Nga Shaban Murati
Shënim nga blloku diplomatik
Komuniteti Mysliman i Shqipërisë njofton në një komunikatë se në 7 maj me ftesë të Papa Françeskut, Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, H. Bujar Spahiu, vizitoi shtetin e Vatikanit, nga ku u prit në një audiencë të veçantë nga Papa, gjatë së cilës kryetari Spahiu i kërkoi Papa Françeskut mbështetjen e shtetit të Vatikanit për pavarësinë e Kosovës.
Është një hap pozitiv, që duhet përshëndetur nga të gjithë, sepse është hera e parë, që një nga krerët e komuniteteve fetare të Shqipërisë i kërkon publikisht kryetarit të një shteti, që nuk e ka njohur Kosovën, konkretisht Vatikanit, që të njohë Kosovën.
Ka rëndësi të veçantë ky hap i ri diplomatik, sepse kërkesa merr peshë diplomatike nga që i drejtohet kryetarit të shtetit të Vatikanit nga kryetari i komunitetit të shumicës myslimane të popullsisë së Shqipërisë, që si shumicë është shtylla dhe garantuesja kryesore e harmonisë fetare shembullore të shoqërisë dhe të shtetit shqiptar.
Kemi një akt të drejtë, i cili nxjerr në plan të parë domosdoshmërinë dhe nevojën e angazhimit diplomatik të krerëve të komuniteteve fetare në Shqipëri në shërbim të interesave kombëtare dhe konkretisht për njohjen e Kosovës si subjekt i pavarur i së drejtës ndërkombëtare. Kemi një shembull pozitiv, që duhet ndjekur.
Ka qarkulluar nëpër komunitetet fetare të Shqipërisë një qendrim i pakuptueshëm dhe i gabuar, i injektuar nga qendra antishqiptare jashtë vendit, sikur komunitetet fetare shqiptare nuk duhet të përziejnë fenë me çeshtjet kombëtare dhe të rrinë neutralë ndaj marrëdhënieve të Shqipërisë me shtetet e tjere.
Është vendi të theksohet se një qendrim i tillë antidiplomatik dhe antikombëtar ka zënë vend dhe dëgjohet vetëm në Shqipëri. Sepse mjafton të lexosh dhe të shohësh çdo ditë modelin e angazhimit dhe të veprimtarisë diplomatike të krerëve të komuniteteve fetare në gjitha shtetet e Ballkanit dhe do të bindesh se krerët fetarë në gjitha shtetet e rajonit janë në unison me diplomacitë e tyre dhe madje në pararojë në mbrojtjen interesave kombëtare të shtetit të tyre në arenën ndërkombëtare.
Në këtë realitet fetaro-diplomatik të rajonit bëhet e domosdoshme që krerët e komuniteteve fetare të Shqipërisë të dalin nga kuvlitë e të ashtuquajturit neutralitet fetar ndaj interesave kombëtare dhe të angazhohen fuqimisht dhe konkretisht në një veprimtari diplomatike për njohjen e Kosovës.
Kreu i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë duhet ta vazhdojë këtë lëvizje të duhur në drejtim të shteteve me të njejtën shenjë fetare, që nuk e kanë njohur ende Kosovën. Këtë duhet të bëjë edhe kreu i Kishës Autoqefale të Shqipërisë, duke u kërkuar shteteve me të njejtën shenjë fetare, që nuk e kanë njohur ende Kosovën, që të ndërmarrin aktin e njohjes së saj.
Këtë duhet të bëjë dhe Primati i Kishës Katolike në Shqipëri në drejtim të shteteve me të njejtën shenjë fetare, që nuk e kanë njohur ende Kosovën, që të ndërmarrin hapin e njohjes së saj.
Natyrisht kjo kërkon bashkëpunimin dhe koordinimin e ngushtë me diplomacinë e Shqipërisë për të punuar sëbashku në fushatën e njohjeve të mëtejshme të Kosovës në arenën ndërkombëtare dhe për promovimin dhe mbrojtjen e vazhdueshme të interesave të shenjta të kombit.
Mirënjohje të thellë për zotni Sh. Murati në veçanti, si dhe për median tuaj, që me të drejtë i keni kushtuar vëmendje këtij lajmi me rëndësi në çështjen tonë kombëtare. Asnjë nga mediat, politikëbërësit, opinionbërësit apo historianë etj. nuk u kujtua së paku të informojë, ose të mbështesë publikisht nisma të tilla. Ndoshta në axhendën mediatike shqiptare Çështja e njohjes ndërkombëtare të Kosovës nuk paraqet më rëndësi (të paktēn as sa përplasjet brenda PD). Me këtë lloj neglizhence demotivohet rinia dhe nxitet të braktisë atdheun. Duhet një ndërgjegjësim mbarë kombëtar për Kosovën dhe të ardhmen e kombit tonë. Duhet mirëpritur dhe mbështetur fuqishëm çdo nismë individuale dhe institucionale që forcon pozitën ndërkombëtare të Kosovës dhe Shqipërisë.
Edhe një herë ju falemiderit ambasadorit Sh. Murati, medias tuaj dhe kryetarit të Komunitetit Musliman.
Blerim Lazimi
Do te ishte mire qe kryetari i kmuniteti Mysliman te shkonte ne Meke dhe tu kerkon vendeve Arabe njohjen e Kosoves.
Shqiptare mbushin sheshet duke u falur si Arbate, pore Arebet ase qe duan tja dijen per Shqiptaret pervecse Arabis Saudite.
Ne se ata nuk e bejne ket njohje neve duhet te konvertohemi ne te Krishter te kethehemi ne retospektiv.
Eh me ne fund,perseri Shaben,te ringritur nga varrezat otomane,me fytyren te pluhurosur nga rererat e shkretetirave arabe-anadolle.
Lutemi qe heren tjeter,tja paraqisni shkaravinat dhe turqisht.
Bravo e fitove pjaten e supes e k…n mbrapa.
PËRGËZIME, AMBASADOR I SHQUAR!
Në datën 7 Maj, autori i kësaj Analize-Esencë, përjetoi një Përvjetor, të rëndë për t`u përjetuar. Ndoshta më të rëndën Përkujtimore, për natyrën e një Burri.
Edhe pse e kaloi në shoqërinë e miqve të shumtë, brenda dhe jashtë kufijve të Hartës sonë Administrative, ai nuk resht së menduari dhe medituari për gjithçka ndodh rreth nesh dhe jashtë nesh.
Sepse në asnjë çast, vështrimi i Tij nuk shkëputet nga ngjarjet, takimet dhe aktivitetet, që ngrenë peshë në rrafshin e diplomacisë dhe të interesit kombëtar.
Është vërtetësisht për t`u përshëndetur Akti i kreut të komunitetit mysliman të Shqipërisë.
Pavarësisht se është thuajse e sigurtë, që nuk kemi për të dëgjuar asnjë fjalë, pa lere Akt, nga Koloneli i ushtrisë greke, i akredituar në Tiranë, nën veladonin e ZI.
Ai realizon misionin e athinës, edhe nëpërmjet lehësve të tipit “Vasilër”.
PËRGËZIME, AMBASADORI YNË I SHQUAR!
Lexojeni me vemendje komuniteti mysliman si shumica e vendit ta ngreje zerin ne Vatikan, esht i pa pam ! I ben te gjitha me men ky nuk ha m.. kot!