SHËNIM: Ta bajmë mizën buell!

redaktor

Ditën që disa të përditshme jepnin detaje rreth strategjisë së zgjedhur nga PD-ja për betejën politike të javës, sidomos atë të pritshmen në parlament ditën e enjte, ndodhi ajo që fare mirë mund të shërbejë si ilustrim i faktit se ndër morritë e metodave strategjike alla Berishë, pa asnjë thelb moral, është zgjedhur dhe me e ba mizen buell, në çdo rast e për çdo gjë. Dy deputetë të komisionit të ligjeve, Strazimiri e Prenga, u përlanë me njëri-tjetrin në korridoret e kryesisë së kuvendit, si dikur Imami e Paloka (në kohën kur i pari qëndronte ende mbi tank), incident të cilin Basha e quajti skenar të frymëzuar e përgatitur nga Rama, a thua se kishin rënë në dorë skica grafike nga dora e shefit të qeverisë me silueta deputetësh të tij duke rrahur kundërshtarët politikë. Parë nga një këndvështrim cinik, është  gjëja më normale që deputetët e parlamentit shqiptar dhe të kacafyten ndonjëherë fizikisht mes tyre. Madje e kundërta befason, kur publiku sheh skena të zakonshme shoqërore mes tyre, ndërkohë që janë çmeritur nga gjuha e urrejtjes që kanë konsumuar mes shoqi-shoqit. Pastaj, nëse nisemi nga urtësia e gjykimit popullor se fjala vret më shumë se dora, i bie që Sali Berisha të jetë një serial-killer. Rrahja që prej më shumë se 23 vjetësh që ai u ka bërë me gjuhë kundërshtarëve të tij, nuk është asgjë krahasuar me rripin e pantallonave të Prengës mbi fizikun e Strazimirit. Gjuha e Berishës ka qenë e është një allasoj kamzhiku e thupër thane bashkë, sa nëse do kishin lenë shenja në trupat e kundërshtarëve, nga vragët e tyre parlamenti ynë do kish patur deputetët më të përçudnuar fizikisht./E.HOXHA

Share This Article
10 Comments
  • Populli po gajaset,edhe pse me brek neper kembe,i drobitur ,pa siguri per te sotmen e te ardhmen,pa buke e uje,eshte nder te paktet momente qe ai ndjen nje kenaqesi te eger ne shpirtin e tij te shumvuajtur.Une jam nje nder ta qe uroj cdo ore e minut te shohj skena te tilla ku funderrinave te tipit Strazmiri tu jepet pergjigja e merituar me dhune pasi me fjale ato jane llapaqener e nuk ja del dot.Lul Basha tregoi dhe nje here qe eshte idiot i noterizuar me gjetjen e senarit te Rames.Keta te pd-s jane fatkeqesia e kombit tone.

    • KETA KAN VRAR SHUM SHQIPTAR , EDHE FIZIKISHT EDHE SHPIRTERISHT .JANE NGA ATA QE BEJN VIKTIMEN.SHERET I PROVOKOJN TE PARET .NE GOJEN E TYRE KA VETEM KERCENIME DHE PROVOKIME .ME PAS HIQEN SI VIKTIMA .KESHTU I MESON AGJENTI I UDB-SE SALI RAM BERISHA .POR MENDOJ SE DO TA MARIN ATE QE KERKOJN .

  • STRAZIMIRI E KA HAK DRURIN .AI I KA DHUNUAR TE TJERET PREJ SHUME KOHESH,USHTRON DHUNE PSIKOLOGJIKE.MORI ATE QE KERKON.I PELQEN TE SHAJE TE TJERET , KA FOBI NGA E KALUARA .NE NUK E DIME KUSH KA QENE NE TE LALUAREN.KANE KALUAR 25 VJET NGA REZIMI I KOMUNIZMIT DHE ATIJ I MBETI NE GOJE TE SHAJE TE VDEKURIT, PRINDERIT , FAMILJARET .KA KRIJUAR SHUM INDINJIME NE NJEREZ TE NDRYSHEM .GJUHA LLAP E FSHIHET POR KURIZI KAPET DHE RIHET .SHQIPTARET KAN BERE LUFT NJEHER ME NJERI TJETRIN NE 1939 DERI 1944 DHE I PANE PASOJAT KUR I BENIN KEQE NJERI TJETRIT , LUFTA KA PASOJA .BURI NUK BENE KALLEZIM PER ATO QE KA KRIJUAR VETE .POR KY ESHT NJE KELYSH I RAHUR DHE TANI DI TE LEHE VETEM CFAR I THOTE KOMUNISTI I KEQ I PANDREQSHEM ZAGARI SALI BERISHA I CILI DO TE JAPE LLOGARI .HAK PA MAR E GJAK PA LARE NUK KA .

  • STRAZIMIRI HIQET SI TRIM , TRIMI NUK BEN KALLEZIM .PSE NUK E DI STRAZIMIRI QE PO OFENDOVE TE TJERET NGA FAMILJA SHQIPTARI NUK TE FAL .PO KRIJOVE ARMIQSI DO TA MARESH PERGJIGJEN E DUHUR .KJO ESHT PAK SE AI MERITON TA RAHESH ME KAMZHIK LAKURIQ , TA LYESH ME MJALT DHE TA LESH NE DIELL TA HANE BLETET ATEHERE E KUPTON AI SE CFAR DO TE THOTE TE OFENDOSH TE TJERET .AI SESHT POLITIKAN POR NJE ZAGAR I BERISHES QE LEH SA HERE E KERKON KRYEQENI SALI MUT BERISHA .

  • PD,jo vetem ta ben mizen buall,por “TA BEN DOBIÇIN E TA LE NE DERE”.Dhe,dobiçi me i madh i ksaj shpure te urryer te i miljon shqiptareve qe i dhan me 23 qershor,qe Saliu kerkon ta rikoperoi me gjuhen e urrejtjes te shfrenuar te tij e tijve-servila,bythlepires,rrugaçer,vrases,hajdut dhe njerzit me te urryet te ketij vendi.

  • Hera e pare qe nje gazetar justifkon dhunen fizike ne parlament (por edhe me gjere duke qene se u justifikoka kur e don rasti). Sa te rrosh do te mesosh.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *