Në një kronikë të para dy ditëve, kreu i PD-së Lulzim Basha, shfaqej mes një grupi banorësh të Lushnjës, ku ankesave të tyre karshi qeverisë, u përgjigjej me premtimin se opozitën e kanë në krah. Dekori i ankimtarëve, ku mes tyre gëlonin pronarë godinash të rrafshuara nga INUK-u, kishte në qendër dhe një grua në moshë, një “nënë tonën”, që qante me gulçe për gjëmën që i kish shkaktuar INUK. Por sado që lotët e saja të të prekin emocionalisht – dhe besoj kështu ka ndodhur me të gjithë ata që e kanë parë atë skenë – kjo nuk përbën kusht që ajo nënë, apo biri i saj, të cilit i është shembur godina, të jenë në anën e së drejtës, apo ligjit më saktë. Ligji dhe legjislacionet, kudo në botë, dje dhe sot, kanë një “defekt” të madh: lotët nuk i marrin në konsideratë, pavarësisht llojit të syve apo faqeve ku rrjedhin. Por nëse ajo nënë e biri i saj kanë qenë në rregull me ligjin, nuk kanë pse alarmohen e vënë kujën; përkundrazi, të jenë të qetë se këtë punë e rregullojnë në gjykatë. Por ata si duket këtë vuajnë, degradimin e sistemit të drejtësisë. E nëse është kështu, ankimet e saj duhet t`i adresohen Bashës (edhe Berishës po ashtu), që pas 8 vjetësh në pushtet, lanë një drejtësi më keq se ç`e gjetën.

Llogjike bindese.