit krah thjesht per te krijuar token e djegur siriane ,ku eshte motivi fetar aty akoma nuk e kemi kuptuar !
Everteta duhet pranuar ,sado qe na dhemb,nepermjet islamizmit qe ka kohe qe indoktrinon brezat e rinj shqiptare te zhytur ne erresiren e plote te injorances Serbia po ploteson planin e saj afatgjate ,paraqitjen pra te shqiptareve si rrace e rezikshme islamike qe tashme jane aktive ne pikat me te nxehta!ky ligj mendoj mund e duhej paraqitur ndryshe ,duhej patjeter lidher me terrorizmin sepse edhe te derduarit ne luftra nga NATO mercenare jane ,sakrifikojne jeten per nje perfitim personal, ne fund te fundit paguhen apo jo?
Ka kohe qe Serbia po e perdor Shqiperine e shqiptaret ashtu sic ka bere vazhdimisht ne histori ,materiali kryesor i propagandes se saj ekspansioniste e reagimi shqptar ,e kur them shqiptar nuk dua te them i politikes ,ka qene inegzistent !Politika shqiptare i ka sherbyer me devotshmeri asaj serbe ,cdo gje qe behet ne Shqiperi ,cdo veprim politik ka ne themel interesa afatgjata serbe!
Vete komentet dashakeqe te talebaneve ndaj Mustafa Nanos provojne qe ne Shqiperi por rritet fryma radikale e islamit. Mercenari nuk shkon te luftoje dhe te marri familjen me vete sic e bejne keta “mercenaret” e Shqiperise. Te gjithe ata qe kane shkuar ne Siri jane rekrutuar neper xhamite radikale.
shqqiptart po shkojn ne siri per te pshtuar familjen e vet por edhe per te ber luft ne siri por gjysa e shqiptarve povdesinfatketsisht
Se ke tamam!
Vdiset për Fe dhe atëdhe !
Se ke tamam!
Vdiset për Fe dhe atëdhe !
Se ke tamam!
Vdiset për Fe dhe atëdhe !