KLD, ligji dhe kandari i drejtësisë

redaktor

Është shumë domethënës për të kuptuar mënyrën e funksionimit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, publikimi i procesverbalit të mbledhjes së KLD-së zhvilluar një javë më parë. Në një sallë që duhej të ishte Olimpi i Drejtësisë, lexuam se një kërkesë zyrtare drejtuar Gjykatës Kushtetuese kundër iniciativës së 39 deputetëve të mazhorancës ishte hartuar nga disa, firmosur nga ca dhe dërguar nga njëri, të gjithë këta në ujdi me njëri-tjetrin. Ndërsa kush nuk ishte dakord me këtë kërkesë, dijeninë e përmbajtjes së saj e mori vesh nga shtypi.

Pjesa tjetër interesante e kësaj mbledhjeje, ishte toni dhe gjuha e përdorur nga disa anëtarë të KLD-së, sidomos zotërinjve Çefa, Gjoni, Lelçaj e Broci, pa harruar vetë presidentin Nishani. Ajka e jurisprudencës në vend, kërkesën parlamentare për hetimin e dy anëtarëve të zgjedhur nga parlamenti në KLD e etiketuan “rrezik për demokracinë”, “sulm i oligarkisë”, “uzurpim total” dhe njëri anëtar (Hamitaj) shprehu madje shpresën që kjo iniciativë “ishallah nuk ka sukses në Kuvend”.

Se për çfarë uzurpimi mund të bëhet fjalë për një KLD që voton pothuajse unanimisht kundër kërkesës së deputetëve, këtë mund të dijë vetëm Gjin Gjoni dhe Elvis Çefa, por nëse ky term ka kuptim, ai merr kuptim pikërisht për gjendjen në të cilën është sot: I uzurpuar nga njerëz të emëruar nga Berisha. A mund t’i ndryshojë mazhoranca e sotme raportet në KLD me largimin e dy anëtarëve nga 15 që janë gjithsej? Sigurisht që jo, as që mund t’i afrohet. Por ajo që mund të kuptojmë nga kjo iniciativë është diçka tjetër: Hedhja dritë mbi kriteret që mazhoranca e kaluar ka ndjekur për të përzgjedhur elementët e saj në KLD.

Mjaft që marrim rastin më të spikatur, atë të Elvis Çefës. Karriera e tij në krye të Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave, filloi të dalë në dritë me akuzat për tjetërsime të hatashme pronash shtetërore, rreth 2 mijë hektarë pyje e troje në Manzë e Ishëm, në favor të privatëve që kishin edhe lidhje familjare me të. Sa për një ilustrim të vogël, ja një mënyrë krejt e pafajshme e fëminore për ta bërë këtë: Sipërfaqeja e njohur ligjërisht ishte 220 ha, por dikush i shtoi edhe një njësh përpara kësaj shifre, dhe Çefa “nuk dalloi gjë”. Por kjo cv pasurohet së fundi, edhe me daljen në dritë të një padie shumë serioze.

Vajza e biznesmenit të njohur shqiptaro-kroat Vehbi Velia, me nënë suedeze, kërkoi pjesën e saj të trashëgimisë së babait pas ndarjes së këtij nga jeta; kuptohet që nuk ishte një trashëgimi e vogël. Çefa si nënkryetar i KLD akuzohet se ka favorizuar zvarritjen e pafund të gjyqit, duke bërë që ndërkohë trashëgimia e pretenduar të shitej, tjetërsohej etj.

Akuzat janë një gjë, padyshim, dhe vërtetimi i tyre në gjyq dhe dënimi si fajtor është një gjë tjetër. Por ndërkohë, me bëma të kësaj natyre të pësuara në kurriz nga shumcë shqiptarë të zakonshëm, nuk është çudi pse çdo sondazh i opinionit publik e nxjerr gjyqësorin dhe drejtësinë si pjesën më të korruptuar të shtetit. Ndaj sulmin e pretenduar dhe frazat që përdorin këta anëtarë të KLD-së, nuk janë të vështira për t’u përkthyer: Rreziku për demokracinë si “rrezik për postet tona”, sulmin e oligarkisë si “sulm kundër oligarkisë së gjyqësorit” dhe uzurpimin total si “përpjekje kundër uzurpimit total” të KLD-së.

Si një tentativë jo për të bërë mrekulli, por për t’i dhënë një fytyrë pak më njerëzore këtij sistemi që e ka denatyruar ligjin dhe konceptin e drejtësisë, dhe e ka bërë jetesën normale në këtë vend, të pamundur. Kandari i kësaj drejtësie është shtrembëruar aq shumë sa largimi i dy apo tre kokrrave është thjesht një përpjekje simbolike. Mjaft të kujtojmë Aristotelin: Në rastin më të mirë, njeriu është kafsha më fisnike në natyrë. Por po t’i heqësh ligjin dhe drejtësinë, bëhet specia më e ligë.

Share This Article
3 Comments
  • Sa me teper i afron fokusin KLD dhe “personazheve mbreselenes” qe na “lumturojne” me prezencen dhe ligjeratat e tyre, aq me teper (ai qe ka sy te shohe dhe veshe per te degjuar), sheh nje qeveri pa plan dhe nje Kryeminister, “ne vend numero”.
    Eshte e tepert te “analizosh” emra te pervecem te nje grupi deshtakesh, qe u katapultuan ne ate institucion, jo per hir te aftesive profesionale dhe integritetit te figures se juristit, por thjesht si PUTHADORESH dhe MBAJTES USHKURESH. Duhet ti japim Saliut, ate qe i takon Saliut. Perzgjedhja e kandidateve, bere prej tij, ka qene nje “operacion perfekt”. Imagjinoni per nje moment, se cfare perfitimi do te kishte patur shoqeria shqiptare, nese ky perfeksionizem ne perzgjedhje, do ish perdorur per te permbushur detyren qe Kushtetuta i jep Kryeminisrit dhe jo per ngritjen e llogoreve mbrojtese nga populli, qe e vrane dhe e vodhen. Imagjinoni, ne vend te Gjingjoneve dhe Cefave,,,,,nje format juristi qe respekton vetveten dhe qe te qenit kamikaz per llogari te tjeterkujt, i shkakton neveri.
    Te henen, do perjetojme perseri, Kryeministrin tone te nderuar, qe ne pranine e ndonje ambasadori te akredituar ne Tirane, tu thote shqiptareve se sistemi i drejtesise eshte i kalbur ne korrupsion.
    Nese java, do te kishte vetem te henen, atehere do mendonim se gjerat shkojne per mire ne kete vend, mirepo e marta dhe e merkura jane te mbushura me prenoncimet e tjera Kryeministerore, ku mungesa e kurajos per te vepruar dhe ajo e planeve qeveritare per trajtimin e kesaj mortaje kombetare,,,shiten si “respektim pushtetesh dhe institucionesh demokratike” apo me mos te qenit Kryeprokuror apo Kryegjykates.
    Qe ky sistem drejtesie eshte i kalbur dhe duhet nxjerre nje ore e me pare nga funksioni,,,,kete e dine dhe punetoret e komunales, qe i sherbejne qytetareve te ketij vendi, me fshirjen e rrugeve. Per nje konstatim te tille, njerez te tille, nuk kane nevoje per konferenca boshe dhe pranine e ambasadorit.
    Per reagimin ndaj ketij fenomeni negativ qe po gerryen shoqerine shqiptare si ushunjzat dhe qe po e con shtetin shqiptar ne nivelin e qesharakesise,,,,,per kete, ata kane zgjedhur nje qeveri dhe nje Kryeminister.
    Ne po presim o Z.Kryeminister. Presim, qe Zotrote te mbaroje fjalen dhe tu pervishet veprave. Deri atehere, FJALE IMZOT, FJALE.!!

  • Anetar i KLD se Saliut eshte edhe mitingashi i PD Broci, ky hajdut me gjyqe farse e fitim prurese per xhepin e tij nga Shkodra ka vetem nje merite, qe eshte vellai i Arben Brocit i vrare me 2 prill 1991, nga pas shpine prej, Pjeter Arbonorit dhe Ali Sapahise me urdher te te zakoneshmit dhe i kudo ndodhur ne vrasje, krimineli Sali Berisha. Kjo eshte KLD antiligj dhe anti kushtetute, keta pisa nuk jane per t’u perzene nga KLD-ja, por per t’u plasur ne burg si njerez ordiner dhe anti shtet.

  • Mendoni per nje moment sikur Saliu te ishte ne pushtet dhe te kishte kete maxhorance qe kane socialistet.Te gjithe anetaret e KLD-se do te ishin ne burg ose te vrare “aksidentalisht”ne gjueti.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *