SHËNIM: Si ra ‘mitingu’, e si po bie ‘protesta’ – nëse vijnë nga politika!

redaktor

Ndryshimet politike në kapërcyell të `90, themeluan dhe institucionin e mitingut (i protestës erdhi më vonë), me mitingashët, që quheshin kështu me përçmim prej atyre të cilëve iu prish terezia. Në fillim ishin mitingjet tek ‘Qyteti Studenti’ që u pasuan prej atyre në Sheshin Skënderbej.

Prurjet nga jashtë Tirane nuk njiheshin; por nëse është fjala për vërtet tubime të pastërta nga çdo pikëpamje, ato ishin. I vetmi rast ku u organizua një ardhje në Tiranë nga rrethet, ishte vizita e Xhejms Bekerit.

Masiviteti nuk ishte hiç problem. Por vitet që pasuan, edhe pse Tirana u shtua në banorë, mbetën pak ata që e shihnin veten si qytetarë, të denjë për të qenë aty. Tubimet nisën të korruptoheshin – dhe jo veç në para – në raport të drejtë me korruptimin – jo veç në para – të politikës.

Dhe humbi përcaktori miting, për t`u zëvëndësuar me protestën, ku më shumë se gara e kauzës, është ajo e shifreve: sa thua ti e sa them unë, si i numërove ti e si i numërova unë.

E deri sa ka mbërritur puna gjer në këtë pikë, siç ra institucioni i mitingut, pothuajse ka rënë dhe ai protestave. Gjithnjë, nëse në ballë të tyre janë partitë./E.Hoxha

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *