SHËNIM: Të dehur!!!

redaktor

Mund të konsiderohet si “gur kilometrik”, fjalimi i Ristanit në Fier, mbi arsyet e largimit të PD-së nga pushteti, në vazhdën e krijimit të një “arsyetimi” zyrtar që mbështetet tek shkëputja e lidhjeve me bazën, mbi shkakun se përse u dërrmuan brinjësh me 23 qershor, më rëndë se Partia e Punës në `92. (Shkëputja e lidhjeve më bazën, hë?! Oh ç`tmerr!)

“Nga arroganca dhe dehja prej pushteti” – ka thënë Ristani (po ç`punë ka Ristani që të përligj qeverisjen e një partie, kur ai fare pak ka qënë pjesë e ekzekutivit të saj, aty nga fundi?! Pastaj, pak ish-pushtetarë me pak më shumë dinjitet ka PD-ja, që t`ia lërë në dorë Ristanit proçesin ekstra intelektual të reflektimit dhe pendesës?!), i cili, besohet se nuk e ka patur hiç për siklet që të artikulojë “dehjen” si shkak, gjersa i atribuohet një gjendje e tillë në profilin e tij të natyrshëm.

Dhe po kaq e “natyrshme” ka qenë dhe PD-ja në 8 vite pushtet, ku është sjellë si e dehur me popullin e vet: fillimisht, i ka bërë paratë publike mish e raki; më pas, me trurin ndërgjegjen jashtë funksionit nga sasitë rakisë në organizëm, rrëkëllyer në “dasmën” e pushtetit (dehja nga pushteti pra, siç e ka thënë Ristani), nuk e ka patur për gjë që të dhjesë në vende publike, të çirret, të rrihet me njerëz, të sillet jerm, të humbasë ekuilibrin gjatë ecjes, të vjellë sa lart poshtë gjatë ecjes kuturu duke u kalamendur, t`i bijnë paret nga xhepi, të lë “dyqanin” hapur, të shpërfytyrohet dhe të akuzojë çdo kënd që i del përpara se ia do të keqen.

Por që dje, ajo ka dhënë shenja se po i del pija, derisa Ristani ka pohuar të qënit të dehur gjatë pushtetit!/E.Hoxha

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *