Në dhjetë vitet e fundit kam takuar tre gjermanë, që kanë shërbyer në Kosovë. Njëri si polic, tjetri si gjyqtar, tjetri si ushtarak. Asnjëri prej tyre nuk është kthyer në Gjermani me përshtypje të mirë. Nga rrëfimet e tyre kam ardhur në përfundim se Serbia po miklohet nga Perëndimi për t’ i kërkuar ndjesë në një far mënyre. Nga zhgënjimi me ne. E bëjnë këtë pse na kanë parë nga brenda se çfarë bëjmë, si bëjmë dhe çfarë kemi ndërmend të bëjmë. Dhe, më e keqja, ata janë të bindur se po aq mizor kundër serbeve, do të kishim qenë edhe ne, sikur të kishim pasur forcë.
Popujt që nuk duan dhe nuk besojnë Kushtetutën e vet, nuk mund të ndihmohen. Hyrja e tyre në luftë u ndihmua shumë edhe nga idetë fashiste dhe arroganca e madhe Millosheviçit. Gjersa na përfaqësonte Rugova perceptoheshim si qytetarë me një kulturë dhe botëkuptime humaniste, vetëflijuese. Kjo nuk dmth. se Rugova ishte i përkryer, por kishte ndjekur një rrugë, që Perëndimi nuk mund ta përbuzte, e as ta shpërfillte, por kishte respekt për të.
Para se të merrej ai si politikan, respetohej si intelektual dhe prijës i një populli, që vuante për liri dhe shtet, pa dashur të dëmtojë as armikun. Edhe UÇK u pranua si vazhdim i filozofisë rugoviste. Pse? Politikanë dhe ushtarakët dinin se ajo nuk ishte në gjendje të çlirojë vendin, por po sakrifikohej në mënyrë aktive. Në një farë mënyre mendonin se ky popull po bën vetvrasje dhe Millosheviç duhej mbështetur për mur. Rugova kishte duruar më shumë se sa ata mund ta merrnin me mend.
Sikur Perëndimi të mos kishte fituar një bindje të mirë për ne gjatë sakrificave në epokën e Rugovës, nuk do të kishte intervenuar, por do t’ ishte përpjekur me rusët për të gjetur një rrugëdalje. Ka dhe ka pasur kryengritje të armatosura nëpër botë, por durohet shuarja e tyre. Sidoqoftë idealistët ranë në luftë duke besuar në bashkimin kombëtar, sot drejtori i tyre politik, u bën thirrje të regjistrohen në fb si kosovar dhe garanton publikisht se kufijt janë të paprekshëm. Ata luftuan me flamurin shqiptar duke kënduar këngë për Skenderbeun, sot atje valon flamuri me të cilin indetifikohen vetëm poltikanët, që mosrezistencën, konformizmin dhe moskundërshtimin, kanë program të mbijetesës vetjake politike.
Perëndimorët në Kosovë kanë humbur vullnetin të bëjnë diçka konkrete dhe të ndërtojnë shtet ligjor, sepse ballafaqohen me një klasë mediokritetesh, që nuk ka ide si të ecet para, as si funksion shteti ligjor, as si mbahet e zhvillohet ekonomia e vendit. Ata flasin për popull që nuk i han’ palla çfarë bën politika. Ata flasin për indiferentizëm shqetësues. Ata flasin për një shoqëri të përkryer makiaveliste, ku rol kryesor luan pasurimi, jo ndërtimi i shtetit. Ata flasin për një popull të dezorientuar, të përgjumur dhe pa dëshirë për të ndryshuar gjendjen e mjerë. Ata flasin për një elitë mizantrope, që para se të flasë e veprojë, mendon në karrierën e vet. Sepse ata nuk janë në shërbim të popullit, por në shërbim të vetevetes. Sepse ata janë pasuruar nga një popull i varfër. Se shtete perëndimore nuk merren shumë me Kosovën, as përafëqsuesit e tyre nuk janë të sinqert, as nuk punojnë për atë që paguhen, shihet edhe tek EULEX. Edhe pse ka disa vite që gjendet aty, shumë vrasje të shqiptarëve kanë ngelur pa u ndëshkuar dhe nuk shihen rezultate nga puna e tyre. Të vrarët janë në varre, kriminelët në liri. Si të parët, si të dytë, në vende të sigurta.
Kemi një Kryeministër që mund të shkojë në Bruksel, në Ankara, në Nju Jork në selinë e Kombeve të bashkuara, në Shqipëri dhe Maqedoni. Vendet tjera, as nuk e ftojnë, as nuk kanë ndërmmend ta bëjnë. Pra kemi një Kryeministër të izoluar, të leçitun. Dhe, në Republikën e tij, në shtetin privat të Hashimit, ka gjithçka, por vetëm ajo që i duhet popullit: shtet ligjor, siguri, punë dhe lumturi. Ashtu si është Kosova sot, anëtare e BEE-së nuk mund të bëhet kurrë. Ai shtet nuk ka asnjë ent, asnjë zyrë, asnjë fakultet, asnjë degë apo nëndegë të administratës ku punohet siç punohet në vendet ku shteti është drejtues dhe organizues dhe rojtar i paqes dhe sigurisë nacionale.
Fati Kosovës është i madh se Perëndimi nuk mund ashtu lehtë të tërhiqet dhe ripozicionohet përballë Rusisë dhe Sebisë, por fakt është se ata çdo ditë e më shumë distancohen nga ne duke na lënë kohë, madje edhe dekada në duar derisa të bëhemi të përshtatshëm dhe përqafojmë vlerat e përbashkëta europiane.
Sa për ilustrim: njëri blen diplomën në Universitetin e Prishtinës, diku në moshën 42 vjeçare, edhe atë në vitin 2000. Sot është arsimtar i gjeografisë në një shkollë të mesme dhe paska magjistruar. Tjetri murator në Gjermani ka varë diplomën e arsimtarit të gjuhës shqipe në mur. Tjetri afarist dhe mburret se deklaron vetëm 50% të fitimeve. Ai krenohet se ka aftësi të mëdha për ta vjedhur shtetin e Kosovës dhe se ka njerëz të afërm në vendin e duhur…
Për këto është shkruar qindra herë, por prokuroria kosovare nuk heton shkeljen e ligjit. Mund të kërcënohen njerzit publikisht apo të akuzohen për vepra penale, por hetimi nuk është detyrë e hetuesisë, por e gazetarisë. Fundit fundit mund të dyshohet se edhe prokurorët kanë blerë diploma. Patrioti tjetër, arsimtar, i pranuar si refugjat në Gjermani, jeton tash e 23 vite në një fshat pa punuar asnjë ditë të vetme. Konsideron veten intelektual. Para pesë viteve ky patriot tregonte se përveç ndihmave sociale, e ndihmuakan edhe fqinjët dhe paska kursyer dhe ndërtuar shtëpi në Kosovë. Nuk përfundon këtu. Djali tij qenka në studime dhe finansohet nga një çift pensionerësh gjerman: “Edhe ti Brutus…?”, thash vet me vete. Sikur ta dinin dy pelqt gjerman se ky ka ndërtuar shtëpi atje, jeton nga shteti gjerman dhe ata finansojnë studimet e djalit, do t’ ishin çmendur nga zhgënjimi.
Kur shihen piratët në politikën shqiptare, por edhe vjedhjet që bëjnë njerëzit me fakultete, atëherë kuptohet gjendja jonë e mjerë dhe shpresa e madhe tek lëvizja pa viza. E vetma rrugëdalje shihet tek pasaporta. Gjendja jonë flet edhe për vështirësinë tepër të madhe për ta gjetur, peshkuar dhe profiluar njeriun, që do t’ i shërbente me çiltëri vendit. Në kohën ilire ishim pirat me nam. Mund të thuhet se nuk kemi ndryshuar shumë.

E vertete deri ne dhimbje. Nje veshtrim sa i vertete aq edhe i dhembshem per shansin e humbur qe te perqafojme vlerat per te cilat luftuam dhe per te cilat jemi shprehur se na jane cenuar. Nje kohe kur nuk ka mase kritike dhe aspak kritike ndaj atyre qe me gojen mbushur liri dhe me zero merita per kete te fundit na e zhvaten te drejten tone per te jetuar si duhet. Frigohem se kemi ngecur ne nje perpetuum mobile, nje rreth vicioz nga ku vetem migrimi na shperon. Po nga te ja mbajme se ? Nuk kemi lene asnje vend!
Nuk e di nese je shqiptar apo serb ti qe shkrove kete artikull?! Nuk e di a je objektiv apo jo?Por duket qarte qe ke mllefe dhe urrejtje…Eshte e vertet se atje mund te kete gabime ne drejtimin e vendit apo te ekonomis apo te administrates,por nuk eshte e lehte per nje vend ku jetojne njerez te shtypur dhe te shrytezuar ne shekuj..Kujto edhe historit e vete Evropes gjate dy luftrave Botrore por edhe me tej….
Nuk besoj se A.Thaci eshte ndonje injorant apoaventurier,sepse ai ka shkolle europiane dhe i vuri gjoksin luftes…..Atje ka veshtirsira dhe paditurira,por gjendjen e veshtirsojne shume edhe disa njerez egoista dhe ambicize qe duan te perfitojne ato qe nuk i meritojne.Jeta njerzore zhvillohet me konkurence te ashper por edhe me njerzillek,me drejtesi,me sakrifica dhe me dashuri per vendin dhe njeri-tjetrin.Duke kritikuar me objektivitet jo duke injoruar gjithcka si bejme ne per nje karrige.Edhe Europa ka kaluar ne keto rruge ashtu si do te kalojme edhe ne…
Jam shume dakort me ty Labi.
Ky eshte nje shkrim shum inatçor dhe i mbushur me shembujt e tregime,rrrugesh dhe kafenesh.
Takova keto 3 gjermanet,… dhe filani ben keshtu e ashtu ne Gjermani.
Or Naser,po na thuaj njeher ti me çfare merresh dhe si i ushqen familjen.
Ato gjermanet qe ke takuar a i ke paguar apo te kan paguar????
Ndonese vertet jan te dhimbshme ato cka shkruhen por pse kaq te pa durushem or miq? Nje “femi” i ritur mes dhunes ,dajakut ,padrejtesis me “njerkun e njerken”mbi kok e mos rjeshtoj edhe te tjera ktu qe vet ai popull i di e i hoqi ,cfar do presesh ??? Mos vall me lirin e tyre doni te zgjohen nordik “brenda nje nate” ? Esht nje pasiguri shekullore e ngulur ne qelizen e tyre dhe kto jan pasoja ! Ndergjegja nuk sherohet me antibiotik por me kohen ! Ne Greqi kur shkuan shqipteret e par ,femijt e tyre lodronin neper ashensoret e pallateve sepse ishte dicka e re dhe e pa provuar per ta ! E me qe ra fjala per Greqi pa shikoni cfar hajnie e skandale po plasin cdo dit ku ata skan asgje te perbashket me popullin e Kosoves ! Beni durim or miq se edhe ata njerez e popull i vuajtur jan dhe mos prisni “sherim” te menjehershem ! Me vjen turp por dhe keqardhje kur lexoj ato fakte te shemtuara por vall pak ka edhe te mir atje ? Genci mos u dorezo se nuk ke nga tja mbash sepse brezi i ri do e sheroj kte gjendje si aty edhe ne Shqiperi ! Atdheu esht dicka e shejt por jo vetem kur te mer por edhe kur te jep Per fat te keq keshtu e paska demokracia fillimin e saj sa te funksionoj ligji e drejtesia ……
kosova eshte lule para shqiperise,,,,,,,,,,,,,,,,(nqse kosova ka vetem 1 hashim ne i kemi infinit hashimat ) !!!!!!!!!!!!!!!!
Cdo gje ka qene e veshtire, para se te behet e lehte. Zoti autor jam pjeserisht dakort me shkrimin tend, por mos harro te kaluaren historike te shqiptareve, sic shkruajne komentuesit e tjere, karakterin e shqiptarit, influencat e fqinjve apo fuqive te medha. Kur u be zogu i I. mbret tha; u bera mbret i 800.000 mbreterve (kaq banore kishte). Pra nuk eshte ky shkrim qe permireson te sotmen dhe te ardhmen, por ndergjegjesimi i rolit te secilit ne shoqeri dhe ne vend te kritikes kontributi. Nene Tereza ka thene; oqeani perbehet nga shume pika uji, por nuk ka oqean pa pika uji.
Autori I shkrimit ka plot argumente te arsyeshme, per fat te keq per Kosovaret . Aty ku nuk respektohet kushtetuta dhe ligjet nga vet ligjedhensit aty nuk ka perspektive. James Rubin qe nje kohe ishte perkrahes I Thacit e tha haptazi se komandntat e luftes duhet te largohen nga politika! …eshte koha qe administrimi I Kosoves duhet ti kthehet intelektualve qe ja duan te miren popullit dhe I sherbejne popullit dhe japim llogari ndaj votuesve e Jo ketyre te sodit qe I sherbejne vetem familjes dhe klanit te tyre.
Autori i ketyre rreshtave,munde te jet nje njeri
I Udb apo i bia sot.Gjermanet jan ata qe se bashku
Me miqt e autorit pra udb vran Jusuf Gervallen Kadri Zeken e bardhosh Gervallen.
Gjermanet u mundesuan njerze te sigurimit shtetror serb te vepronin
Lirshem gjat vitit 1981-82 per ti vrar koken shqiptareve.
Kete is arriten.
Pra kjo tregon se gjermaneve dhe autorit romantik qe qan me lot krokodilli
Per I Rugoven po ja them se i konvenonte pacifizmi terhiq e mos keput.
Keto te flliqeta qenefhone qe i servon ky dai i bias,
Per tre gjermant e imagjintes se tij jan thjesht pollavra.
Gjermanet edhe gjat vitit 2006 u zun duke hedh bomba pikrisht per
Ti njollosur shqiptaret kinse Aksh po i ben dhe po pregatitet per luft.
Kjo ishte e fabrikuar ne beograd.
Sa i pegget pacifizmit pat me ni q…. Nonst serbia e ai far dai Ibrahim rugova s bente ze
Ze
Ja qka shkruajn te tjeret qe kan qen ne Kosove. Ka edhe tjera mendimesh jo vetem treshes gjermane….
STEPHANIE V. GREPO
New York, Nov. 19, 2013
Casting Light on Little-Known Story of Albania Rescuing Jews From Nazis” (news article, Nov. 19) was no surprise to me. I witnessed the humanity of Albanians toward minority groups when I worked in Kosovo from 2000 to 2002.
I explained to a group of Albanian teenagers participating in an education program that I had begun that we could not truly represent Kosovo unless we involved Serbs, Bosnians and other minority groups. There was silence until a young Albanian girl named Pranvera blurted out in Albanian with enthusiasm, “Why not!”
This was followed by the quiet but firm voice of Labinot, who had lost several male members of his family in the war with the Serbs. He said, “I will not block it.”
Shortly thereafter, five female Serbian teenagers joined our project. One eventually assumed a leadership role in the group. While the project was conducted in English, the Albanian teenagers did not hesitate to use their Serbian language skills to bring the Serbian girls up to speed quickly.
The project continues in Kosovo today. Many of the teenagers from my group completed college and now hold professional jobs.