SHËNIM: Tamam fanatics!

redaktor

Tifozeria e Tiranës, të ashtuquajturit ‘fanatics’ e bëri baltën e rradhës; kësaj here duke prekur xhepat e krenarinë, sado naive, të çdo shqiptari, me dëmtimin e shkallareve të ‘Elbasan Arena’.

Siç është sqaruar orë më vonë, shkak paskan qenë ca qese me djathë dedikuar atyre, duke i quajtur me tallje minj bashkie.

E ata, nuk e paskan duruar dot këtë provokim të rëndë e fyes, ç`ka ka sjellë reagimin e dhunshëm ndaj “samarit”- ndenjëse, në pamundësi për t`i bërë gjë “gomarit”-tifozeri kundërshtare. Puna e donte që mos ta bënin këtë. Meqë e kanë nisur betejën mes tyre me gjetje plot fantazi për ta përqeshur tjetrin, t`i ishin përmbajtur më mirë kësaj sfide, që është njëherësh dhe e mendjes.

Sa bukur e vendosën në lojë FSHF-në, kur u veshën me këmishë e kollare pas ndëshkimit të marrë në incidentet në Shkodër?!

Pra, nëse u quajtën minj, të kishin duruar, të ishin mbledhur e të kishin sajuar një formë artistike për hakmarrje, që më shumë se fanatics, të shiheshin si artistë!/E.H

Share This Article
2 Comments
  • Kta nuk jane tifoz kta jan armiq te sportit shqiptar.
    Vetem serbet munden te jen kaq armiqsor me shqiptar siq po bejn kta idiota.

  • Boll more ua krehet bishtin. C’FSHF kane vene ne loje keta? Mos u jepni shkas te vazhdojne ne idiotllekun e tyre.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *