Skënderbeu dhe papunësia

anazapta

Përkujtimi i ngjarjeve të ndryshme historike tek ne, nuk ngjall kurrfarë grishje a kurioziteti. Janë aq stereotipe në të zakonshmen e tyre, të varfërën, fjalëve të payndyrshme që thuhen, sa vështirë t`i rendisësh tek lajmet e vlefshme për t`iu servirur publikut. I tillë ka qenë deri diku dhe përvjetori i 570 i Besëlidhjes së Lezhës, ku ka qenë i pranishëm kreu i Kuvendit, Meta.  Janë thënë prej tij një lum fjalësh me një pathos patriotik, tipik i shkollës së nacionalkomunizmit, që përballë realiteti ku kemi mbërritur,  nuk na bën fajde asnjë lloj frymëzimi nga e kaluara, kur sot, ndjeshmëria për “të parët e sakrificat e tyre, trimërinë dhe heroizmin ”, është pothuajse zero, dukshëm kanë qenë thjesht korteziale, nga ato që në një vesh të hyjnë e në tjetrin të dalin. Megjithatë, ka patur diç që e ka mbushur disi boshllëkun e frikshëm të kësaj pandjeshmërie e këtij kortezialiteti të zhveshur nga ndonjë thelb serioz. Por nuk ka qenë marrja e modelit besëlidhës të Skënderbeut mbi një pajtim që duhet të ketë politika sot; ka qenë një shprehi e Metës, sipas së cilit armiku më i madh i shqiptarëve sot, është papunësia! Kjo është ndër të vërtetat më therëse të këtij vendi, sepse është shkaktarja kryesore që na ka zhveshur nga çdo virtyt, na ka bërë sikur të ishim një popull i përbërë prej grash llafazane, me meshkuj të tredhur në ambicie e parazitë, të zhytur në kotësi e pamotivitet për të nesërmen e përbashkët. Ama, nëse do ishin një popull vërtet punëtor e të kapur pas pune, as gjithë ato ditirambe deri në tepri rreth Skënderbeut, duke e mitizuar krejt pa nevojë, nuk do të ndodhnin.       E.H.                          

 

Share This Article
9 Comments
    • Me cfare do ta beje Mbreti i Ryshfetit dhe i Korrupsionit Ilir Meta punesimin? Se nuk e kemi degjuar ndonjere deri tani nga deklaratat enveriste qe jep dhe leshon pa dogane ne media? Apo ke parasysh me tefetrin e Dritan Priftit ne videon e tij?

  • Dhe nje nga shkaqet kryesore te papunesise sot eshte babezia e Metes me monopolet e krijuara nga ai dhe njerezit e tij. Ne nje vend ku sundon mafia e tij nuk mund te vijne investitore te medhenj te huaj te investojne e te punesojne sepse me problemin me te pare gjykata e korruptuar do t’i jape te drejte mafiozit te Metes ashtu sic doli ne videon e famshme.

    Derisa njerezit te presin pune nga Meta keshtu e me keq ka per te shkuar.

  • META ESHTE BINJAKU I BERISHES NE TE GJITHA DREJTIMET.Eshte aqe i pa fytyre qe flet per papunesi kur ka gllaberuar ekonomine e bashke me kryemadhen edhe politiken 22 vjet qe gerrasin nga dhjami ne parlamentin e 140 lopeve laramane shterpa qe vetem hane e dh…….LIS-Levizja Integrim Skrapar

  • MBRETERESHA TEUTA, ILIR META DHE RYSHFETI.

    Kur Doxhi i Venedikut i dergoi lajmetare mesagjere Mbretereshes shqyptare Teuta per te ndeprere piraterine dhe vjedhjet e anijeve me mallra te tregetareve qe kaolonin prane ujrave shqyptare, ajo u pergjegj:

    “KU JANE PESHQESHET E DOXHIT PER MUA?

    Mesagjeret e Doxhit te Venedikut nuk kishin sjelle asnje ryshfet per Mbretereshen Teuta dhe ajo i preu koken menjehere, qe me pas i kushtoi edhe koken e saj dhe fundin trqagjik te Mbreterise se Pare shqyptare.

    Keshtu eshte edhe Ilir Meta qe ka mesuar mjaft nga historia jone kombetare dhe MERR por edhe JEP ryshfete dhe me te drejte quhet Mbreti i Ryshfetit ne vendin tone.

    • Nastro, me miresi po nderhyj per 2 sqarime teknike: 1) z. Meta “nuk merr e jep ryshfete”, ke gabuar ne … forum publik. Le veten (dhe gazeten) hapur ndaj Legjislacionit Shqiptar. Me nje vendim te formes se prere (!) zoteria u deklarua i PAFAJSHEM. C’mendojme, a duam ne … tani kafshojme buzen. Ne ke prova coji ne gazete, prokurori a “tek deputeti i lagjes” Nuk kerkojme Korrektese Ligjore, kur vete jemi jashte kornizave te Ligjit.

      2) Doxhi e Teuta*, jane ne dy epoka … . Me shume se Mbretereshe ka qene Regjente per te birin (pas vdekjes se Agronit) Jetoi ne periudhen e viteve 200 para eres se re. (para vitit 0**, per reference) Roma Republikane zbarkoi ne viset tona. Merr qytet pas qyteti, mund Teuten duke i lene nje cep te vogel ne Shkoder, dhe e lane pa flote detare. Detyrohet te njohe autoritetin e Romes, ne formen e nje haraci vjetor. Doxhi per here te pare del “ne letra” nga vitet 700 (pas vitit 0*) dhe fuqine/ rendesine jashte vendit, si Ai e Venediku; e kane gjate Shek XIII deri ne ate te XVIII-te. Doxhit dhe Teures nuk mund tu kerkosh te falur 🙂 per z. Meta mund ta besh me shume lehtesi. Kujdes me Periudhat dhe personazhet Historike. Kur i jep vetes “Licence Artistike” atehere fut dhe Pinokun 🙂 e askush se ka problem. 🙂

      Licence Artistike:

      * Ambasadoret nuk erdhen per vizite, as ti luteshin (s’kishin pse te binin ryshfete) po te perconin nje Ultimatum. Thuhet, se ky ka qene muhabeti.

      – Romaket – Zonje i takon familjes Mbreterore ti ndaloje subjektet e saj te perfshihen ne Pirateri.
      – Teuta – Ligjet tona se ndalojne Shkodranin me kape peshk, Pirateria ne Shkoder konsiderohet si Biznes Privat.
      – Roma – Ligjet tona kane tradite qe denojne “biznesin privat” kur demton interesin Publik. Do ja veme detyre vetes ta biem kete ligj dhe ne Iliri.

      Ajo vret njerin dhe burgos tjetrin. Roma mbush anijet, con 25.000 ushtare… and the rest is history…

      ** Viti 0, eshte viti 0.

      • Per vendimin e formes se prere te Gjykates per Mbretin e Ryshfetit Ilir Meta nastradini do te pergjigjet vetem HA! HA! sespe ngjan me vendimin e Gjykates per Princin e Ryshfetit albanez Fatos Nano qe vodhi ndihmat italiane per femijet e vobekte dhe me pas shkeli nje kalimtar ne autostrade me makinen e tij dhe e hodhi ne kanal si qen rruge pa i dhene ndihmen e pare dhe ja mbathi nga vendi i krimit si frikacak bashke me Blendi Klosin. Po ta kishe fjalen per keto Gjykata prape nastradini te pergjigjet HA! HA! se ja ku i kemi edhe Meten edhe Nanon si Koqe Molle. Sepse a degjove qe liruan edhe Pinarin e Gerdecit?

        PER TEUTEN, HISTORINE, FITIMTARET DHE TE HUMBURIT.

        Mbase me te vertete legjenda eshte per mesagjeret e Romes dhe jo te Doxhit te Venedikut, por gojedhena tregon se Teuta i preu koken keyre lajmetareve (kujt i plas te Romes apo te Doxhit) qe kishin ardhur me duar bosh, pa ryshfete si ato te Ilir Metes qe i zbardhi Ditan Prifti dhe per kete Teuta e pagoi keq jo vetem me Koken e Vet por i dha fund Mbreterise se Pare shqyptare qe sipas gojedhenave pelqente edhe ryshfetin edhe piraterine. Ne dallim nga Ilir Meta qe shpetoi Koken e tij Famoze me finte gjykatash sepse e kishte mesuar se ku te con lakmia pa kufi. Kjo eshte gojedhena nga historia qe na kane lexuar ne shkolle qe nuk ishte shkruar akoma nga kalemxhinjte e Enverit o PAB historiani.

        Qe te dalim ne teme dhe qe te msosh se gjerat ne te vertete nuk jane ashtu sic duken ne sitet e internetit, prandaj te me falesh se po te pergjigjem paksa anapolla:

        Bukur e ke gjetur se Mongolia e Xhingiz Khanit ka qene Perandoria me e madhe si siperfaqe ne Bote dhe qe ka pushtuar dhe nenshtruar Rusine e papushtueshme te Careve legjendare. Por e verteta MODERNE eshte fare ndryshe, sepse Rusia FITUESE e Luftes Boterore ka vite qe i kerkon ndihma ne pare dhe teknollogji Gjermanise se HUMBUR dhe jo vetem Gjermanise por gjithe Botes Kapitaliste apo Imperialiste sic e quante Enver Hoxha ne veprat e tij. Pershtypjet per nje vend nuk krijohen nga faqet e internetit, por ne kontakte me te, me njerezit e tij, prandaj meso nga nastradini qe e njeh fare mire Rusine dhe ruset se nuk ka popull me mikprites dhe fatkeq njekohesisht se populli rus, sepse ky vend vertet nuk u pushtua as nga Napoleoni i Frances dhe as nga Hitleri i Gjermanise u pushtua nga KULCEDRA bolshevike qe mbolli MURTAJEN komuniste me qindra milione te vrare dhe likuiduar si kurre me pare ne historine e ketij vendi. Flitet qe Stalinit ja kalon per sadizem dhe per numurin e krimeve vetem Mao Ce Duni, nastradini nuk eshte i sigurt sepse kush ka mbajtur statistika? Partia Komuniste? HA! HA! E ke pare filmin e nastradinit me titull ISHULLI I KANIBALEVE ne “Discovery Channel”? Nese jo shikoje qe te mesosh si u transformuan ne kanibale te burgosurit e Stalinit qe i hodhen ne nje ishull te Siberise afer qytetit Tomsk dhe i lane atje te vdesin.Edhe sot pas mese 80 vjetesh njerezit i tregojne me llahtari kanibalet e Stalinit qe terrorizuan gjithe rajonin ne vitet 1933 si ne filmat horror te Hollivudit. Qe te kthehemi ne teme: sot nuk gjen familje ruse qe te krenohet qe ASKUSH nuk i ka pushtuar ne histori, perkundrazi intelektualet e mirefillte deklarojne se po te ishin ne perendim do te jetonin shume me mire. Disa miq te nastradinit ne Peterburg qe me pare ishte Leningrad me treguan per historine e Finlandes perballe qe ka zhvilluar lufte heroike per mbijetese me Stalinin dhe Rusine bolshevike gjakatare. Shikoje me pak fjale kete histori meqe ke qef te hapesh internetin:

        http://en.wikipedia.org/wiki/Continuation_War

        Finlanda ishte pothuaj njesoj pernga standarti i jetes me ruset e Leningradit para Revolucionit te Tetorit. Bile shkencetari Famoz gjerman Rudolf Diesel preferoi Peterburgun para Helsinkit per te provuar motoret e tij Famoze me djegje te brendeshme me nafte, sepse e vleresoi qe Sankt Peterburgu kishte me shume manfakture se Finlanda. Ku eshte Finlanda sot? Nje profesor Universiteti me tha: “Mire qe nuk e pushtoi Stalini Finlanden se do ta kishte bere si Rusine, kur pagat shkojne 200 USD dhe pensionet me te mira 50 USD. Nderkohe qe Moska dhe Peterburgu quhen si qytetet me te shtrenjta te Botes. A i ke vizituar? Mos e bej se do te mbeteshpa LEKA fare! Pse keshtu? Sepse 99 % jane mjerane te PUSHTUAR nga 1 % qe perbejne mafien komuniste me pushtet. Konkluzioni: ruset sot jane me fatkeqe se kurre me pare, sepse kane humbur shpresat qe dicka mund te ndryshojne ne vendin e tyre, prandaj edhe vajzat e reja dhe te bukura ruse mendjen e pare e kane qe te martohen me nje burre te huaj pavaresisht se nga eshte ai. Ne ndryshim nga Ukraina qe po demonstron se eshte e vendosur ne rrugen e saj qe me mire te vdesesh ne protesta per LIRI sesa te vazhdosh te rish i PUSHTUAR pergjithmone nga Rusia mafiozo-bolshevike. Prandaj edhe e hapi nastradini kete teme te vjeter te PUSHTIMIT sepse eshte aktuale edhe ne Shqypni me pyetjen qe nuk ka marre pergjigje akoma:

        LANC-I I ENVERIT E CLIROI APO E PUSHTOI SHQYPNINE?

  • ” Miq, Shqiptare, Patriote, mi jepni veshet borxh. Erdha te varrosim Cezarin e jo ti bejme lavde…” (Keto fjale ve Shekpiri ne gojen e Mark Antonit, ne dramen e tij te famshme (J.C.) )

    2 Dite me pare Kuvendi yne Denonte nderhyrjen Ruse ne Ukraine, lajm No1. ne gazeta!!

    a) Nuk na pyet kush.
    b) Nuk na pyet kush
    c) Nuk na pyet askush.
    d) Deshiren per protagonizem provincial te “drejtuesve te shtetit Shq.,” nese nuk e ndikoni dot, te pakten mos e ushqeni.

    Shteti fillon tek vetpermbajtja e formaliteti.
    Pa dekor nuk ka shtet.

    Po. Marroni. Nje. Vend.

    Ata e bejne qe 25 vjet. Vijne nga ajo “shkolle pervoje”, me ate mentalitet do vdesin.

    Ju? Prituni pak Oksigjenin e Publicitetit.

    Meta mund te shkoje tek Skenderbee, varri i mire, a Baba Dervishi; kjo eshte puna e tij; vec ta keni parasysh se Kryetari i Kuvendit nuk eshte LAJM! Pervec rasteve kur:

    1) S’ben detyren
    2) Perfshihet ne skandale
    3) Shperdoron fondet publike.

    Me respekt per z. Meta dhe aforizmat a tij; Shqiptari e di mire se “patatja eshte dhe buke; dhe gjelle”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *