Do të duhej ta lexonit shkrimin “Si po dështon Perëndimi në Kosovë?” të “Courrier des Balcans” që të kuptonit se me të njëjtën gabueshmëri, kritikuar shumë kohë më parë, Perëndimi këmbëngul të dështojë edhe në Shqipëri. Situata e ndezur në Kosovë, ku debati parlamentar është asfiksuar nga bombat tymuese të opozitës, dhe ajo e rënduar në Mal të Zi ku qeveria e Gjukanoviçit ndodhet përballë një opozite të egërsuar që flakërin mbi të bombat Molotov të një antiperëndimorizmi gërshetuar me antishqiptarizëm nacionalist, i kanë zënë në befasi shumë qeveri europiane që ngrenë supet të habitura për tretjen kaq të beftë të atij, Ballkanit të mrekullueshëm që jo vetëm kishte lënë prapa konfliktet etnike, por edhe shfaqej tejet i përkushtuar ndaj integrimit europian!
Europa jo më një ëndërr? “Currier” i jep përgjigje kësaj metamorfoze dhe zhgënjimi, duke i treguar Europës, dhe perëndimorëve në tërësi, se ajo që po ndodh sot në Kosovë a Mal të Zi, por që nuk është fare çudi të përhapet edhe në zona të tjera të gadishullit, është rezultati logjik i braktisjes, nga vetë diplomacia europiane por edhe ajo amerikane, e parimeve mbi të cilët themelohet demokracia liberale. Një braktisje, ose më saktë, një lënie mënjanë e këtyre parimeve për interesa më globale, dhe më strategjike. Dhe janë pikërisht këto parime të neglizhuara, sikundër drejtësia e pavarur, ndarja reale e pushteteve, zgjedhjet vërtet të lira e të ndershme, që sot hakmerren dhe godasin si bumerang në formën e mafieve të kockëzuara në politikë apo, jo e palidhur me këtë të parën, rindezjen e ekstremizmit nacionalist.
Është e trishtueshme që shumë nga kritikat që formulohen sot në “Currier des Balcans” për Kosovën dhe Malin e Zi, janë ulëritur shumë kohë më parë edhe në Shqipëri nga mediat vendase. Por pa dobi. Ndërkombëtarët kanë refuzuar t’i dëgjojnë për më shumë se dy dekada. Sepse edhe në Tiranë, ndërkombëtarët kanë mbështetur, madje insistojnë në këtë gabim, qeveritarë dhe ish qeveritarë të korruptuar deri në palcë “por përsosmërisht besnikë ndaj këshillave të mbrojtësve të tyre” në Bruksel, Berlin, Paris apo Uashington. Dhe, për dreq, këto këshilla më shumë se për demokracinë, puntonin tek stabiliteti rajonal. Një gjë vërtet e lakmueshme kjo. Por jo aq e lakmueshme sa t’ja vlejë të sakrifikosh për të, demokracinë. Sepse vetëm demokracia është themeli më i shëndoshë për stabilitetin. Por ndërkombëtarët, dhe nuk mund të mos bësh habi për këtë miopi, nuk mendonin kështu! Vetëm stabiliteti i gadishullit të mos tronditej nga konfliktet etnike, pa në djall demokracia dhe shteti ligjor se puna e tyre mund të presë!
Kështu për dy dekada me radhë u mbështet në Tiranë një autokrat i thekur dhe i korruptuar deri në palcë si Sali Berisha, ky pionier i kapjes së drejtësisë, manipulimit të zgjedhjeve dhe i kontrollit të mediave në Shqipëri. Dhe përse? Vetëm dhe vetëm se shfaqej kinse i angazhuar për qetësinë në rajon. Dhe më në fund qe vetëm revokimi prej Berishës, në funksion të zgjedhjeve të vitit 2013, i frymës nacionaliste të Shqipërisë së Madhe, që i bënë ndërkombëtarët t’ia kthejnë ca shpinën (ndonëse prapë jo për fare) dhe jo korrupsioni, vrasja e qytetarëve të pafajshëm apo degradimi i standardeve të demokracisë liberale në Shqipëri. Duket nga ky pësim i autokratit të Tiranës ka nxjerrë mësime Gjukanoviç, partneri i Berishës në thyerjen e embargos në naftës mbi ish-Jugosllavinë që, në vend se të luajë kartën e nacionalizmit për të qëndruar në pushtet, ka vendosur të njollosë protestat e opozitës kundër korrupsionit dhe autokratizmit të tij, me nacionalizëm.
“Drejtësia i nënshtrohej diktateve të të fuqishmëve, mediat ishin nën kontroll; por Komisioni i Europian fliste vazhdimisht për progres thelbësor nëpër raportet e tij të progresit vjetor” – shkruan “Courrier”. Është më se e vërtetë, për vite e vite me radhë, edhe për Shqipërinë! Është po ashtu e vërtetë që në media është kritikuar në vazhdimësi gjuha ambigue përdorur në këto raporte progresi kinse për të maskuar regresin e një demokracie butaforike. Por gjithçka në vesh të shurdhër. Dhe nuk janë vetëm raportet që kanë maskuar regresin me progres. Në kulmin e krizave politike dhe dështimit ashiqare të demokracisë, në Tiranë zbarkonin misionarë, nga Uashingtoni ndonjë Xhonatan Mur (Moore) ndërsa nga Brukseli ndonjë Jozef Dol (Daul) për t’u thënë shqiptarëve se megjithatë, “demokracia është funksionuese”! Inkurajim apo maskim i asaj që po shfaqet si një demokraci fasadë apo e kalbur?
Madje në Tiranë ndërkombëtarët kanë shkuar edhe larg në eksperimentimet dhe trajtimin e demokracisë së një “collateral damage” të natyrshëm për stabilitetin. Në prill të vitit 2008 ata dhanë viston për një reformë të Kushtetutës që, në fakt, rrënoi edhe në letër ndarjen e pushteteve. E inkurajuan këtë aventurë edhe pse nga brenda vendit, u ngritën opinione kundër madje u krijua edhe një Komitet për Mbrojtjen e Kushtetutës që Lohan-ët dhe Bosh-ët, me një arrogancë tipike kolonialiste, nuk denjuan ta përfillnin. Kjo është “të bësh sikur” me projektin e demokracisë. Një aventurë cinike ose, më e pakta, e papërgjegjshme me fatet e një vendi të vogël.
Por të “bërit sikur” vazhdon. Për shembull, Presidenti aktual, Nishani, është një besnik i Berishës ndaj i zgjedhur prej tij me shumicë të thjeshtë (pra vetëm me votat e qeverisë) pikërisht si rrjedhojë e asaj reforme skandaloze të Kushtetutës që, për standardet e demokracisë liberale, mund të quhet, pa frikë se gabon, një kundër-reformë. E megjithatë ndërkombëtarët vazhdojnë të “bëjnë sikur” Nishani është i pavarur. Edhe vetë Nishani bën sikur është i pavarur dhe i dërgon ndërkombëtarëve vërejtje për shumicën dhe qeverinë që në fakt, janë vërejtje të forcës politike nga ka dalë. Dhe kjo parodi, komentohet si balancë pushtetesh!
Ajo që ka ndodhur në Tiranë me Kushtetutën është një braktisje flagrante e parimit të ndarjes së pushteteve, themelor dhe jetik për demokracinë liberale. Po si mund ta bëjnë këtë misionarë të demokracisë?! Një devijim që mund të shpjegohet me lloj-lloj konjukturash, miopish apo interesash, por kurrë me demokracinë dhe parimet e saj.
I njëjti dyshim mund të hidhet edhe mbi marrëveshjen për krijimin në Kosovë të shoqatës së komunave me shumicë serbe (zajendnica). Ajo nuk mund të mirëkuptohet kurrë nisur nga filozofia apo fryma e bashkëjetesës së etnive në Kosovë. Sepse nuk mund të mos pyesësh: Kur fryma që duhet nxitur është bashkëjetesa mes serbëve dhe shqiptarëve si qytetarë të barabartë të një shteti të përbashkët, përse i rikthehemi ngritjes së mureve etnikë që ndajnë?! Mos vallë është një karrem i vockël dhe i padëmshëm për projektin e shtetit multietnik, vetëm sa për të kënaqur disi nacionalizmin serb tani që Serbia dhe Rusia po ja bëjnë me sy njëra-tjetrës! Edhe po të jetë kështu, mjeti nuk justifikon qëllimin final. Se kurrë nuk mund ta ngopësh nacionalizmin me të tillë karrema. Përkundrazi, ja hap oreksin duke bërë që nesër, të ngrihet edhe më fuqishëm kundër projektit të bashkëjetesës multietnike.
Është për të ardhur keq, por në vend që të kompaktësojnë konsensualisht politikën shqiptare rreth parimeve dhe vlerave të demokracisë, ndërkombëtarët janë bërë vetë viktima të përçarjes shqiptare. Kur Fleckenstein zbret në Tiranë, ka kujdes të theksojë më fort nevojën e reformës në drejtësi që mbështetet nga e majta në pushtet, ndërsa Kukan, ka kujdes të theksojë domosdoshmërinë e dekriminalizmit që është, në thelb, një truk i opozitës së PD.
Në Kosovë kemi Kadri Veselin. Ish shefi i vrasësve të SHIK-ut – e quan atë “Courrier”. Po në Tiranë? Kemi akoma Berishën, kryeshefin real të SHIK-ut të tmerrshëm mbi të cilin rëndojnë krime si ai zhdukjes së biznesmenit Remzi Hoxha. Por kemi edhe dhe Bashën, bashkarkitekt me Berishën jo vetëm i vrasjes së protestuesve në 21 janar, por edhe të sa e sa skandaleve korruptive. E megjithatë ndërkombëtarët këmbëngulin t’i shohin ata si alternativë demokratike të pushtetit madje, “yje në ngjitje”! Dhe këta politikanë, që kanë shmangur ballafaqimin me drejtësinë, madje që janë akoma në politikë vetëm sepse kanë shkatërruar dhe kapur drejtësinë, ndërkombëtarët këmbëngulin t’i kenë partnerë deri edhe për dekriminalizimin e politikës, problemin si pjesë e zgjidhjes së tij.
Sipas “Courrier”, ndërkombëtarët thonë për Gjukanoviçin: “E kemi njohur ne, ne ia premtojmë karotën e integrimit euro-atlantik, ne ia falim veprimet mafioze, lidhjet strukturore me krimin e organizuar, në emër të interesave “më të larta” të stabilitetit rajonal”. Një këngë e stërdëgjuar prej vitesh këtu në Tiranë ku në emër të stabilitetit, si e mirë më e madhe, është sugjeruar nga ndërkombëtarët të mos hetohen dhe ndëshkohen deri edhe organizatorë grushtesh të armatosura kundër shtetit si ai i 14 shtatorit 1998.
Kështu, pasi i ka mbijetuar drejtësisë Gjukanoviçi është i gatshëm që, për të shpëtuar pushtetin e tij, “të riaktivizojë përçarjet e vjetra (ndëretnike A.S.) ta kthejë Malin e Zi në gjendjen e gati-luftës civile që ka njohur gjatë një dhjetëvjeçari, nga 1995 deri në 2006”. Në Tiranë, për të rimarrë pushtetin Berisha, i fshehur keq prapa të riut Basha, po riaktivizon të gjithë armiqësitë e vjetra, deri edhe çarjen anakronike të shqiptarëve në komunistë dhe antikomunistë.
Të dy këta autokratë, përveçse kanë mentorët dhe mbështetësit e tyre në Bruksel a Uashington, kanë mundur t’ua fusin frikën deri në palcë ndërkombëtarëve duke ju tundur para hundëve kërcënimin e destabilitetit. Dhe meqenëse (për hir të stabilitetit rajonal që sot është më i rrezikuar se kurrë pikërisht për shkak të demokracive fasadë) nuk kanë punuar ndër vite që të fuqizohen institucionet e të drejtës që do të mund t’i kishin dhënë përgjigjen e duhur këtyre të korruptuarve që mbajnë si A-se nën mëngë destabilitetin, ndërkombëtarët janë të detyruar të përulen në vazhdimësi para shantazhit të tyre dhe të sakrifikojnë, demokracinë!
Pikërisht të vetmen që mund t’i shpëtonte nga ky kurth vicioz. Sepse ajo që kanë siguruar me bekimin e autokratëve si Berisha apo Gjukanoviç, nuk ka qenë stabiliteti por ka qenë një qetësi, si ajo para stuhisë, që kishte dhe ka për peng demokracinë. Ja përse sot ndërkombëtarët detyrohen të na tradhtojnë edhe ne, edhe demokracinë. Madje edhe Europën vetë!

Një shkrim dhe një Analizë shumë dinjitoze (Nga të paktat që mund të lexosh sot)e fateve dhe SË VËRTETËS dhe Realitetit para së cilit EUROPA KA MBYLLUR SYTË.
Jo mo jo, s’e s’ka mbyll njeri syte. Europa ka nje qellim konkret: mbatjen e Ballkanit si vende me varesi gati kolonialiste. Qe te kete mundesi te kete nje bahce per lojrat e veta dhe per te ngritur projekte leket e te cilave do i mbajne vet. S’ka vullnet europian per ZHVILLIMIN Ekonomik, te ketyre vendeve. Qe eshte guri themelor per demokracine funksionale dhe stabilitet. Thjeshte duan te mbajne nje “status quo” qe keto vende as mos te zhvillohen shume, por dhe mos te jene gropa. Kjo eshte gjithe qellimi qe kane patur, i cili po i rreshqet nga duart, bashke me driteshkurtesine klasike europiane, qe zakonisht bazohet tek thenia : larg nga menderja ime.
Melodi bajate e Andrea Stefanit, si dikur ku nuk linte artikull pa vendosur ne fund keshtu beri Enver dhe keshtu beri Hitleri. E ka nisur dhe po e bitis karrieren e tij si gazetar me nderkombetaret, si fajtore kryesore te gjendjes ne Shqiperi!
Artikkull medioker, tipik per Andrea Stefanin.
Perse nuk e ve gishtin ne plage, ky gazetar? Perse hidhet gjithmone dhe ben fajtore per zullumet shqiptare nderkombetaret?
Ja ata nderkombetare na kane shpetuar pas vitit 1912. Ishin shtete si Italia dhe Austro-Hungaria qe ben te formohej dhe njihej nje konglomerat fisesh, qe nuk kane patur asnjehere idene e shtetit te quajtur Shqiperi.
Me kane rene ne dore dokumentat e qeverive te Bismarckut ku Shqiperia quhej nje “territor kusaresh” qe nuk ja vlen te lidhesh maredhenie diplomatike dhe ato dokumenta nuk jane aq shume larg ne kohe, kane nje moshe pothuaj 100 vjecare.
Teper pak per nje te ashtuqujatur shtet.
E ku gjen prezence me te madhe te te huajve si ne Shqiperi? Kudo dhe kurdohere ke patur keshilltare te huaj qe kane bere punen qe duhet ta bente vete shqiptari. Asnjehere nuk kemi qene ne gjendje te bejme dhe te ndertojme dicka vete, sepse do te dalin forca dhe klane qe do ta shperbejne dhe ate cope qe mezi eshte ngritur. Ku e gjen kete mentalitet ne ndonje vend tjeter vec Shqiperi dhe Kosove?
E fillove shtetin me Qemalin e hodhe matane, e vazhdove me princ Wied-in e hodhe dhe ate matane, bere nje shtet me Zogun te mbushur plot keshilltare italiane dhe britanike te cau ferren me arka me florinj dhe ja mbathi. Beri nje shtet Enver Hoxha , qe ishte nje perpjekje per nje pavaresi ekonomike, nuk pati mundesi per faj te politikave te tij izolatore, tani pas `90 ke ngritur nje fare demokracie me njerez te dale nga klane dhe klika shqiptare, te cilet vetem qverisjen ne klane si forme shoqerie kane njohur dhe asgje tjeter.
Te shpetuan gjithashtu ne 1997 ku Shqiptari beri kerdine ne shtetin e tij. Te cliruan Kosoven per ta lene pas dhjete vjetesh ne dore te shqiptareve drejtimin e saj. Ku je?
Eshte bere nje shtet klanor plot zullume dhe krime.
Nuk ta kane fajin te huajt Stefani, te gjitha qe thua jane pallavra. Kemi si kombi mbi 100 mije te ikur ne azile neper Gjermani, vijme pas Sirise ne gjendje lufte, ti i bie qemanes qe te huajt jane fajtore.
Jemi ne nje derexhe qe as ja vlen te shkruajme. Ngado qe te rrotullohesh do te gjendesh mes pisllikut dhe injorances shqiptare. Asnje qeveri nuk eshte per hajer. Shpresuan njerezit tek Rilindja dhe nuk na “zhgenjeu” nuk mund te dilte jashte kornizave “shqiptare”.
Eshte e kote te komentosh, se rezultatet shihen pa kallauz. Eshte shtet dhe komb turpi. Si ne Shqiperi ashtu dhe ne Kosove. Dhe per kete faji qendron tek mentaliteti yne i prapambetur.
Per zullume jemi te vetmit. Dhe kur na ndodhin, therrasim me te madhe: Ku jane nderkombetaret!!!!
Kemi 25 vjet, pra nje cerek shekulli dhe nuk ja vlen me te merresh me politike klanesh dhe cubash. Po gerryejme veten dhe kjo do te kete nje fund nje dite.
Per mire apo per keq kete nuk mund ta them.
Ai komb ate feste deshiron dhe per ate nuk jane fajtore nderkombetaret.
Shko mor bythemut grek dhe fshi buzet , dhe pastaj dil neper dynja me zanatin e vjeter !
O Llesh leshi po nuk i ka hije malsorit me sha nga prapa ferres. Megjithse kshu jeni msu ju me gjujt nga prapa shkomit per me marr gjoja nderin. Edhe ai “filozofi” me pseudonimin Claus jep men se fajin e paskan shqiptaret. Por Andrea nuk thote kurrkund se shqiptaret vete nuk kane faj. Ai po analizon pjesen e fajit te nderkombetareve qe eshte e faktuar se nuk e kane bere si duhet puen e tyre. Edhe ca shembuj qe jepen ne artikull jane shume te sakte. Pse pak te duket ty mor rrot qe te ndryshohet per keq Kushtetuta e shtetit? Eshte nje faj qe e kane toleruar nderkombetaret biles e kane nxitur ne prapaskene. Ka edhe shume te tjera faje qe ata i kane bo sepse jane te korruptuar dhe marrin zarfe nga politika shqiptare. OK?
Shqiperia e sotme eshte produkt dhe rezultat vetem e nderkombetareve ! Fakti qe kane gjetur kuislinge per ta bere paqesisht kjo nuk ndryshon asgje ! Kur nuk kane gjetur kuislinge , kane perdor forcen e armeve .
shume i sakte komenti juaj. Komenti i claus jo vetem qe eshte disfatist dhe jep mesazh qe te pranosh gjendjen se je popull dhe komb turpi ..bla bla…
Nuk ja vlen ta sqarosh se e kisha vleresuar por qenka driteshkurter. Qe kur thote se ne ’97 na shpetuan nderkombetaret, nderkohe qe ’97 ishte rrjedhoje e piramidave dhe dihet shume mire qe shqiptaret as nuk e kishin haberin e tyre, dihet si dhe kush i krijoi…
I vetmi nga nderkombetaret qe ka merite te madhe per fatin e Shqiperise ka qene presidenti Willson dhe qe e meriton permendoren ne Tirane. Te tjeret duke filluar me Rajersonin serb apo te papergjegjshmit qe pervishnin menget diten dhe benin pazare naten, qe e kthyen shqiperine ne gjendjen jo zero ( ku ta gjesh zero) po ne nje grope qe eshte veshtire te dalesh.
Nuk ka nevoje per shume fakti ku kemi mbritur me borxh te jashtem 70 sa %, pa ushtri, pa arme.( e moret vesh si po armatosen Greqia qe eshte ne NATO serbia po ble sot arme nga rusi e me rradhe. Shqiperise nderkombetaret ja hapen depot dhe e lane vetem me pushke gjahu nderkohe qe ishte vendi me i mire armatosur ne Ballkan.
Naften po e merr badiava shoku i Trampit, minerat kane gisht nje pjese e mire e horrave te Europes….diplomatet e papergjegjshem tallen me intelektin e shqiptareve kur kerkojne dekriminalizimi e politikes duke shkuar per bisedime per kete pune pikerisht tek krimineli me i madh ne Shqiperi-mbas salserbit .Clausi do beje mire te lexoje me shume…
Eshte e vertet se i zoti e nxjerr gomarin nga balta por ju qe komentoni se fajin e kane vete shqiptaret perse nuk jepni opsione , te bashkohemi nepermjet ketij forumi dhe te ngrihemi te protestojme qofte per anulimin e marevshjeve ne Kosove … apo dhe per te tjera??!!
Sot me shume se kurre populli ka nevoje te ndricohet, t’i jepet kuraje dhe nje drejtim se cfare duhet te beje.
Shpresoj mos e kesh me qellim te keq frymen disfatiste dhe pikerisht kjo u duhet cubave tadhetareve dhe birbove te perendimit qe e konsideron popullin shqiptar e kosovaret si dele kooperative ne vathe.
Shkrimi i Stefanit eshte perfekt, i ka rene ne koke problemit dhe e pergezojme per kurajen dhe dinjitetin qe i mungon shumices se gazetaruceve dhe anal-isteve te tjere.
EDHE NJE HERE FALENDEROJME GAZETEN DITA DHE ARTIKULLSHKRUESIN
Problemi eshte o Claus, qe shqipot nuk ishin komb I shuar qe te bindeshin Bismarkut.
Kusare po, si gjithe Ballkani ne ate kohe, por Kusaret me te mire ama.
Keta lloj Kusaresh qe rrezuan perandorine otomane, qe te ish per “kombin” e pangritur ende “grek”, nuk do ishte rrezuar kurre.
Te mos ishin Kusaret shqiptare, greket nuk do lindnin kurre si komb.
Ndersa shqipot kishin kohe qe dominonin historine e kombeve.
Ata ndertuan perendimin qe I painformuar si Bismarku, I falet dhe sot Greqise.
Po koburet e kusareve nuk ja pordhen shume Bismarkut, se ishin mesuar ta shkrepnin pisqollen si per ceshtje kusarie, ashtu dhe per ceshtje lufte.
Nje komb I tille nuk zhduket.
Orthodhjakset po, ata u zhduken si komb, formuan kombin me te ri ne Ballkan, ate grek, qe per hir te se vertetes vjen me pas se sllavet po e po.
Ne shqipot ja provuam teorite e Bismutit gabim.
Ja ku jemi, do hedhim tumuese sa te duam, tjua zeme syte dhe frymen antishqiptareve, dhe do vazhdojme te mbajme gjalle gjuhen e vyer dhe me te lashte ne bote, Shqip.
Kjo gjuhe qe mahniti Bajronin, qe flitej nga grate me te bukura qe kish pare ai, ku greckat as qe I krahasonte fare per nga hiret me shqiptaret, ku kostumet e shqipfolesve ishin ku e ku me te bukura dhe me te stolisura nga te grekerve dhe te gjithe ballkanasve te tjere, gje qe tregon trashegimi kulturore te pasur, gjuhesore, dhe fisnore.
Se ku I vihet bishti shqiptarit, ja ka treguar Noli Bismarkut- ne vrimen e cdo antishqiptari.
Per Clausin, kete kermen greke te Janulles, nderkombetaret kane faj vetem kur eshte fjala per Greqine.
Clausi dhe gjithe batalioni grek i angazhuar ne bllogjet shqiptare nga llumi i minoritareve, jane ne sherbim te kauzes se megali-idheas dhe greqizimit te ortodoksve shqiptare.
Mos prisni te shihni prej tyre asgje te mire per Shqiperine dhe shqiptaret. Deri sa ti qerrojme nga themelet me gjithe ate kukuvajken qe na u proftis ne kishen tone, diellin e zi Janulla.
Europa e plakur dhe gay, ka marre per vete rrugen e leshit, BE eshte drejt shperberjes dhe ka levizje e kerkesa te fuqishme per te krijuar shtete te reja si Katalunja, ndarja e Belgjikes, shkeputja hollandezfolesve, Skocia etj etj. Europa perendimore po dyndet e shtohet me popullate arabe, afrikane, aziatike, meksikane etj, ka humbur idenditetin e saj ne kulture dhe fe, qeliza baze e shoqerise familja po shkaterrohet ka humbur kuptimi i martesave burre e grua dhe po dominojne homet e b.q.
Te braktisen komplexet ndaj Europes,kur te deleguarit te quajtur komisjonere jane si hoxha xhamise pazarit.
Nje BRAVO e madhe per analistin kurajoz Andrea Stefani. Nje analize e thelle, se ciles nuk mund t’i hiqet asnje presje!
I respektuar Andrea.
Kerkimi I pergjegjesive ne tradhetine e nderkombetarve me duket si thurja e nje alibie te re (pas kesaj te 25 vjetve te fundit) qe kerkon zevendesimin e te pareve me te dytet,,,,,,qe njesoj do te shprazin bolet e tyre demokratike ne kete shtepine tone bordello.
Lojrat dhe kobet ne republiken e ambasadoreve,nuk mund te reshtin me tope te reja I dashur Andrea,,,,,kurrsesi,,,,, ,por vetem kur ne ,shtetasit shqiptare te bejme me nder te zotin e shtepise,duke permbushur detyrimet e te zotit te shtepise dhe duke I dhene fund,njehere e mire historise turperuese te nje republike, rrasur ne tope nderkombetaresh.
E vleresoj shume pergjegjshmerine tende ne zejen qe ushtron,por mendoj se nuk kemi kohe per te humbur.
Respektoj ,mbeshtes dhe nxis aksionin politik te Vetvendosjes,,,,,,,e cila po kryen me patriotizem detyren e vet,si zonje e vendit te vet.
Eshte nje turp I parrefyer qe te vijojme ne dhjetvjecarin e dyte te shekullit 21 me kodoshlleqe nderkombetaresh.
TUNG.
Nuk eshte kaq e lehte t’i ndash gjerat me thike. Varet se nga cili kendveshtrim shihen ato. Ne kete kuptim si Stefani dhe komentuesi Claus kane te drejte. Personaisht i qendroj me shume thenies popullore qe: “I zoti e nxjerr gomarin nga balta!”
Po Claus, po… ke te drejte per sa shkruan.., por kush ua hapi rrugen klaneve pas viteve 90? Kush e mbeshteti DEMOKRATUREN shkaterrimtare te ketyre klaneve? A nuk ishin nderkombetaret? A nuk ishin ata shkopijte drejtues per ne?
Milo gjykanovic esht nje mafjoz i etur per pushtet e egoizem nga me primitivet dhe duke mare revanshin nga vet shqiptaret ne mal te zi per tu bere i pavarur por qe po i koston nje kosto te madhe dhe krejt e pa perballueshme per dipllomacin tek nderkombetaret?
Kush esht mali zi dhe mafjozi milo kondrabandist cigaresh e droge te buta te behet kryemni ister!serbia e mali zi kan qen e jane nje e te pandare por kur dalin klyshe e egoiste fillojn e ndahen jo se su pelqen serbia por kta kelysh e bij kurrvash si gjykanovic kerkojn te shfrytezojn shqiptaret bile dhe apesiren ku ndodhen ata e gjoja ne emer te demokracise!
Tashme qe nacionalizmit ekstrem po i vjen fundi e po e quajn tashme ballkani perendimor gjykanovicit e egoistve te tjere qe e perkrahin ket ekstremist demokrat gjoja i vjen fundi se republike e dal nga i njeti nacion nuk shkon e ste pranon vet bota sepse diplomacia esht e pa perballueshme e fillojn e ta falimentojn repub liken e egoistit milo me vjen shum keq ta them por edhe kosova sa i koston vetem dipllomacia per tu bere vertet e pa varur teresisht dhe sa e fort esht ekonomikisht qe te perballoj nje dipllomaci internacionale?
Pra nderkombetaret jan llogaritar te mire e din te bejn llogari se ballkani perendimor esht menyra me e mir per te qeverisur ne nje shtet te vetem federativ e jo me gardhe si ne mesjete sè ashtu duan amerikanet?
Z.Andrea ju pershendesim per kete shkrim por mendoj se kritika juaj duhet te jete akoma me e forte dhe me fakte te tjera me te drejteperdrejta.Europa prej kohesh nuk e ka dashur ballkanin te zhvilluar por ne konflikt me te tjeret dhe me e veçuar ka qene dhe mbetet shqiperia.Politikanet tane duhet te jene te kethjellet dhe me qortues ndaj bashkimit europian per te rifituar nje autoritet dinjitoz.
Ndrekombetaret gjithmone kane tallur .. hallatet me ne..
Kjo eshte nje e vertete qe nderkombetaret kane talle b….. Me Shqiperine dhe shqiptaret
Andrea eshte 2015, jo 2013. Ne pushtet eshte Edi Rama, me 1 milion vota sic thote shpesh. Mund ti luaj fene Sali Berishes. Pse nuk ja kerkon atij kete po ja kerkon disa njerezve qe ne kete vend as votohen e as ushtrojne pushtet.
Nderkombetaret jane ata qe jane. Te dalesh kunder globalizmit sot quhesh Euroskeptik, Ksenofob, Konservator, Ekstremist. Pra shkurt Antiglobalist! Te tille ka plot qe nuk duan kete lloj politike globale. Por jo A. Stefani, ai kete Nderkombetarizem e do kur eshte kunder Berishes e nuk e do kur eshte kunder Rames. Por nuk eshte faji i Nderkombetareve qe pushtetaret tane, pa perjashtim, kutin koken vete ne bythen e tyre! Dhe thartohen pastaj nga pordhet e tyre, bashke me Stefanin!
kjo nuk eshte analize e ketij sahanlepiresit te koklopes, eshte thjeshte nje artikull i marre nga 1 gazete franceze perkthyer ne shqip,,,,,,,,,,,!!!!!!!!!!!!!!!
Te lumte Andrea. Eshte lehte per te kritikuar shkrimin dhe analizat e tua. Per mua, qe te njoh qe prej 30 vjetesh, je i madh, guximtar dhe njohes i situates. Politika ne Shqiperi eshte futur ne nje rreth vicioz, qe veshtite te marre rruge. Kete e dine europianet, e di Amerika, e di Edi Rama dhe te tjere. Shkrimi yt nuk i heq meritat europes apo amerikes, ai vetem kujton se do te jete vone nese mbyllen syte dhe pritet se gjerat do te zgjidhen vet. Fucia e barutit nuk eshte kalbur akoma, dhe me serbin dhe rusin verdalle mund te behet prape molle sherri.
Sa i çuditshem Andrea.Demokracia-thote.Nuk di ndonje vend ne bote qe ka demokraci.Rrena me demokraci,po,sa te duash.
Po atehere perse na rokanisen koken nderkombetaret per te ndryshuar sistemin dhe te vendosnim demokracine kur nuk paska vend ne bote me demokraci?
Te pakten atehere nuk vinin zorzopet e huaj te vidhnin pasurite e minierat tona, lumenjte, dete, naften, mafia hashash dhe prostituta nuk kishim, ne kufijte tane nuk guxonte te hynin as laraskat dhe jo ushtaret grek brenda ne shtepi e te te vrisnin…
fabrikat ashtu si ishin po punonin. plehrat azotike te shqiperise ishin patente dhe ishin me te mirat ne Europe..po uzina u be skrap dhe ne blejme plehra nga jashte ( ne fakt nuk duhen shume se bujqesia eshte dhjere e shkateruar) po aparatura moderne nuk kishim po mjeku te rinte te koka pronto, arsimi ishte yll, kopeshte e cerdhe plot… e ja keta zarbot na bene te kujtojme Enverin qe nuk lame kususr pa e share dhe mallkuar……………..
Z.Klaus,e shoh qe nuk ke informacionin e nevojshem per aktivitetin e nderkombetareve ne punet e brendeshme te shtetit tone..Ata qellimisht e filluan nga prishja e ushterise sone,prej se ciles kishin frike deri ne vdekje,tani qe ja arriten qellimit mund te bejne c te duan me ne,eshte e drejte e tyre te na shohin ne grahmat e fundit duke dhene shpirt,duke vdekur.Ne na mbyti spiunazhi i huaj kryesisht i grekeve dhe i serbeve.Nuk ka kryetar partie qe te mos jete ne sherbim te te huajve.Vetem per Edi Ramen nuk kam degjuar gje,por mjafton qe te huajt ta urdherojne dhe ai besoj se nuk ua prish dot qefin.Rrezikun greko-serb e kemi gjithmone te pranishem,aleate te jashtem,s kemi ku te gjejme dhe perendimi e di mire kete gje,prandaj luan gjithmone ne dem te shqiptareve,me qellim qe greket,malazeste,maqedonasit dhe se fundi serbet,te mos lidhen me ruset,por ti terheqin nga perandimi.Nga ana tjeter edhe sllavet e dinin rendesine e ketij problemi dhe ne bashkepunim me perendimin,punojne se bashku ne dem te shqiptareve,se e dine qe shqiptaret s kane ku te perplasen,kur dihet boterisht qe greko-serbet duan te na shkaterrojne me themel.Jane ata perendimore qe vijne e na mesojne se rakia behet nga rrushi.Po thuaj te gjithe te huajt kane interesa personale ne vendin tone,sepse agjentet e tyre ne vendin tone,si Berisha me kompani,per te perfituar lehtesira politike prej tyre,i kane pajisur te huajt me prona marramendese ne vendin tone ,sic eshte rrasti i Doris Pak-ut qe eshte pronare e minierave andej nga veriu.
Tradhtojne nderkombetaret?
Me pare se te tradhetosh, duhet te kesh bere nje betim solemn, qe te mban te lidhur nje jete te tere dhe ne baze te te cilit ndikohet jo vetem menyra personale e mendimit dhe veprimit por edhe formati intelektual i personit ne fjale.
Thene kete, cfare BETIMI na paskan bere keta nderkombetaret, qe i shtyn shqiptare si Stefani, te ndihen te tradhetuar? Cfare bese apo kontrate, paskan nenshkruar ata me shqiptaret, qe ia vlen ta analizosh nese i jane permbajtur apo jo?
Asgje dhe asnje. Ajo qe mbetet, jane vetem halucinacionet e Stefaneve shqiptare, qe te frymezuar nga inferioriteti i lindur, i mbajne syte nga te huajt dhe mendojne se po shohin fanaret ndricues.
Nderkombetaret nuk po tradhtojne. Shembujt e Kosoves dhe Malit te Zi, ne vetvete nuk kane asgje te perbashket qe mund te ilustroje nje teze te tille. Nese ne Malin e Zi (ku cdo gje eshte ne duart ruse) ka nje perplasje interesash ruso-amerikane dhe per kete po perdoren anet e erreta te udheheqjes cerekshekullore te nje autokrati mafioz si Milo Djukanovic,,,,ne Kosove, jane akumulimi i problemeve te brendshme, korrupsioni gjithperfshires, mungesa e drejtesise dhe cenimi i dinjitetit kombetar nepermjet injorances kriminale qe ka uzurpuar karriket e pushtetit, fodulleku dhe bajraktarizmi i saj, qe kane cuar ne radikalizimin e veprimeve te opozites.
Pamundesia e shoqerive shqiptare per shtetformim, mosartikullimi ne proteste i abuzimeve te perditshme, mospasja ne radhet e ketyre shoqerive e idealisteve, qe jane te gatshem te sakrifikohen per te miren kombetare, ka bere qe Stefanet shqiptare ti shohin nderkombetaret si “doktorre” te cdo dizanterije shqiptare.
Nuk do ishte keq te ndihmonim vetveten, duke pare realitetin ne sy. Per nderkombetaret, ne jemi vetem nje bajge poshte kepuces, qe nuk don te te shkoqet,,,,persa kohe nuk jeme te zotet, te drejtojme shtepine tone. Ata (nderkombetaret), nuk kane nevoje per bajga. Ata kerkojne PARTNERE.
Ky partneritet, eshte si ato ishujt mes oqeaneve. Atje, konsumohet vetem ajo qe eshte sjelle me vete. Nese ne shqiptaret sjellim vetem gomarllekun tone me vete,hajduterine dhe krimin e Saliut, malokerine e Sandrit apo babezine e Likes dhe perdredhjet e Edit, atehere nuk kemi pse cuditemi fare, qe po na trajtojne si gomere.
Te paaftit per te mbijetuar dhe per tu shtetformuar, nuk meritojne te merren seriozisht.
gabohesh o njeri i mire, nese eshte keshtu si thua ti, ata nderkombetaret dhe konkretisht ambasadori amerikan qe populli i kosoves pe arsye qe dihen e shohin ne goje dhe ne drite te syrit, le te pije caj apo kafe ne ambasade dhe mos derdellise dhe te beje presion qeverise qe te beje akte tradhetie kombetare dhe pastaj ti thote opozites se nuk behet dhune ne parlament
Perse perdori dhune amerika dhe nuk vazhdoi bisedimet me Miloshevicin?
Ore beni sikur jeni apo jeni vertet budallenj te mjere??!!
Nuk eshte se Stefanet i pane nderkombetaret si doktore por ata erdhen me çanta doktoresh dhe thane se ne jemi doktore dhe po nuk bete si themi ne ju keni per te vdekur…….i besuan se vinim nga bote tjeter dhe per kete qe i besuan duhet te vuajne.Se pari thane digjini te gjitha me kuç e me maç se do vije çeku i bardhe…. dhe erdhen koqet e dashit.
Europa tha ( me detyrim e percaktim) hiqni denimin me vdekje qe ketu te behej kasaphane. Ne vinim nga tjeter psikologji dhe ai vendim ishte gjeja e fundit qe do duhej te benim “para se te hynim ne Europe”
Ishin te pa afte apo u be me qellim ?! U bene pazare dhe eksperimente me kushtetuten dhe kodin zgjedhor . Ishin nderkombetaret qe i vune kushtet ( ndryshe nuk do ndihmoheshim )Ishin te paafte apo me qellim ?
Kjo eshte si puna e atij qe tha :po ai qe vodhi lopen nuk ka faj fare?? Dihet fajin kryesor e kane vet shqiptaret. Kush i ndalon mendjeshkurterit dhe debilet te dalin per lirine, per femijet e tyre qe neser do te jene ne nje fuci baruti me zajednicat brenda shtepise se tyre. Nje popull ne Europe nuk do pirdhte fare se cfare do thoshin te huajt por shqiptaret e gjejne sebepin, nuk ja u ka bere me sy akoma ambasadori dhe ata rijne ngrohin vezet dhe pine kafe te kafexhiu i mehalles.
Pra nuk po themi se shqiptaret jane te zgjuar, luftarake, liridashes,….. por po themi se cfare roli kane luajtur nderkombetaret …. kaq nuk mund t’ja u mohosh meritat se i ka permendur edhe komentuesi why…ata jane segmente qe perfaqesojne interesa dhe lobe te caktura dhe nuk mendojme se cdo gje qe bejne apo thone aprovohet ne senat, DP shtetit apo…
O njeri cfare i di ti nderkombetaret katunare nga Momli qe te shkrujane cop letre ku te firmosin se ne ju kemi xhan dhe pastaj na thane qe nuk ju kemi xhan dhe ne budallnjet shqiptare po themi na tradhetuan nderkombetaret.
Po shko bashke me clausin dhe lexo .ndonje gje se ju ben mire
Nje pyetje kam per ju te dy,
Perse nderkombetaret detyrojne qeverine e Kosoves te fali tokat Malit te zi?
jep pergjigje se na ke shkrujt nje carcaf aty lart.
Pyetja e dyte, ne ke vend ne bote minoritete krijojne zajednica ?
Perseri pyetja perse nderkombetaret detyrojne qeverine e Kosoves te nenshkruaje mereveshje qe ne histori ( ashtu si dhe ne amerike) njihen si tradheti kombetare? KAQ Per te tjerat po ju japim 100% te drejte po pergjigjuni pyetjeve.
Andrea Stefani prej shume vitesh artikulon hapur qendrimin e tij KRITIK ndaj nderkombetareve ne vendin tone, kjo jo vetem ne shkrime, por edhe ne prezence te tyre.
Jane ata (te huajt) qe bejne gjithcka: pergatisin raportet vjetore, publike dhe te fshehta, qe vleresojne situaten (?!), qe bejne rekomandime, qe takojne (privatisht) njerez te niveleve te ndryshme per te marre informacion (thashetheme) etj etj.
Dhe gjithcka behet bajate dhe e peshtire. Tashme eshte mese e qarte, shkaku kryesor i deshtimit te procesit te demokratizimit ne Shqiperu jane ata – NDERKOMBETARET.
per janulla clausin
I nderuar ke te drejte
andrea stefani nuk thote as 0.0001 perqind te asaj qe po ndodh realisht ne shqiperi pas 1992.
dhe ata nderkombetaret e kane nje gisht te mesit qe do te thote: lobi serb dhe grek ne Washington dhe bruksel
per kenaqsine tuaj ndiqni nje material interesant..kush eshte gishti I mesit qe na eshte ngulur:
Shërbëtorët e Athinës mes klasës politike në Shqipëri, mbajnë kokën ulur, ndërsa Greqia realizon planin e saj afatgjatë të asimilimit e nënshtrimi të shqiptarëve si komb dhe si truall
WORCESTER, MA – Politika shoviniste Greke nuk ka të ndaluar. Edhe në ditët e sotme. Një orkestrim i shkëlqyer si nga Athina, ashtu edhe nga segmente politike shqiptare që u ka mbetur qejfi se nuk janë pjesë e qeverisë së re shqiptare. Më 16 Gusht 2013, në Përmet të Shqipërisë pas një maratone 16 vjeçare të gjyqeve dhe vendimit të Gjykatës Kushtetuese për ekzekutimin e vendimit për lirimin e objektit të Pallatit të Kulturës Naim Frashëri që mbahej me forcë prej Kishës Ortodokse të qytetit u bë e mundur në përputhje me rregullsinë ligjore të zbatohej vendimi i formës së prerë.
U rihap Pallati i Kulturës. Kuptohet, organet shtetërore shqiptare kanë bërë qorrin dhe shurdhin për kaq vjet edhe për një arsye tjetër, sepse në krye të Kishës Autoqefale Shqiptare është Anastas Janullatos me kombësi greke i kurorëzuar si kreu i Ortodoksisë jo në kishë, sepse thirrjet “Noli!, Noli!” , apo Anaksos dhe kënga patriotike “Për mëmëdhenë!” bënë që shpura e Ortodoksisë ta kurorëzonte në hotel Tirana edhe me pëlqimin e Athinës e të Patriarkanës Ekumenike të Stambollit si për fillim përkohësisht, por, ja që na mbeti peshqesh i vërtetë!
Presidenti i atëhershëm Sali Berisha nuk dha ndonjë mesazh pëlqimi. Pra, karrikja e Ortodoksisë u uzurpua prej 21 vjet e ca ditë sot nga Janullatos, një prift me kombësi Greke duke shkelur me të dy këmbët statutin e Kishës Ortodokse Shqiptare të cilën Fan Noli e bëri realitet themelimin e Kishës Autoqefale Shqiptare dhe ndarjen përfundimisht nga ndikimi i Athinës fetare dhe zyrtare.
Përse Athina zgjodhi Janullatos më 1991? I vinte keq për shqiptarët e besimit ortodoks? Po ç’ndodhi më pas? Në në të njëjtën kohë, më 1992 Konstantin Micotaqis, Kryeministër i Greqisë i parashtron Tiranës zyrtare (pozitës së djathtë plebishitare më shumë) si kusht ngritjen e varrezave greke në Këlcyrë të Përmetit, Ersekë, Korçë dhe Bularat, Gjirokastër me eshtrat e ushtarëve grekë që ranë në përpjekje me Italianët në Luftën Italo-Greke.
Shqipëria, ndërkohë aspironte të fillonte negociatat me BE.
Dhe Tirana zyrtare u nënshtrua para Greqisë dhe firmosi kushtin e Varrezave Greke në Shqipëri për të filluar implementimin e Marrëveshjes së Asocim-Stabilizimit. Marrëveshja në fjalë u nënshkrua nga qeveritë e të dy vendeve në vitin 2008, kur u vendos që të ngriheshin dy varreza, një në Bularat të Gjirokastrës dhe një në Këlcyrë të Përmetit. Kisha Ortodokse (Janullatosi) do të administronte anën humanitare të varrezave në këto dy vende?!
Bamir Topi, President i atëhershëm firmosi dekretin: “Dekretoj shpalljen e ligjit nr. 10 256, datë 25. 03. 2010 “Për ratifikimin e Marrëveshjes së bashkëpunimit ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Greqisë për kërkimin, zhvarrimin, identifikimin dhe varrimin e ushtarakëve grekë, të rënë në Shqipëri gjatë luftës Greko – Italiane të viteve 1940 – 1941 dhe për ndërtimin e vendprehjes për ta brenda territorit të Republikës së Shqipërisë”.
Deputeti Tritan Shehu, i cili, duke ftuar deputetët ta votojnë atë, ka theksuar se me këtë hap shteti shqiptar respekton të rënët në luftë. “Ne nuk duhet të ngatërrojmë gjërat, ndaj duhet të miratojmë marrëveshjen si shenjë respekti ndaj të vrarëve në luftë”, – tha në Kuvendin Popullor, Shehu. Shihni sa bukur!
Marrëveshja kaloi në Kuvendin e Shqipërisë me vetëm 5 vota kundër të deputetëve të Partisë Drejtësi, Integrim dhe Unitet, të cilët e cilësuan të papranueshme “legalizimin” e disa varrezave inekzistuese të një ushtrie pushtuese. ” sipas shkrimit “Skandali i varreve, Greqia pranon ekzistencën e varreve pa identitet”, tek gazeta Kombëtare e datës 25 Janar 2013.
Pra, Kosina e Përmetit dhe konflikti që ajo shkaktoi, kur në maj 2006 u zhvarrosën eshtrat e fëmijëve dhe grave të zonës me pretekstin e gjetjes së varreve të ushtarëve grekë, nuk e ndalën projektin e Athinës për të krijuar varreza ushtarësh në disa vise autoktone shqiptare të Jugut.
Në varrezat e manastirit të Grykës së Këlcyrës, bashkë me eshtrat e ushtarëve grekë ishte planifikuar edhe vendosja e eshtrave të zhvarrosura në fshatrat e Përmetit. Atje, para se të cilësoheshin zyrtarisht si Varreza Greke me marrëveshje shtetërore, kanë qenë vetëm 36 varre të ushtarëve grekë të vrarë në betejën e malit të Golikut nga trupat e batalionit Italian, “Ujqit e Toskanës”. Ndërsa sot janë varrosur në manastirin e Këlcyrës edhe eshtrat e fëmijëve dhe grave shqiptare të Kosinës!! Ndërkaq në marrëveshjen shtetërore shqiptaro-greke u përfshi të varrosej në Shqipëri edhe personeli teknik apo klerikët që shoqëronin ushtrinë greke gjatë asaj luftës Italo-Greke në tokën shqiptare.
Pas hapjes së pikës kufitare të Kakavijës, kur Karolos Papulias, ishte ministër i Punëve të Jashtme (me origjinë shqiptare nga Voshtina e Çamërisë), sot President i Greqisë e ndali vrapin në vizitën e parë zyrtare në tokën arbërore tek varret e ushtarëve grekë në Qafën e Kiçokut në Veri të malit të Trebeshinës. Pra, këtij Papulias i është shpëlarë gjaku i paraardhësve. Edhe Theodhor Pangallos po me origjinë shqiptare po njëlloj të shpëlarë e kishte gjakun përsa i përket Çështje Shqiptare kur kreu detyrën e ministrit të Punëve të Jashtme të Greqisë. Dhe ligji i luftës që është ende në fuqi as që i shqetëson!
Pra, ne Shqiptarët e Shqipërisë të keqen e kemi edhe nga këta funksionarë të lartë grekë me origjinë shqiptare që kanë patur e kanë jo pak rol në ngrirjen e marëdhënieve shqiptaro-greke edhe sot.
Problemi nuk është kaq i thjeshtë sa duket. Filloi një sulm total i Athinës zyrtare pas 1991. Në vitin 1992 filloi zbatimi në praktikë i MegaEladhës. U krye incidenti i Peshkëpisë dhe filloi një luftë e pamëshirshme diplomatike greke për lirimin e anëtarëve të OMONIA. Ndërkohë, vërshuan bankat greke të instalohen në Shqipëri për të thithur edhe ato pak remitanca që sillnin shqiptarët emigrantë dhe u bënë investime për të marrë lëndë të para nga toka shqiptare. U joshën edhe shqiptarë me pensione greke nëse deklaroheshin me dokumenta se kishin kombësi greke. Filloi kumbarizimi i Shqiptarëve të Greqisë që me dashje dhe me detyrim i bënë që të ndërronin emrat shqiptarë në grekë. U hapën shkolla greke në Korçë dhe në Himarë. U ndihmua e u ngjall OMONIA. Zëvëndësministrat e Jashtëm grekë apo edhe deputetë nuk janë kursyer të vrapojnë në Himarë sa herë atje kishte zgjedhje vendore a qëndrore apo dhe artificialisht sikundër e ndihu qeveria e djathtë shqiptare njohjen e minoritetit grek në Himarë. Së fundi, në Gusht 2013, Berisha në Facebook, shkroi për herë të parë se nuk ka patur ndonjëherë minoritet grek në Himarë.
Klasa politike e Tiranës në këto 23 vjet me firma shtetërore dhe mbështetje totale e ka çuar ujin në mullirin grek të ringjalljes së fantazmës Vorio-Epirit. Ja praktika e Greqizimit të Shqipërisë së Jugut: Me Varrezat greke në Këlcyrë dhe Bularat,me Agimin e Artë që erdhi në varrezat e Këlcyrës e provokoi si dhe bëri thirrje për luftë çlirimtare në Himarë , me mitingjet progreke të Korçës, me Kryqin e varrezave të Boboshticës, me Himarën artificialisht të incidentuar sa herë edhe me ndihmën e OMONIA, me traktet në Jug të Shqipërisë kur kryeministër ishte Aleksandër Meksi, me ndalimin e shtetasve shqiptarë të lindur në Çamëri për moshyrje në Greqi , me racizmin më të egër të këtij mijëvjeçari në Europë pas Serbit, me nota verbale diplomatike karshi shtetit shqiptar, me vrasje e torturim të shqiptarëve të pafajshëm të Greqisë që u mbahet peng statusi i nënshtetësisë greke, sepse janë kombësia e Dytë dhe në total me Arvanitët arrijnë deri edhe katër milionë banorë dhe përbëjnë rrezik për prishjen e ekuilibrit artificial nacionalist grek, me oreksin e aneksimit të Shkëmbit Barketa në detin Jon pa e respektuar kufirin detar sipas shelfit kontinental për interesa gjeoekonomike e politike, etj si këto.
Por ç’është më e keqja qeveria e Berishës u përfshi edhe në skandalin e firmosjes së një marrëveshje për ujrat detare midis Greqisë dhe Shqipërisë. Edhe më herët në deklaratat publike për mediat, zyrtarë të lartë të shtetit grek kanë përsëritur apelin drejtuar Shqipërisë për të zbatuar marrëveshjen shqiptaro-greke të 27 prillit 2009 për delimitimin e zonave të firmosur nga ministrat e Jashtëm të atëhershëm, Lulzim Basha dhe Dora Bakojanis. Por me kërkesën e Partisë Socialiste, Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë e quajti të pavlefshme.
Muajin e kaluar, në korrik 2013, zëvendëskryeministri dhe ministri i jashtëm grek, Evangelos Venizelos ka theksuar, se ratifikimi i marrëveshjes për kufirin detar me Shqipërinë do të jetë një nga prioritetet e ngutshme të diplomacisë greke. Ja si nënvizon shtetari grek:
“Me Shqipërinë, prioriteti ynë bazë është të rikthehemi në procesin e ratifikimit dhe sanksionimit të marrëveshjes për zonat detare, pas bllokimit nga gjykata kushtetuese e Shqipërisë, deklaroi Venizelos para komisionit të politikës së jashtme dhe mbrojtjes së parlamentit grek. ”
Pra, Greqia po i sheh interesat e saj me strategji të largët asimilimi e nënshtrimi të shqiptarëve si komb dhe si truall. Edhe pse i sorollat si shqiptarët e Greqisë dhe shtetin shqiptar deri sa të realizojë me çdo lloj mënyre qëllimet ekspansioniste dhe shoviniste, edhe hapur, edhe para Brukselit, edhe para Amerikës!
Në të njëjtën kohë Çështja Çamëria u la pas dore nga klasa politike e Tiranës, që ishte e kapur edhe nga Athina zyrtare për interesa finaciare të oligarkëve të rinj shqiptarë që kanë lidhje tregtare me Greqinë. Turpi më i madh kur udhëhiqnin socialistët , më 2004-ën dhe vitin që shkoi është sjellja antikombëtare e deputetëve shqiptarë për Rezolutën Çame e cila, nuk u botua as në Fletoren Zyrtare dhe as që u diskutua për funksionimin e saj. Pra, me një telefonatë të Athinës, Kuvendi Popullor bashkë me Kryesinë që pretendon se e bënë votimin e Rezolutës Çame nuk bënë zyrtarisht botimin?! Pra, të shitur kokë e këmbë para interesave greke si të Djathtët dhe të Majtët e politikës shqiptare.
Kështu do edhe Athina, t’ja shtrëngojnë edhe dorën Janullatosit, siç ja shtrënguan për 100-vjetorin e Pavarësisë. Bile, edhe ta dekorojnë siç bëri Bamir Topi me Urdhrin e Flamurit! Sa bukur! Lum shqiptaria për këtë klasë politike që ka sot Shqipëria që është shfaqur më së shumti si shërbëtore e Athinës.
Të vimë tek zbatimi i ligjit për lirimin e objektit të Pallatit të Kulturës Naim Frashëri në Përmet më 16 Gusht 2013. Si ka mundësi që Janullatosi heshti? Pse? Nuk është aq budalla Janullatos! Bile, Greqia zyrtare thotë se u bë pa miratimin e qeverisë shqiptare! Po a nuk është kjo ndërhyrje e pastër e Greqisë në punët e brendshme të një shteti sovran si Shqipëria? Si nuk u ndje Ministria e Jashtme greke dhe Presidenti grek Papulias me origjinë shqiptare kur bashkëkombasi i tij, anëtar i Agimit të Artë bëri thirrje për luftë çlirimtare në Himarë? Si ka mundësi? Po Brukseli a trupi diplomatik a ka dijeni për këtë ngjarje?
Pra, pse ka kaq shqetësim Athina? Kur nuk lejohen fëmijët shqiptarë të kalojnë në Greqi edhe pse kanë lindur në Greqi?
Përkujdesja e qeverisë greke dhe heshtja e Janullatos janë kalkuluar mirë, që Janullatos të mos njolloset se e kemi dekoruar me Urdhrin e Flamurit Kombëtar, të atij flamuri gjigant që u shpalos në Këlcyrë më 27 Tetor 2012 para Agimit të Artë si dhe flamurit që u rivendos tek Pallati i Kulturës Naim Frashëri në Përmet.
Është kaq delikate marrëdhënia Greko-Shqiptare sepse më shumë zjarrin e shtyjnë grekët e Athinës, por edhe shërbëtori i tyre Janullatos që josh segemente të politikës shqiptare me kryqin e legjionarëve të shenjtë që erdhën nga burgjet e Kretës dhe dogjën e plaçkitën 300 fshatra shqiptare e therrën shqiptarët e pafaj në Grabockë të Korçës, në Peshtan dhe Hormovë të Tepelenës, në Kuqar dhe Kosinë të Përmetit, në Delvinë etj njëqind vjet më parë në Shqipërinë e Jugut me masakrat greke në emër të fantazmës Vorio-Epir.
Ka një heshtje varri nga Tirana zyrtare sa herë që në truallin tonë shqiptar ç’varrosen eshtra shqiptare si në Kosinë apo përdhosen varre si në Boboshticë, ka shkelje të hapura të sovranitetit me thirrje në tokën shqiptare apo dhe në mes të Athinës me këngë antishqiptare!
Pra, kjo është Greqia e përkëdhelura e Europës që na keqtrajton si më 1913-1914? Pse çdoni ju shtetarë shqiptarë të bëjnë më shumë se kaq? Ëndrrën e tyre? Me tjetërsim harte në favor të tyre?
A nuk e shikoni se ujrat edhe ngrohen e zbuten nga Janullatos apo nga interesat e ndyra financiare të shtetarëve grekë që rropën tokën shqiptare, pasurinë tonë kombëtare e deri sovranitetin me varreza greke në kufijtë e Epirit të Vjetër që është tokë shqiptarësh si dhe Çamëria e përdjegur dhe e përndjekur!
Prandaj, zotërinj shtetarë grekë nuk mban më kurrizi i Shqiptarëve të Greqisë, i tokës shqiptare nën sovranitetin e Republikës së Shqipërisë që varret sipas oreksit Tuaj dhe merr po bekimin Tuaj me Janullatosin e kompani.
Qeveria e re socialiste shqiptare, e cila është pasardhëse e problemeve që krijoi Berisha dhe Nano apo edhe shtetarëve të tjerë të të dy palëve Greke e Shqiptare duhet së pari të jetë me vetëdije kombëtare për të ngritur me forcë problemin e Çamërisë, të statusit të Shqiptarëve të Greqisë si dhe të shkuljes dhe shpënguljes së Varrezave Greke në BE dhe OKB duke i kërkuar falje edhe popullit shqiptar për këto pamendësi kombëtare.
Të shpresojmë që deputetët shqiptarë të rinj dhe të ricikluar ish-komunistë dhe pak demokratë do shfaqen si kombëtarë të vërtetë! Se Greqia nuk ka turp edhe pse e dimë ç’lojë shovinizmi bën edhe kur na buzëqesh në Athinë apo në Bruksel.
Andrea sakte dhe why? Shume sakte
I.Troplini———Komenti yet eshte I perkryer.
Shqiptarer jane vete e keqja e Njeri-tjetrit.Shtet me dy million fryme numeron mbi 50 parti politike dhe hahen dhe grinden mes tyre gati t’a shqyejne njeri-tjetrin e keto Europa dhe Bota I shikon.
……dhe komentuesit shajne e ofendojne njeri-tjetrin duke u mburrur se mendimi I tyre eshte I padiskutueshem.Keq per popullin…..
Pershendetje dhe gjithe te mirat!
Ne rast se shteti ne Shqiperi ka frike nga gjykatesi, atehere shteti punon me ndershmeri Ne rast te kundert, si eshte aktualisht, shkojme drejt nje shteti kolumbian. Ne ditet e sotme jemi vete ne, qe jemi serioze ne detyre, apo egoiste dhe dallaverexhinj ne cdo gje dhe me cdo menyre.Ne rast se secili prej pushtetareve ben detyren si qytetar dhe ne perputhje me ligjin gjithcka ecen dhe lulezon me moton Puno dhe jeto dhe me kohe do fitosh.Ne rast se pushtetaret ecin me moton Te vjedhim sa me shume dhe sa me shpejt, te gjithe me ate moto do drejtohen dhe perfundimi …. Asnje nuk denohet, te gjithe vjedhin, asnje nuk e di kush eshte hajduti, te gjithe majmen dhe shkelqejne kush e kush me shume,Egoisem dhe nje menyre te shituri mend qe te ben te vjellesh .Nderkombetaret jane ata qe jane , por me mire ta kerkojme ne veten tone difektet se duke i pranuar ka mundesi qe ti koregjojme . Mendoni si jane ngritur demokracite e tjera. Nga brenda vendit te tyre. Edhe drogen nderkombetaret vine dhe na e mbjellin ne ? . Po bakshishet nderkombetaret ti thote ti japesh apo ti pranosh? Nuk ka zhvillim dhe mireqenie pa pune dhe pa mundim. A ka korrupsion ne perendim ? Ka sa te duash. Por njerezit i mban frika e ligjit qe po u kap iken merr fund me te gjitha.
Nderkombetari ju ka thene vazhdimisht duhet nje gjyqesor i ndershem i rregullt edhe prona private te shkoje tek i zoti. Kush nuk i do dhe i zvarris keto gjera dhe kush i beri corap (Saliu)
duhen te denohen Duhet te vije nderkombetari te na sjelle gjyqtaret dhe te shperndaje tapite Jeni burra apo sjeni? cfare po e beni kaq te veshtire. ka 25 vjet. Ka plot modele shtetesh per tu kopjuar vetem nje gje qe nuk jetoni dot vetem me rrogen duhet patjeter te shfytezoni postin ose te vidhni dicka dhe pse jo si ju nuk ka njeri ate qe thoni dhe beni ju se ben asnje njeri tjeter.
E bejne qe cke me te dhe bile me mire 100 here.Duhet vetem ndershmeri dhe burra qe punojne per vendin e tyre ne fillim
Per te gjithe fjalamanet banale dhe jobanale!
Me duhet ndonjehere te shkruaj edhe ne ndonje forum nderkombetar, meqe e kemi fjalen per nderkombetaret, dhe kerkoj dhe kerkoj banalizime te tipit ballkaniak ose me mire te them shqiptar, por nuk gjej nje te vetem. Nejse ky eshte problem i “nderkombetareve” jo i yni, qe ne cdo diskutim, peticion a ku ta di une mbizoteron degjimi i tjetrit dhe toleranca ne replike.
Po ne forumet tona cfare ndodh?
Edhe sikur te mos i kisha zene ne goje problemet e Shqiperise, ne te cilen shqiptarit te cfaredo krahu qofte, ne rastin me lart te replikave ndaj meje, i shkelqejne qarte vetite e “te mos berit shtet”. Nuk ju a kam thene une, por i kane nxjerre vete nga nenndrgjegja e tyre, si gjithmone ashtu padashur.
Eshte e cuditshme me ta, kur ndodh ndonje Gerdec, 21 janar proteste e dhunshme, vrasje, a ku ta di une, hidhen te gjithe perpjete duke dale ne perfundimin aksiomatik “se ky vend nuk behet” me sharje, fyerja, ofendime etj,etj. Le te jene te cfaredo krahu, kjo nuk ka rendesi.
Kur vetite e “shqiptareve” ju a thote nje replikues, i cili nuk u pershtatet ideve primitive te tyre, atehere fillon kori i zhargoneve me Greqi, ortodoksi, Janullatos etj,etj qe ne fakt asgje nuk me lidh me ta dhe me to.
Problemi behet akoma me i ndelikuar kur vetite e “shqiptareve” per “mos berje shtet” ju a thote nje i huaj, nje analist apo me keq nje media prestigjiozja gjermane si “FAZ” qe “Shq….dhe disa vende ballkanike nuk kane te ardhme”, atehere hordhite hidhen ne sulme jeniceresh me fyerje dhe sharje nga me banalet.
Te gjitha ato sigurisht qe mbeten ne kornizat e forumeve shqiptare se askush nuk i lexon apo ju a ve veshin. Ndonjeri ne ndonje rast edhe ua transmeton neper ndonje replike ne shtypin e tyre, gje qe nuk bejne gje tjeter vec se konfirmojne deduksionet e shtypit te tyre mbi Shqiperine dhe Kosoven etj., Asgje me shume.
Ja pra, shihet qarte, qe shqiptaret si edhe ne kete forum reagojne ne baze te instikteve dhe jo ne baze te normave shoqerore. Dhe te reagosh ne baze te instikteve eshte nje problem i madh psikoanalitik, sipas analizave frojdiane. Eshte me te vertete nje problem i madh.
Nuk mund ti jap asnje te drejte Stefanit, i cili ka mbaruar dikur per filozofi, se sigurisht pervec tere atyre intrepretimeve te gabuara ndaj filozofise idealiste dhe perendimore qe ka bere ne ate kohe, te pakten nje Hegel, nje Kant, nje Hobbes, nga te cilet kishte mesuar dhe vete Marksi duhet ti kishte dhene nje cilesi argumentimi per shume procese qe ndodhin ne Shqiperi dhe jo me tì bjere shkurt muhabetit, sipas ndonje instikti te castit ” se fajin e kane nderkombetaret”. Eshte teper, teper naive.
Ju kujtohet te nderuar fjalamane banale dhe jobanale, se si nje ragim tejet instiktiv pati Shqiperia ne shtator te vitit 1998?
Ate dite qeveritaret me ne krye dhe kryeqeveritarin ja mbathen maleve dhe e lane vendin ne tym dhe flake duke therritur dhe bertitur: Hej ku jane nderkombetaret?
Ishin ata nderkombater qe thane “se cdo qeveri qe vjen ne pushtet me dhune nuk do te njihet”!
Ishte veten ajo fjali qe i hapi rrugen Fatosit dhe Paskalit duke u kthyer si ngadhenjimtare ne Tirane, po mendo per nje moment sikur ajo fjale te mos kishte dale nga gojet e tyre, cfare mund te kishte ndodhur.
E pra edhe qeverine na e mbajne nderkombetaret, edhe zgjedhjet na i certifikojne ata, edhe ligjet i cojme ne Venecia, edhe koncensionet ju a japim atyre etj,etj,etj.
Pa ta vetem buken e misrit mund te bejme vete, sepse as bujqer nuk kemi qene ne histori, as blegtore, as peshkatare pervec se nizame te turkut dhe kusare.
Ju pershendes pa perzermersi.
Per janulloclausin e pa “perzemert.”
se sa I rrezikshem eshte lobi grek ne amerike dhe “nderkombetaret e tyre lexo me kujdes kete material dhe ju lutemi mos bej kaq moral te imoralshem
Ambasador Lu: Së pari, unë do të doja t’ju përgëzoj që më në fund morët postin e ambasadorit të SHBA në Shqipëri.
Stafi i Ambasadës mund t’ju japë më shumë informacion për biografinë time, por përmbledhtas mund t’ju them se, që nga rënia e komunizmit, unë kam qenë i përfshirë në aspekte të ndryshme të çështjeve shqiptare, duke përfshirë edhe mbledhjen e ndihmave humanitare në Shqipëri dhe Kosovë, lobimin për ndërhyrjen amerikane në konfliktin e Kosovës, përkrahjen për ndryshime në institucionet demokratike të Shqipërisë dhe ekspozimin e praktikave korruptive në Shqipëri. Këtu përfshihet dhe paraqitja që i kam bërë skandalit AEY në faqen e parë të Nju Jork Tajms, e cila rezultoi me dënimin e katër amerikanëve nga ana e Departamentit të Drejtësisë me akuzat për mashtrim të Departamentit të Mbrojtjes.
Familja ime ka qenë e përfshirë ngushtë në çështjet e komunitetit shqiptaro-amerikan për më shumë se një shekull. Herë pas here unë kam punuar në bashkëpunim me Ambasadën dhe herë-herë jo. Unë jam i vetëdijshëm se në të kaluarën, disa anëtarë të stafit të Ambasadës kanë qenë kritikë ndaj disa përpjekjeve të mia, por unë jam gjithashtu krenar t’ju bëj të ditur se kam gjetur mbështetje të fortë për veprimet e mia midis shqiptarëve në Shqipëri dhe në diasporë…”
“…Pas fillimit të detyrës suaj si Ambasadori ynë, janë disa çështje që unë do të doja të sjell në vëmendjen tuaj në këtë letër të hapur. Sikurse ju tani jeni në dijeni, kur u njoftua së pari nominimi juaj, qarkulluan historira në mediat shqiptare që pretendonin se ju jeni emëruar si rezultat i ndërhyrjes së grupeve lobiste që punojnë për Sali Berishën, përfshirë Grupin Podesta dhe Patton Boggs, një firmë që përfaqësohej nga Frank Uisner. Kjo nuk ka nevojë për shumë imagjinatë, për faktin se ju keni shërbyer nën drejtimin e Uisnerit, kur ai ishte ambasadori amerikan në Indi, dhe të dy keni qenë studentë në Princeton. Sinqerisht, unë kam pak konsideratë për Uisnerin, pasi besoj se ai ishte në përgjithësi një faktor keqdashës në Shqipëri. Sipas mendimit tim, ai ndihmoi Berishën në mbajtjen e një regjimi shumë të korruptuar që rrënoi shtyllat e demokracisë…”
Natyrisht, ju keni të drejtë për të mbajtur një marrëdhënie personale me Uisnerin, dhe ka të ngjarë që gjatë disa viteve të ardhshme ju do të keni përvoja të pakëndshme në lidhje me Berishën, një të urryer, të korruptuar, bandit mendërisht të paqëndrueshëm. Megjithatë, unë dua të deklaroj prerazi se në qoftë se do të merret vesh se Uisner me ndonjë mënyrë tenton të përzihet në punët e Shqipërisë duke përfituar nga marrëdhëniet e tij me ju, unë nuk do të hezitoj për ta adresuar një aktivitet të tillë me zyrtarët e duhur qeveritarë në Uashington, dhe do të inkurajoj shqiptaro-amerikanët që të bëjnë të njëjtën gjë. Sepse unë besoj se çdo veprim i tillë nga ana e juaj, do t’i vërë në dyshim rrethanat në të cilat ju jeni emëruar dhe do të ishte e dëmshme për interesat shqiptare dhe amerikane
“…Në lidhje me një tjetër çështje, unë kam qenë shumë i shqetësuar kur mësova se në 2 Dhjetor 2014, si një prej veprave të tua të para, pasi u konfirmuat si Ambasador, jeni takuar në Uashington me përfaqësues të Shoqatës së Himariotëve të Amerikës (HSA), një grup i vogël ngatërrestar grek (http://himarriotonsociety.org/content/news/hsa-meets-new-us-ambassador-albania-donald-lu). Misionet më të fundit të HSA dhe palëve të tjera trazovaçe greke janë identike: aneksimi nga Greqia e asaj që ata mendojnë të jetë territor grek në jug të Shqipërisë. Misioni i tyre mbështetet mbi pasaktësi historike të shkuara dhe të sotme. Me fjalë të tjera, themeli i besimeve të tyre është e ndërtuar mbi mite greke.
Ju duhet të jetë i vetëdijshëm se objektivat e HSA dhe kolegët e tyre ngatërrestarë grekë janë në kundërshtim të drejtpërdrejtë me interesat e shqiptarëve në Shqipëri dhe në diasporën tonë në Amerikë, për të mos folur për faktin se këto keqinterpretime minojnë interesat strategjike të Amerikës në rajon…”
Për dijeninë tuaj, në 2002, ambasadori i atëhershëm i SHBA, Xhejms Xhefri, në mënyrë të papërshtatshme priti Nikolas Gejxh në Tiranë, dhe për shkak të aktivizmit anti-shqiptar të Gejxhit, “shtrimi i tapetit të kuq” enkas për Gejxhin nga Ambasada u pa si një fyerje e rëndë nga shqiptarët. Gejxh është një ngatërrestar i mirënjohur grek, i cili së bashku me të tjerë të takëmit të tij, si kolonel Janullatos, promovojnë agjenda zjarrvënëse për tensionet mes Shqipërisë dhe Greqisë. Si reagim ndaj incidentit të Gejxhit, unë kam luajtur një rol kyç në hartimin dhe dërgimin e letrës së 9 janarit 2003 drejtuar Sekretarit të Shtetit Kolin Pauell (http://www.alb-net.com/pipermail/prishtina-e /2003-January/000583.html). Si rezultat i kësaj letre, Departamenti i Shtetit i kërkoi ambasadorit Xhefri të takohet me udhëheqës të komunitetit Shqiptaro-Amerikan në Nju Jork. Në atë takim, Xhefri kërkoi falje për gabim në protokoll, dhe për justifikim, ai pohoi se nuk ishte në dijeni të ndjenjave të shqiptarëve ndaj Gejxhit dhe ndjekësve të tij. Sinqerisht, unë nuk e besova ambasadorin Xhefri as atëherë as tani. Por për shkak të atij episodi, unë e bëra atë si zakon timin të njoftoj çdo Ambasador që pasoi Xhefri në lidhje me këtë çështje, kështu që nuk mund të ketë asnjë konfuzion ose keqkomunikim në këtë drejtim për të shkuar përpara. Letra e 9 janarit për Pauellin duhet të shërbejë si njoftim për ju se pretendimet e palëve ngatërrestare greke janë joserioze në rastin më të mirë, për të nxitur destabilitet në Ballkan në rastin më të keq, dhe se shqiptarët do t’ju shohin me dyshim të thellë në qoftë se ju ndihmoni ose nxisni këto palët ngatërrestare në ndonjë mënyrë. Ju lutem kuptojeni se duke lehtësuar ambiciet e tyre, ju do të shërbeni vetëm për të minuar marrëdhëniet SHBA-Shqipëri…
Qëkurse shqiptarët e shpëtuan veten nga prangat e komunizmit, shumë ambasadorë kanë ardhur dhe shkuar. Por një gjë ka mbetur konstante: Unë kam vazhduar të mbroj atë që unë besoj se është më e mira në interes të shqiptarëve, pavarësisht politikave dhe veprimeve të Departamentit të Shtetit. Për kujtesë, unë mund të them i bindur se makinacionet e të dërguarve tanë nuk kanë qenë gjithmonë në interesin më të mirë të shqiptarëve apo interesave strategjike të Amerikës. Unë preferoj që të punojnë në frymën e bashkëpunimit të ndërsjellë, por ju lutem ta dini se unë nuk do të hezitoj për të kritikuar politikën e Departamentit të Shtetit në Shqipëri, kur të jetë e nevojshme ose të lidhem me ju në lidhje me çështjet që unë besoj se kërkojnë vëmendjen tuaj.
Në fjalët e Volterit dhe të Njeriut Merimangë, “Nga fuqia e madhe vjen përgjegjësia e madhe”. Ju padyshim do ta kuptoni edhe vetë se pozicioni juaj si Ambasador i SHBA në Shqipëri ju jep pushtet të madh, ndërsa ju jeni në Shqipëri, çka mund të jetë unike brenda trupit diplomatik të Amerikës. Kjo është për shkak se ka pak, nëse ka, vende në botë, ku fjalët dhe veprat e një Ambasadori Amerikan vëzhgohen nga afër dhe respektohen, siç është rasti në Shqipëri. Unë shpresoj që ju do të përdorni këtë fuqi me përgjegjësi për shkak se ju do ta kini mësuar tashmë se ka pak, nëse ka, vende në botë ku Amerika është e admiruar kështu (https://europeansouth.wordpress.com/2007/06/19/albanias High-lidhje-për-america-ka-a-gjatë-histori /). Faleminderit dhe fat të mirë gjatë mandatit tuaj si Ambasadori ynë. Sinqerisht, Gary Q. Kokalari, New York, NY – e mbyll letrën e tij për ambasadorin Lu, Geri Kokalari.
Ah o njeri, jeni bere per tu qare hallin.
Pa shih, se ne ate Ameriken tende do te festohen me madheshti festa e Halloween.
Gjej disa kunguj te medhej dhe sajo fytyra te egra qe te shkatojne vec lemeri duke i quajtur ashtu sic ta do zemra per te qetesuar paksa shpirtin.
Vendos emra Arvizu, Wissner, Donald Lu, Janullatos, Sali Berishe dhe cfare te doje zemra dhe pastaj dil ne ndonje metropol per te tmerruar njerezit.neper rruge.
Jam i sigurte qe kjo metode do te ndihmoje per pak qetesi. shume nuk do te zgjase, por te pakten disa dite ose disa jave.
e fundit per janullen claus
ku kane gabuar nderkombetaret ?
ne 1990 kishim shtylla kryesore; IDEOLLOGJINE DHE SHTETIN
Nqs ideollogjine duhej ta hidhnin poshte me neveri,perkundrazi shtetin I cili ishte dinjitoz ne ate kohe edhe pse relativisht I varfer duhej ruajtur me cdo kusht.
Por cfare ndodhi pas 1991 nuk ka nevoje per koment…serbi & greku me lobet e tyre ne Washington dhe bruksel donin ti digjnin te dyja dhe ja arriten qellimit me kuislinget e tyre; dhe po te jap tre shembuj:
1- ne 1993 arrestohet si Hamit MATJANI ,Fatos Nano per nje shume qesharake dhe kalbet ne burg….ne ate kohe e te plotfuqishmit e asaj kohe ndanin floririn e londres qe u katandis ne 8 miljon dollare………………..kurse nga krahu tjeter kuislingu Lul Basha vjedh me kusaret kombetare & nderkombetare mbi 400 milnon dollare dhe shpallet yll ne ngjitje.
2- ne 14 shtator 1998 realizohet permbysja e armatosur e qeverise dhe Berisha jo vetem nuk u arrestua por u pergezua nga nderkombetaret se ktheu armatimin…..e kunderta ndodhi ne 21 janar 2011 qe nuk ka nevoje per koment
3 ne 21 janar 2015 kapet ermal ilir enver hoxha si te ishte Pablo Eskobari per nje tentative te pa provuar droge..kurse sypeshkaqeni Berishes qe ka qindra dokumente qe duhet ti vene prangat qe nga gerdeci dhe deshmite e IZET HAXHISE jo vetem qe lihet I lire por do beje dhe nje film holliwoodi.
pra januclaus
vetem nga keto tre sekuenca me siper del se nderkombetaret na trajtojne si te ferma e kafsheve te G.O….
Ne mbyllje nuk me intereson me c’bejne nderkombetaret ne shqiperi te pakten qe nga 21 janari 2011 qe per mua eshte nje 7 prill 1939
ne vend te xhaferr deves kemi lulzim bashen.
zoti claus…nuk e di cfare je ,,nje ujk I vetmuar apo nje korofillak I paguar por nje gje ta kesh te qarte
qe ai vend te rikuperohet duhet thene e verteta e pare qe nderkombetaret jane faktori nr 1 pas 1992 qe ai vend u shperfytyrua ..kete nuk e them vetem une por te rekomandoj te lexosh analistin amerikan Fred Abrahams qe akuzon direct perendimin per Saliqenin e tyre
pershendetje ..
Boll or islamik i qelbur ne sherbim te amerikes me kryepeshkopin!
Ti je nje langor qe pellet per sulltanet e amerikanet anti europian i vertete dhe do tju qime ato kurrvat qe erdhen nga turqia e po u qin è shkerdhen amerika?
zoti claus I janulles alias turgofagosi I forumeve.
nje pershendetje me poezi do jete nje cplodhje per fund jave:
Bariu, shokë, bariu,
kur gjëmon e fryn veriu,
është përjashta fatziu,
e rreh breshëri dhe shiu!
Barinë, shokë, barinë,
mos e harroni fatzine,
se lë gruan e shtëpinë
t’u kullosë janullatozinë
kullotni, moj bagëti,
ti, ti, ti. . .
Kullotni, nderkombetare kullotni,
kur të vdes te me kujtoni,
Ndjesë pastë! — të më thoni.
I ngjakerke avdyl frasherit!
Te pershendes por jo ekstremist orjental gjithnje janullatosin permendni po ai esht prift e meret me besimin jo me politike apo hyn feja ne politike,si thua?
Ne momentet ku ndodhet politika ne shqipri un i besoj vetem janullatosit,si njeri i pa koruptuar dhenje europianist i vertete!
Ky esht njeriu me i moralshem ssot per sot mereni si te doni por kjo esht e verteta!
ku ke bese ti more ! Ti as e di cfare do te thote bese , dhe na besoke ti ?
Epo ti dhjes t’emen e se emes , flet per besen edhe greko-aziatiku ?
Eshte afer fundit bota ….. mos e diskutoni ! Kot nuk kane thene te paret 2000 pa pak ose 2000 e pak …..eshte fundi i botes !
ANDREA , KORRIGJO TITULLIN ! NDERKOMBETARET ASNJEHERE NUK KANE TRADHETUAR ! ATA THEJSHT JANE DUKE REALIZUAR QELLIMET E TYRE !
He te keqen vellai , hapi syte ! Jo sepse , po na e perserite prape , do te themi se je duke bere lojen e tyre pastaj !
O bariiiiii ?
Poezia eshte A. Z. Cajupit. dhe jo e Frashellinjeve…
Kemi mendim te perbashket kunder atyre orientaleve islamike por na ndan bashke ai Janulla juaj
me nje fjale:
greqizimi,serbizimi,islamizimi dhe me e keqja mafjozizimi I shqiperise eshte veper e shemtuar e nderkombetareve pas 1992 por kjo eshte teme tjeter qe a.stefani nuk e permed fare.
ja dhe nje perle teper domethenese e Cajupit
“Greku dhe Shqiptari”
Greku:
Pse ju shqiptare
kini djem te mbare
te zgjuar, te zote,
te fort, e te plote?
Shiko djemte tane
sikur nuke hane,
te verdhe, te thate,
te trembur si grate
te liq, te pabese,
pa turp e pa shprese…
gjak ne zemer s’kane.
Tuajte pse jane
trima te vertete ?
Shqiptari:
Se i bejme vete.
S’na ndihne te tjere
si ju mor’ te mjere.
por kohet kane ndryshuar se dhe ne shqiperi kalamajte tane nuk I bejme me vete por na I bejne nderkombetaret nga para dhe nga mbrapa…
Pyll pa derra ska,ka qe jan shum te mire e nuk duhet ti akuzojm te gjithe po aman ka eshe shqiptare qe jan me keq se isis ka edhe myslimane qe jan shum e shum te civilizuar dhe nuk kan asgje te ndare nga krishterimi dhe ne ja u ngjitim kot se koti vetem nga emrat ose tradita por qe jan bere vertet europiane?
Tjetr koha ka qen koha e cajupit e tjetr kohe esht sot tek ne luftohet per fe e relegjon e jo per te pasur nacion..?
Integrimi ne ideologji te krishtere esht thelbi i te gjith brumit qe gatuhet ne politike e ne cdo gje te perditshme,kudo ne jeten e perditshme,kete nuk e them une,por esht nje deshmi qe lendon e ngateron cdo shqiptar qe diskuton ne politik fe dhe ideologji pa kuptuar se ne nuk behemi kurre bashke pa u integruar ne nje ideologji qofte e krishtere apo islame qe te jemi nje por kjo ska ndodhur e ska per te ndodhur ndonjehere ne ballkan,se jan te tjeret qe prezamtojn kush e cili do te drejtoj filmin?
Po qe eshte ngjallur Kozma Etoliani me kete Bariun ? Iku Krishti doli jashte loje se u ringjall Kozmai !
Po te emen kush ia nderzeu Kozmait ? Jashtetokesoret ?
Ja dhe nje artikull koti nga nje palo VLLEH qe leh e ben tymnaja me artikuj te kopjuar nga gazetare europeane duke i pershtatur e deformuar e duke bere çmos per ti shitur si artikuj te jetes kotidiene ? Ndersa realiteti eshte komplet ndryshe .; More zoterinje kur nuk e rregullon vet çatine se ti e din ku te pikon perse ja ven fain komshiut ? A ne te paret jemi per te share te tjeret pa e pare veten . Me tregoni a thuhet zotni hajdut zotni genjeshtare jo e pra per te qene zotni nuk duhet ta keshe per krenari hajdut llekun ? P o more te mjere me hitori te gjith grabitesit plaçkitesit kan perfunduar keq po flas si pushtuse ? Ne jo vetem qe nuk jemi zoterinje po jemi hajdut e krenare biles te trasheguar me mijra vite sa shkojme aq larg sa dhe per te krijuar familjen e rre e bekojme me hajdutllek ( qe te marrish vajzen e filanit duhet te vjedhish dashi e kopese te x More zoterinje shikoni historine 1 piratet e oktrantos me shekuj e kan ushqyet laberine e toskerine me hajdutllin 2 Ali Pashai diten me tuqit e naten me greket enveri nga ai soje i gjysem opinges hajdut e EDI po nga ajo lagje ka blere mercenare STEFANAQIN me kompani per te lehur e bere zhurme kur ky thyen bravat per te vjedhe ? E ju thoni te huajt jo more jo OSMANLLIJTE GJERMANET E ITALIANET e kan bashkuar popullin tone hajdut vrases e dallaverexhi ( po flas per ata qe kan mare turren ne dore gjoja per te drejtuar popullin ? Po kur e ke hajdutllekun per ndere nuk te bie ndermend per popullin r varfer qe jane si tufa deleve . Po jemi dhe krenare e fodulle e nga qe jemi fodulle nuk kemi faj fain e kerkojme ten te tjeret JO e jo duhet te edukohemi pese a gjasht breza qe te behemi european e demokrat te mire pastaj atdhetare
si tradhetojne nderkombetaret ?!
nje titull por dhe nje artikull i shkruar ne kulla fildishi….shume larg realitetit.
nderkombetaret kane bere,bejne dhe do bejne egzaktesisht cfare kane bere nga 1878 e kendej dhe dihet rezultati nje komb me i madh ne Ballkan i ndare ne 5 shtete…dhe 5 besime fetare te ndryshme.
ti argumentoj zotit Stefani se ne dipllomaci,ushtri,financa,ekonomi dhe moral jemi zero eshte e kote.
pra shkurt quaje si te duash shqiperine
-Vilajet
-Koloni
-Vendi i pushtuar
-Shprehje gjeografike
do te ishte me mire se kjo republike ambasdoriale qe kemi sot dhe nuk eshte vendi ta argumentojme.
mendoj qe shqiperia ka humbur dinjtetin dhe sovranitetin qe kur mori pjese i nderuari will rajerson ne votimet e 1992 qe nuk kishte kuptim ne asnje rrethane..
kjo situate vazhdon sot dhe ne kohen e te nderuarit Donald Lu i cili jashte cdo kornize dipllomatike perpilon lista kriminelesh..por duke lene jashte liste dy kryekriminelet 2B
absolutisht nuk i ve faj ambasdoreve se ne shqiptaret e kemi bere veten si lecke dhe nuk eshte faji i tyre qe fshine kepucet me ne.
Si nuk doli nje Andrea Stefani apo kushdo qofte qe te thote realitetin…qe nuk kemi shtet as dinjitet.
Si nuk doli nje burre te gjeje shkaqet e shkaterrimit te shtetit dhe te propozoje ndonje zgjidhej per te dale nga kjo katastofe e padegjuar ne historine e njerzimit..
Vetem nje trim ka nxjerre ai vend pas Gjergj Kastriotit…te cilin ka ne 25-30 vjet qe po i shqyejne kocka te varri dhe nuk po mbarojne akoma.
kjo eshte e vetmja pune qe kane bere politikanet,qeveritaret dhe nderkombetaret keto 25 vjet..pra kanibalizmi ndaj Enver Hoxhes.
Kush eshte ne fakt ai diktatori “i tmerrshem “qe nuk po e zhdukin dot nga ky planet:
ja cfare thote Indro Montaneli (ikone e mediave italiane)
***************************************************************
-burri i shtetit më jetëgjatë përsa i përket ushtrimit të pushteti
-e fitoi pushtetin si partizan
– e bëri Shqipërinë të papenetrueshme prej askujt, përfshirë SHBA-të.
-ishte edhe një situatë që i justifikonte persekutimet
-Shqiperia pas 1945 ishte tokë e lakmuar për pushtim. Greqia e mbështetur nga Perëndimi donte Epirin.
-Jugosllavia e mbrojtur nga Stalini, që atëherë kishte një dobësi për Titon, kërkonte Shkodrën dhe gjithë veriun.
-Hoxha nuk kishte në anën e tij askënd kur u paraqit në Konferencën e Paqes. Nuk kishte asgjë tjetër, veçse kurajës
-Denimet e para i bëri vetëm me mbarimin e luftës, por i bëri në emër të Shqipërisë dhe jo në emër të komunizmit
-në emër të Shqipërisë foli edhe në Konferencën e Parisit duke zbuluar mes të tjerash një nuhatje prej politikani race.
-Ishte i pari që ndjeu ndarjen mes Stalinit dhe Titos dhe luajti bukur
-për të shpëtuar pavarësinë e Shqipërisë kishte nevojë që Shqipëria të ishte e bashkuar
-ky vend në fakt nuk kishte qenë kurrë i bashkuar as prej race, as prej gjuhe, as prej feje. U bashkua nën Hoxhën
-Hoxha arriti atë që nuk e arriti dot as Skënderbeu, … ndoshta është më mirë që të mos hetohet si i bashkoi.
-kur pati në dorë vendin e tij të vogël, Hoxha luajti si të ishte një fuqi e madhe.
-Iu afrua Stalinit për t’u mbrojtur nga Tito që e kishte në kufi.
shenim:
nuk dua te mbroj ose te vlersoj enver hoxhen….por ju shqiptare,politikane,gazetare dhe nderkombetare
beni pak pushim duke ngrene kockat e diktatorit te tmerrshem se keni 25 vjet rrjesht.
filloni te ushqeheni me perbindeshin berishe dhe pasi ti veme prangat atij..ja filoojme prape me kockat e enverit se do ju ndihmoj dhe une me Halluinet ( Halloween) e mij..
Eshte nje analize reale.Demokracia nuk eshte demtuar vetem ne Ballkan nga nderkombetaret, por ajo eshte demtuar ne te gjithe Europen dhe Ameriken.Politika europjane siç ka gabuar per shtetet e Unjonit ka gabuar edhe per Ballkanin. Trazirat politike qe po ndodhin ne B.E. nuk jane me te pakta me ato ne Ballkan. E njejta gje ka dhe po ndodh ne U.S.A. Jane hapur shume luftera pa e justifikuar motivacionin. Keto luftera munde ti quajme luftera per kapriço te disa politikaneve kaubojs. Cfar kan sjellur keto luftera deri me sot? Vetem se kan vrare njerezimin dhe kan shtuar varferine globale. Keto shtete qe jane perfshire ne lufte a kane nje prespektive ne te ardhmen? Me keto ligje qe sot i quajne ligje demokratike superfuqite nuk kane fuqi ti riparojne gabimet e medha , por rendesi ka,
qe mos ti shtojne me shume. Po te flasim per politiken e B.E.-se, sa e garantuar eshte per tu perballur me situaten e sotme? Te lene shume per te deshiruar.