SHËNIM: Statusi?! E rregullon PD-ja këtë punë!

anazapta

Lajmi se Çekia mund të mos japë votën pro dhënies së statusit për Shqipërinë duke e kushtëzuar qëndrimin me fatin e kompanisë bujëmadhe Çez, ishte një furtunë në qiellin e kaltër për politikën dhe opinionin, përjetuar pasditen e djeshme, pas diellit të ngrohtë rrezëllues që la pas çeku fisnik, Stefan Fyle. Për një ironi fati, kjo ndodhi dhe pak orë pasi nga tryeza e kabashme blu  në SHQUP, Lulzim Basha ia faturoi partisë së tij gjithë meritën për marrjen e statusit, pra qeverisjes së ndritur të PD-së. Po në ka një tregues se ç`katastrofë ishte ai soj qeverisjeje, ishte pikërisht Çez-i. Vetëm po të ishte viti 1993, mund t`i përligjej një qeverie që të ishte aq e pazonja, aq dritëshkurtër, aq e paaftë, aq idiote, sa ta çonte rrotull me aq lehtësi e kapadaillëk një kompani e huaj, e ardhur sigurisht për të fituar e jo për të humbur. Dhe këtu është dallimi thelbësor, se ata, me drejtësi e dhelpëri, punojnë e jetojnë me kredon e të qënit fitues e përfitues në çdo situatë, në raport me ne që, humbjen, disfatën, dështimin,  e kemi shndërruar në diçka genetike, falë trapllikut të frikshëm që gjenerohet në qeverisjen e vendit, sidomos kur është PD-ja në pushtet. Por ka një shans. Dhe kjo është ironi mbi ironitë. Shansi vjen pikërisht nga PD-ja, rrahgjoksja e meritës për statusin. Ajo fare mirë mund ta marrë përsipër ta zgjidhë këtë nyje, edhe me legjitimitetin e një çorbe që është gatuar në kohën e saj kur ishte në pushtet, pa llogaritur këtu legjitimitetin që u jep dashuria e madhe për këtë vend, që prej afshit të pazakontë, e kanë përdhunuar para e mbrapa. Nuk ka pse druhemi t`ua kërkojmë këtë, si nder por dhe si detyrim, e po ashtu, dhe ata duhet ta kenë për nder ta marrin përsipër këtë mision të shenjtë. Meqë Basha thotë se statusin po e kemi prej tyre, edhe ne jemi plotësisht dakort që ta kemi prej tyre.  Momenti po iu thërret! A keni këllqe t`i përgjigjeni?!     / E.H.

 

 

 

 

 

Share This Article
10 Comments
  • PD pati meriten qe i shiti CEZ parate e energji paguezve shqiptare dhe e perzuri taxidarin kur u prish ne pazare.Tani le ta mbaje edhe kete meriten e fundit.Nuk ka pse paguajme ende per CEZ,si paguam biznesmenet e PD-se.

    • Kryefaji i Berishës është paaftësia totale në qeverisjen e vendit, duke kujdesur vetëm për pasurimin e shpejtë të familjes së tij dhe të dyzet hajdutëve që e pasonin.

  • I vajten i thane italianit hajde te shikosh rruget qe ke ndertuar qe nga 14.Erdhi italiani i pa dhe ngeli shume i kenaqur,bravo i kane ruajtur tha, asfalti ishte i vjeter prandaj e kane hequr.Por po te shikoni psh te 7 xhuxhat kalldremin e kane ”ruajtur” se kane ckulur.bravo bravo qenka djale punetore ky krye komunari juaj e kishte fjalen per bash Lulin.Kudo qe te kalosh te sheh syri vetem ”asfalt” e ”vija te bardha”,bravo .

  • —————————————————————————————————————-

    ha,ha,ha ….

    po cmenden qe Z.Rama po afron Shqiperine me Europen.

    —————————————————————————————————————–

  • ————————————————————————————————–

    Deri me sot,

    Z.Rama eshte i vetmi politikan shqiptar qe punon per Shqiperine.

    —————————————————————————————————

  • ———————————————————————————————

    Te lumte Z.Rama,

    tani ngre drejtesine qe kerkon BE-ja dhe arresto kriminelin s-Ali Bisha.

    ———————————————————————————————-

  • Ne se vertet statusi varet nga PD, te jeni te sigurte se Saliu dhe Lulushja do luajne te gjithe guret qe te mos merret. Ata kane qene kunder prej tete vjetesh se nuk don Fazllic serbi, qe u ka kapur koken me morse si agjente te Serbise!

  • Ah moj PD e mjer,na e le CEZ ne dere.Kot shkoj Basha ne Gjermani,duhej te shkonte ne Çeki.Dihet puna e 2 B,Ata statusin se duan,Se i quhet Edi Rames,pavarsisht se i bjen tam-tames.Statusin se duam me kushte,Qe te paguajm akoma,Se Sala me borxh na la,Dhe po flet rroma-pertoma.Edi Rama eshte i zgjuar,s’duhet te paguaj asnje grosh,T’ja lere Saliut ne bith,Ta perveloi lart e posht.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *