SHËNIM: Si e ka kuptuar vitin ‘97 Isa Mustafa…?!

redaktor

Kryeministri i Republikës së Kosovës, në pamje të parë personazh i qetë dhe madje i tërhequr, reagoi sot ashpër ndaj “politikës shqiptare”, institucioneve dhe intelektualëve të Tiranës, për deklaratat “ndërhyrëse” mbi krizën aktuale politike në Kosovë.

“Unë uroj që në Shqipëri të mos ndodhë gazi lotsjellës në Parlamentin Shqiptar, as në rrugë, sepse të gjithë ne i dimë se cilat kanë qenë pasojat e sjelljeve të tilla të vitit 1997. Dhe po ashtu, konstatoj se eksponentët e asaj dhune nuk mund ta moralizojnë askënd, nuk mund të moralizojnë për demokraci as në Shqipëri dhe as në Kosovë”, tha Mustafa.

Kreu aktual i një qeverie koalicioni, i thirrur për aleancë qeverisëse nga partia e parë fituese e zgjedhjeve të kaluara parlamentare, Hashim Thaçi, bëri një paralelizëm Tiranë-Prishtinë që nuk i hyn në punë askujt, në rradhë të parë i prish punë atij vetë.

Ish funksionari i lartë i organizimeve qeverisëse të Millosheviçit, deri ministër, menaxhues i fondeve të 3 përqindshit të diasporës shqiptare të Kosovës, mund të ketë idenë e tij mbi vitin 1997, shkaktarët dhe fajtorët në Shqipëri. Ndoshta z.kryeministër i është drejtuar politikës “në përgjithësi” pa dashur të vërë gishtin kund.

Vetë Mustafa nuk sqaron se cilët janë “eksponentët e asaj dhune”. Por ai duhet ta dijë se pse u shkaktua dhe si erdhi ai vit i zi. Ishte një lidhje shkak-pasojë, ku shkaku qe grabitja fenomenale dhe famëkeqe e kursimeve të një populli të tërë. Ishte, pastaj, edhe hapja e përllogaritur e depove të armëve nga mjeshtrat e kaosit dhe kryemjeshtri. Sa për pasojat, nuk ka vend në këto rreshta për detaje e hollësira makabre.

Ajo për të cilën z.Mustafa nuk jep përgjigje, është akuza e opozitës dhe popullit në Kosovë, se kasta qeverisëse po asfikson të gjitha aspiratat dhe mundësitë, politike, ekonomike, shoqërore në vend; po mbledh të gjitha burimet financiare në pak duar, po çedon lirshëm (gjeo)politikisht për gjithçka, mjafton të ruajë pushtetin… dhe në total, a nuk po krijon me duart e veta premisat e një zemërimi mbarëpopullor, të ngjashëm me 97-ën “e Tiranës”?

Ironia shkon e thellohet, kur akuzës së Mustafës për ndërhyrjen dhe tutelimin e Tiranës, nuk i pëgjigjet realiteti. Sepse e kundërta është e vërtetë; përgjithësisht politika e këtushme është treguar indiferente ndaj zhvillimeve në Kosovë. Me përjashtim të festave dhe qokave… / DITA   

Share This Article
20 Comments
  • Bravo Mustaf. Te ka UDB- ja xhan. Shko futi nje pilaf ne Beograd tani. Po ku di gje per 97-en ti mor qyqar pos atyre qe te ka thene UDB-ashi tjeter Saliu i Vicidolevicit !?

  • Ne vitin 97 , 98 e 99 , Isa Mustafa ishte i shtrire ne mazen e fondit te 3%-shit e nuk kishte asnje funkcion me vlere per çlirimin e Kosoves pos pozicionimi ne anen e erret e ktyre viteve te dhimbshme e te veshtira . Sa poshte kemi rene si popull ne pergjithesi kur i vjen rradha ketij pinjolli te komunizmit jugosllave te flas apo te gjykoi aq ndytshem tragjedin e vitit 97 qe esht nje plage qe kullon ende ne trupin gjithshqiptare ! Njeriu i pergjegjeshem e ndjen tragjedin e popullit te vet edhe pertej bjeshkeve apo kufirit . Po kjo vlen per njerez te pergjegjeshem e jo per kete njeri pa kurriz e parim .

  • Mustasfa i zi, masha e gjalle e Milloshevicit te vdekur, e Dacicit dhe Vucicit,pasi verviti pas hekutrave zerin e se vertetes ne token dardane, mezi priti te shfrynte vrerin e urrejtjes e te alergjise patologjike tipike serbe kunder Shqiperise e aspirates per bashkim te kombit shqiptar, ashtu sidhe kolegu i tij ne Shqiperi, agjentura e serbit S.Berisha me banden e tij, qe e groposen thelle kete vend e ende nuk mund te dale dot ne driten e diellit.

  • me sa duket per mendimin tim , kjo gjendje eshte pasaoje e nje pa aftesie qeverisese , nje keq qeverisese dhe nje opozite destruktive , gje qe i ben te dyja palet pergjegjese . detyrimisht duhet nje pale e trete e pa aneshme qe te ftohet , te nderhyje por edhe te degjohet .

  • SHKRIMI ESHTE I MIRE .POR JO SHUME I MIRE KA VEND PER TI TREGUAR FYTYREN E VERTET ISH MINISTRIT TE MILOSHEVICIT

  • Ku dalin keta far politikanesh si ketej dhe andej. Loboni per Kosoven ,po mos kritikoni politikanet kosovare se ndryshe fillojne e brrockollisin lloj lloj idiotlliqesh.
    Mjere ne

  • Ky duhet te terhiqet nga marveshjet e bera me beogradin,ndryshe te japi doreheqjen.Te japi spjegime se ç’lidhje ka me ’97 ne shqiperi e kush e organizoi atë…!

  • Per momentin pilafi nuke eshte gati? Ka vetem paq koke, Isa mos te harroj daten si pionier shembullor te vendosin tufen e luleve te tek varri i marshallit Tito qe e kishte aq shume per zemer.

  • MUSTAFA THACI SALIU JANA MILOSHEVICET E KOMBIT SHQIPTAR. ATA DUAN QE KOSOVA DHE SHQIPERIA TE VUAJNE NEN THUNDREN E SERBISE. IPOTENTI VUJCIC KULISH I PUTINIT FASHISTESHTE VASHDUES I MILOSHEVICIT. POR TA DINE MIRE SE SERBE QE TE SHTYP TE VRASE TE PERDHUNOJE NUK DO KETE ME NE KOSOVE MJAFT VODHET O THACI DHE MUSTAFA MOS E BEJ GJAKUN E TE RENVE ADEM JASHARIT ME SHOKE MIRE QE NUK JENI PATRIOT MOS U KTHENI NE SERB

  • Gezeta: ” ..Ajo për të cilën z.Mustafa nuk jep përgjigje, është akuza e opozitës dhe popullit në Kosovë, …” . Po te qe keshtu populli do te ishte ne rruge me opoziten po asnje nuk del. Prisni sa do ti dalin anarkistave te VV ne rruge …

  • Nuk jam dakort me Altin Kurtin por ky kryeminister eshte fatkeqai per Kosoven.
    Turp per prishtinasit, turp per lidhjen Demokratike te kosoves qe mendojne se ky eshte udheheqesi i duhur. Nje fshatar per te drejtuar qytetaret?
    Hiqeni sa me pare por jo ta zevendesoni me Kurtin vellan e trapit nga shqiperija qe kujton se ka nje parti qe quhet Aleanca Kuq e zi!!!!!!

    • Perse nuk pajtohesh me Albin Kurtin? Si ndryshe do ta ndaloje shitjen e territorit Malit te zi dhe Krijimin e Republikave Serbe perbrenda Kosoves.
      So ndryshe mind te veprosh kinder armiqve tradhetarve te vendit.
      Askush se di rolin e Albinit, ose s di shume per te por ai po i ben nder sovranitetit te Kosoves te Marge peng nga Serbet Kosovare, HashimThaci e Isa Mustafa.

      • “Askush se di rolin e Albinit, ose s di shume per te por …”
        lali a është dhe këtu punë konspiracioni??
        di ndonjë gjë ti??apo stë lejon sekreti profesional ta thuash??
        sido qoftë na thuj se ka të drejtë dhe ne si gjithnjë ashtu qorras do të hidhemi në sulm!!
        hë të keqen barboon na thuj ndonjë të re se budallaliqet vjetra si hamë!!
        lali në një anë jam me albinin për kufirin dhe komunitetet,por nuk jam me këto idiotësitë hermetike që përpiqeni ti shisni si zgjidhje të problemeve!!
        unë për vete di atë që di për albinin,nëse nuk di gjë!?atëherë nuk i shkoj pas!nuk e mbështes!!

  • NA U NXEH KRASNIQI, BRE!
    E FYEN MYSAFERIN NJASHTU?
    A E KA ZAKON SHQYPTARI KWTW ZAKON TE KEQ?
    BRAVO, JAKUP, SE TE KA HIJE, POR I KE FOLE MINISTRES SIKUR JE PREJ SERBIJE.
    PO, ZATEN, NDAJ SERBEVE JENI SJELLE TERE JETEN LEPE-PEQE.
    PERGJIGJA JOTE NDAJ MINISTRES SHQIPTARE QE SHUMW E KEQESHTE PREJ BURRACAKU. AFERIM O JAKUP, PASKE QENE BURRE I MENCUM. BRAVO, JA BANE KAJCES TETE ME DY. PO MERRE SHTRUAR OR BURRE, MOS MERR YRYSH, GJEJENI TE KEQEN BRENDA VETES SUAJ DHE MOS IA FATURO TE TJEREVE KRIMBIN QW JU KA FUTUR SERBI NW MISH E NE GJAK. E SI TA SHAU SHQIPWRINW O ,PATRIOT I MADH!!! PSE TW THA MOS MERRNI NGA NE TE KEQEN E VITIT 97?? kU ESHTE SHARJA KETU … PO VAZHDONI, VAZHDONI SE KENI ME IA PA HAJRIN SJELLJES TUAJ ATJE NE PARLAMENT KU SOT KRISE GAZI LOTSJELLES E NESER KUSHEDI SE CFARE SHPERTHEN.
    NE PERSERISIM SHPESH NJE BATUTE NGA NJE FILM SHQIPTAR: PO ME UREN C’PATEN XHANWM? E TY TE THEMI: PO ME MIMIN C’PATE XHANEM? APO TREGOVE TRIMNINE E BURRNINE TANDE! ATEHERE, AFERIM TE QOFTE

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *