SHËNIM: Sudja e Xhaferri, a ka gjasë të rikthehen?!

redaktor

Le ta imagjinojmë një moment sikur të rishfaqen Sudja e Xhaferri, e t`i ftojnë shqiptarët që të rifusin tek ta para me fajde. Si thoni, a do rendnin sërish turmat drejt tyre me shuka në dorë?! Vështirë të mendohet.

Eshtë diçka që imagjinata nuk e rrok dot. Por kjo deri në çastin kur sheh turma alla ‘2 korriku `90, apo ‘7 mars e 7 gushti `91, tek të cilët nuk ka asnjë pengesë logjike për ta parë ujin e detit si masë kosi, pavarësisht kohës dhe vendit. Kjo ndodhi dje në Vlorë, ku mjaftoi një thashethem, nga ato që ka gjasë të jetë gatuar diku dhe për pak gallatë (përshembull: dy tipa që kanë vënë bast me një drekë për rezultatin në terren të thashethemit në trajtë eksperimenti), e njerëzit të dynden, siç do ishin dyndur – dhe këtu është ana tragji-komike e çështjes – sikur t`jua kish bërë sërish me sy Sudja e Xhaferri.

Nuk është asgjë ajo që ne, edhe pas 23 vjetësh, na vlon dëshira për t`ia mbathur prej këtij vendi. Tek popuj të tjerë, jo larg nesh, kjo ka zgjatur dhe më tepër. Më e rënda është patologjia jonë kolektive, ende e pashërueshme, për të gënjyer veten; për ta pranuar me hir iluziven, si pilulë ngushëlluese ndaj mospranimit të realitetit siç është, prej pafuqisë për ta ndryshuar atë.

Gjithë dramat e krizat që ka kaluar vendi në tranzicion, do duhet ta kishin e ta kenë dobinë e tyre, ndër të tjera, edhe në fuqizimin e një sistemi imunitar për të mos e ngrënë më sapunin për djath kolektivisht.

Të të gënjehet mendja sot se mund të shkosh aq qesim në Gjermani e gjetkë si para 20 vitesh, do të thotë që Suden e Xhafetrin ta kesh mbas dere; gati për t`ia nisur dhe një herë lojës “si të bëhesh milioner”… pa punuar!

Share This Article
11 Comments
    • Mos u habitni,o shqiptare se pse pas 24 vjet LUMTURI DEMOKRATIKE populli yne kerkon t’ia mbathenga syte kembet larg Shqiperise.
      U mashtrua ishkreti shqiptar se mjafton te rrezonte SOCIALIZMIN,kete “DIKTASTURE” te eger te proletariatit dhe ne do beheshim per3 muaj,qameti 6 muaj si Zvicra.A ju kujtohet kur thonin se vaporret me mallra e pare ishin ne Sardenje duke pritur???
      Haaaaaaa!
      Dhe populli yne,krenar,por i dhjere,me ne krye agjentin e CIA-s Ramiz Aline dhe agjentin e UDB-se Sali Berishen u ngrit ne kembe si nje trup i vetem,shkaterroi dhe rrafshoi te gjitha pasurite komuniste me fabrikamuzina,kombinate,miniera,pyje,ullishte,ushtrine popullore gjakatare,qe nuk lejoi kembe armiku te kalonte kufirin etj dhe tani rrime e shullehemi ne diell,pa pune,pa pasuri,pa arsim,pa shendetesi,me burgje plot,SIDA dhe PROSTITUCIONI ulur kembekryq,Banka e Shqiperise e vjedhur deri ne qindarken e funmdit etj dhe zgjidhja u gjet:
      -ZJARR,FOTOVE TE ENVER DIKTATORIT,TE HAPEN DOSJET,TE DEKRIMINALIZOHET KUVENDI,TE LUFTOHET KORRUPSIONI,TE ULEN KRIMET etj,etj!
      LuftenNacional-Clirimtare e beme Lufte Civile,Enver Hoxhen nuk e pranojme si KOMANDANT i PARTIZANEVE,29 nentorin e fshime,popullin e percame,epo cfare duam me shume sse kaq per te qene te LUMTUR???
      DO TA KERKONI ENVERIN,POR NUK DO TA GJENI!
      Ja edhe BALLO ju beme,tani shkoni poshte ures se Lanes dhe hani m….!!!

  • SUDJA?!…

    Eh,more leku fajdes!
    te mblodha pes’e nga pese,
    prap,tej Ures-Qabes…

    Sa m’qeshi buz’ e qeses!
    Vjen dreqi,mos past-pjese,
    dhe me thote: – Jepja Sudes!-

    Kjo,qe do mi ip me thes,
    u erdhi prapa me fshese…
    Po,c’te bera moj shurdhjese?!

    Tani pres,vetem te vdes,
    Se verdall i vi hales…
    Shterngohem,po s’kam c’te dh…

    • Pelivanit

      Dikush thote ,qe do shperblim
      per keto vargje,qe jane hymn

      Une te jap,nje karote dhe dy patate
      tjetri jep,nje si kukull dhe dy veze pate.

      Per stanarin Pelivan
      qe ka vlere sa nje hajvan.

  • Derisa i besojne perrallave te Berishes, Rames dhe Metes rreziku i kthimit te piramidave eshte gjithnje iminent. Sot vendin e sudeve e te xhaferreve e kane zene mediat militante qe nuk reshtin se propaganduari idete e partive te zemres. Shikoni p.sh. se si kane rene squke te gjithe OJQ-te e lidhura me Ramen, qe deri dje dilnin dhe protestonin “per te miren e qytetareve”. Si nuk u bene te gjalla ne rastet e burgosjes se te mitures apo ne rastet e qytetareve ne varferi ekstreme. Andi Kananaj e ka mendjen te kandidoje per drejtimin e RTSH-se pa per qytetaret nuk ia ndjen me sepse misionin e tij e kreu duke sulmuar vetem Berishen dhe jo padrejtesite e politikaneve ne pergjithesi.

    • tradhetar sharri

      Mua me dhimbsen qytetaret e shkrete qe perdoren si lecka nga njerezit e paskrupull te cilido krah qofshin. Ashtu sic bente dikur Enveri qe vriste bijte e pafajshem te popullit “ne emer te popullit”.

  • “VEFA” DHE “SUDJA” ESHTE ULUR KEMBEKRYQ NE QEVERINE SOCIALISTE ME BORXHET QE PO MERR VAZHDIMISHT

    Cfare i dallon PIRAMIDAT e Saliut dhe te Bodes VEFA dhe SUDJA nga PIRAMIDA qeveritare qe po ngre Edi Rama me Like Floririn? Nuk besoj qe te kete ekonomiste ne Bote qe te beje dallim, sepse si ne rastin e kamufluar te Saliut si Treg i Lire Kapitalist ashtu edhe ne rastin e Edvinit ku ashiqare shteti grumbullon LEKA per t’i harxhuar me pas badiava, per te festuar si gabelet ne dasem 29 nentorin e ZI jugosllav dhe per festime dhe deokrata te tjera komuniste pa kurfare ideje per te iniciuar veprimtari prodhuese. Dallimi i vetem eshte se kur njera pale vjen ne pushtet ja hedh fajin e PIRAMIDAVE financiare pales tjeter.

  • jo o qeveritare dhe sidomos ju kusaret me mbrojtje shteterore Si juve lejoni qe depozitat tona te fitojne “2,25 perqind dhe mos te inflecoj neulljen e kredi kerkuseve dhe shteti garantonnje sasi shume te vogel ne rastin e falimentimit te bankave Persa u perkete huave nga bankat e huaja juve u pergjigjen per kthimin e plote edhe mbi 1o perqin por popullit qe depoziton nga mos siguria e te kaluares te shtrengojne ripin dhe vene shuma simbolike ne banke Duke kaluar nje pjese te mire ne monizem pa jete partiake dhe pasur shume rezerva per anet negative sot shikoj se e kam pasur gabim sidomos per bankat depozitat personale kan qene 3 perqind neto por kishin dhe rritjen nga ullja e cmimeve perkete do tija dija pernder ndonje punonjesi te bankes ose qytetarime te informuare se une te jaj p sqarrime me te sakta NJe tjeter kujdes po saktesin e kohes se fuksionimit kane qene huat shteerore te cilarkishin nje periudh maturim qe merje perqindjen e fitimit dhe ne menyre periodhike dilte ne gazetat dhe lista e fituesve qe mund te kapte edhe vleren e ndertimit te nje hyrje o ju pushtetore me politikat tuaj ekonomike ushqeni popullin ne radhe te pare dhe jo te mendoni se beni milardier te huaj

  • TURMA ka thene dikush shume vite me pare,nuk eshte gje tjeter vecse nje grup njerezish qe mund te manipulohet lehte.shqiptari jo vetem manipulohet lehte por hipnotizohet kollaj fare.mjafton te vesh re se si sillen kur nje makine parakalon keq,cfare bejne,e ndjekin dhjetra te tjere,mjafton te vesh re se si sillen kur dikush del jashte rregullave,cfare bejne, e ndjekin dhjetra te tjere me justifikimin se ai e beri e pari.mungon nje moment,nje pauze reflektimi qe na jep mundesi qe ti drejtohemi kultures,pervojes,traditave,rregullave qe te mos biem per te shumten here ne te njejtin gabim.

  • Patjeter qe mund te Kthehen!

    -Kur popujve u mungojne elitat, per t’i drejtuar ne rrugen e zhvillimit ekonomik,politik,social e shoqeror, patjeter qe mund t’i referohen Sudes,Xhaferrit, gjallices apo dhe kamberit.

    -Referuar shkrimit tuaj,konstatohet lehte percmimi,ironia,nenvleresimi qe ju keni per keta qytetare,te cilet vuajne nga “patologjia kolektive,per te ngrene sapunin per djathe” etj.

    -Z.Artikullshkrues,
    -ju jeni pjese e atij enturazhi mediatik qe eshte vene ne sherbim te klases se denegjeruar politike, duke i pasqyruar “sapunin per djathe” ketij populli jetim me baba gjalle.

    -Media eshte nje pushtet i cili nese do te vepronte ne interes te popullit te tij, nuk do te kishim kurr nje klase politike kaq te piste dhe te inkriminuar.

    -Qytetaret duan pune dhe kur qeveria e tyre nuk ua ofron jane te detyruar ta kerkojne ne cdo forme dhe menyre.

    -Eshte detyre e qeverise qe nese nuk u ofron mundesi punesimi ketu, te levize dhe te kerkoje mundesi punesimi per qytetaret e saj ne vende te tjera, duke u ofruar qytetareve te vet trajnime gjuhesore dhe profesionale.

    -eshte fakt i vertetuar se ish-ministri i punes Kseraqis kishte bere pishine ne Ministri per relaks personal, ne vend qe te mos linte dere pa trokitur per t’u krijuar mundesi punesimi qytetareve te vet.

    -Ju (media) jeni po aq bashkefajtor sa ata qe organizojne keto trafiqe,pasi duke u sherbyer perveseve politike, i keni lene qytetaret pa sy per te pare,pa veshe per te degjuar,pa goje per te folur,pa koke per te menduar.

    Mos harroni nje gje, kur dilni jashte ketij vendi, edhe ju shqiptare jeni, njelloj sikur keta qe ju percmoni.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *