Disa media publikuan dje të parat pamje me portretin e “tritolman”-it Julian Sinanaj; dhe pamja e tij në kartën e identitetit, e vetmja që qarkullonte, kishte shumë pak lidhje me atë të djeshmen, ku ai sapo ai hyri në sallët e gjyqit.
Nëse tek karta e identitetit, imazhi i lidhej natyrshëm me atë të një atentatori të pashpirt, tek ato në gjyq “zhgënjenin”: Sinanaj ngjante me Qemal Stafën pa kaçurrela, prej llojit të syzeve të mbante. Askujt nuk i shkonte mendja se Sinanaj mban syze optike.
Këto të fundit, janë dhe një trend sot.
Individë publikë, me prirje për t`u bërë akoma më publikë, i përdorin jo pak herë ato, për t`i dhënë vetes sharmin e një sylodhuri në kërkim të kauzave madhore; një si biçim telendisjeje intelektuale që vërtet koston në miopi fizike, por që gjithnjë sheh larg dhe thellë, me sytë e mendjes.
Nuk besohet që Sinanaj të jetë nga kjo kategori.
“Sporti” i tritolit nuk të lejon të tilla hazdisllëqe. Por nuk do ishte çudi që të ish i lexuar. Historia njeh plot raste të tilla. A nuk qe Espinoza një mafioz, nga ata të frikshmit, që nga ana tjetër rrethohej prej mijra librash aty ku jetonte?!

KUSH ESHTE QEMAL STAFA
Arben@.
Nuk do të të interesonte ta njihje madje, per njerez si ty, do te ishte e rrezikshme.
Qemal Stafa leshon shume drite per ty dhe do te verboheshe sapo ta kontaktoje.