SHËNIM: Sikur Berisha të ishte futbollist…..

anazapta

Gjykuar nga gjithë ç`ka ka luajtur e vijon të luajë në terrenin e politikës, si luan dhe ç`lojë ofron, le ta konvertojmë për një çast Berishën në futbollist. Nëse fillimisht përqendrohemi vetëm tek loja dhe jo etika, do thonim se karakteristikë kryesore ka të dalët huq sa herë tenton të gjuajë. Nëse ka arritur të bëjë ndonjë gol në portën kundërshtare, e ka bërë atë më çdolloj mënyre, dukë shtyrë, shqelmuar, kapur topin me duar, futur bashkë më top në portë duke e mbajtur poshtë bluzës e rendur si i marrë drejt rrjetës; e  nga ana tjetër, numrin më të madh të golave, e ka bërë në portën e skuadrës së vet. Pretendon se është lojtar i madh, por prej huqeve, ka nxjerrë me dhjetra herë kaviljen. Dhe ndodh që, kur arrin ta gjuajë topin, të vjen të thuash atë shprehjen shumë të përhapur në veri: Ka ra luma m`top!  Për një pjesë tifozësh, defiçenca e një inteligjence normale si lojtar, i ka ardhur për shkak të një goditje të rëndë me top që ka pësuar në kokë kur ishte fëmijë, pasi kur luante, të vetmen detyrë që i ngarkonin shokët e skuadrës, ishte të bënte murrin tek-pullë në rast goditjesh dënimi. Dhe më keq akoma ndodh në aspektin etik. I papërmbushur shpirtërisht me lojën, efikasitetin dhe cilësinë, kjo e bën të ketë gjithnjë sjellje neurotike, që në fjalorin e partisë ku ka aderuar dikur, quheshin sjellje jo sportive. Përshembull, nuk njeh fair-play në asnjë rast; jo një, por mund të dëmtohet e gjithë skuadra kundërshtare dhe ai vijon me top drejt portës së saj pa e ndalur lojën. Gjatë dyluftimit, nuk të shtyn, por aplikon një metodë sadiste që sipas një legjende urbane, e kanë aplikuar futbollistët e Laçit vite më parë: mban një goxhdë 8-she shtrënguar grusht që ta ngul në ije. Më me shumë pasion, ka dyluftimet në ajër, pasi aty ka rastin më të mirë që, duke bërë gjasme sikur do të gjuajë topin me kokë, ja ngjesh kundërshtarit sa t`i hajë….koka. Arbitrave sa nuk u bie pika kur u bie të gjykojmë takime me të në fushë, jo thjesht nga fakti se i shan dhe i fyhen, jo aspak, porse ai vetë mban një bilbil të fshehur që i bie sa herë ja do nevoja, duke bërë lëmsh gjithë lojën, që nuk arbitër ta kthejë më pas në terezi. Ndërsa sharjet, fyerjet, pështymat, janë që të gjitha për lojtarët kundërshtarë, madje dhe për ata që janë në stol, ose lojtarë të ekipeve zinxhir që ende nuk njihen, prindër e familjarë të tyre, me të vetmin shkak se topin e do ta mbajë vetëm ai e askush tjetër; jo në këmbë, jo për ta luajtur, por për të bërë gola në një portë pa portier dhe fushë bosh, pa kundërshtarë e arbitër, me topin nën bluzë (pasi dhe në të tilla kushte, prapë jashtë do e nxirrte!!!), në një stadium përplot ithtarë të marrosur që thërrasin: Topi pushkë t`u baftë, or Sali Berisha!

Dhe ç`prej këtij momenti, futbolli pushon së ekzistuari si lojë! / E.H.

 

 

Share This Article
16 Comments
    • Jo vetem do kfshonte, por do e hante te terin, Sala eshte nje ekzemplare Krimineli i pa kurrfare karakteri e njerzilleku. Jane me dhjetra njerezit e afert qe jane hanger nga ai, po me mijera te tjere nga Populli ne Shqiperi qe jane vra e degdis ne eksfel prej tije e bandes qe ai drejton. Nje Mafjoz Karaduze i pa Zot.

  • Gazetar,seshte koha per te qeshur por per te vene kujen!Kur ‘informacioni’ Fevzi ka 25 vjet qe meret me qenjen SALI tregon se nuk ka sy per qabe te ribehet SHQIPERI!
    Nuk mund te rilinde shteti pa rilindur pushteti i ‘katert’ informacioni qe te çoje ne ferr keta politikane antishqipetare qe kane uzurpuar parlamentin e popullit perfshi edhe filozofin Servet e socialSalisjanet e tjere.

    • Ty ermir ,xhotën dhe at ‘ erionin e habilajve ju du portierë? M’kan than se nuk ju bajn’ dot gol ju? Asht e sigurt kjo pun’? Dini me e fsheh topin prapa byths së ullinit. E di,e kam t’sigurt kët gja? Do t’ju jap bluza leshi se n’shpell asht freskët. Kam lesh sa t’dush un’ e jozefina? Pér t’mërdhifur le t’mërdhijn’ ata portjert’e lojtart’kundërshtarë? Kena me fitu erion? Mònitoroje? Asht e sigurt. Po nuk ju banë gol ka nji dash kam me ju dhan dhe ta pini me raki ulliri. Kot nuk mbjella 20 milion rranjë un’? Hajt,suksese p o o o r…,- s’kini me harru që n’çdo rast fitorja m’takon mu !?

  • E po te na rroje xhaxhi Saliu qe mban me llogjet e tij ne pun gazetare dhe ne kembe parlamentin dhe qeverine.Po te mos luftonte si luan pa dhembe Saliu ne Facebook dhe ne parlament me se do mere ky gazetari I juaj o Ardian?
    Merruni me haliet e popullit,nxisni qeverine te punoje dhe mos flasin kodra pas bregut se Saliun vetem e perkedhelin keto lloj shkrimesh.Bile mendoj se media duhet ti jap honor are Saliut se I mbush faqet e gazetave.
    ja nje fakt interesant:
    Lexova nje intereviste te nje ministri(nuk ja mbaj mend emrin se ministrat jane shtuar si fare e hithres) qe mburrej me reformen e pensioneve qe po ben banka boterore ne koncensionin e saj Shqiperi.
    Ministri thoshte se me reformen perfiton dhe shteti dhe pensionisti.Mua mu duk si Saliu I Vogel me parullen me ne fitojne te gjithe.Saliu per kete duhet ta hedhe ne gjyq se gezon te drejten e autorit.
    Ne shqiperi paga minimale eshte me e ulta ne europe,varferia me e madhe,jetgjatesia me e madhe,vdekja foshnjore me e madhe etj qe ska filozof qe ti spjegoje si ka mundesi te bashkejetojne keto arritje Jo me cunaket dhe vajzeria e piktorit 18 vjecar.
    A mund te kujtojme pse u largua bank a boterore dhe FMN nga shqiperia dhe ciliat qene sukseset e saj?
    a mund te gjejme sa vende te zhvilluara e kane moshen e pensionit 67 vjec?
    vetem me nje rubrike qe I ben oponence qeverise dhe parlamentit mund te ece nje gazete serioze dhe une kam bindjen se Dita mund ta arrije

  • Un’ luj futboll por luj vetëm në shpella? Aty nuk m’shef arbitri dhe kundershtarët kur m’shkrepet me i kafshu ? Kam lujt me nji port’ e kjo asht gryka e shpells’? Un’ dua me ndejt vetëm n’thellesi t’saj e me ba gol te hyrja! Po e po,-kjo asht’loja moderne? Ja u them un’ ju?

  • Po ku mer vesh Saliu nga futbolli,ai qe kur erdhi ne Tirane ju fut nje rruge tjeter…dhe ja ku eshte sote si hije mbase cdo gjeje..Po te ishte futbolliste…,do mendonte te behesh trainer..,dhe do deshtonte dhe kure nuk do te jepte doreheqje..,se kure nuk ka pranuar autokritiken ndaj vehtes.., dhe nuk e njehe teorine e terheqies apo doreheqjen..!!??

  • Sikur Berisha te luante futboll..tropoja kishte fituar botrorin…tani ne parlament lot lojen e horrit.

  • Sikur te ishte futbollist…SALIU…do te mund te luante vetem nje ndeshje ne vit, nga kartonat e shumte te kuq qe do te merrte.

  • Une nuk e di se ku i ka marre ky fare gazetari keto shprehjet nga veriu (Ka ra luma m’top) por duhet te sqaroj lexuesit e tjere se;

    1. Gazetaruci eshte krejt i painformuar per shprehjet e verioreve dhe me shume do thoja dashakeq.
    2. Per lexuesit; Luma (Fk Kukesi), te nderuar lexues beri ate qe asnje ekip shqiptar se kishte bere qe prej krijimit te FSHF.

    PER SALIUN; 🙁
    Me duket shume e vyer koha ime saqe te harxhoj qofte edhe 1 sekonte per te germezuar emrin e toj ne bllogje apo faqe gazetash. Lereni fosilin w infektuar qe te harrohet sa me shpejt. Aq me shume qe ju e lakoni aq me shume e beni te vemendshem per te tjeret.

    Respket per “Diten”
    Keqardhje per gazetarucin.

  • Z.EDI,i lexova te gjitha komentet per SALI MAVRIN,por komenti juaj me beri te qesh me te madhe sa me degjuan te gjith komshinjet,te cilet erdhen menjehere,me pyeten:”Pse qesh me te madhe ?-Se na zgjove nga gjumi kur pam se ne foltoren e kuvendit doli Saliu te fliste dhe ne e mbyllem TV-ne e ram te flinim…! Po si mos te qesh u thash?Ky shkruesi-Edi thot qe Saliu do loste vetem njeher ne vit,pasi ne çdo ndeshje futbolli do merte kartonin e kuq.Pse e lehte eshte kjo per PD-ne kur gjithmon do humbiste ndeshjen se do luante gjithmon me nje lojtar mangut,ku edhe Brazili do te humbiste dhe jo PD-ja.Pasi iken komshijet duke qeshur edhe ata,(kuptohet ata qe jan tifoz me mua),me ben prshtypje disa qe shkruajne qe gazeta DITA te mos meret me SALIN.E po thash me vete:Mire news24 nuk e lexon kete gazet ne mengjes,por nuk duan qe DITA te shkruaj per FENOMENIN SALI ???

  • Aq na e ka shpif sa do ishte me mire te zhdukej vete a ta degdisin jashte se i duket se i rritet vlera kur i permend emrin,ju shofte fara e soji e qameti qe mbolli.Tani sado te liga te bejne meta etj prape me berishen do krahasohen e do dalin si te pafajshem.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *