Tanimë që ëshët fashitur atmosfera e 8 marsit, që herë quhet ditë e nënës, për ç`shkak vizatohet me pamjen e një nënokeje flokëthijnur, të përvuajtur nga pesha e viteve dhe halleve, por zemërmadhe e gojëmjaltë; e herë si ditë e gruas, ku imagjinata ose fokusi kontekstual shkon tek ndonjë zonjë në kufijtë e menopauzës, me një sharm të trukuar me fjalën e fundit të parukerisë estetike, që e ka për kauzë ta shenjtëron fatin e saj seksual, edhe duke shkelur mbi çdo ligjësi njerëzore. Kanë mbetur prapa tashmë tiradat e gatuara me kompleske vetëpëersekucioni, e përbetime të tipit për t`ua bërë rup-cup burrave, sikur të ishin ata shkaktarët e formulës së mbrapshtë të spermatozoidëve që i sollën në jetë si femra, pasi tashmë po bën kërdinë ndër to sindromi romanesk stërmilljan: Sikur të isha djalë!
Sakaq, janë përcaktuar dhe target-gjykimet: Kush rri në shtëpi, e mban atë, rrit fëmijë e nuk grindet me burrë, por çon një jetë të paqtë, edhe pse diku në ndonjë fshat ose në ndonjë cep jete, është thjesht një fatkeqe, një qënie e mbarruar, një femër që veç mëshirë të ndjell; dhe e kundërta: kush rebelohet, thyhen enët nga mospajtimi me fatin e vet, lë burrë, fëmijë e shtëpi e arratiset qiejve të lirisë në kërkim të adrenalinës së jetës, me pak sexy & tekno, ajo është pra e denja gruaja, i vetmi fat për t`u admiruar. Këtë frymë përcillte një tip minireportazhi, që u shfaq në edicionet e lajmeve të një televizioni kombëtar, ditën e 8 Marsit.
Gazetarja kish shkuar në një fshat të Tiranës duke i bërë portretin një guaje mëse të zakonshme fshati, që as nuk shprehu vuajtje, as nuk qahej e as nuk hahej me fatin e saj. Kishte një familje normale, një burrë normal dhe bënte një jetë mëse normale, duke punuar në bahçe sa mundej e kujdesur për shtëpinë. Rriste fëmijët e ja çonte paq me burrin. Por e shenjuar si fatkeqe prej gazetares, ajo duhet ta plotësonte doemos këtë status. Dhe ja “perlat” e vëzhgimit gazetaresk që medemek pikonin dhimbje e mëshirë për gruan në fjalë: ajo dhe burrin e kishte nga fshati ku kishte lindur!!! (pse, nga duhej ta kishte?!); ajo nuk dilte nga fshati! (po ajo nuk u qa për këtë gjë!); aty jetohej ende në patriakralizëm! (po dhe për këtë, ajo nuk u qa!); dhe (a)logjika e narrativës gazetareske vijonte ta nxirroste realitetin e asaj gruaje, sa për pak nuk shpallte: ndaje burrin; lëre familjen dhe ik nga fshati! Përndryshe je një fatkeqe dhe pikë!
I jemi larguar si padashur premisës për të qenë njerëz, kudo të na hedhë fati, të moralshëm, të ndershëm, bujarë e të dobishëm; por e kemi copëzuar këtë status të lartë ndër gjithë gjallesat e kësaj bote, duke i devijuar një thelbi të thjesht e madhështor njëherësh që mashkull a femër, i zi apo i bardhë, shqiptar ose jo i tillë, i lindur në fshat ose në qytet, me ose pa arsim, zanatçi apo intelektual, i ri apo plak, modern apo konservator, asgjë nuk na pengon të jemi Njeri! / E.Hoxha

Patjeter qe ato gra jane te dhunuara, por jo nga gazetarja qe tregoi jeten e tyre sketerre te martuara sepse ashtu do fshati. Sketerre per menyren e jeteses dhe mospasjen e vetedijes per te drejtat e tyre. Sketerre per mendesine e detyrave te gruas dhe asgje tjeter. Por gazetari i Dites mendon se nje jete e tille prane burrit pa shere eshte ai model i duhur i shoqerise.
Cfare keni filluar te shkruani te gjithe si mustafa nano,ju ka kapur mikrobi i budallalekut ne vend te gripit te derrit.Kur nuk ka gje per te shkruar,botoni nga keto komente te mrekullueshme qe shkruhen on-line ne gazeten tuaj.!
E.H. me kenaqe tek par. parafundit me shtojcat ne kllapa :):) Ne emer te sensionalitetit (e shpesh te modernizmit) jo vetem ne nje artikull por dhe ne fusha te tjera, jane ndikuar persona dhe kultura, deri ne piken qe e kane humbur origjinalitetin. Ka plot qe jane te kenaqur me punen/jeten e tyre, sado e ngushte te duket ne pamje te pare.
Dhe “modernet” per ta thjeshtezuar jeten e ti ikin stresit paguajne te gjejne shtepi ne fshat; per pushime a per te jetuar aty gjithe kohen.
E.Hoxha….mos eshte ai qoftelargu??
Hmmmm! Veshtire ti fusesh ne vathe grate e sotme! Sot po cenohet rende modeli klasik i familjes si nukli i shoqerise i ndertuar prej mijra vjetesh,i predikuar nga religjonet kristiane apo muslimane etj, po cenohet roli paresor i gruas ne shpi dhe familje,po prishen ekuilibrat ne shoqeri dhe po tejkalohet deri ne revansh e supremaci ndaj burrave, kur objektivi themelor duhet te jete barazia gjinore! Mjafton te besh nje xhiro rruges apo te perballesh me to dhe ndjen arrogancen,fjalorin,mendjemadhsine ,injorancen,klimen sfiduese qe te mbeshtjell rrotull dhe pyet veten: Mos valle ka ardhur ajo kohe qe me thoshte gjyshi dhe shume te tjere te atij brezi qe do vije dita kur grate do behen si burrat-dhe burrat do behen si grate?
E Hoxha:Vertet kam menduar se jeni mbi 75 vjec vetem se cfar shkruani.Faleminders Zotit qe nuk ke qene ne kohen Enverr Hoxhes se kush e di se cfar do i kishe bere kti populli.Kam nje vrejtje shoqrore nuk je ne vendin e punes qe vertet meritoni,shko te gazeta ZP se nuk i ke lene gja ne dore.
Dhe kush nga ju kritiket e gazetares/gazetarit ,i paska lexuar shpirtin asaj grua fshati?
Grat e shekullit te ri jane ambicioze per jeten, lol ! Basta mo me ate kultur konservatore te menduari uo popell .
Ndoshta eshte kjo teme nji tentative per te revolucionarizuar jeten e gruas ne pergjithsi ,per ti dhene asaj me shum frymarrje se ajo brenda botes se saj jeton . Levizjet per te drejtat femerore njifen gjithandej botes . Perse e perjashtoni gruan shqiptare nga ajo e drejt ! 😉
Cdo gje qe shkon jashte natyres njerezore eshte nje fallsitet qe e ka te shkurter jetegjatesine.
Eshte tjeter gje barazia e te drejtave midis burit e gruas, mirkuptimi e respekti i ndersjellte, e krejt nje gje tjeter jane mundesite fizike te kesaj barazie. I ka ndare natyra keto pune e nuk mund te ndryshohen me artifice duke ju dhene prioretete femrave ne raport me burrat e anasjelltas. Po e nis qe nga funksioni i femres si nene. Eshte ajo qe sigurisht “me ndihmen” e burrit, nis te rise ne barkun e saj per nente muaj femine.
Qe ketu lind ndryshimi i aftesive fizike.
A mund te jene grate qe behen nena e qe per sejcilin femije qe lindin jane 9 muaj ne gjendje shtatzanesie, po aq produktive ne pune e ne familje sa burrat ?
Varesia e femise nga nena, nuk zgjat vetem ne muajt e shtatzanesise por vazhdon me tej nje vit e me shume me ushqimin e femise me qumeshtin e saj.
Pra qe ketu lind kontradikta midis niveleve intelektuale te barabarta, e mundesive fizike te diferencuara. Ka padyshim gra qe me nje stervitje te fuqishme mund t’ja kalojne aftesive fizike te burrave, por me se shumti keto gra e privojne veten nga roli i nenes, ose e fillojne amesine ne mosha te shtyra.
Do te zgjatesha shume nese do ta shtjelloja me tej diferencimin fizik midis gruas e burrit, por po e mbyll me mendimin se barrazia gjinore mund te realizohet, vetem kur funksionon llogjika realiste ne respektimin e vecorive fizike. Qofte maslikiteti ekstremist e qofte feminilizmi ekstremist, mund te behen shkak per drama familjare qe mund te shkojne edhe ne ngarje tragjike.
HMmmm. Kur lexova shkrimin nuk doja qe te komentoja per arsye zemerimi te thelle me kete menyre qe e ka konceptuar z.E.H. (ndofta ka nje arsye por te na e shpjegoje me qarte nese deshirone) Per mendimin tim ky shkrim me duket pak si politike(por nuk kuptoj pse kaq extrem). Ne vecanti titulli i shkrimit eshte me shume se nje cmenduri! Si mund te perdoresh fjalen “perdhunim” duke u nisur nga nje reportazh ne festen e 8 marsit(qofte ai edhe nje reportazh politike). Ajo grua qe permendet ne reportazh dhe ne shkrim eshte: e Bija e dikujt, Motra e d, Nena e d,Gjyshja e d. Dhe sic e dini shume mire te gjithe kemi z.E.H dhe ju komentues te dashur. Prandaj do tju lutesha qe te kini pak me shume kujdes dhe respekt kur flitet per gruan.