Në subkoshiencë ne e pranojmë fort mirë se nuk e meritojmë statusin kandidat për në BE. Sepse e dimë fort mirë se largësia jonë me standardin europian të shtetit, institucioneve dhe punëve të tjera të shoqërisë, përfshirë dhe mënyrën e jetesës, është po ajo që ka qenë ngahera. Jemi në ca detaje europianë, por assesi në thelb. Fjala vjen, kemi semaforë si në Europë (meqë as semafori nuk njihej deri para ca vitesh), por nuk e respektojmë atë si atje, në Europë pra. Megjithatë, gjuha e politikës së dy kahjeve e ka bërë të sajën fjalinë: statusi që meritojmë!
Kush e meriton, politika apo populli?! Në ligjërimin e sa majtës dje në opozitë, lihej e nënkuptuar se populli e meriton, porse pushteti po ja pamundëson; ngjashëm dhe me opozitën e sotme që ndjek të njëjtin stil diferencimi mes popullit dhe qeverisjes. Sakaq, është dhe teza shtesë e mazhorancës për një status që duhej marrë, por që nuk u dha për ca arsye paragjykuese. E mbi të gjitha këto, qëndron dhe më fort formula e padiskutueshme se çdo popull meriton qeverisjen që ka; ndaj nuk ka fare vend për të bërë diferencime kauzash mes politikës dhe popullit. Nëse politika nuk e meriton ende statusin, po aq nuk e meriton dhe populli.
Dhe nëse nisemi vetëm nga fakti i mosplotësimit të kritereve e jo ndonjë shkaku tjetër të “fshehtë”, statusi do ish marrë nëse do e kishim merituar. Fakti që nuk e kemi marrë deri më tani, tregon të kundërtën.

Populli yne e meriton statusin :-jemi populli me tolerant persa i perket perkatesise fetare ,miqesor (kurre nuk kemi sulmuar askend) punetore dhe me nje intelekt shume te larte (shiko nxenes e studente jashte Shqiperise te trungut dhe ata perrreth tokes meme) ,kemi resuse te jashtezakonshme per nje jete dinjitoze , vetem me pasurite tona .Por nuk dime te zgjedhim ,ose lejojme te na drejtojne jointeligjenca po bishti i saj, sidozot pseudointelektualet (nje pjese ) ne parlament te vendosur me lista si superservila dhe medioker ….
Shpresa e jone : -Ndoshta vene dore edhe drejtuesit e evropes dhe ….politikberja , qeverisese e parlamentare merr drejtimin e duhur kur them qeverisese kam parasysh edhe ato VENDORE.
Pra me nje fjale na nevojitet ndihma e jashteme me shume se pasuria apo cdo gje tjeter e tyrja sepse eshte e tyrje dhe jo e jona Dhe ne duam te jetojme e te vdesim ne token tone e jo ne dhe te huaj .
mire e kini ju, po a do te na besoje valle bota…
**************************************************************************************************
Perderisa nje pjese e popullit dhe opozita nuk pelqejne “LIGJIIN” por “RRUMPALLEN” e trasheguar, kur vete qeveria e sotme perpiqet ne zbatimin e ligjit …..
eshte “OPOZITA” ajo qe per aresye personale dhe familjare
pengon dhe bojkoton perspektiven ne BE, nepermjet kapjes se
Institucionevet te Pavarura per vete-mbrojtje qysh kur ka qene ne pushtet.
Kjo OPOZITE eshte e terra per ne burg, prandaj
ky “POPULL” me kete “OPOZITE” nuk e meriton EUROPEN.
******************************************************************************************************
Besoj se tani europa i ka hapur dyert dhe per shqiperine, diku ne nje gazete lexova qe 12 mije prostituta shqipetare me drejtuese Jozefina Topalli jane te punesuara ne semaforet e E.U. Tani kerkohen dhe 12 mije gay ku keta do perfajqesohen nga lideri i tyre Lulzim Basha.
Ka edhe nje realitet te cuditshem ne Shqiperi ne raportin midis “popullit” e politikes, qe autori i ketij shkrimi e anashkalon.
Parlamenti e Komisioni evropian duke pare me se fundi realizimin e 12 kushteve qe kishte vene per standartin ne maj te vitit te kaluar e duke vleresuar se qeveria e mepareshme ka bere nje pune te mire ne realizimin e reformave te domosdoshme per kete status, e hapi me ne fund driten jeshile. Opozita e mepareshme e mazhoranca e sotme, gjithe propoganden elektorale e beri per ti thene Parlamenti e Komisionit evropian se kane qene te gabuar kur kane vleresuar me nota pozitive Shqiperine, pasi qeveria demokratike e paskej katandisur ate sipas Rames ne menyre katastrofike ne nivelin zero dhe Shqiperia nen drejtimin e tij do te rilinderka nga e para.
“Populli evropianist”, nuk i besoi institucioneve te Evropes po i besoi lidereve socialiste si Rama e Meta se Shqiperia do te lulezoje vetem nen drejtimin e tyre dhe socialistet fituan zgjedhjet ne menyre plebishitare me nje mazhorance te pa parashikuar..
Me ardhjen ne pushtet te socialisteve, propoganda e stilit elektoral u dyfishua.
Shqiperia paskej qene shume me keq se sa e kishin ditur Rama e Meta e institucionet evropiane paskeshin qene qorra qe e kishin vleresuar me nota pozitive.
Pese nga shtetet me fuqishme te Evropes, ndryshe nga Parlamenti e Komisioni evropian, cfaqen skepticizin e tyre e thane ndal, kujdes. Kur vete shqiptaret e pranojne si elektorat e si qeveri qe vendi i tyre ishte katandisur nga qeveria e mepareshme si Senegali, perse te nxitohemi e te fusim Senegalin ne Evrope ?
Qeveria e majte ne 6 muaj, nen parullen e reformave e luftes kunder korrupsionit sikur ne Shqiperi vetem socialistet paskeshin qene te imunizuar nga kjo e keqe, gjithe baterite e qeverisjes i perqendruan per te zevendesuar gjithe administraten dhe per te hedhur poshte gjithe vendimet e qeverise se mepareshme, bile edhe vendimeve te kuvendit te mara me aq ngerc me konsensus. Kjo politike po vazhdon edhe tani ne fund te marsit, tre muaj para qershorit si nje afat i ri per te rishikuar vendimin per statusin.
Realitetet duhen trajtuar ashtu sic jane shoku E.Hoxha, e jo per tu dukur si nje analist i pa anshem te drejtoni ca kritika te pergjitheshme per dy palet politike.
Me kete gjuhe mund te flase dipllomacia nderkombetare per te mos mare pozicione politike qe mund te komentohej si nje nderhyrje ne nje shtet tjeter.
Unë mendoj se statusin për në BE e meritojnë vetëm politikanët. Prandaj të ikin politikanét dhe ne populli të rrimë këtu. Ky është një nga kushtet e panegociushme të BE !?
patjeter qe e meritojme. problemi qe kemi eshte se kemi trashguar nje shtet te dobet gje e cila u ka interesur interesave te huaja – sidomos atyre arabe dhe turke…
statusin dhe hapjen e negociatave duhet ta marrim atehere kur qeveria e re te prodhoje rezultatet e para te rilindjes, qe perfshin reduktimin e influencave te huaja te demshme.