Vizita e kryetarit të PD Lulzim Basha në Athinë ditën e djeshme kishte dy momente: Njoftimin zyrtar të PD-së ku përmendeshin takimet me kreun e Demokracisë së Re Kyriakos Micotaqis, kreun e grupit parlamentar të kësaj partie dhe atë të PASOK e ofiqarë të tjerë, dhe momentin e dytë, atë të takimit me ish-homologen dikur ministre të Jashtme Dora Bakojanis, me të cilën Basha firmosi në 2009-ën Marrëveshjen e Detit me Greqinë. Për këtë takim të fundit, njoftim zyrtar flet gjysmë rreshti.
Kuptohet përse; sepse të gjithë do t’ja kujtojnë Bashës këtë “kthim në vendin e krimit”. Bakojanis asokohe e trumbetoi me të drejtë si fitore strategjike të qeverisë greke firmosjen e marrëveshjes së detit. Ndoshta të dy kujtuan me nostalgji atë moment të shkurtër triumfi.
Po kësaj here çfarë diskutoi Basha? Çuditërisht, u kërkoi homologëve opozitarë grekë heqjen e ligjit të luftës me Shqipërinë, mbështetjen greke për liberalizimin e vizave për Kosovën etj. Pra një sërë çështjesh të rëndësishme që nuk u diskuton kurrë sa kohë të dyja palët ishin në qeverisje?! Një sjellje tipike e këtij lloj politike, që kur s’ka gjë në dorë flet qesim, ndërsa kur është në pushtet merret me gjëra të mbrapshta.
Edhe diçka interesante. Demokracia e Re greke (tashmë emri është kthyer në autoironi), është një parti konservatore që së fundi rikthyer në hullitë e vjetra të familjeve dinastike të politikës greke.
Kryetar i ri është zgjedhur djali i Kostandinos Micotaqis, Kyriakos, ndërsa vajza e Micotaqisit të vjetër, Dora Bakojani, është rikthyer në kryesinë e partisë, pas një ftohjeje që pati me ish-kryeministrin dhe ish kreun e partisë, Antonis Samaras. Homologia e djathtë e Tiranës, PD, gjen vetveten në takimet e djeshme, si një parti gjithashtu kuazi-dinastike, ku biri shpirtëror i kreut real të PD-së, pra Basha, është njëfarë mëkëmbësi i familjes Berisha në drejtimin e partisë. Tenxherja rrokulliset dhe herët a vonë, e gjen kapakun… / DITA


Kjo foto na thote se LULI jo vetem qe nuk do kerkoje ndonjehere falje per shitjen qe beri por po i erdhi shansi prape (larg qofte…) e ben prape ate brockull me qejf dhe pa care koken ….
Kujdes o popull nga ky njeri
Popull po kjo gjoksin derrase e paska…..varja zakonisht jevgjitet nuk e kane te madh.
Mos u merni me Ramen Po shikoni tradhetite e bandes
Tradhetare hajdute te Sali bericit e lulushe Bbb
Popull! Jam dakord me ate qe shkruan ti. Vetem nje verejtje. 2B-te nuk e shiten detin, por e falen. Ta kishin shitur, gjysma e te keqes, do te kishim marre ndonje kacidhe, por qe ta falesh eshte tradhti, si ajo e Ahmet Zogollit qe i fali Serbise. Dhe vazhdojne, pa u skuqur fare, le qe te skuqesh duhet te kesh cipe, te derdellisin per sovranitet ndaj SHBA dhe Evropes. Kulmi i pafytyresise.
O Lul i a Berishajve po Elenen a e takove e ke pik te dobet ate sa dhe gazetaret e shtetit fqinj talleshin me ty dhe sevdan tate per Elenenen r Selanikut ne kohen ku ishe minister i jashtem i Skenderbeut Vicidolit.