Ekonomia, sipas PD ecën keq. Po numrat ç’thonë?

anazapta

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha, u shpreh dje gjatë mbledhjes së grupit të Partisë Demokratike se ekonomia është dështimi më i madh i qeverisë Rama-Meta. “Konsumatori e ka lënë në klasë qeverinë Rama-Meta,” tha Basha.

INSTAT-i ende nuk i ka publikuar të dhënat e vëllimit të tregëtisë me pakicë të muajve të fundit, por të dhënat e zhdoganimeve janë një tregues i mirë për konsumin, meqenëse më shumë se gjysma e konsumit në Shqipëri përballohet nga importi.

Që të zhvishet efekti i ndryshimeve të akcizave dhe taksave t e qarkullimit, analiza duhet bërë në vëllim e jo në vlerë. Gjithashtu, duhen analizuar disa muaj bashkë, për të zhveshur efektin e konjukturave mujore të importimit (p.sh., në dhjetor, importuesit tejdepozituan mallra për t’i dalë përpara rritjes në janar të akcizave, taksave të karburanteve etj.)

Kështu, në periudhën tetor-janar, vëllimi i mallrave të zhdoganuara ishte 1,318 mijë ton. Ndërsa në të njëjtën perudhë të një viti më parë, vëllimi i mallrave të zhdoganuara ishte 1,254 mijë ton. Pra vëllimi është rritur me 65 mijë ton, ose 5%. Ndërkohë, vlera e këtyre mallrave ishte 4% më e madhe.

Duke parë më gjerë, në dy muajt e parë të këtij viti (i pari i buxhetuar nga qeveria e re), të ardhurat në Thesarin e Shtetit u rritën 5.6%, në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të mëparshëm – nga rreth 496 milion dollarë në rreth 524 milionë. Në qoftë se i zhveshim këtyre të ardhurave ato jotatimore (si ndihmat, fitimet e Bankës së Shqipërisë, etj.), rezulton se të ardhurat tatimore-doganore janë rritur 5%, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të mëparshëm – nga 442 në 464 milionë dollarë.

 E.Zaloshnja

Share This Article
23 Comments
  • O LUL – Geisha , po patjeter qe do thuash keshtu , se ke brenda mllefin e pallatit tat qe u shkarerrua e u be cope -cope.U nxifshi te gjithe c’jeni ju Berishjanet e u befshi si pallati yt e mos ju mbette asgje ,se eshte haku ipopullit qe do ta paguani shtrenjt.!!! Buuuurrrrggg e shfaaaarrrroosssjeeee sa me shpejt , qe te vijne dite te mira edhe per ne fukarenjte.

    • fukara .Nuk e vret shume mendjen per Pallatin Mbreteror .Kane vjedhur aq shume e kane aq shume neper bankat e botes sa lozin me to.Hallin ky karagjoz e ka tek drejtesia .Bashke me Saliun ,se te tjeret ne Pd nuk i pjer…in po ngren akuza bajate per te eliminuar daljen para Drejtesise se vertete .
      Nuk ma do mendja se do ti shpetojne ndeshkimit te popullit .Uqerve kur u vjen ngordhja ulurijne dita dites deri sa hane njeri tjetrin .I pari qe do ta haje nga Saliu eshte Lulushi .Firmat e Lulushit jane akoma te njoma ne shume pazare korruptive qe askush nuk i mbulon .Jo me shume se 3 muaj pash rastesishte nje harte te kufirit detare te botuar nga grekerit. Ishte ashtu sic ka firmosur Lulushi . A e kuptoni qe eshte bere fakte i kryer kufiri yne detare ne jug dhe ska burre nene tua marri grekerve edhe nese Rama hap gjyq nderkombetar.Ky precedent do ta groposi Lulin nese populli ngul kembe.

  • C rendsi ka ca thot Lulja per Ekonomin kur askush nuk e beson? Edhe ata qe e besojn, bejne sikur e besojn…
    Ti more balash i Saliut pi veze ose leng qepe qe te rregullosh zerin sepse as demokratet nuk po te kuptojne dot se cfare po thua ne fjalimet e tua.
    Nje pune di te besh mire TI, te vjedhesh parate e popullit, ku te mundesh e si te mundesh, por nuk e ke menduar fare se do te japesh pa derman llogari nje dite para drejtesise, kur kjo te jete futur ne binaret e ligjit.

  • PO SI E PRURE DERI KETU MOR PIS PER 6 MUAJ U KATANDIS VENDI NE KETE FAR FEJE MOR PLER QE TALLESH ME ATA INJORANT QE TE VIN PAS SE ME POPULLIN S TALLESH DOT SE TA DHAN RESTON HAJDUT ORDINER

  • Nga dikush qe realizon planet mbi 100% tek dikush qe thote qe gjerat shkojne keq, militantet zgjedhin te besojne duke u bazuar ne partishmeri.
    Pikerisht mbi mungesen e trasparencen lidhur me numrat e ecurise se ekonomise ishte shkruar nje artikull ketu ne Dita qe askush nuk komentoi.

  • PO LUULUSHI NUK E KA SHKRUAR VETE ATE QE LECOI NE KONFERENCE .ATE JA KA SHKRUAR QILI NGA ZYRA E SALIUT PA U KONSULTUAR ME BODEN DHE MIMEN.

  • e mo Zaloshnja, nuk gjete derman as ti. sa andej ketej, sa te News 24, te Vizioni, te Dita, mbaje ore kulon ne nji vend se le nam

  • Shoqja Lulezime ti ke Mandat per dy Krye.are, na trego qe koto shifra qe deklaron, i ke pare me gjyslyke te erreta te nxire me pishtarin e pishes qe te ka dhene Sali C4 dhe renia ekonpomike ku late toke te djegur pas dhe asnje kokerr leku ne buxhte por vetem borxhe ne 1 miliard euro, i flet nga podiumi shoqates PD apo nga ajo i Bashkise se vjedhur. Na ke bere shume merak dhe ku nuk te kemi kerkuar, me Aida Shtinon, Lek Plepin qe e ke mik ne fb, me Chuck Norris, me Mut Noken pataten Novoseles, Visho Ajazin, Strazimiri me Floke, Thuthuqi Paloqja, me ver Llapen e 21 dhjetorit, Ylli Pango te Zogu i Zi etj. por pa rezultat, deri sa doli zedhenesi-sja tranvestite e shoqates LGBT qe ti ndodheshe aty, per nje vizite pune, eh shyqyr shpetuam nga ky “siklet” i madh.

  • Kush eshte i kenaqur nga gjendja aktuale ekonomike le te bertase “Rrofte qeveria”, te tjeret qe jane ne veshtiresi ekonomike i japin te drejte opozites. Kjo eshte demokracia ku shumica e pakica ndryshojne vendet sipas situates ekonomike e jo sipas deshirave politike.

  • A ka ndyshuar gja ne xhepat tuaj ju militaruca se nje vite ma pare.Pse beheni servila kur gjendja juej ekonomike eshte ma e rendeuar se nje vite ma pare.Po duhet ditur se kur ka vite elektroal ekonomia stenon.

  • Lulzim Basha ka te drejten te flase, kush do ta degjoje, le ta degjoje, eshte puna e tij.
    Problemi per ne shqiptaret nuk qendron tek Lulzimi, por te ndeshkimi, qe duhet te bejne organet e drejtesise.
    Kur mazhoranca te filloje te ndeshkoje abuzuesit, atehere edhe fjalet e Lulzimit, sdo te kene asnje efekt, biles ndoshta do tja mbathe nga syte kembet, per te shpetuar koken.

  • Po c’lidhje ka rritja e importeve ne sasi me konsumin e popullates? Ja kane ardhur 500 tone lekure per kepuce, a ndikon kjo ne konsumin e popullates? Ik o Zaloshnja futi 1 tas grosh para se te merresh me analiza ekonomike se nuk merr vesh.

    Sa per tregtine me pakice te dhenat i per tremujorin e 4 2013 i ke ne faqen e INSTAT. Cfare niveli i ulet te ekonomisteve kemi. Jane gjithe ata njerez te ditur qe kane mbaruar jashte dhe nuk gjejne pune prej ketyre plehrave qe kane uzurpuar vendet.

  • Duket qe ka ndryshime ne dogana, ne tremujorin tetor-janar dhe dy muajt e pare te ketij viti. Por nuk jam dakort me z. Basha i cili flet pa shifra e pasqyrime te sakta per publikun; nese Qeveria i duket se nuk punon ta thote; pse-ne. Artikulli ka kapur nje aspekt, por shifrat ne Ekonomi jane disa-planeshe:

    a) Punesimi – ngelet faktori baze qe nje ekonomi po shkon drejt permiresimit.
    b) Inflacioni – duke kontrolluar ate stimulon rritjen e garanton qendrueshmeri cmimesh.
    d) Aktiviteti i klienteve – shpenzimet, ndertimi, blerje shtepishe etj.
    c) Investuesit – gjithmone konsiderohet si nje nga treguesit me te rendesishem qe nje ekonomi eshte ne zhvillim; percaktor i nje ekonomie te shendetshme.

    Qeveria e Koalicionit akoma nuk s’filluar pune e eshte ende heret te “kritikohet apo te garantohet ne emer te saj”, sic dhe eshte e veshtire tani te japesh prognoza per me pas. Ka dhe faktore te tjere qe nuk kontrollohen plotesisht por mundesite per me mire gjithmone duhen eksploruar.

    Rritja e kontrollit e puna e mire ne Dogana, shkon drejt kufizimit te ekonomise informale dhe luftes ndaj korrupsionit; sigurisht mbushet arka e shtetit e qeveria duhet pergezuar per kete. Gjithsesi, ne fund eshte “dicka standarte” e kurre s’duhen neglizhuar treguesit e plote ekonomike; jane ato qe sjellin analiza te plota, sukses apo deshtim.

  • personalishte e ureje dhe jme kundere injorancese qe ka ky bure me shpurene e tije po situata eshte e rende dhe mizore 60 % e shqiptareve jetojne me 200 euro pra situata eshte katastrofike mizerabele dhe kete situate e sulmojne inorantete berishovic dhe bashic me shpurene e tyre pra ata qe e sollene dhe pere turp te europes dhe amerikes perfaqsojne nje parti te madhe dhe plote endra demokratike urpe te kene qe e lane kete vende keshtuketa qe erdhene me mzore se ata qe ikene dhe keshtu loja vazhdone sklevere te perjetsheme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *